{"id":35612,"date":"2025-08-14T09:48:49","date_gmt":"2025-08-14T09:48:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/14\/deklaratat-qe-rama-i-ka-harruar-kur-ishte-ne-opozite-akuzonte-qeverine-per-zjarret-2\/"},"modified":"2025-08-14T09:48:49","modified_gmt":"2025-08-14T09:48:49","slug":"deklaratat-qe-rama-i-ka-harruar-kur-ishte-ne-opozite-akuzonte-qeverine-per-zjarret-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/14\/deklaratat-qe-rama-i-ka-harruar-kur-ishte-ne-opozite-akuzonte-qeverine-per-zjarret-2\/","title":{"rendered":"Deklaratat q\u00eb Rama i ka harruar\/ Kur ishte n\u00eb opozit\u00eb akuzonte qeverin\u00eb p\u00ebr zjarret"},"content":{"rendered":"<p>Ishte gushti i larg\u00ebt i 2012-\u00ebs. Vap\u00eb, nj\u00eblloj si tani 13 vjet m\u00eb pas, por po nj\u00eblloj kishte edhe nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga zjarret q\u00eb kishin shp\u00ebrthyer nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e vendit. Ajo q\u00eb ishte ndryshe ishte se n\u00eb qeveri ishte kryeminist\u00ebr Sali Berisha nd\u00ebrsa kryetar i Partis\u00eb Socialiste n\u00eb opozit\u00eb ishte Edi Rama. Sot duket si nj\u00eb rokad\u00eb n\u00ebse l\u00eb m\u00ebnjan\u00eb gjith\u00eb ato zhvillime q\u00eb kan\u00eb ndodhur midis.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb, kur dihet q\u00eb edhe mund\u00ebsit\u00eb ishin edhe m\u00eb t\u00eb pakta, kreu i opozit\u00ebs akuzonte ashp\u00ebr qeverin\u00eb p\u00ebr situat\u00ebn. Edi Rama ndoshta harron, por interneti jo. Nga nj\u00eb k\u00ebrkim q\u00eb lapsi.al b\u00ebri online gjeti disa \u201ccic\u00ebrima\u201d t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb Twitter-in e asaj kohe ku shkruante se vet\u00ebm gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb Sali Berish\u00ebs ishin humbur sip\u00ebrfaqe t\u00eb konsiderueshme pyjesh p\u00ebr shkak t\u00eb keqqeverisjes.<\/p>\n<p><em>\u201cShqip\u00ebria digjet, kryeministri krihet!\u201d<\/em>\u2013 \u00ebsht\u00eb ende online komenti i kreut t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb asaj kohe n\u00eb lidhje me situat\u00ebn e zjarreve n\u00eb vend duke shtuar:\u00a0<em>\u201cSaliu sapo inauguroi p\u00ebr t\u00eb disat\u00ebn her\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn rrug\u00eb buz\u00eb Dajtit dhe pas kurrizit te tij kishte faqen e malit te djegur para pak jav\u00ebsh\u201d-<\/em>\u00a0shkruante Rama n\u00eb profilin e tij n\u00eb Twitter.<\/p>\n<p>Ai n\u00ebnvizonte se\u00a0<em>\u201cn\u00eb 7 vjet vendi ka humbur nga zjarret e abuzimet e pafundme aq shum\u00eb sip\u00ebrfaqe pyjore sa s`ka humbur n\u00eb 100 vjet shtet t\u00eb marra s\u00eb bashku\u201d.<\/em><\/p>\n<p><strong>Po sot?<\/strong><\/p>\n<p>Sot q\u00eb ka 13 vjet n\u00eb qeveri, m\u00eb gjat\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb paraardh\u00ebsit e tij dhe kur pretendon se e ka afruar Shqi\u00ebprin\u00eb me BE-n\u00eb, Rama gjen t\u00eb gjitha justifikimet p\u00ebr t\u00eb mos bler\u00eb avion\u00eb kund\u00ebr zjarreve apo p\u00ebr t\u00eb mos investuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sistemin zjarrfik\u00ebs, efekt\u00ebv\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve gjendjen shpesh n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb pajsjeve t\u00eb domosdoshme. N\u00eb nj\u00eb koment t\u00eb gjat\u00eb nga vila qeveritare e Dh\u00ebrmiut ku po kalon pushimet, tashm\u00eb n\u00eb \u201cX\u201d (Twitter i dikursh\u00ebm), Rama thoshte se edhe po t\u00eb blinin avion\u00eb p\u00ebr shuarjen e zjarreve, nuk do t\u00eb kishte zgjidhje t\u00eb situat\u00ebs.<\/p>\n<p><em>\u201cKa shp\u00ebrthyer nj\u00eb debat pse nuk blen Shqip\u00ebria avion\u00eb zjarrfik\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka ca llogari q\u00eb duhen b\u00ebr\u00eb dhe zjarret e dit\u00ebve t\u00eb fundit nuk jan\u00eb assesi \u00e7\u00ebshtje e nj\u00eb apo dy apo edhe tre avion\u00ebsh! Dakord, mir\u00eb do ishte t\u2019i kishim, por\u2026<\/em><\/p>\n<p><em>Duke i siguruar t\u00eb gjith\u00eb se kemi k\u00ebto dit\u00eb mjete nga ajri m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do vit m\u00eb par\u00eb, fal\u00eb flot\u00ebs son\u00eb dhe mb\u00ebshtetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe, i ftoj t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ngren\u00eb nj\u00eb pyetje: Po fqinj\u00ebt tan\u00eb, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, q\u00eb po p\u00ebrc\u00ebllohen m\u00eb keq se \u00e7\u2019do vit tjet\u00ebr kan\u00eb vall\u00eb munges\u00eb avion\u00ebsh?!<\/em><\/p>\n<p><em>Ja nj\u00eb informacion bazuar n\u00eb referencat e vet\u00eb shtypit grek p\u00ebr Greqin\u00eb p\u00ebr shembull:\u00a0Greqia ka nj\u00eb flot\u00eb ajrore totale prej 77 avion\u00ebsh zjarrfik\u00ebs; helikopter\u00eb jan\u00eb pakashum\u00eb 20; automjete t\u00eb tjera af\u00ebrsisht 3,500 dhe zjarrfik\u00ebse t\u00eb t\u00eb gjitha llojeve e funksioneve.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra, e th\u00ebn\u00eb thjesht\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb aq m\u00eb mir\u00eb padiskutim, por prap\u00ebseprap\u00eb kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet, t\u00eb cilat jan\u00eb disa, jan\u00eb nj\u00ebsoj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shtetet q\u00eb po i vuajn\u00eb zjarret k\u00ebt\u00eb sezon (disa shum\u00eb m\u00eb keq se ne meq\u00eb ra fjala) dhe jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb komplekse se sa duken kur num\u00ebron avion\u00ebt\u201d<\/em>\u00a0\u2013 shkruan tani Rama q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qeveri.<\/p>\n<div class=\"twitter-tweet twitter-tweet-rendered\"><\/div>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrgjegj\u00ebs piroman\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt i k\u00ebrc\u00ebnonte me d\u00ebnime t\u00eb ngjashme me ato p\u00ebr vrasje n\u00eb Kodin Penal.<\/p>\n<p><strong>Bilanci<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk ka nj\u00eb arkiv t\u00eb dh\u00ebnash t\u00eb publikuara mbi zjarret dhe d\u00ebmet e shkaktuara n\u00eb sip\u00ebrfaqet pyjore. Por sistemi europian i informacionit p\u00ebr zjarret n\u00eb pyje jep nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave duke nisur nga viti 2006, t\u00eb cilat d\u00ebshmojn\u00eb se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet e rajonit q\u00eb \u00ebsht\u00eb prekur m\u00eb shum\u00eb nga zjarret n\u00eb sip\u00ebrfaqet pyjore.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb regjistruara prej tij, rekordin e mban viti 2007 me 163 zjarre dhe 127 491 hektar\u00eb pyje t\u00eb djegura. Pas tij renditen viti 2011, 2012 dhe viti 2017. Viti 2024 renditet n\u00eb vendin e pest\u00eb p\u00ebr numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb zjarreve dhe sip\u00ebrfaqeve pyjore t\u00eb djegura.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr 2025-\u00ebn nuk kan\u00eb dal\u00eb ende, por k\u00ebt\u00eb 13 gusht, sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes pati 64 vatra zjarri n\u00eb 24 or\u00eb, nga t\u00eb cilat 24 vatra zjarri jan\u00eb ende aktive.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, nga nj\u00eb bilanc paraprak, deri tani viti 2025 rezulton m\u00eb i keqi p\u00ebr zjarret pasi num\u00ebrohen mbi 45 mij\u00eb hektar\u00eb sip\u00ebrfaqe t\u00eb djegura pa llogaritur dhjet\u00ebta sht\u00ebpi n\u00eb Gramsh, Delvin\u00eb dhe Poli\u00e7an si dhe bag\u00ebti dhe pem\u00eb frutore.<\/p>\n<p>Sipas EFFIS, n\u00eb 18 vite t e fundit, zjarret kan\u00eb prekur 1529 zona pyjore duke djegur 446 513 hektar\u00eb pyje, nj\u00eb sasi kjo e konsiderueshme p\u00ebr nj\u00eb vend t\u00eb vog\u00ebl si Shqip\u00ebria. Qarqet m\u00eb t\u00eb prekura jan\u00eb ai i Vlor\u00ebs, pasuar nga Qarku i Shkodr\u00ebs, i Lezh\u00ebs, Kuk\u00ebsit, Gjirokastr\u00ebs dhe Dibr\u00ebs. Nd\u00ebrsa, qarqet m\u00eb pak t\u00eb prekura nga zjarret n\u00eb pyje jan\u00eb Qarku i Elbasanit, pasuar nga Qarku i Beratit.<\/p>\n<p><strong>\/<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/13\/deklaratat-qe-rama-i-ka-harruar-kur-ishte-ne-opozite-akuzonte-qeverine-per-zjarret\/\">LAPSI.al\/<\/a><\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/deklaratat-qe-rama-i-ka-harruar-kur-ishte-ne-opozite-akuzonte-qeverine-per-zjarret\/\">Deklaratat q\u00eb Rama i ka harruar\/ Kur ishte n\u00eb opozit\u00eb akuzonte qeverin\u00eb p\u00ebr zjarret<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ishte gushti i larg\u00ebt i 2012-\u00ebs. Vap\u00eb, nj\u00eblloj si tani 13 vjet m\u00eb pas, por po nj\u00eblloj kishte edhe nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb nga zjarret q\u00eb kishin shp\u00ebrthyer nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e vendit. Ajo q\u00eb ishte ndryshe ishte se n\u00eb qeveri ishte kryeminist\u00ebr Sali Berisha nd\u00ebrsa kryetar i Partis\u00eb Socialiste n\u00eb opozit\u00eb ishte Edi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35612","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35612","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35612"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35612\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35612"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35612"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35612"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}