{"id":35727,"date":"2025-08-14T20:48:33","date_gmt":"2025-08-14T20:48:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/14\/kostot-e-harreses-demtimi-i-ures-mbi-mat-bllokon-turistet-dhe-veriun\/"},"modified":"2025-08-14T20:48:33","modified_gmt":"2025-08-14T20:48:33","slug":"kostot-e-harreses-demtimi-i-ures-mbi-mat-bllokon-turistet-dhe-veriun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/14\/kostot-e-harreses-demtimi-i-ures-mbi-mat-bllokon-turistet-dhe-veriun\/","title":{"rendered":"Kostot e harres\u00ebs: D\u00ebmtimi i ur\u00ebs mbi Mat bllokon turist\u00ebt dhe veriun"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb premten e 8 gushtit, Oltioni, nj\u00eb emigrant shqiptar i kthyer p\u00ebr pushime nga Italia, u nis nga Lezha drejt aeroportit t\u00eb Rinasit n\u00eb or\u00ebn 15:00. Fluturimi p\u00ebr n\u00eb Itali ishte planifikuar n\u00eb or\u00ebn 20:30, por ai e humbi at\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb or\u00ebn 20:30 kisha avionin dhe llogarita t\u00eb nisesha rreth 5 or\u00eb para nga Lezha, q\u00eb t\u00eb mb\u00ebrrija n\u00eb koh\u00eb n\u00eb Rinas. Por 5 or\u00eb nuk mjaftuan p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkuar 40 km rrug\u00eb, pasi trafiku ishte i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe ngela i bllokuar,\u201d thot\u00eb i riu.<\/p>\n<p>Humbja e avionit i kushtoi atij 400 eurot e bilet\u00ebs dhe andralla t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cKjo situat\u00eb \u00ebsht\u00eb e papranueshme dhe nuk kishte ndodhur m\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmas\u00eb,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Q\u00eb prej fundit t\u00eb muajit korrik, rrug\u00ebt q\u00eb p\u00ebrshkojn\u00eb qarkun e Lezh\u00ebs p\u00ebrballen me nj\u00eb fluks t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm mjetesh, \u00e7ka ka sjell\u00eb kaos dhe paralizim t\u00eb l\u00ebvizjes. Situata e r\u00ebnduar e trafikut u p\u00ebrkeq\u00ebsua m\u00eb tej nga mbyllja e ur\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr mbi lumin Mat, p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebmtimeve t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb ka p\u00ebsuar n\u00eb themelet e saj.<\/p>\n<p>\u201cUra auto-hekurudhore e Milotit me nj\u00eb gjat\u00ebsi prej 788 metrash paraqet nj\u00eb rrezik serioz p\u00ebr q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb dhe sigurin\u00eb e kalimit, p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebmtimeve n\u00eb themelet mb\u00ebshtet\u00ebse dhe erozionit t\u00eb theksuar\u201d, njoftoi Autoriteti Rrugor Shqiptar vendimin e mbylljes s\u00eb ur\u00ebs.<\/p>\n<p>Por mbyllja \u201ce papritur\u201d e ur\u00ebs n\u00eb mes t\u00eb sezonit turistik, pavar\u00ebsisht se gjendja e r\u00ebnduar e saj \u00ebsht\u00eb e njohur bot\u00ebrisht prej vitesh, tregon sipas ekspert\u00ebve munges\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitjes dhe neglizhenc\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale t\u00eb autoriteteve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb situat\u00eb normale, ministria p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe enti p\u00ebrkat\u00ebs shtet\u00ebror do t\u00eb duhej t\u00eb kishin administruar rregullisht t\u00eb gjitha objektet e infrastruktur\u00ebs rrugore dhe gjendjen teknike t\u00eb urave, nd\u00ebrsa mir\u00ebmbajtjen dhe mund\u00ebsimin e siguris\u00eb s\u00eb tyre do t\u00eb duhej ta shihnin si detyrim par\u00ebsor ligjor dhe kushtetues,\u201d tha Zef Pre\u00e7i, \u00a0drejtor i Institutit p\u00ebr Studime Ekonomike.<\/p>\n<p><strong>Harresa<\/strong><\/p>\n<p>Autoritetet kan\u00eb vendosur bllokad\u00eb prej betoni mbi ur\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebmtimeve. Foto: Elvis Hila.<\/p>\n<p>N\u00eb komunikimin e saj p\u00ebr mediat p\u00ebr bllokimin e ur\u00ebs, ARRSH v\u00eb n\u00eb dukje se d\u00ebmtimi i saj vinte si pasoj\u00eb e shfryt\u00ebzimit t\u00eb pakontrolluar t\u00eb zhavorrit dhe g\u00ebrryerja n\u00eb shtratin e lumit.<\/p>\n<p>Por situata nuk ishte e papritur. Banor\u00ebt e zon\u00ebs dhe p\u00ebrdoruesit e ur\u00ebs kan\u00eb vite q\u00eb ankohen p\u00ebr d\u00ebmet n\u00eb struktur\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, pamjet filmike t\u00eb d\u00ebmtimeve t\u00eb ur\u00ebs dhe lajmet se ura rrezikonte shembjen jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike n\u00eb vitet 2019, 2021 dhe 2024. Dhjet\u00eb dit\u00eb para vendimit t\u00eb ARRSH p\u00ebr ta mbyllur ur\u00ebn deri n\u00eb rikonstruksionin e saj, pati nj\u00eb tjet\u00ebr kronik\u00eb televizive q\u00eb tregonte situat\u00ebn e r\u00ebnduar t\u00eb ur\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1987.<\/p>\n<p>Pamjet filmike n\u00eb vite t\u00eb ndryshme tregojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb n\u00eb ur\u00eb dhe jan\u00eb d\u00ebshmi e neglizhenc\u00ebs dhe munges\u00ebs s\u00eb mir\u00ebmbajtjes nd\u00ebr vite. Ato po ashtu jan\u00eb d\u00ebshmi e d\u00ebshtimit t\u00eb v\u00ebnies n\u00ebn kontroll t\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb pakontrolluar t\u00eb shtratit t\u00eb lumit p\u00ebr inerte, pavar\u00ebsisht se edhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e denoncuar dhjet\u00ebra her\u00eb.<\/p>\n<p>Harresa dhe vendimmarrja e beft\u00eb p\u00ebr bllokimin e rrug\u00ebs u kritikua ashp\u00ebr nga Ipeshkvi i Rr\u00ebshenit, Dom Gjergj Meta.<\/p>\n<p>\u201cA kontrollon kush me koh\u00eb gjendjen e urave q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyhet preventivisht e t\u00eb mos bllokohet nj\u00eb aks q\u00eb \u00ebsht\u00eb valvul shkarkuese e r\u00ebnd\u00ebsishme sidomos n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb?\u201d, shkroi Dom Meta n\u00eb Facebook pas lajmit p\u00ebr bllokimin e ur\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai tha se vendimi ishte b\u00ebr\u00eb pa lajm\u00ebrim paraprak dhe n\u00eb mes t\u00eb fluksit, duke shkaktuar bllokim t\u00eb zon\u00ebs. \u201cAsnj\u00eb llogaridh\u00ebnie, asnj\u00eb lajm\u00ebrim paraprak\u201d, shkroi Meta.<\/p>\n<p>Nga ana e tij, Pre\u00e7i thot\u00eb se ndaj atyre q\u00eb kan\u00eb neglizhuar detyrimet p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen dhe garantimin e siguris\u00eb s\u00eb ur\u00ebs duhej t\u00eb kishte hetime, nd\u00ebrsa ngre akuza se harresa mund t\u00eb mos jet\u00eb e paq\u00ebllimshme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, l\u00ebnia pas dore q\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrohet ura mund t\u00eb jet\u00eb edhe hapi i par\u00eb p\u00ebrgatitor p\u00ebr ndonj\u00eb tender t\u00eb fort\u00eb t\u00eb paracaktuar shum\u00ebmilion\u00ebsh dhe mbetet t\u00eb shohim se cili do t\u00eb jet\u00eb \u201coligarku\u201d i radh\u00ebs q\u00eb do t\u00eb pasurohet fal\u00eb vendimmarrjeve klienteliste dhe t\u00eb dyshuara gjer\u00ebsisht p\u00ebr korrupsion n\u00eb infrastruktur\u00ebn rrugore t\u00eb vendit\u201d, tha ai, duke shtuar se ky nuk ishte rasti i par\u00eb i braktisjes s\u00eb q\u00ebllimshme t\u00eb objekteve t\u00eb infrastruktur\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb favorizuar dh\u00ebnie tenderash.<\/p>\n<p><strong>Veriu i diskriminuar<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb aksin q\u00eb lidh Lezh\u00ebn me Shkodr\u00ebn, makinat q\u00ebndrojn\u00eb me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra n\u00eb trafik. Foto: Elvis Hila.<\/p>\n<p>Mbyllja e ur\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr mbi lumin Mat n\u00eb kulmin e sezonit e r\u00ebndon edhe m\u00eb tej aksin e rrug\u00ebs q\u00eb lidh Tiran\u00ebn me Lezh\u00ebn dhe Shkodr\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Policis\u00eb Rrugore, mbi 100 mij\u00eb mjete kalojn\u00eb \u00e7do 24 or\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt q\u00eb p\u00ebrshkojn\u00eb Lezh\u00ebn, nd\u00ebrsa gjat\u00eb fundjavave ky num\u00ebr rritet ndjesh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb fluksit drejt bregdetit. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar situat\u00ebn, Policia Rrugore ka shtuar prezenc\u00ebn n\u00eb terren dhe patrullat jan\u00eb vendosur n\u00eb pikat m\u00eb kritike. Megjithat\u00eb, kjo nuk ka mjaftuar p\u00ebr t\u00eb shmangur kaosin.<\/p>\n<p>\u201cQarku i Lezh\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb transit p\u00ebr gjith\u00eb veriun. N\u00eb sezonin veror kalojn\u00eb mbi 100 mij\u00eb mjete n\u00eb 24 or\u00eb. Edhe pse sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb jan\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha kryq\u00ebzimet, \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shmangim trafikun,\u201d tha Valmir Nikolli, shef i Qarkullimit Rrugor n\u00eb Lezh\u00eb.<\/p>\n<p>Aksi m\u00eb problematik mbetet rruga La\u00e7-Lezh\u00eb, ku p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkuar vet\u00ebm 20 km qytetar\u00ebve u nevojiten nga 2 deri n\u00eb 4 or\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJam prej dy or\u00ebsh e gjysm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb, kam ardhur nga Nju Jorku, jam e lodhur prej 24 or\u00ebsh. Edhe temperaturat na mbyt\u00ebn,\u201d tha nj\u00eb udh\u00ebtare t\u00eb cil\u00ebn e takuam t\u00eb diel\u00ebn nd\u00ebrsa ishte e bllokuar n\u00eb trafik n\u00eb aksin La\u00e7-Lezh\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb qytetar nga Kosova, i nisur me familjen p\u00ebr pushime n\u00eb Sh\u00ebngjin, tregoi se po q\u00ebndron n\u00eb trafik prej m\u00eb shum\u00eb se 6 or\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cVijm\u00eb prej Vushtris\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb plazh n\u00eb Shqip\u00ebri. Trafik, tmerr. Ndoshta n\u00eb mbr\u00ebmje do mb\u00ebrrijm\u00eb. Kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk m\u00eb ka ndodhur t\u00eb pres k\u00ebshtu. S\u2019po dim\u00eb as si do kthehemi n\u00eb Kosov\u00eb,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Deputeti i zgjedhur i Partis\u00eb Demokratike, Gjin Gjoni, e cil\u00ebson situat\u00ebn si t\u00eb paprecedent\u00eb dhe faj\u00ebsoi mbylljen e ur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKriza e qarkullimit \u00ebsht\u00eb krijuar m\u00eb shum\u00eb nga mbyllja e ur\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr mbi lumin Mat \u2013 nj\u00eb rrug\u00eb alternative jetike\u201d, tha ai. Gjoni tha se kjo situat\u00eb ishte pasoj\u00eb e braktisjes s\u00eb veriut t\u00eb vendit nga qeveria. \u201cN\u00eb temperatura mbi 40\u00b0C, udh\u00ebtar\u00ebt vuajn\u00eb, bizneset humbasin klient\u00eb, dhe imazhi i vendit p\u00ebr turist\u00ebt e huaj po shkat\u00ebrrohet. Ky \u00ebsht\u00eb pasqyra e qart\u00eb e nj\u00eb qeverie q\u00eb ka braktisur veriun\u201d, tha deputeti i zgjedhur i opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Situata u ngrit nga opozita edhe n\u00eb mbledhjen e fundit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Lezh\u00ebs. Kryetari i Bashkis\u00eb, Pjerin Ndreu, n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb shqet\u00ebsimeve t\u00eb opozit\u00ebs tha se do kishte nd\u00ebrhyrje t\u00eb shpejt\u00eb dhe se ura do hapej p\u00ebr mjetet e vogla. \u201cKa ardhur zv\/ministri, drejtori i rrug\u00ebve dhe deputeti Kadeli. Ka premtim q\u00eb do t\u00eb aksesohet ura p\u00ebr mjetet deri n\u00eb 3.5 ton, por kjo nuk mund t\u00eb b\u00ebhet menj\u00ebher\u00eb,\u201d u shpreh Ndreu.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb n\u00eb k\u00ebshill, Ndreu tha se po punohej p\u00ebr zgjidhje afatgjat\u00eb. \u201cDo lobojm\u00eb fort p\u00ebr nd\u00ebrtimin e autostrad\u00ebs Milot\u2013Balldren, pasi \u00ebsht\u00eb e vetmja zgjidhje p\u00ebr trafikun e Lezh\u00ebs\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Planet e qeveris\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb aks me koncesion kan\u00eb d\u00ebshtuar disa her\u00eb q\u00eb prej vitit 2018. Nj\u00eb tender i fundit u anulua vet\u00ebm disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr shkak se, sipas Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs, ofertat nuk p\u00ebrmbushnin k\u00ebrkesat e v\u00ebna. Qeveria megjithat\u00eb njoftoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn rihapjen e gar\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb segment q\u00eb parashikohet t\u00eb kushtoj\u00eb 364 milion\u00eb euro dhe t\u00eb jepet me koncesion p\u00ebr 35 vjet.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn kjo gar\u00eb e re nuk sjell shpres\u00eb. \u201cQeveria po mashtron prej 12 vitesh p\u00ebr nd\u00ebrtimin e aksit Milot-Balldren\u201d, tha deputeti i zgjedhur Gjin Gjoni. Ai tha se situata aktuale ishte shenj\u00eb e nj\u00eb neglizhence dhe \u201cnj\u00eb diskriminim i hapur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zon\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pesimist p\u00ebr nd\u00ebrtimin e segmentit \u00ebsht\u00eb edhe Pre\u00e7i, i cili i tha BIRN se zona veriore e vendit ishte l\u00ebn\u00eb pas dore sa i p\u00ebrket investimeve n\u00eb infrastruktur\u00eb dhe se qeveria kishte b\u00ebr\u00eb investime elektorale, por jo t\u00eb dobishme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, pasojat e vones\u00ebs n\u00eb zgjerimin e k\u00ebsaj rruge nuk i shoh t\u00eb lidhura ngusht\u00eb vet\u00ebm me stin\u00ebn e turizmit apo me boom-in e dy-tre viteve t\u00eb fundit. Un\u00eb i shoh si nj\u00eb injorim t\u00eb interesave themelore ekonomike t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Veriut, q\u00eb nuk mund t\u00eb justifikohen me investimin q\u00eb lidh Sh\u00ebngjinin me Velipoj\u00ebn\u201d, tha ai duke iu referuar segmentit Milot-Balldre.<\/p>\n<p><strong><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/08\/14\/kostot-e-harreses-demtimi-i-ures-mbi-mat-bllokon-turistet-dhe-veriun\/\">\/Reporter.al\/<\/a><\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/kostot-e-harreses-demtimi-i-ures-mbi-mat-bllokon-turistet-dhe-veriun\/\">Kostot e harres\u00ebs: D\u00ebmtimi i ur\u00ebs mbi Mat bllokon turist\u00ebt dhe veriun<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb premten e 8 gushtit, Oltioni, nj\u00eb emigrant shqiptar i kthyer p\u00ebr pushime nga Italia, u nis nga Lezha drejt aeroportit t\u00eb Rinasit n\u00eb or\u00ebn 15:00. Fluturimi p\u00ebr n\u00eb Itali ishte planifikuar n\u00eb or\u00ebn 20:30, por ai e humbi at\u00eb. \u201cN\u00eb or\u00ebn 20:30 kisha avionin dhe llogarita t\u00eb nisesha rreth 5 or\u00eb para nga Lezha, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35727","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35727","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35727"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35727\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35727"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35727"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35727"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}