{"id":35634,"date":"2025-08-14T11:55:31","date_gmt":"2025-08-14T11:55:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/14\/tre-gjigante-te-letersise-dhe-nje-date-e-perbashket\/"},"modified":"2025-08-14T11:55:31","modified_gmt":"2025-08-14T11:55:31","slug":"tre-gjigante-te-letersise-dhe-nje-date-e-perbashket","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/14\/tre-gjigante-te-letersise-dhe-nje-date-e-perbashket\/","title":{"rendered":"Tre gjigant\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe nj\u00eb dat\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli<\/p>\n<p>Elias Canetti, Czes\u0142aw Mi\u0142osz dhe Bertolt Brecht kan\u00eb nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: t\u00eb tre kan\u00eb vdekur m\u00eb 14 gusht. Canetti m\u00eb 1994, Mi\u0142osz m\u00eb 2004 dhe Brecht m\u00eb 1956. N\u00eb vijim disa t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr k\u00ebta autor\u00eb dhe lidhjet e t\u00ebrthorta me bot\u00ebn shqiptare.<\/p>\n<p>Elias Canetti ishte hebre. U lind n\u00eb Bullgari. M\u00eb sakt\u00eb: n\u00eb Rus\u00e7uk (ose Ruse). N\u00eb kujtimet e tij e p\u00ebrshkruan pazarin e Rus\u00e7ukut; mes shum\u00eb tregtar\u00ebve p\u00ebrmend edhe shqiptar\u00ebt. N\u00eb biografin\u00eb e Canettit reflektohet krejt historia e shekullit 20-t\u00eb: ai ishte hebre me origjin\u00eb, bullgar sepse u lind (m\u00eb 1905) n\u00eb Principat\u00ebn e Bullgaris\u00eb e cila i n\u00ebnshtrohej sovranitetit t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, rrjedhimisht Canetti ishte shtetas osman (si \u2013 p\u00ebr shembull \u2013 Eqrem Bej Vlora). M\u00eb 1911, nj\u00eb vit para kolapsit t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane n\u00eb Ballkan, familja Canetti emigroi n\u00eb Manchester t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe; atje an\u00ebtar\u00ebt e familjes Canetti shkuan \u201cme pasaporta turke\u201d, si\u00e7 tregon Canetti. Atje Canetti mori shtet\u00ebsin\u00eb britanike. M\u00eb 1912 Canett\u00ebt u shp\u00ebrngul\u00ebn n\u00eb Vjen\u00eb. M\u00eb 1916 ata erdh\u00ebn n\u00eb Z\u00fcrich, n\u00eb Zvicr\u00ebn neutrale. N\u00eb Z\u00fcrich, n\u00eb varrezat Fluntern, \u00ebsht\u00eb i varrosur Elias Canetti. Pran\u00eb James Joycit, shkrimtarit t\u00eb madh irlandez.<\/p>\n<p>Cantetti u shp\u00ebrblye me \u00e7mimin Nobel p\u00ebr Let\u00ebrsi m\u00eb 1981. N\u00eb librin e tij \u201cGjuh\u00eb e shp\u00ebtuar. Histori e nj\u00eb rinie\u201d Canetti shkruan: \u201cKur dikush udh\u00ebtonte Danubit p\u00ebrpjet\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb, thuhej se ai po shkon n\u00eb Europ\u00eb, Europa fillonte aty ku dikur kishte p\u00ebrfunduar perandoria turke\u201d.<\/p>\n<p>Si erdh\u00ebn Canett\u00ebt n\u00eb Bullgari? N\u00eb shekullin e 15-t\u00eb Spanja e krishter\u00eb i p\u00ebrndoqi hebrenjt\u00eb (sefard\u00ebt, si\u00e7 quheshin hebrenjt\u00eb e Spanj\u00ebs). Perandoria Osmane i pranoi krah\u00ebhapur rreth 150 mij\u00eb hebrenj. Sulltan Bajaziti i II-t\u00eb, i njohur me nofk\u00ebn \u201cI Drejti\u201d, u tall me mbret\u00ebrit e Spanj\u00ebs duke th\u00ebn\u00eb se duke i d\u00ebbuar hebrenjt\u00eb i kan\u00eb varf\u00ebruar vendet e tyre dhe e kan\u00eb pasuruar Perandorin\u00eb Osmane.<\/p>\n<p>Me poezit\u00eb e tij Czes\u0142aw Mi\u0142osz ka ndihmuar n\u00eb rr\u00ebzimin e komunizmit n\u00eb Poloni. Si Canetti edhe ky \u00ebsht\u00eb nobelist i let\u00ebrsis\u00eb, i shp\u00ebrblyer nj\u00eb vit para Canettit. M\u00eb 1951 ky autor polak emigroi n\u00eb Franc\u00eb. M\u00eb von\u00eb ligj\u00ebroi si profesor n\u00eb Berkeley dhe Harvard.<\/p>\n<p>\u201cKa nj\u00eb lloj insekti q\u00eb thumbon larvat e insekteve t\u00eb tjera dhe u injekton nj\u00eb helm\u201d, shkruan Mi\u0142osz. \u201cLarvat e trajtuara k\u00ebshtu vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb, megjith\u00ebse jan\u00eb t\u00eb paralizuara. N\u00eb trupat e tyre insektet helmuese vendosin tani vez\u00ebt e tyre, dhe trupi i larvave u sh\u00ebrben brezit t\u00eb ri si nj\u00eb depo e gjall\u00eb ushqimi. N\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme, shpirtit t\u00eb njeriut n\u00eb demokracit\u00eb popullore i injektohet nj\u00eb mjet narkotizues: ky \u00ebsht\u00eb materializmi dialektik. Kur mendja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpunuar, aty vendosen vez\u00ebt e interpretimit stalinist. N\u00ebse je tashm\u00eb marksist, i thuhet pacientit, duhet t\u00eb jesh edhe stalinist, sepse jasht\u00eb stalinizmit nuk ka marksiz\u00ebm.\u201d<\/p>\n<p>Te libri \u201cMendja e rob\u00ebruar\u201d, i p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip nga Bashkim Shehu, Mi\u0142osz shkruan: \u201cFatet e librit kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ndryshme nga nj\u00eb vend n\u00eb tjetrin. I ftuar n\u00eb Festivalin e Poezis\u00eb n\u00eb Roterdam n\u00eb vitin 1970, zbulova i habitur nga nj\u00eb grup poet\u00ebsh indonezian\u00eb se isha heroi i tyre. I pyeta se si \u00ebsht\u00eb e mundur nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ata jan\u00eb n\u00ebn thundr\u00ebn e diktatur\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb. M\u2019u p\u00ebrgjigjen: \u2018Kjo pak r\u00ebnd\u00ebsi ka. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb k\u00ebtij dallimi, gjith\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj\u2019. Libri, i p\u00ebrkthyer n\u00eb serbisht, u botua n\u00eb Beograd von\u00eb, n\u00eb vitet tet\u00ebdhjet\u00eb, dhe u kthye n\u00eb bestseller. Meqen\u00ebse kam qen\u00eb d\u00ebshmitar se si miqt\u00eb e mi t\u00eb atjesh\u00ebm ishin ftohur me komunizmin, p\u00ebr t\u00eb r\u00ebn\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb nacionaliz\u00ebm, e kam ndjekur me shqet\u00ebsim t\u00eb madh luft\u00ebn n\u00eb Bosnj\u00eb dhe nuk e kam fshehur q\u00ebndrimin tim ndaj agresionit serb, duke u shprehur se p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb e mbajn\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb ata njer\u00ebz t\u00eb pen\u00ebs q\u00eb hodh\u00ebn parull\u00ebn e Serbis\u00eb s\u00eb Madhe\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb agresionit serb kund\u00ebr Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs, n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1993, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb Berkeley, Mi\u0142osz shkroi poezin\u00eb \u201cSarajeva\u201d, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Josif Brodski \u2013 edhe ky nobelist nga viti 1987 \u2013 e quajti \u201cpoet t\u00eb kujtes\u00ebs\u201d. Poezia u botua p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb javoren polake \u201cTygodnik Powszechny\u201d, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin muaj kur edhe u shkrua.<\/p>\n<p>Lidhur me luft\u00ebn e Kosov\u00ebs, Mi\u0142osz i tha revist\u00ebs progresive amerikane \u201cSalon\u201d: \u201cE gjith\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje po vazhdon tashm\u00eb prej 10 vitesh. Ajo q\u00eb serb\u00ebt po b\u00ebnin n\u00eb Bosnj\u00eb \u2013 spastrimi etnik dhe mizori t\u00eb tjera \u2013 e acaroi opinionin n\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore dhe n\u00eb Shtetet e Bashkuara, sepse ekzistonte nj\u00eb ndjenj\u00eb pafuqie dhe frustrimi t\u00eb madh p\u00ebrball\u00eb \u00e7njer\u00ebzores s\u00eb krimeve masive. Besoj se veprimet e NATO-s jan\u00eb moralisht, absolutisht t\u00eb justifikuara, p\u00ebrve\u00e7se ndoshta, kur dikush \u00ebsht\u00eb i frustruar p\u00ebr shum\u00eb vite, mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb gabime nga frustrimi. Kam shkruar nj\u00eb poezi p\u00ebr Sarajev\u00ebn, duke paralajm\u00ebruar se mosveprimi \u2013 n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, mosveprimi i Europ\u00ebs Per\u00ebndimore p\u00ebr t\u00eb parandaluar krimet \u2013 mund t\u00eb nd\u00ebshkohet nga fati. Nuk e di n\u00ebse bombardimi ishte zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb. Por p\u00ebrgjegj\u00ebsia e serb\u00ebve p\u00ebr krimet duhet t\u00eb kuptohet qart\u00eb. Millosheviqi, pa dyshim, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr krimet m\u00eb t\u00eb tmerrshme, t\u00eb cilat praktikisht barazohen me krimet e kryera nga nazist\u00ebt\u201d.=<\/p>\n<p>E kund\u00ebrta e Czes\u0142aw Mi\u0142oszit \u00ebsht\u00eb Bertolt Brecht \u2013 nga antikomunist\u00ebt p\u00ebrher\u00eb i dyshuar si komunist. Bertolt Brecht u lind m\u00eb 10 shkurt 1898 n\u00eb Augsburg dhe vdiq m\u00eb 14 gusht 1956 n\u00eb Berlin. Nga viti 1917 deri m\u00eb 1918 ai studioi shkencat natyrore, mjek\u00ebsi dhe let\u00ebrsi n\u00eb Universitetin Ludwig-Maximilian t\u00eb M\u00fcnchenit. Megjithat\u00eb, studimet iu desh t\u2019i nd\u00ebrpriste q\u00eb n\u00eb vitin 1918, pasi u caktua si ushtar sanitar n\u00eb nj\u00eb spital ushtarak n\u00eb Augsburg. Q\u00eb gjat\u00eb studimeve, Brecht filloi t\u00eb shkruante pjes\u00eb teatrale.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 1922 ai punoi si dramaturg n\u00eb teatrin \u201cM\u00fcnchener Kammerspiele\u201d. Nga viti 1924 deri m\u00eb 1926 ishte regjisor n\u00eb Teatrin Gjerman t\u00eb Max Reinhardtit n\u00eb Berlin. Max Reinhardt konsiderohet si zbulues i aktorit me origjin\u00eb shqiptare, Aleksand\u00ebr Moisiut. N\u00eb vitin 1933, Brecht u largua nga Berlini s\u00eb bashku me familjen dhe miqt\u00eb e tij, duke u arratisur n\u00ebp\u00ebrmjet Prag\u00ebs, Vjen\u00ebs dhe Z\u00fcrichut drejt Danimark\u00ebs, m\u00eb pas n\u00eb Suedi, Finland\u00eb dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Krahas dramave, Brecht shkroi edhe artikuj p\u00ebr disa revista t\u00eb emigrant\u00ebve n\u00eb Prag\u00eb, Paris dhe Amsterdam. N\u00eb vitin 1948, ai u kthye nga m\u00ebrgimi n\u00eb Berlin, ku deri n\u00eb vdekjen e tij punoi si autor dhe regjisor, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij botuese \u201cSuhrkamp\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e jet\u00ebs si emigrant Brecht ka shkruar: \u201cPasaporta \u00ebsht\u00eb pjesa m\u00eb fisnike e njeriut. Ajo nuk krijohet aq leht\u00eb si njeriu. Nj\u00eb njeri mund t\u00eb krijohet kudo, n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb mendjeleht\u00eb dhe pa ndonj\u00eb arsye t\u00eb men\u00e7ur, nd\u00ebrsa nj\u00eb pasaport\u00eb kurr\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr pasaporta pranohet, kur \u00ebsht\u00eb e mir\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb njeri mund t\u00eb jet\u00eb i mir\u00eb, por prap\u00ebseprap\u00eb nuk pranohet\u201d. N\u00eb shqip p\u00ebrkthyesi m\u00eb brilant i Brechtit \u00ebsht\u00eb mbase Robert Shvarci, nj\u00eb hebre q\u00eb iku nga Sarajeva dhe gjeti streh\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.\/ A2 Televizion<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/tre-gjigante-te-letersise-dhe-nje-date-e-perbashket\/\">Tre gjigant\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe nj\u00eb dat\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli Elias Canetti, Czes\u0142aw Mi\u0142osz dhe Bertolt Brecht kan\u00eb nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt: t\u00eb tre kan\u00eb vdekur m\u00eb 14 gusht. Canetti m\u00eb 1994, Mi\u0142osz m\u00eb 2004 dhe Brecht m\u00eb 1956. N\u00eb vijim disa t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr k\u00ebta autor\u00eb dhe lidhjet e t\u00ebrthorta me bot\u00ebn shqiptare. Elias Canetti ishte hebre. U lind n\u00eb Bullgari. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35634","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35634","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35634"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35634\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35634"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35634"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35634"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}