{"id":35695,"date":"2025-08-14T16:48:21","date_gmt":"2025-08-14T16:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/14\/thoma-gellci-enderr-e-nje-nate-te-trazuar-gushti\/"},"modified":"2025-08-14T16:48:21","modified_gmt":"2025-08-14T16:48:21","slug":"thoma-gellci-enderr-e-nje-nate-te-trazuar-gushti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/14\/thoma-gellci-enderr-e-nje-nate-te-trazuar-gushti\/","title":{"rendered":"Thoma G\u00ebll\u00e7i: End\u00ebrr e nj\u00eb nate t\u00eb trazuar gushti"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebt\u00eb nate t\u00eb trazuar gushti, kur Shqip\u00ebria eshte ne flake nga zjarre t\u00eb q\u00ebllimshme e t\u00eb paq\u00ebllimshme, fshatari patronazhist Helidon, pa enderr sikur ishte n\u00eb sall\u00ebn e konferencave t\u00eb qeveris\u00eb ku po zhvillohej nj\u00eb ngjarje historike: prezantimi i sukseseve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb uljen e lindjeve, me t\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT p\u00ebr gjasht\u00ebmujorin e par\u00eb t\u00eb vitit 2025. N\u00eb podium, Ministri i Popullsis\u00eb \u2013 nj\u00eb post i shpikur enkas dhe q\u00eb paguhet vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb firm\u00ebn \u2013 u ngjit me nj\u00eb buz\u00ebqeshje dhe nisi me krenari:<\/p>\n<p>\u2014 T\u00eb nderuar qytetar\u00eb, kemi lajme fantastike! Lindjet kan\u00eb r\u00ebn\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb vit. Nga 12,620 n\u00eb vitin 2021, kemi arritur n\u00eb vet\u00ebm 9,644 n\u00eb vitin 2025. Nj\u00eb ulje historike prej 24%! Ne udh\u00ebheqim rajonin n\u00eb kursimin e burimeve natyrore \u2013 sa m\u00eb pak njer\u00ebz, aq m\u00eb pak uj\u00eb, energji, pelena dhe qum\u00ebsht. Kjo e fundit ka r\u00ebnd\u00ebsi sepse edhe numri i krer\u00ebve t\u00eb lop\u00ebve si dhe i bag\u00ebtive t\u00eb imta ka shkuar m\u00eb pak se krahasuar me vitin 1938. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht statistik\u00eb, \u00ebsht\u00eb art! Disiplin\u00eb komb\u00ebtare!<\/p>\n<p>Duke par\u00eb reagimin e t\u00eb pranishm\u00ebve, ministri mori zem\u00ebr dhe shtoi:<br \/>\n\u2014 Me vdekjet q\u00eb kalojn\u00eb lindjet me 835 persona, po \u00e7lirojm\u00eb ekonomin\u00eb nga barra e pensioneve. N\u00eb 30 vjet nuk do kemi borxh ndaj pensionist\u00ebve\u2026 sepse nuk do ket\u00eb pensionist\u00eb. Por dhe ata pensioniste qe kane mbetur ketu, ua kemi lene pensionet aq te ulta saqe femijeve te tyre u bije me lire qe ti marrin prinderit me vete ne emigracion, sesa t\u2019u dergojne para per te mbajtur frymen gjalle ketu. Ky \u00ebsht\u00eb inovacion financiar q\u00eb as Gjermania nuk e ka shpikur.<\/p>\n<p>Kur u pyet p\u00ebr krahasimin me fqinj\u00ebt, ministri u shtriq n\u00eb buz\u00ebqeshje:<br \/>\n\u2014 Po \u00e7\u2019t\u00eb thuash p\u00ebr fqinj\u00ebt tan\u00eb?! Ata jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq! Kosova ende ka nj\u00eb lindshm\u00ebri si n\u00eb vitet \u201980. Maqedonia e Veriut paguan n\u00ebnat p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e tret\u00eb 8,000 denar\u00eb n\u00eb muaj p\u00ebr 10 vjet, plus nj\u00eb ndihm\u00eb modeste p\u00ebr t\u00eb parin. Serbia? P\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e par\u00eb japin 100,000 dinar\u00eb menj\u00ebher\u00eb, p\u00ebr t\u00eb tretin 100 euro n\u00eb muaj p\u00ebr 10 vjet, p\u00ebr t\u00eb kat\u00ebrtin 150 euro n\u00eb muaj dhe deri n\u00eb 18,000 euro bonus. Kroacia? Nj\u00eb qytet si Novska jep 10,000 euro p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e tret\u00eb. Hungaria fal taksat p\u00ebrjet\u00eb p\u00ebr n\u00ebnat me mbi dy f\u00ebmij\u00eb. Italia dhe Gjermania hedhin nga 85 deri n\u00eb 219 euro n\u00eb muaj p\u00ebr \u00e7do f\u00ebmij\u00eb, p\u00ebr vite me radh\u00eb. Franca jep deri n\u00eb 500 euro n\u00eb muaj p\u00ebr familjet me kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Dhe ne\u2026? Nd\u00ebrsa ne? Ne e kemi kuptuar sekretin: m\u00eb e lir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos b\u00ebsh asgj\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb politika q\u00eb s\u2019ka d\u00ebshtuar kurr\u00eb!<\/p>\n<p>M\u00eb pas, me nj\u00eb krenari t\u00eb ftoht\u00eb prej mjeshtri t\u00eb strategjive, ministri shtoi:<br \/>\n\u2014 Dhe nuk ndalemi vet\u00ebm te lindjet. E kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe u kemi l\u00ebn\u00eb ta kuptojn\u00eb mir\u00eb se k\u00ebtu nuk do ndryshoj\u00eb di\u00e7ka. \u00c7mimet e apartamenteve n\u00eb qytetet kryesore? I kemi ngritur aq lart, sa shumica as nuk guxon t\u2019i afrohet me mendim, jo m\u00eb me kredi. Kjo \u00ebsht\u00eb politik\u00eb demografike e sofistikuar: kur nuk ke ku t\u00eb rris\u00ebsh f\u00ebmij\u00ebn, nuk b\u00ebn f\u00ebmij\u00eb.Ne themi me plot gojen se zjarret nuk na trembin prandaj fuqizojme me perpara me mjete divizionet e prishjeve te ndertimeve pa leje, se sa mjetet zjarrfikese.<\/p>\n<p>Me nj\u00eb ndri\u00e7im krenarie n\u00eb sy, ministri vazhdoi:<br \/>\n\u2014 Strategjia jon\u00eb p\u00ebr integrimin n\u00eb Europ\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb sukses i madh\u2026 individual. Kemi integruar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb brezit t\u00eb ri n\u00eb Gjermani, Franc\u00eb, Belgjik\u00eb, Itali e gjetk\u00eb. Ata po jetojn\u00eb \u00ebndrr\u00ebn europiane. Dhe kjo na leht\u00ebson edhe m\u00eb shum\u00eb pun\u00ebn: sa m\u00eb pak t\u00eb rinj t\u00eb kemi, aq m\u00eb pak halle p\u00ebr pun\u00ebsim, shkolla, sh\u00ebndet\u00ebsi. Gjithashtu jemi krenar\u00eb se djemt\u00eb dhe vajzat tona po e mbushin Gjermanin\u00eb, Franc\u00ebn, Anglin\u00eb, Greqin\u00eb etj. me mij\u00ebra gjerman\u00eb, francez\u00eb, anglez\u00eb, grek\u00eb dhe italian\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl. Dhe t\u00eb jeni t\u00eb sigurt, q\u00eb ata, kur t\u00eb rriten, do t\u00eb thon\u00eb me krenari q\u00eb jan\u00eb me origjin\u00eb nga vendi i shqiponjave.<\/p>\n<p>N\u00eb ekran, ministri projektoi nj\u00eb grafik ku vija e lindjeve binte si skiator n\u00eb pistat e loj\u00ebrave olimpike. \u201cKy \u00ebsht\u00eb k\u00ebrcimi olimpik drejt qet\u00ebsis\u00eb komb\u00ebtare\u201d \u2013 tha me krenari.<br \/>\n\u2014 Brenda pak dekadash, Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb vendi m\u00eb i qet\u00eb n\u00eb rajon. Nuk do keni radh\u00eb n\u00eb spitale, as zhurm\u00eb n\u00eb lagje, as trafik. \u00c7do fshatar do ket\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb t\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete, s\u00eb bashku me dy lumenj dhe tre kodra bonus. \u201cNj\u00eb fshatar \u2013 nj\u00eb fshat\u201d \u00ebsht\u00eb vazhdim i politik\u00ebs son\u00eb \u201cnje pallat \u2013 nj\u00eb vot\u00eb\u201d, por e modernizuar dhe e p\u00ebrshtatur p\u00ebr epok\u00ebn e Inteligjenc\u00ebs Artificiale.<\/p>\n<p>Pastaj erdhi pjesa e art\u00eb e konferenc\u00ebs:<br \/>\n\u2014 Kjo \u00ebsht\u00eb formula jon\u00eb fituese: ulje lindjesh + rritje vdekjesh + emigracion masiv. Tre-n\u00eb-nj\u00eb, si shampot e lira. Lindjet i ulim vet\u00eb, vdekjet i shton natyra me pak ndihm\u00eb nga infrastruktura jon\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, emigracionin e menaxhojm\u00eb me nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb \u2013 mos krijo kushte q\u00eb t\u2019i mbajn\u00eb njer\u00ebzit k\u00ebtu. Mos u jep shpres\u00eb\u2026 Dhe besom\u00ebni, funksionon!<\/p>\n<p>N\u00eb fund, p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb kapakun, ai tha me ton solem:<br \/>\n\u2014 Kush do popullsi t\u00eb re, le t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Kanada. Ne duam cil\u00ebsi, jo sasi. Dhe cil\u00ebsia arrihet kur gjysma e popullsis\u00eb \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb, gjysma tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00eb pension dhe f\u00ebmij\u00ebt\u2026 jan\u00eb thjesht legjenda urbane.<br \/>\nNj\u00eb k\u00ebshilltar i qeveris\u00eb e p\u00ebrforcoi mesazhin:<\/p>\n<p>\u2014 Me k\u00ebt\u00eb rit\u00ebm, Shqip\u00ebria do t\u00eb jet\u00eb si Zvicra\u2026 por pa zviceran\u00eb.<br \/>\nN\u00eb dalje, nj\u00eb gazetar guxoi t\u00eb pyes\u00eb n\u00ebse nuk kishin frik\u00eb nga boshatisja e vendit. Ministri buz\u00ebqeshi i qet\u00eb:<\/p>\n<p>\u2014 Jo, jo. \u00cbsht\u00eb faza e par\u00eb e projektit ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb rritur cil\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs\u2026 duke ulur sasin\u00eb e atyre q\u00eb e jetojn\u00eb.<br \/>\nDhe k\u00ebshtu u mbyll konferenca m\u00eb optimiste p\u00ebr lajmin m\u00eb pesimist q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb komb. Si\u00e7 do ta thoshte Mark Tueni: \u201cKur nuk ke dot shpres\u00eb, b\u00ebje t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb broshur\u00eb me ngjyra dhe quaje strategji komb\u00ebtare.\u201d<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/thoma-gellci-enderr-e-nje-nate-te-trazuar-gushti\/\">Thoma G\u00ebll\u00e7i: End\u00ebrr e nj\u00eb nate t\u00eb trazuar gushti<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebt\u00eb nate t\u00eb trazuar gushti, kur Shqip\u00ebria eshte ne flake nga zjarre t\u00eb q\u00ebllimshme e t\u00eb paq\u00ebllimshme, fshatari patronazhist Helidon, pa enderr sikur ishte n\u00eb sall\u00ebn e konferencave t\u00eb qeveris\u00eb ku po zhvillohej nj\u00eb ngjarje historike: prezantimi i sukseseve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb uljen e lindjeve, me t\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT p\u00ebr gjasht\u00ebmujorin e par\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35695","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35695","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35695"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35695\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35695"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35695"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35695"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}