{"id":35674,"date":"2025-08-14T14:51:37","date_gmt":"2025-08-14T14:51:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/14\/raporti-i-dash-per-shqiperine-shqetesuese-paraburgimi-i-zgjatur-dhe-vonesat-ne-sistemin-gjyqesor\/"},"modified":"2025-08-14T14:51:37","modified_gmt":"2025-08-14T14:51:37","slug":"raporti-i-dash-per-shqiperine-shqetesuese-paraburgimi-i-zgjatur-dhe-vonesat-ne-sistemin-gjyqesor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/14\/raporti-i-dash-per-shqiperine-shqetesuese-paraburgimi-i-zgjatur-dhe-vonesat-ne-sistemin-gjyqesor\/","title":{"rendered":"Raporti i DASH p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb: Shqet\u00ebsuese paraburgimi i zgjatur dhe vonesat n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor"},"content":{"rendered":"<p>Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e tij vjetor p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, p\u00ebrfshir\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr vitin 2024, ku theksohet se gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar nuk jan\u00eb sh\u00ebnuar ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas raportit, qeveria shqiptare ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr identifikimin dhe nd\u00ebshkimin e zyrtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb kryer shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Megjithat\u00eb, problemi i arrestimeve dhe paraburgimeve t\u00eb zgjatura pa akuza mbetet shqet\u00ebsues.<\/p>\n<p>Organizata t\u00eb pavarura si Avokati i Popullit dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit kan\u00eb evidentuar se periudha e gjat\u00eb e paraburgimit para gjykimit vazhdon t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb problem i vazhduesh\u00ebm. Ligji parashikon q\u00eb hetimet paraprake t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb brenda tre muajsh, me mund\u00ebsi zgjatjeje nga prokurori, nd\u00ebrsa paraburgimi nuk duhet t\u00eb zgjas\u00eb m\u00eb shum\u00eb se tre vjet. Megjithat\u00eb, mungesa e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, si dhe burimet e kufizuara, kan\u00eb vonuar procedurat penale.<\/p>\n<p>Raporti v\u00ebren se sistemi gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb i penguar nga menaxhimi i dob\u00ebt, mungesa e hap\u00ebsir\u00ebs dhe mungesa e avokat\u00ebve dhe d\u00ebshmitar\u00ebve n\u00eb seanca, duke ndikuar n\u00eb vonesa t\u00eb gjykimeve.<\/p>\n<p>\u201cLigji dhe kushtetuta ndalonin arrestimin dhe ndalimin arbitrar dhe parashikonin t\u00eb drejt\u00ebn e \u00e7do personi p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e arrestimit ose ndalimit t\u00eb tij n\u00eb gjykat\u00eb. Qeveria n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi i respektoi k\u00ebto k\u00ebrkesa. Ligji k\u00ebrkon q\u00eb shumica e hetimeve paraprake t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb brenda tre muajsh, por prokurori ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb zgjas\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb. Paraburgimi nuk duhet t\u00eb zgjas\u00eb m\u00eb shum\u00eb se tre vjet. Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme dhe Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Burgjeve (DPB), nuk \u00ebsht\u00eb raportuar asnj\u00eb rast ku personat t\u00eb jen\u00eb mbajtur p\u00ebrtej afateve t\u00eb parashikuara me ligj.<\/p>\n<p>Mungesa e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve vonoi procedurat penale. Burimet e kufizuara materiale, mungesa e hap\u00ebsir\u00ebs, menaxhimi i dob\u00ebt i kalendarit gjyq\u00ebsor, stafi i pamjaftuesh\u00ebm dhe mosparaqitja e avokat\u00ebve dhe d\u00ebshmitar\u00ebve gjithashtu e penguan sistemin gjyq\u00ebsor t\u00eb gjykonte \u00e7\u00ebshtjet n\u00eb koh\u00ebn e duhur. Sipas DPB-s\u00eb, procesi i verifikimit t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb e p\u00ebrkeq\u00ebsoi situat\u00ebn dhe \u00e7oi n\u00eb vende t\u00eb lira n\u00eb gjykata dhe prokurori\u201d, theksohet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>N\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes s\u00eb refugjat\u00ebve, n\u00eb raport shkruhet se Shqip\u00ebria ka bashk\u00ebpunuar me Zyr\u00ebn e Komisionerit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr Refugjat\u00ebt (UNHCR) dhe organizata t\u00eb tjera humanitare p\u00ebr t\u00eb siguruar ndihm\u00eb dhe mbrojtje p\u00ebr refugjat\u00ebt, azilk\u00ebrkuesit dhe personat e kthyer, duke monitoruar dhe p\u00ebrkrahur procesin e integrimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/raporti-i-dash-per-shqiperine-shqetesuese-paraburgimi-i-zgjatur-dhe-vonesat-ne-sistemin-gjyqesor\/\">Raporti i DASH p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb: Shqet\u00ebsuese paraburgimi i zgjatur dhe vonesat n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e tij vjetor p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, p\u00ebrfshir\u00eb dhe Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr vitin 2024, ku theksohet se gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar nuk jan\u00eb sh\u00ebnuar ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Sipas raportit, qeveria shqiptare ka nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr identifikimin dhe nd\u00ebshkimin e zyrtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb kryer [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35674","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35674","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35674"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35674\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35674"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35674"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35674"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}