{"id":35714,"date":"2025-08-14T18:49:45","date_gmt":"2025-08-14T18:49:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/14\/jakin-marena-berisha-news-por-sdi-ku-bie-gerdeci-e-cfare-behet-ne-sazan\/"},"modified":"2025-08-14T18:49:45","modified_gmt":"2025-08-14T18:49:45","slug":"jakin-marena-berisha-news-por-sdi-ku-bie-gerdeci-e-cfare-behet-ne-sazan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/14\/jakin-marena-berisha-news-por-sdi-ku-bie-gerdeci-e-cfare-behet-ne-sazan\/","title":{"rendered":"Jakin Marena: \u2018Berisha-news\u2019, por s\u2019di ku bie G\u00ebrdeci e \u00e7far\u00eb b\u00ebhet n\u00eb Sazan!"},"content":{"rendered":"<p>Sali Berisha nuk ka asnj\u00ebher\u00eb informacion kur atij nuk i intereson p\u00ebr \u00e7far\u00eb flitet e b\u00ebhet apo d\u00ebshiron t\u00eb fsheh\u00eb di\u00e7ka t\u00eb madhe, p\u00ebrfshir\u00eb edhe tentativ\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb qart\u00eb mbi nj\u00eb ngjarje apo mbi nj\u00eb fakt.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb fjal\u00eb, kur Berish\u00ebs nuk i shkon di\u00e7ka p\u00ebr \u2018osh\u2019 ai b\u00ebn sikur nuk di asgj\u00eb, nuk ka asnj\u00eb informacion sado i thjesht\u00eb t\u00eb jet\u00eb, sikur s\u2019njeh ask\u00ebnd, sikur s\u2019ka kaluar kurr\u00eb n\u00ebp\u00ebr ato rrug\u00eb apo vise q\u00eb p\u00ebrmenden. E b\u00ebn aq hapur nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, sa teksa n\u00eb fillim besohej se v\u00ebrtet\u00eb lideri demokrat nuk merrej me \u2018gj\u00ebra aq t\u00eb vogla\u2019 n\u00eb dukje, por me kalimin e koh\u00ebs nj\u00eb besim i till\u00eb ka r\u00ebn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht, p\u00ebr t\u00eb z\u00ebn\u00eb vend qart\u00eb akuza p\u00ebr hipokrizi ndaj tij.<\/p>\n<p>E themi k\u00ebt\u00eb sepse Berisha nd\u00ebrsa shprehet p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb nuk i sh\u00ebrbejn\u00eb se nuk ka dijeni apo nuk i njeh, tregon qart\u00eb se e mban syrin te \u2018vrima e \u00e7el\u00ebsit\u2019, duke \u2018p\u00ebrgjuar\u2019 dhe marr\u00eb n\u00ebp\u00ebr goj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata shqiptar\u00eb, politikan\u00eb, gjyqtar\u00eb, prokuror\u00eb ose t\u00eb thjesht\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i cil\u00ebson kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb tij dhe t\u00eb familjes s\u00eb tij, teksa nxjerr n\u00eb tregun mediatik \u2018lajme\u2019 nga m\u00eb t\u00eb paimagjinueshmet dhe t\u00eb pabesueshmet!<\/p>\n<p>Dikush tha se Berisha na kujton at\u00eb barcalet\u00ebn q\u00eb kishim n\u00eb rini, kur pyetej nj\u00eb nga personat me kujtes\u00eb fenomenale por autodidakt, p\u00ebr ngjarje, data e periudha historike dhe p\u00ebr ta z\u00ebn\u00eb gafil, e pyesnin se ku \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb Lidhja e Prizrenit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai thoshte me pafaj\u00ebsin\u00eb proverbiale t\u00eb tij: K\u00ebt\u00eb v\u00ebrtet nuk e di! Por Berisha nuk \u00ebsht\u00eb nga ky kontigjent. Ai ka kujtes\u00eb t\u00eb fort\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u2018harron\u2019 vet\u00ebm at\u00eb q\u00eb i leverdis ta harroj\u00eb, t\u00eb mos e kujtoj\u00eb apo t\u00eb mos e njoh\u00eb!<\/p>\n<p>K\u00ebto na erdh\u00ebn n\u00eb mendje, teksa d\u00ebgjuam dit\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebrgjigjen e tij n\u00eb lidhje me situat\u00ebn e investimit t\u00eb dh\u00ebndrit t\u00eb Donald Trump n\u00eb Sazan! Duke k\u00ebmb\u00ebngulur se nuk ka asnj\u00eb dijeni n\u00ebse mund t\u00eb jet\u00eb shitur apo falur p\u00ebr Jared Kushner ky ishull, pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr Berisha pretendon se nuk fluturon, as noton e as ec\u00ebn n\u00eb tok\u00eb asgj\u00eb pa qen\u00eb ai n\u00eb dijeni.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari, t\u00eb jem i hapur me ju, nuk kam asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb shitje. Ligjet shqiptare lejojn\u00eb dh\u00ebnien me 1 euro, si\u00e7 dihet, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb terreneve, trojeve dhe tokave. Un\u00eb nuk kam asnj\u00eb dijeni se, ishulli i Sazanit \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nga \u00e7ifti Kushner apo \u00ebsht\u00eb shitur nga kreu i organizat\u00ebs kriminale, Edi Rama personalisht, nuk kam asnj\u00eb lloj dijenie, sepse ligjet shqiptare nuk parashikojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d, deklaroi Berisha para mediave. Pra, s\u2019di gj\u00eb!<\/p>\n<p>Por vet\u00ebm pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb Berisha ka deklaruar se kryeministri Rama ia dha Sazanin dh\u00ebndrit t\u00eb presidentit amerikan Donald Trump p\u00ebr q\u00ebllime e influenc\u00eb politike. Teksa u shpreh se p\u00ebr Sazanin ka pasur k\u00ebrkesa dhe oferta p\u00ebr Sazanin nga shum\u00eb biznesmen\u00eb dhe investitor\u00eb q\u00eb prej vitit 2001, por qeveria s\u00eb fundmi vendosi ta jepte t\u00eb Jared Kushner. Berisha tha i bindur se Rama ia dha Sazanin dh\u00ebndrit t\u00eb presidentit amerikan thjesht\u00eb e vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllime e influenc\u00eb politike. Duke prezantuar tashm\u00eb nj\u00eb ndryshim q\u00ebndrimi me 360 grad\u00eb, n\u00eb deklarat\u00ebn e nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, krahasuar me at\u00eb q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb disa muaj m\u00eb par\u00eb!<\/p>\n<p>Tani k\u00ebt\u00eb \u2018piruet\u00eb\u2019, Berisha e ka b\u00ebr\u00eb nga frika prej Trump, nga frika se do t\u2019i shkojn\u00eb d\u00ebm gati 20 milion\u00eb dollar\u00ebt lobime n\u00eb SHBA p\u00ebr t\u00eb hequr \u2018non grat\u00ebn\u2019 apo s\u00eb paku p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb viz\u00eb sa p\u00ebr t\u00eb shkelur tok\u00ebn amerikane, nga frika se mund t\u00eb zbardhen detaje trondit\u00ebse nga dosja e tij n\u00eb DASH q\u00eb e shpalli \u2018non grata\u2019, n\u00ebse \u2018harron\u2019 sulmon vajz\u00ebn e preferuar t\u00eb Trump, Ivanka e dh\u00ebndrin e tij Kushner, apo se k\u00ebshtu i volit politiksht n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, kjo mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb.<\/p>\n<p>E themi k\u00ebt\u00eb sepse Berisha po at\u00eb dit\u00eb doli si gjithnj\u00eb jasht\u00eb kontrollit me fantazit\u00eb e tij, duke sulmuar kryeministrin Edi Rama, n\u00eb lidhje me at\u00eb q\u00eb kreu i PD e quan skandali me shefin e FBI, McGonigal. Teksa ka deklaruar se do t\u00eb ngrej\u00eb nj\u00eb komision hetimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nd\u00ebrsa akuzon kreun e SPAK, Altin Dumani se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb veg\u00ebl e Edi Ram\u00ebs, pasi sipas tij e ka varrosur k\u00ebt\u00eb dosje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb! Q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u2019ka lidhje aspak me Shqip\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebt!<\/p>\n<p>Hyn dhe n\u00eb detaje t\u00eb imta fare, a thua ka qen\u00eb prezent n\u00eb SHBA n\u00eb t\u00eb gjitha aktet q\u00eb ai thot\u00eb se kan\u00eb ndodhur mes ish shefit t\u00eb FBI dhe njer\u00ebzve t\u00eb Ram\u00ebs, q\u00eb i p\u00ebrmend me em\u00ebr, mbiem\u00ebr, familjar\u00eb, nga vijn\u00eb si origjin\u00eb, ku kan\u00eb punuar, kur jan\u00eb martuar, sa kalamaj kan\u00eb, e gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij lloji! E di se nuk merret njeri p\u00ebr verifikimin e k\u00ebtyre detajeve t\u00eb panevojshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ata q\u00eb u p\u00ebrmend emrin as duan t\u2019ia din\u00eb se \u00e7far\u00eb thot\u00eb Berisha. Kapet pas \u00e7do situate, pas \u00e7do lajmi t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb media, t\u00eb cilin pasi e merr dhe e p\u00ebrpunon si\u00e7 di vet\u00ebm ai, e degjeneron n\u00eb at\u00eb far\u00eb feje, sa dhe n\u00ebse ka ndonj\u00eb p\u00ebrqindje sado t\u00eb vog\u00ebl v\u00ebrtet\u00ebsie brenda tij, e \u201ck\u00ebput\u201d fare, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb pabesuesh\u00ebm e t\u00eb pap\u00ebrtypsh\u00ebm. Berisha k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb n\u00eb \u2018habitatin\u2019 e vet!<\/p>\n<p>K\u00ebrkon hetim p\u00ebr McGonigal, pavar\u00ebsisht se SHBA e ka mbyllur hetimin e vet atje, p\u00ebr shkelje t\u00eb rregullave e ligjeve amerikane nga ana ish zyrtarit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI-s\u00eb, ku s\u2019p\u00ebrmendet n\u00eb asnj\u00eb rast fjala \u201ckorrupsion\u201d apo lidhje me Shqip\u00ebrin\u00eb. Berisha dit\u00eb pas dite po b\u00ebn teori konspirative, duke e kthyer Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb qend\u00ebr e bot\u00ebs dhe duke cil\u00ebsuar Ram\u00ebn me pa t\u00eb drejt\u00eb, njeriun q\u00eb qeveris jo vet\u00ebm Shqip\u00ebrin\u00eb por dhe Amerik\u00ebn. Dikur p\u00ebrmes Sorosit e zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb FBI, sipas Berish\u00ebs, nd\u00ebrsa tani hajde merre vesh se me k\u00eb po e \u2018menaxhon\u2019 Rama dhe Trump-in.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Berisha nuk di se \u00e7far\u00eb ndodh me ishullin ton\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, Sazanin, e tha nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, koh\u00eb m\u00eb par\u00eb sajonte teori t\u00eb pabesueshme konspiracioni, p\u00ebr nga nga shkalla e fantazis\u00eb, duke e \u201cimpostuar\u201d kryeministrin e vendit Rama, n\u00eb \u201cnj\u00eb ishull\u201d t\u00eb ve\u00e7uar t\u00eb Paq\u00ebsorit n\u00eb mes t\u00eb askundit dhe ku sipas tij \u201cpo pyetet nga agjent\u00ebt e FBI\u201d. Pa\u00e7ka se asokohe Berish\u00ebs, ende nuk ia kishin pranuar 20 milion\u00eb dollar\u00ebt p\u00ebr lobim n\u00eb SHBA p\u00ebr t\u00eb hequr at\u00eb t\u00eb bekuar \u2018non grata\u2019. Nd\u00ebrsa ende nuk kishte ardhur Trump n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb!<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu ka nj\u00eb kontraditk\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb ato q\u00eb thot\u00eb Berisha, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme, p\u00ebr t\u00eb treguar se ka informacion t\u00eb \u2018thelluar\u2019 p\u00ebr gjith\u00e7ka dhe nga ana tjet\u00ebr b\u00ebn sikur \u00ebsht\u00eb i paditur dhe p\u00ebr informacione elementare. Nga nj\u00ebra an\u00eb flet me detaje p\u00ebr gjith\u00e7ka, duke thurur teori t\u00eb m\u00ebdha konspiracioni, sikur ka qen\u00eb n\u00eb \u201cishullin\u201d ku \u201cq\u00ebndroi p\u00ebr tre dit\u00eb\u201d sipas tij Rama duke u pyetur nga agjent\u00ebt e FBI\u201d, sikur ka qen\u00eb pas ferr\u00ebs dhe ka d\u00ebgjuar dhe mbajtur sh\u00ebnim gjith\u00e7ka, sikur ka qen\u00eb prezent si hije n\u00eb t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e supozuara nga vet\u00eb ai, mes Ram\u00ebs e ish zyrtarit t\u00eb FBI q\u00eb i paskan b\u00ebr\u00eb \u201cpu\u00e7in\u201d kreut t\u00eb PD p\u00ebr ta shpallur \u2018non grata\u2019 nga SHBA e p\u00ebr ta evidentuar nga CIA amerikane si filorusin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb u financua me gjysm\u00eb milioni dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb destabilizuar vendin, para q\u00eb i mori Berisha n\u00eb fakt!<\/p>\n<p>E sipas k\u00ebtij realiteti paralel q\u00eb ka krijuar vet\u00eb dhe me t\u00eb vet\u00ebt, Berisha k\u00ebrkon t\u00eb ngrej\u00eb komision hetimi p\u00ebr \u2018McGonigal\u2019, \u00e7\u00ebshtje q\u00eb tashm\u00eb e ka harruar dhe vet\u00eb Amerika! Hajde merre vesh!<\/p>\n<p>Apo flet me kompetenc\u00eb dhe p\u00ebr ngjarjet m\u00eb t\u00eb fundit, ato t\u00eb  p\u00ebrfshirjes s\u00eb shum\u00eb fshatrave dhe zonave turistike nja zjarret, pothuajse n\u00eb 99 p\u00ebr qind t\u00eb raste t\u00eb v\u00ebn\u00eb nga dora e njer\u00ebzve, \u2018piroman\u00ebt\u2019 ndjejn\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi kur shohin djegien e vreshtave me ullinj, pem\u00ebtoreve, pyjeve apo banesave, ndonj\u00eb kishe dhe kasolleve t\u00eb bag\u00ebtive me gjith\u00eb bag\u00ebtit\u00eb brenda, duke rrezikuar seriozisht jet\u00ebn e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb! Berisha s\u00ebrish b\u00ebn kompetentin, t\u00eb gjith\u00ebditurin, duke deklaruar se nuk kishte ushtar\u00eb e policis\u00eb shqiptar\u00eb p\u00ebr fikjen e flak\u00ebve, por ishin t\u00eb huaj! Ka fyer t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta heronj q\u00eb u p\u00ebrball\u00ebn e flak\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00eb njer\u00ebzish e pasurin\u00eb e shqiptar\u00ebve, anipse rrezikuan dhe jet\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>U poq\u00ebn nga nj\u00ebra an\u00eb zjarri, fryt i devijanc\u00ebs s\u00eb trurit njer\u00ebzor si\u00e7 jan\u00eb \u2018piroman\u00ebt\u2019, nga ana tjet\u00ebr vapa e tmerrshme nga temperaturat m\u00eb t\u00eb lartat e dekadave me radh\u00eb, nga ana tjet\u00ebr Berisha q\u00eb flet \u2018kaluar\u2019 nga bjeshk\u00ebt e Tropoj\u00ebs ku gjendet bashk\u00eb me dh\u00ebndrin, se ushtar\u00ebt dhe polic\u00ebt shqiptar\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb aksion p\u00ebr fikjen e zjarreve. Madje hedh dhe lajme t\u00eb tjera me ithtar\u00eb t\u00eb tij, sipas t\u00eb cilave zjarret jan\u00eb ndezur p\u00ebr t\u00eb pastruar vendin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kullave! Kulla n\u00eb Gramsh, n\u00eb Delvin\u00eb, Bulqiz\u00eb, Munell\u00eb? S\u2019ka faj\u2019 i ka pun\u00ebt n\u00eb terezi, \u00ebsht\u00eb me vila e sht\u00ebpi n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb t\u00eb gjitha kryeqytetet m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs, leku let\u00ebr dhe e ka harruar kasollen e lop\u00ebs n\u00eb Vi\u00e7idol t\u00eb Tropoj\u00ebs, ku ka lindur dhe \u00ebsht\u00eb rritur!!<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr Berisha b\u00ebn t\u00eb paditurin p\u00ebr shum\u00eb e shum\u00eb gj\u00ebra, p\u00ebrfshir\u00eb dhe ishullin ton\u00eb, jo n\u00eb mes t\u00eb Paq\u00ebsorit, por diku aty p\u00ebrball\u00eb Vlor\u00ebs son\u00eb heroike. B\u00ebn t\u00eb paditurin sidomos p\u00ebr ato shkelje ligji e deri korrupsioni t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm ku kan\u00eb gisht ai e familja e tij, kan\u00eb shkaktuar humbje jet\u00ebsh t\u00eb pafajshme, miliona euro t\u00eb vjedhura, prona t\u00eb tjet\u00ebrsuara dhe vrasje nga shteti i drejtuar prej tij n\u00eb mes t\u00eb bulevardit. Sipas akuz\u00ebs k\u00ebto t\u00eb gjitha, nuk po ia shpikim ne! P\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra t\u00eb \u2018vogla\u2019 nuk kishte dhe nuk ka \u2018dijeni\u201d Berisha fare. Po fare. Madje as nuk i kupton, b\u00ebn sikur nuk d\u00ebgjon pyetjet dhe nuk sheh asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Ende ka \u2018dilema\u2019, n\u00ebse Berisha e ka m\u00ebsuar se ku \u2018bie\u2019 G\u00ebrdeci, fshati q\u00eb hodhi n\u00eb er\u00eb djali i tij me biznesin e demontimit t\u00eb municioneve, duke vrar\u00eb 26 njer\u00ebz t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe plagosur mbi 300 t\u00eb tjer\u00eb. Berisha asokohe deklaroi se nuk e dinte ku binte G\u00ebrdeci, megjith\u00ebse e ka marr\u00eb me zvarritje k\u00ebt\u00eb zon\u00eb gjat\u00eb zboreve, nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Deklaroi se nuk dinte se nga binte G\u00ebrdeci, nuk e kishte d\u00ebgjuar k\u00ebt\u00eb em\u00ebr kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, pavar\u00ebsisht se ishte \u2018therur\u2019 me ish zv.kryeministrin Ilir Rusmali e ish ministrin Financave Ritvan Bode, t\u00eb cil\u00ebt nuk pranuan p\u00ebr qamet kalimin e lejes p\u00ebr G\u00ebrdecin me vendim qeverie, duke ia l\u00ebn\u00eb \u2018peshqesh\u2019 ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes, t\u00eb drejtuar asokohe nga Fatmir Mediu, i cili tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb dyert e gjykatave!<\/p>\n<p>Berisha madje nuk \u2018dinte\u2019 as se punonte baxhanaku i tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb punishte, i marr\u00eb n\u00eb pun\u00eb nga Shkelzeni, duke i ngat\u00ebrruar me q\u00ebllim dhe emrin, teksa deklaronte emrat e viktimave t\u00eb k\u00ebtij shp\u00ebrthimi t\u00eb korrupsionit shtet\u00ebror t\u00eb drejtuar nga djali i tij sipas akuzave, dhe p\u00ebr t\u00eb cilin ishte angazhuar i gjith\u00eb shteti, n\u00eb fillim p\u00ebr ta ngritur e m\u00eb pas p\u00ebr t\u00eb mbrojtur krimin q\u00eb ndodhi. Duke shkat\u00ebrruar edhe drejt\u00ebsin\u00eb shqiptare nga themelet. S\u2019i kish treguar gj\u00eb liria p\u00ebr martes\u00ebn e motr\u00ebs! Le m\u00eb t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb n\u00eb drek\u00ebn e vog\u00ebl n\u00eb form\u00eb dasme, t\u00eb organizuar me k\u00ebt\u00eb rast!<\/p>\n<p>Ndaj nuk e besojn\u00eb m\u00eb shqiptar\u00ebt Berish\u00ebn, n\u00eb k\u00ebto \u2018pirueta\u2019 q\u00eb b\u00ebn her\u00eb pas here. I ka mashtruar aq shum\u00eb, sa dhe historin\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur konspirative t\u00eb tregoj\u00eb, madje t\u00eb \u2018qendisur dhe me fije ari\u2019 ta rr\u00ebfej\u00eb, gjithnj\u00eb shqiptar\u00ebve Berisha do t\u2019ju kujtohet se tha se nuk e dinte ku binte G\u00ebrdeci, nuk njihte baxhanakun e tij. Prandaj nuk na b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebrshtypje deklarata e Berish\u00ebs se s\u2019dinte asgj\u00eb \u00e7far\u00eb ndodhte me Sazanin dhe investimet e dh\u00ebndrit t\u00eb Trump. \u2018Film\u2019 i par\u00eb ky!P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr dukej sikur pajtohej me Ram\u00ebn n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, duke dal\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht nga boshti i tij konspirativ i koh\u00ebve m\u00eb par\u00eb. Sidomos para zgjedhjeve t\u00eb 11 majit t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb her\u00ebs Berisha \u00ebsht\u00eb shum\u00eb, shum\u00eb arg\u00ebtues! Sidomos kur b\u00ebn sikur s\u2019sheh, sikur s\u2019kupton, sikur s\u2019njeh ask\u00ebnd, sikur nuk ka asnj\u00eb informacion! E pastaj ngrihet \u2018pupthi\u2019 e fillon e \u2018kurdiset\u2019 pas disa minutash, me informacione t\u00eb \u2018dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb\u2019 p\u00ebr detaje nga m\u00eb t\u00eb imtat! Anipse n\u00eb 99% t\u00eb tyre del bllof, duke i ardhur p\u00ebrg\u00ebnjeshtrimet nga t\u00eb gjitha an\u00ebt! Por ama b\u00ebn sikur i di t\u00eb gjitha!<\/p>\n<p>Ta \u2018haj\u00eb kush ta haj\u00eb\u2019, ai ka p\u00ebr detyr\u00eb q\u00eb ta nxjerr\u00eb nga goja at\u00eb q\u00eb ka n\u00eb mendje, jo t\u00eb thot\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb! K\u00ebshtu ka vepruar gjithnj\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb \u2018habitati\u2019 i tij p\u00ebr 35 vite me radh\u00eb! Nuk presim t\u00eb ndryshoj\u00eb tani n\u00eb pleq\u00ebrin\u00eb e thell\u00eb! Madje as nuk duam q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb p\u00ebr aq vite sa i kan\u00eb mbetur. \u00cbsht\u00eb m\u00eb arg\u00ebtues k\u00ebshtu! Dhe mbi t\u00eb gjith\u00eb, larg pushtetit, pa mundur t\u00eb ngat\u00ebrroj\u00eb gj\u00eb m\u00eb. Na dhimbsen pak, demokrat\u00ebt, por ata Berish\u00ebn duan!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/jakin-marena-berisha-news-por-sdi-ku-bie-gerdeci-e-cfare-behet-ne-sazan\/\">Jakin Marena: \u2018Berisha-news\u2019, por s\u2019di ku bie G\u00ebrdeci e \u00e7far\u00eb b\u00ebhet n\u00eb Sazan!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali Berisha nuk ka asnj\u00ebher\u00eb informacion kur atij nuk i intereson p\u00ebr \u00e7far\u00eb flitet e b\u00ebhet apo d\u00ebshiron t\u00eb fsheh\u00eb di\u00e7ka t\u00eb madhe, p\u00ebrfshir\u00eb edhe tentativ\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb qart\u00eb mbi nj\u00eb ngjarje apo mbi nj\u00eb fakt. Me nj\u00eb fjal\u00eb, kur Berish\u00ebs nuk i shkon di\u00e7ka p\u00ebr \u2018osh\u2019 ai b\u00ebn sikur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35714","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35714","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35714"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35714\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35714"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35714"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35714"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}