{"id":35686,"date":"2025-08-14T15:22:47","date_gmt":"2025-08-14T15:22:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/14\/lexojeni-per-zbavitje-ilir-proda-vleresohet-nga-nje-shoqate-gazetaresh-foto\/"},"modified":"2025-08-14T15:22:47","modified_gmt":"2025-08-14T15:22:47","slug":"lexojeni-per-zbavitje-ilir-proda-vleresohet-nga-nje-shoqate-gazetaresh-foto","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/14\/lexojeni-per-zbavitje-ilir-proda-vleresohet-nga-nje-shoqate-gazetaresh-foto\/","title":{"rendered":"Lexojeni p\u00ebr zbavitje\/ Ilir Proda vler\u00ebsohet nga nj\u00eb shoqat\u00eb gazetar\u00ebsh (FOTO)"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Ilir Proda, nuk le rast pa u b\u00ebr\u00eb qesharak. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb bilancit n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit apo trafikut t\u00eb drog\u00ebs, prodhon lajme p\u00ebr t\u00eb ekspozuar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb delirin e tij e t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb ka pran\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb fundi, Policia e Shtetit njofton se Ilir Proda \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar me Certifikat\u00ebn e Mir\u00ebnjohjes nga Unioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb, qarku Fier.<\/p>\n<p>Kjo \u201cngjarje e sh\u00ebnuar\u201d \u00ebsht\u00eb marr\u00eb aq shum\u00eb seriozisht, sa jan\u00eb zbardhur madje edhe fjal\u00ebt q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb Proda n\u00eb takim si dhe kryetari i shoqat\u00ebs s\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb Fierit.<\/p>\n<p>Qoka e temena t\u00eb tilla iu b\u00ebhen shpesh zyrtar\u00ebve shqiptar\u00eb. Ilir Proda nuk \u00ebsht\u00eb as i pari e as i fundit q\u00eb ka rr\u00ebshqitur n\u00eb k\u00ebt\u00eb delir, por m\u00eb qesharake k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb Policia e Shtetit i merr aq shum\u00eb seriozisht ngjarje t\u00eb tilla sa mobilizohet me foto, me video dhe tekst t\u00eb gjer\u00eb e t\u00eb gjat\u00eb, me pik\u00eb me presje se cfar\u00eb than\u00eb n\u00eb takim t\u00eb pranishmit. Po e sjellim t\u00eb plot\u00eb m\u00eb posht\u00eb, thjesht ta lexoni sa p\u00ebr zbavitje.<\/p>\n<p><em>Unioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb, qarku Fier, vler\u00ebson me Certifikat\u00eb t\u00eb Mir\u00ebnjohjes Drejtorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, p\u00ebr bashk\u00ebpunimin mjaft t\u00eb mir\u00eb, transparent dhe n\u00eb koh\u00eb, mes Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe medias, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim, si nj\u00eb model me standarde europiane, n\u00eb funksion t\u00eb interesit publik.<\/em><\/p>\n<p><em>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Ilir Proda priti n\u00eb nj\u00eb takim nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi t\u00eb Unionit t\u00eb Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb, Qarku Fier, takim institucional q\u00eb sh\u00ebnoi nj\u00eb moment dometh\u00ebn\u00ebs vler\u00ebsimi dhe reflektimi mbi arritjet dhe sfidat e p\u00ebrbashk\u00ebta.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb pozitive bashk\u00ebpunimi, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb qarkut Fier, kryetari i Unionit, Vladimir Mu\u00e7aj, nj\u00ebkoh\u00ebsisht drejtor i medias online \u201cNewsalbania\u201d, s\u00eb bashku me gazetar\u00ebt Mariglen Bita dhe Ervis Profka (Fieri web.com), si dhe gazetarin e mir\u00ebnjohur Fatmir Popja, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga themeluesit e Unionit t\u00eb Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb, i dor\u00ebzuan Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, \u00c7ertifikat\u00ebn e Mir\u00ebnjohjes, me motivacionin:<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cP\u00ebr kontribut t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb forcimin e transparenc\u00ebs institucionale dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e ndjesh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve dhe bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe medias. Puna juaj ka ndikuar pozitivisht n\u00eb krijimin e nj\u00eb klime besimi, respekti dhe bashk\u00ebpunimi t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb informacionin publik m\u00eb t\u00eb aksesuesh\u00ebm dhe komunikimin me gazetar\u00ebt m\u00eb efikas.\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>Drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Ilir Proda e cil\u00ebsoi takimin si nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dialogu dhe vler\u00ebsimi t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, jo vet\u00ebm me gazetar\u00ebt e unionit t\u00eb qarkut Fier, por me t\u00eb gjith\u00eb gazetar\u00ebt brenda dhe jasht\u00eb vendit q\u00eb kan\u00eb interes t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb dhe komunikojn\u00eb me Policin\u00eb e Shtetit, duke shprehur angazhimin e Policis\u00eb p\u00ebr t\u00eb thelluar m\u00eb tej marr\u00ebdh\u00ebniet me median, si nj\u00eb komponent thelb\u00ebsor i forcimit t\u00eb rendit dhe siguris\u00eb publike.<\/em><br \/>\n<em>Ilir Proda:<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cS\u00eb pari, m\u00eb lejoni t\u2019ju shpreh mir\u00ebnjohjen time t\u00eb sinqert\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb certifikat\u00eb vler\u00ebsimi, t\u00eb cil\u00ebn nuk e shoh thjesht si nj\u00eb \u00e7mim personal, por si mir\u00ebnjohje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, q\u00eb prej koh\u00ebsh e konsideron median si nj\u00eb partner t\u00eb domosdosh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrmbushjen e misionit ton\u00eb. <\/em><em>Gazetar\u00ebt jan\u00eb gur themeli i shoq\u00ebris\u00eb, ura lidh\u00ebse mes Policis\u00eb dhe qytetar\u00ebve, syri dhe veshi i tyre, por dhe pasqyra ku ne shohim pun\u00ebn ton\u00eb. Shpeshher\u00eb, jeni edhe oponenca konstruktive q\u00eb na ndihmon t\u00eb kuptojm\u00eb se ku duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohemi.<\/em><\/p>\n<p><em>Transparenca dhe marr\u00ebdh\u00ebnia korrekte me median nuk jan\u00eb vet\u00ebm detyrim ligjor, por kultur\u00eb pune dhe bindje personale imja, t\u00eb cil\u00ebn e kam vendosur n\u00eb themel t\u00eb veprimtaris\u00eb son\u00eb institucionale.<\/em><br \/>\n<em>Ju siguroj se ky standard komunikimi dhe bashk\u00ebpunimi do t\u00eb mbetet gjithmon\u00eb prioritet i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Ne do t\u00eb jemi t\u00eb hapur, t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr dialog, sepse e dim\u00eb se kur Policia dhe media punojn\u00eb s\u00eb bashku me ndershm\u00ebri e besim, qytetar\u00ebt fitojn\u00eb siguri, si dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe shpres\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb shoq\u00ebri m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Dua t\u2019ju siguroj gjithashtu se Policia e Shtetit tashm\u00eb ka nj\u00eb udh\u00ebzues dhe protokoll sigurie p\u00ebr mbrojtjen e gazetar\u00ebve, si dhe nj\u00eb pik\u00eb kontakti q\u00eb ndjek n\u00eb dinamik\u00eb \u00e7do denoncim apo shqet\u00ebsim tuajin. Ne jemi t\u00eb angazhuar maksimalisht p\u00ebr sigurin\u00eb dhe mbrojtjen tuaj.\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>Vladimir Mu\u00e7aj:<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cKy vler\u00ebsim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e qart\u00eb e progresit q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Policia e Shtetit n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kulture t\u00eb re institucionale, ku media nuk shihet si nj\u00eb penges\u00eb, por si nj\u00eb partner p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs informacioni i sakt\u00eb, i verifikuar dhe i shpejt\u00eb mb\u00ebrrin te qytetari. Kjo marr\u00ebdh\u00ebnie nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar rast\u00ebsisht. Ka qen\u00eb iniciativa e k\u00ebsaj dege t\u00eb Unionit dhe e t\u00eb tjerave n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebra nga gazetar\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb shum\u00ebvje\u00e7are dhe kontribute t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb median komb\u00ebtare dhe lokale, q\u00eb kan\u00eb nxitur dhe konsoliduar k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim. Ky komunitet profesional gazetar\u00ebsh, q\u00eb i njeh sfidat dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e informimit publik, e konsideron thelb\u00ebsore q\u00eb bashk\u00ebpunimi me institucionet ligjzbatuese t\u00eb jet\u00eb i strukturuar, i sinqert\u00eb dhe i dobish\u00ebm p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb fal\u00ebnderojm\u00eb me shum\u00eb sinqeritet p\u00ebr komunikimin q\u00eb ke n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi me gazetar\u00ebt, q\u00eb pavar\u00ebsisht ngarkes\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb ke, na kthen p\u00ebrgjigje n\u00eb koh\u00eb reale, dhe kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, q\u00eb nj\u00eb Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i p\u00ebrgjigjet medias n\u00eb koh\u00eb dhe duke adresuar tek personat p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebrkesave t\u00eb gazetar\u00ebve. Faleminderit Drejtor!\u201d<\/em><\/p>\n<p><em>Gjat\u00eb takimit u diskutua gjer\u00ebsisht p\u00ebr aspekte q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen m\u00eb tej n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien media\u2013polici, p\u00ebr sfidat n\u00eb raportimin korrekt t\u00eb ngjarjeve kriminale, p\u00ebr komunikimin m\u00eb efikas n\u00eb situata emergjente dhe p\u00ebr rritjen e aksesit t\u00eb gazetar\u00ebve te informacioni zyrtar, pa cenuar hetimet apo proceset ligjore n\u00eb vijim. <\/em><em>Nj\u00eb element i ve\u00e7ant\u00eb i takimit ishte edhe dhurimi i librit t\u00eb gazetarit Mariglen Bita, i cili trajton \u00e7\u00ebshtje ky\u00e7e t\u00eb funksionimit t\u00eb medias dhe sfidat profesionale q\u00eb e shoq\u00ebrojn\u00eb at\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Takimi tep\u00ebr miq\u00ebsor u p\u00ebrmbyll me angazhimin e t\u00eb dyja pal\u00ebve p\u00ebr forcimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe gazetar\u00ebve n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, duke u bazuar n\u00eb parimet e transparenc\u00ebs, respektit institucional dhe profesionalizmit.<\/em><\/p>\n\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/14\/lexojeni-per-zbavitje-ilir-proda-vleresohet-nga-nje-shoqate-gazetaresh-foto\/\">Lexojeni p\u00ebr zbavitje\/ Ilir Proda vler\u00ebsohet nga nj\u00eb shoqat\u00eb gazetar\u00ebsh (FOTO)<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Ilir Proda, nuk le rast pa u b\u00ebr\u00eb qesharak. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb bilancit n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit apo trafikut t\u00eb drog\u00ebs, prodhon lajme p\u00ebr t\u00eb ekspozuar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb delirin e tij e t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb ka pran\u00eb. S\u00eb fundi, Policia e Shtetit njofton se Ilir Proda \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35686","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35686","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35686"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35686\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35686"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35686"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35686"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}