{"id":35648,"date":"2025-08-14T12:49:29","date_gmt":"2025-08-14T12:49:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/14\/kush-e-ndezi-zjarrin\/"},"modified":"2025-08-14T12:49:29","modified_gmt":"2025-08-14T12:49:29","slug":"kush-e-ndezi-zjarrin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/14\/kush-e-ndezi-zjarrin\/","title":{"rendered":"Kush e ndezi zjarrin?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Aladin Stafa<\/p>\n<p>Dit\u00ebt e fundit Shqip\u00ebria po kalon nj\u00eb situat\u00eb emergjente t\u00eb krijuar nga zjarret, vatrat e t\u00eb cilave u p\u00ebrhap\u00ebn me shpejt\u00ebsi thuajse n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Nga veriu n\u00eb jug jan\u00eb raportuar dhjetra vatra zjarri, ku temperaturat e larta, era e fort\u00eb dhe terreni i v\u00ebshtir\u00eb i b\u00ebri akoma m\u00eb komplekse p\u00ebrpjekjet titanike p\u00ebr t\u2018i shuar ato.<\/p>\n<p>N\u00eb rajonin e jugut, zjarri arriti madje fare pran\u00eb zonave t\u00eb banuara duke nxitur autoritetet t\u00eb b\u00ebnin thirrje p\u00ebr evakuimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb banor\u00ebve. Edhe pse ndihma nga shtetet e tjera nuk ka munguar, alarmi konstant vazhdon t\u00eb mbetet i paevituesh\u00ebm. E si gjithmon\u00eb, situata t\u00eb tilla nxjerrin n\u00eb pah edhe mungesat n\u00eb sektor\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re se bashkit\u00eb kan\u00eb burime t\u00eb limituara n\u00eb personel ndihm\u00ebs por dhe logjistik\u00eb ndaj dhe theksohet e menj\u00ebhershme nevoja p\u00ebr ndryshim. Jo pa shkak, sjell kjo dhe nj\u00eb reagim t\u00eb ngadalt\u00eb dhe v\u00ebshtir\u00ebsi sidomos n\u00eb zonat e larta malore. Por nd\u00ebrhyrja n\u00eb k\u00ebto raste nuk duhet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm emergjente dhe afatshkurt\u00ebr por p\u00ebrkundrazi nevojitet nj\u00eb plan afatgjat\u00eb ku p\u00ebrfshihen trajnime t\u00eb vazhdueshme, pajisje moderne dhe rritje t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit publik. Shtojm\u00eb k\u00ebtu dhe nj\u00eb dukuri jo pak t\u00eb konsiderueshme; vendi yn\u00eb nuk e ka edukimin p\u00ebrkat\u00ebs profesional n\u00eb raste katastrofash natyrore. Pra, te ne nuk mungon vet\u00ebm logjistika. Tek ne mungon themeli baz\u00eb i k\u00ebtij formimi profesional nd\u00ebrsa n\u00eb vendet europiane krahasimi \u00ebsht\u00eb i pavend.   <\/p>\n<p>Por ka dhe nj\u00eb pik\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb fundme duke arsyetuar mbi k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe kjo mund t\u00eb jet\u00eb hallka m\u00eb problematike e k\u00ebtij zinxhiri parandalimi. Sic e dim\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, temperaturat e larta, that\u00ebsira dhe er\u00ebrat e forta jan\u00eb disa nga faktor\u00ebt natyror\u00eb q\u00eb krijojn\u00eb terren t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrhapjen e flak\u00ebve \u2013 por ne duhet t\u00eb shtrojm\u00eb p\u00ebr diskutim edhe nj\u00eb arsye tjet\u00ebr, jo m\u00eb pak t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, ndoshta nj\u00eb nga arsyet kryesore t\u00eb k\u00ebsaj katastrofe \u2013 dora e njeriut nga ku nis gjithcka.<\/p>\n<p>Vet\u00eb autoritetet kan\u00eb konfirmuar se disa vatra ndizen q\u00ebllimisht nd\u00ebrsa t\u00eb tjera nga pakujdesia. Rastet jan\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet q\u00eb nga djegia e mbeturinave n\u00eb oborret e sht\u00ebpive, pastrimi i tokave me flak\u00eb t\u00eb hapur e deri tek p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb liruar toka me shkas, shfryt\u00ebzimin e tyre p\u00ebr hap\u00ebsira t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Akte jo vet\u00ebm t\u00eb pamoralshme por edhe t\u00eb paligjshme me pasoja t\u00eb r\u00ebnda dhe t\u00eb menj\u00ebhershme duke nisur nga shkat\u00ebrrimi i pyjeve, zhdukja e habitateve, humbjet ekonomike (aq m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb burimin e t\u00eb ardhurave e fokuson tek turizmi) e deri te rreziku p\u00ebr jet\u00ebn. Por gjithashtu kjo pritet t\u00eb l\u00ebr\u00eb pasoja afatgjata q\u00eb nga toka e degraduar s\u00eb cil\u00ebs do t\u2018i duhen dekada p\u00ebr t\u2018u rigjeneruar, ulja e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ajrit dhe deri te nj\u00eb c\u2019balancim natyror klimatik.<\/p>\n<p>Ndaj te ne, banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij trualli, ngrihet pyetja me t\u00eb drejt\u00eb, si ne po e shohim natyr\u00ebn dhe se sa ne e duam vendin ton\u00eb. Edhe pse t\u00eb bekuar nga natyra, interesat ekonomike dhe drit\u00eb-shkurt\u00ebsia e njeriut sjell pandjeshm\u00ebrin\u00eb ndaj saj. Ne e shohim natyr\u00ebn si nj\u00eb penges\u00eb q\u00eb duhet pastruar p\u00ebr ta kthyer n\u00eb pasuri t\u00eb menj\u00ebhershme duke mos mundur dot ta ruajm\u00eb dhe ta respektojm\u00eb at\u00eb. E p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb vende t\u00eb vogla si Shqip\u00ebria cdo zon\u00eb e djegur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humbje e ndjeshme p\u00ebr biodiversitetin dhe trash\u00ebgimin\u00eb natyrore.<\/p>\n<p>Problemi nuk q\u00ebndron vet\u00ebm n\u00eb aspektin ligjor por dhe at\u00eb ekonomik e kulturor t\u00eb tij. Fenomeni do t\u00eb vazhdoje p\u00ebr sa koh\u00eb kjo situat\u00eb sjell perfitim personal t\u00eb shpejt\u00eb dhe nd\u00ebshkimi \u00ebsht\u00eb i pak\u00ebt ose i leht\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb, natyra nuk merr vler\u00eb sa \u00ebsht\u00eb \u201cgjall\u00eb\u201c por vet\u00ebm kur digjet. Paradoksi m\u00eb i madh i lidhjes s\u00eb njeriut me natyr\u00ebn- kur burimi i jet\u00ebs shihet si penges\u00eb p\u00ebr fitim. N\u00eb fund humbja \u00ebsht\u00eb kolektive dhe e mira private.<\/p>\n<p>Andaj plani p\u00ebr parandalim duhet t\u00eb nis\u00eb menj\u00ebher\u00eb- forcimi i ligjit, rritja e nd\u00ebshkimit dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, edukimi dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi shoq\u00ebror- p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb sjellje t\u00eb papranueshme. N\u00eb fund t\u00eb fundit, pyjet nuk jan\u00eb thjesht pem\u00eb dhe hije, e fushat nuk jan\u00eb vet\u00ebm sip\u00ebrfaqe toke. Ato mbartin histori e rr\u00ebnj\u00eb q\u00eb na lidhin fort me vendin ton\u00eb. Djegia e tyre con n\u00eb djegien e nj\u00eb pjese t\u00eb asaj q\u00eb jemi.<\/p>\n<p>T\u00eb mbrosh natyr\u00ebn nuk duhet t\u00eb shihet si luks por si nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e detyr\u00eb ndaj vetes dhe brezave q\u00eb vijn\u00eb. Patriotizmi i tepruar nuk duhet t\u00eb shpaloset vet\u00ebm n\u00eb festa apo ndeshje futbolli por padiskutim n\u00eb situata t\u00eb tilla ku dashuria ndaj vendit duhet t\u00eb prevaloj\u00eb interesat tona personale. Duaje tok\u00ebn, ajrin, ujin e pyjet p\u00ebr t\u00eb mos pasur cdo stin\u00eb vere kronika lajmesh me flak\u00eb, tym e pamje t\u00eb tilla apokaliptike n\u00eb territorin shqiptar!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/kush-e-ndezi-zjarrin\/\">Kush e ndezi zjarrin?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Aladin Stafa Dit\u00ebt e fundit Shqip\u00ebria po kalon nj\u00eb situat\u00eb emergjente t\u00eb krijuar nga zjarret, vatrat e t\u00eb cilave u p\u00ebrhap\u00ebn me shpejt\u00ebsi thuajse n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin. Nga veriu n\u00eb jug jan\u00eb raportuar dhjetra vatra zjarri, ku temperaturat e larta, era e fort\u00eb dhe terreni i v\u00ebshtir\u00eb i b\u00ebri akoma m\u00eb komplekse p\u00ebrpjekjet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35648","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35648","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35648"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35648\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35648"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35648"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35648"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}