{"id":35558,"date":"2025-08-13T19:54:43","date_gmt":"2025-08-13T19:54:43","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/13\/ana-bolena-e-anglise-me-origjine-nga-vlora-historianet-dhe-studiuesit-ne-gjurmet-e-gruas-se-mbretit-henri-viii\/"},"modified":"2025-08-13T19:54:43","modified_gmt":"2025-08-13T19:54:43","slug":"ana-bolena-e-anglise-me-origjine-nga-vlora-historianet-dhe-studiuesit-ne-gjurmet-e-gruas-se-mbretit-henri-viii","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/13\/ana-bolena-e-anglise-me-origjine-nga-vlora-historianet-dhe-studiuesit-ne-gjurmet-e-gruas-se-mbretit-henri-viii\/","title":{"rendered":"Ana Bolena e Anglis\u00eb me origjin\u00eb nga Vlora? Historian\u00ebt dhe studiuesit n\u00eb gjurm\u00ebt e gruas s\u00eb Mbretit Henri VIII"},"content":{"rendered":"<p>Nga Kujtim Bori\u00e7i <\/p>\n<p>Duket si p\u00ebrrall\u00eb, por vjen n\u00ebn firm\u00ebn e nj\u00eb prej studiuesve m\u00eb t\u00eb njohur italian\u00eb, Eucardio Momiglianos. I njohur p\u00ebr disa biografi figurash historike, Momigliano n\u00eb vepr\u00ebn e fundit flet p\u00ebr Anna Bolen\u00ebn, ish-mbret\u00ebresh\u00ebn e Anglis\u00eb, gruan e Henrikut VIII. Libri u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb lexuesve para disa koh\u00ebsh n\u00eb shqip, nga studiuesi e p\u00ebrkthyesi i njohur, Petrit Velaj. Ky lib\u00ebr p\u00ebr Bolen\u00ebn, p\u00ebrtej faktit q\u00eb sjell detaje historike interesante t\u00eb \u201cnj\u00eb vajze t\u00eb bukur e t\u00eb thjesht\u00eb, q\u00eb i rr\u00ebmben zemr\u00ebn mbretit anglez\u201d, p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt ka interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr versionin e origjin\u00ebs s\u00eb mbret\u00ebresh\u00ebs An\u00eb: Bolena e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Fillimisht pranohet nga autori se Anna, nuk \u00ebsht\u00eb angleze. Por m\u00ebnyra e jetes\u00ebs, sjellja e saj tipike shqiptare, debatet e fundit me Henrikun VII-t\u00eb para ekzekutimit dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb argumentesh t\u00eb tjera, jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb \u201cversionit shqiptar\u201d t\u00eb Ann\u00ebs. Pro k\u00ebtij versioni t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb saj jan\u00eb studiuesi (nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe p\u00ebrkthyesi i librit) Velaj, Dr. Makbule \u00c7e\u00e7o, historiani Ruzhdi Bajrami etj..<\/p>\n<p>Por dekada m\u00eb par\u00eb, si\u00e7 pasqyrohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, origjin\u00ebn shqiptare t\u00eb ish-mbret\u00ebresh\u00ebs angleze q\u00eb la pas dy vajza, e kan\u00eb pohuar edhe Foto Dhimit\u00ebr Bala, Engj\u00ebll \u00c7oba, Dr. Xhevat Kor\u00e7a, Prof. Emin Haxhiademi, Hysni Alimerko, Pad\u00ebr Pjet\u00ebr M\u00ebshkalla, Dom Mikel Koliqi e, deri te studiuesi i njohur i dekad\u00ebs s\u00eb tret\u00eb t\u00eb shekullit XX0t\u00eb, Karlo Bonardi. A \u00ebsht\u00eb shqiptare Anna Bolena? P\u00ebrkthyesi Velaj, q\u00eb sjell n\u00eb shqip \u201cAnna Bolena, mbret\u00ebresha e Anglis\u00eb\u201d, e disa studiues t\u00eb tjer\u00eb me shkrimet q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr, me argumentet q\u00eb sjellin, thon\u00eb; \u201cpo\u201d. Gjithsesi, mbetet nj\u00eb tez\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon studime t\u00eb plota.<\/p>\n<p>Heinrih VIII-t\u00eb ka lindur me 28 qershor 1491 n\u00eb Greenwich; ka vdekur me 28. Janar 1547 n\u00eb Lond\u00ebr. Anna Bolena ishte gruaja e dyt\u00eb e Mbretit Heinrih VIII nga gjasht\u00eb grat sa kishte pasur Mbreti Heinrih, nj\u00ebherit Anna Bolena ishte n\u00ebna e Mbret\u00ebresh\u00ebs s\u00eb m\u00eb vonshme Elisabeth I-r\u00eb. Elisabeth I-r\u00eb e lindur me 1533, nd\u00ebrsa ka vdekur me 1603. Elisabeth I-r\u00eb ishte Mbret\u00ebresh\u00eb e Anglis\u00eb, n\u00eb vitet 1558\u20131603.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga libri i Eucardio Momigliano<\/p>\n<p>\u2026.Tomaso (Thoma) Bolena at\u00eb mbr\u00ebmje kishte shoq\u00ebruar n\u00eb fest\u00eb t\u00eb bij\u00ebn Anna. Sapo e pa, mbreti (Henriku VIII) iu afrua dhe i foli, madje ai e ftoi p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrcyer. Kjo nuk kishte asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7uditur. Anna kishte koh\u00eb q\u00eb u mungonte festimeve t\u00eb oborrit Wosley (njeriu i par\u00eb pran\u00eb Mbretit e q\u00eb drejtonte vendin) v\u00ebshtronte me k\u00ebnaq\u00ebsi se si Mbreti ishte i haresh\u00ebm, gazmor dhe i ndezur. Ai meditonte projektet e tij politike. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte hyr\u00eb pa r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy n\u00eb sallat e k\u00ebshtjell\u00ebs s\u00eb Batersi padroni m\u00eb despotik, pra, qe rasti ku me nj\u00eb xhiro t\u00eb k\u00ebrcimit t\u00eb mbretit me nj\u00eb vajz\u00eb kaq t\u00eb re, filloi t\u00eb thurej fati i ri i mbar\u00eb Anglis\u00eb\u2026!<\/p>\n<p>Nj\u00eb m\u00ebngjes Mbreti thirri kardinalin. I foli rreth divorcit me t\u00eb shoqen. Djers\u00eb t\u00eb ftohta ia mbulonin zemr\u00ebn e trupin e tij. Wolsey po heshte. Pastaj Mbreti shtoi duke i th\u00ebn\u00eb Wosleyt se e kishte zgjedhur tashm\u00eb gruan q\u00eb do t\u00eb merrte. Ajo ishte e bija e Tomasso Bolen\u00ebs, Anna. Wosley dukej sikur ra p\u00ebrmbys p\u00ebrpara k\u00ebsaj goditjeje t\u00eb papritur. Ai u \u00e7ua dhe papritur u hodh te k\u00ebmb\u00ebt e Mbretit dhe q\u00ebndroi ashtu nj\u00eb or\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb, duke qar\u00eb dhe duke iu lutur.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb absurditet dhe nj\u00eb marri e papar\u00eb. Kjo pun\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrthenin t\u00ebr\u00eb vargonjt\u00eb e urrejtjes s\u00eb Evrop\u00ebs mbar\u00eb, t\u00eb perandorit dhe t\u00eb Pap\u00ebs, t\u00eb Luterit dhe t\u00eb gjith\u00eb katolik\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb kapri\u00e7io t\u00eb vetme dashurie. Mbreti po e d\u00ebgjonte me v\u00ebmendje. Wosley nuk po i bindej.<\/p>\n<p>\u2026 Enriku VIII-t\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuruar marr\u00ebzisht dhe \u00ebsht\u00eb i lumtur q\u00eb Anna i ka th\u00ebn\u00eb se e dashuron. Por p\u00ebr nj\u00eb pudator, p\u00ebr nj\u00eb mbret grabit\u00ebs zemrash, kjo lumturi krejt shpirt\u00ebrore nuk mjafton. Ai i lutet k\u00ebsaj gruaje q\u00eb vet\u00ebm trupi i saj kaq shum\u00eb i d\u00ebshiruar, mund t\u00eb jap\u00eb prov\u00ebn supreme t\u00eb nj\u00eb dashurie t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u2026 Nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjja: \u201cE dashura juaj kurrsesi, kur\u00ebn e kur\u00ebs, kurse gruaja jote po, n\u00eb qoft\u00eb se ju d\u00ebshironi!\u201d\u2026<\/p>\n<p>Rruga drejt fronit t\u00eb Anglis\u00eb ishte e ngadalt\u00eb; me nj\u00eb fjal\u00eb, kjo rrug\u00eb duhej p\u00ebrshkruar dal\u00ebngadal\u00eb. Emri i Anna Bolen\u00ebs deri tani ka qen\u00eb sinonim i skandalit dhe i ambicionit, por Enriku VIII-t\u00eb ka vendosur ta marr\u00eb tashm\u00eb p\u00ebrdore gruan e tij t\u00eb vog\u00ebl dhe t\u00eb ngjitet dal\u00ebngadal\u00eb n\u00eb salltanet plot qejfe, ashtu si\u00e7 e kishte d\u00ebshiruar edhe ajo.<\/p>\n<p>Dhe udh\u00ebtimi p\u00ebrrallor tashm\u00eb filloi. Emri i Anna Bolen\u00ebs doli nga sekreti i dyshimt\u00eb i vog\u00eblsirave dhe aluzioneve n\u00ebp\u00ebr zyrat diplomatike, del nga kartat latine q\u00eb niseshin nga Roma (Vatikani) plot me paralajm\u00ebrime ogurzeza dhe hakmarrje hyjnore dhe z\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb historin\u00eb zyrtare t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb angleze.<\/p>\n<p>Ama, qysh prej gjasht\u00eb vjet\u00ebsh \u00ebsht\u00eb gruaja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flasin dhe kund\u00ebr s\u00eb cil\u00ebs askush nuk duhet t\u00eb flas\u00eb. Tani Anna Bolena i paraqitet Evrop\u00ebs me nj\u00eb zhurm\u00eb mjaft t\u00eb madhe. Enriku VII-t\u00eb do q\u00eb prezantimin e t\u00eb fejuar\u00ebs s\u00eb tij, ta b\u00ebj\u00eb vet\u00eb personalisht. Por mbi t\u00eb gjitha, ishte vet\u00eb Anna ajo q\u00eb d\u00ebshironte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb\u2026! Fillimisht, Enriku i dha Ann\u00ebs titullin e markezes Pembrok\u2026!<\/p>\n<p>Mbi kok\u00ebn brune t\u00eb Ann\u00ebs, mes nj\u00eb luksi ceremonial, n\u00ebp\u00ebrmjet tingujve t\u00eb trompave dhe thirrjes s\u00eb lajm\u00ebtar\u00ebve, mbreti i vendosi Ann\u00ebs kuror\u00ebn e vog\u00ebl\u2026! Pra, ishte markez\u00eb e Pembrok q\u00eb shoq\u00ebronte mbretin n\u00eb Kale t\u00eb Franc\u00ebs, n\u00eb vitin 1532. Kalea ishte nj\u00eb dominion anglez n\u00eb tok\u00ebn franceze, ku u zhvillua takimi mes Enrikut VIII-t\u00eb dhe Franceskos I.<\/p>\n<p>Martesa ndodhi n\u00eb agimin e nj\u00eb m\u00ebngjesi, n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb t\u00eb pallatit q\u00eb dikur kishte qen\u00eb e Wosleyt. Aty kishin thirrur Rolando Lee, rr\u00ebfyesin e mbretit. Kur ai mb\u00ebrriti n\u00eb k\u00ebt\u00eb sall\u00eb q\u00eb kishte marr trajt\u00ebn e nj\u00eb kishe me nj\u00eb altar, aty kishte gjetur mbretin me Ann\u00ebn, dy d\u00ebshmitar\u00eb, Noris dhe Henixh dhe nj\u00eb dam\u00eb mikesh\u00eb q\u00eb quhej Anna Sevexh\u2026 Rolando Lee, besimtar, p\u00ebrpara se t\u2019i afrohej altarit, iu drejtua mbretit, duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cS\u00ebr, m\u00eb tregoni lejen e Pap\u00ebs q\u00eb anulon martes\u00ebn e par\u00eb. Ajo duhet t\u00eb lexohet publikisht me n\u00ebnshkrimin\u2026\u201d!<\/p>\n<p>Por mbreti buzagaz i thot\u00eb: \u201cSi, si, si, si?! Ju dyshoni n\u00eb fjal\u00ebn e zotit tuaj q\u00eb jam un\u00eb?! Ju jeni drejtuesi im shpirt\u00ebror, ju q\u00eb m\u00eb njihni e m\u00eb shihni \u00e7do dit\u00eb, ju m\u00eb b\u00ebni t\u00eb pakujdessh\u00ebm ndaj interesave t\u00eb mia q\u00eb t\u00eb ekspozoj veten ndaj rreziqeve q\u00eb askush m\u00eb tep\u00ebr se sa un\u00eb nuk i njeh ato? Kini besim tek un\u00eb, ja ku jam, po ju jap fjal\u00ebn\u201d! Dhe Rolando Lee, pa u p\u00ebrgjigjur aspak, e celebroi martes\u00ebn. Anna Bolena, markez\u00eb Pembork, tashm\u00eb e tutje ishte gruaja e Enrikut VIII-t\u00eb.<\/p>\n<p>\u2026 Historia ka k\u00ebrkuar dat\u00ebn e sakt\u00eb e k\u00ebsaj martese, madje i ka kthyer p\u00ebrmbys t\u00eb gjitha arkivat p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb sigurt t\u00eb k\u00ebsaj ceremonie\u2026.! Por nuk u gjet asgj\u00eb. U gjet\u00ebn dy data: ishin tep\u00ebr, nj\u00ebra p\u00ebrjashtonte tjetr\u00ebn dhe secila kishte nj\u00eb kuptim betejash\u2026! Problemi ishte ky: M\u00eb dat\u00ebn 7 shtator 1533, Anna Bolena lindi nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb u quajt Elizabet. P\u00ebr martes\u00ebn e Annas jepen dy data t\u00eb ndryshme nga nj\u00ebra-tjetra: 14 n\u00ebntor 1532 dhe 25 janar 1553.<\/p>\n<p>Po qe se do t\u00eb ishte data e par\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, at\u00ebher\u00eb e bija e Anna Bolen\u00ebs, do t\u00eb konceptohej pas martes\u00ebs dhe kjo ishte m\u00eb se ligjore, por n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb ishte e sakt\u00eb e dyta, ishte shum\u00eb e mundshme q\u00eb, megjith\u00ebse fiziologjikisht jo e sigurt, martesa e p\u00ebrshpejtuar t\u00eb jet\u00eb celebruar p\u00ebr t\u00eb rregulluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb urgjente lindjen e trash\u00ebgimtarit, q\u00eb Enriku VIII-t\u00eb e shpresonte, pasi edhe shenjat e sigurta e paralajm\u00ebronin nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb\u2026!<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, fati solli n\u00eb fron bij\u00ebn e Anna Bolen\u00ebs dhe gjith\u00eb ky fat ishte p\u00ebr lavdin\u00eb e Anglis\u00eb dhe m\u00eb kot u k\u00ebrkua e k\u00ebrkohet ende k\u00ebsaj dite, data e atij m\u00ebngjesi t\u00eb mistersh\u00ebm n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb murg me fjal\u00eb t\u00eb buta celebroi martes\u00ebn e Enrikut me Anna Bolen\u00ebn.\u2026! Dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, pasdite n\u00eb t\u00eb mug\u00ebt, mbret\u00ebresha e veshur me manton mbret\u00ebror, doli nga Torre e vendosur mbi nj\u00eb karrige portative, e cila ishte veshur me nj\u00eb atllas t\u00eb bardh\u00eb t\u00eb mbuluar me nj\u00eb baldakin \u00e7ar\u00e7af\u00eb ari.<\/p>\n<p>Ajo ishte e shoq\u00ebruar me 12 dama nderi t\u00eb hipura n\u00eb kuaj, t\u00eb veshura gjithashtu me damasko ari dhe nj\u00eb shpur\u00eb me dukesh\u00ebn e Norfolkut. M\u00eb tej gjarp\u00ebrohej ky kortezh prej qindra damash, kavalier\u00ebsh, ambasador\u00ebsh dhe prelat\u00ebsh; pra e gjith\u00eb fisnik\u00ebria q\u00eb shoq\u00ebronte mbret\u00ebresh\u00ebn e re n\u00eb martes\u00eb, ishte e pranishme aty p\u00ebr t\u00eb par\u00eb simbolin e fitores s\u00eb saj. E nes\u00ebrmja e asaj dite ishte e diel.<\/p>\n<p>\u2026Aventura e \u00e7uditshme e Anna Bolen\u00ebs mori fund. Ajo ende ishte mbret\u00ebresh\u00eb dhe si\u00e7 dukej, asgj\u00eb nuk kishte ndryshuar n\u00eb jet\u00ebn e saj, por q\u00ebkurse p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb d\u00ebshtoi shpresa e Enrikut VII q\u00eb t\u00eb kishte prej saj trash\u00ebgimtarin mashkull t\u00eb fisit t\u00eb Tudor\u00ebve, fati i tij dhe i saj tashm\u00eb kishte qen\u00eb i p\u00ebrcaktuar\u2026!<\/p>\n<p>Tashm\u00eb dashuria e mbretit p\u00ebr Ann\u00ebn kishte marr\u00eb fund. Ajo flak\u00eb e zjarrt\u00eb q\u00eb kishte mbushur me ndri\u00e7imin e saj historin\u00eb e Anglis\u00eb dhe t\u00eb Evrop\u00ebs kishte mar fund\u2026! Por Enriku d\u00ebshironte nj\u00eb vdekje t\u00eb mbuluar me turp p\u00ebr Ann\u00ebn, edhe sikur ky turp ta prekte at\u00eb si mashkull, si burr\u00eb e si mbret, ta posht\u00ebronte\u2026!<\/p>\n<p>\u2026At\u00eb dit\u00eb u b\u00ebn\u00eb dhe dy arrestime t\u00eb tjera: k\u00ebta ishin Veston dhe Breton, pra dy dashnor\u00ebt e Anna Bolen\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb n\u00eb qeli, u b\u00ebn\u00eb kat\u00ebr\u2026! U b\u00ebn\u00eb 18 dit\u00eb q\u00eb nga arrestimi i Ann\u00ebs. Tani nga akuza kalohet n\u00eb proces dhe nga procesi kalohet n\u00eb d\u00ebnimin kapital, d.m.th. n\u00eb 6 zbatime kapitale, pa pasur asnj\u00eb prov\u00eb q\u00eb t\u00eb ngelej kjo, makar p\u00ebr t\u00eb justifikuar para historis\u00eb bot\u00ebrore, dram\u00ebn e k\u00ebtyre tri jav\u00ebve. Nj\u00eb dor\u00eb mizore dhe tep\u00ebr prudente, shum\u00eb e matur, i prishi t\u00eb gjitha kartat.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej gjyqtar\u00ebve q\u00eb quhej Xhorxho Spelman, tha se u prova u gjet. Kjo prov\u00eb u arrit, pasi ishte depozituar mendimi i nj\u00eb kameriere t\u00eb mbret\u00ebresh\u00ebs, nj\u00eb far\u00eb Ving Fild, e cila kishte vdekur pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb se t\u00eb fillonte procesi\u2026! Por ama, nuk dihet se \u00e7far\u00eb betimi ka b\u00ebr\u00eb kjo grua, pasi edhe deklarata e Xhorxho Spelmanit, nd\u00ebrpritet k\u00ebtu vet\u00ebm me k\u00ebt\u00eb shprehje t\u00eb vetme\u2026!<\/p>\n<p>Anna, pas 6 dit\u00eb burgosjeje, i shkruan nj\u00eb let\u00ebr mbretit\u2026! Ajo thot\u00eb: \u201cS\u00ebr, inati i Madh\u00ebris\u00eb Suaj dhe arrestimi im jan\u00eb b\u00ebr\u00eb kaq papritmas p\u00ebr mua, kaq t\u00eb befasishme, saq\u00eb edhe un\u00eb vet\u00eb nuk di\u00e7\u2019 shkruaj dhe t\u00eb justifikohem para jush\u2026! Po qe se un\u00eb duhet t\u00eb them nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vetme, \u00ebsht\u00eb kjo q\u00eb kurr\u00eb ndonj\u00eb princ nuk ka pasur nj\u00eb grua kaq ligjore ndaj detyrave t\u00eb saj, se sa ka qen\u00eb p\u00ebr ju Anna Bolena, e cila do t\u00eb kishte qen\u00eb tep\u00ebr e k\u00ebnaqur me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr dhe me postin q\u00eb mbante, n\u00eb qoft\u00eb se Zotit dhe Naltmadh\u00ebris\u00eb Suaj nuk do t\u2019i kishte p\u00eblqyer ndryshe\u201d.<\/p>\n<p>\u2026Zbatimi i vendimit t\u00eb ekzekutimit p\u00ebr Ann\u00ebn duhej t\u00eb b\u00ebhej m\u00eb dat\u00ebn 18 maj. N\u00eb agimin e k\u00ebsaj dite ajo k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb vinte prifti, i cili do t\u00eb merrte rr\u00ebfimin e saj, ku ajo p\u00ebrs\u00ebriti protest\u00ebn e pafaj\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj. Pastaj thirri guvernatorin e Torres dhe i tha: \u201cKingstom! D\u00ebgjova se po thoshit q\u00eb un\u00eb nuk do t\u00eb vdes p\u00ebrpara mesdit\u00ebs.<\/p>\n<p>Mua m\u00eb vjen shum\u00eb keq, sepse mendoja se ti do t\u00eb kishe vdekur me koh\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebsaj ore dhe jasht\u00eb k\u00ebsaj kohe ti nuk duhej t\u00eb vije m\u00eb\u201d! Erdhi e nes\u00ebrmja\u2026! Sapo agimi zbardhi, duke grisur p\u00eblhur\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb nat\u00ebs, xhelati u fut befas te pragu t\u00eb der\u00ebs n\u00eb qeli dhe e lajm\u00ebroi se erdhi ora e ekzekutimit.<\/p>\n<p>\u2026P\u00ebrpara se xhelati t\u00eb b\u00ebnte ekzekutimin, Anna shfaqi d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb dy fjal\u00eb, vet\u00ebm dy fjal\u00eb: \u201cUn\u00eb po vdes, po vdes vet\u00ebm e vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019iu bindur ligjit dhe nuk b\u00ebj fajtor ask\u00ebnd, madje as dhe gjyqtar\u00ebt e mi. Zoti e mbrojt\u00eb mbretin dhe i falt\u00eb atij nj\u00eb mbret\u00ebrim t\u00eb gjat\u00eb\u2026\u201d!<\/p>\n<p>\u2026Pra, aventura p\u00ebrrallore e Anna Bolen\u00ebs mori fund: trupi i saj u mbyll me t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb varrin e Kish\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Sh\u00ebn Pjetrit n\u00eb Vingoli, pak hapa larg nga vendi ku u ekzekutua. Mbi gurin e varrit nuk ishte gdhendur asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se dy germave fillestare t\u00eb emrit t\u00eb saj, shprehimisht \u201cA.B.\u201d!<\/p>\n<p>N\u00eb librin e studiuesit italian Eucardio Mommigliano, \u201cAnna Bolena, mbret\u00ebresha e Anglis\u00eb\u201d, e ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebp\u00ebrmjet mendimeve t\u00eb disa studiuesve q\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb p\u00ebrkthimin e k\u00ebtij libri n\u00eb shqip, hidhet drit\u00eb rreth disa fakteve interesante historike, sipas t\u00eb cilave, Anna Bolena, nj\u00eb nga grat\u00eb e Henrikut VIII-t\u00eb (n\u00ebna e Elisabet\u00ebs s\u00eb par\u00eb, paraardh\u00ebse e Elisabet\u00ebs s\u00eb sotme t\u00eb Anglis\u00eb), \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb nga Bolena e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2026Midis d\u00ebshmive t\u00eb tjera, dua t\u00eb p\u00ebrmend edhe faktin se kur u martua Enriku VIII-t\u00eb me Ann\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn e dashuroi vet\u00ebm me nj\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb n\u00eb Oborrin Mbret\u00ebror t\u00eb Karlit V-t\u00eb t\u00eb Franc\u00ebs, gjendja rreth e rrotull i thonin Mbretit: \u201cP\u00ebrse e more k\u00ebt\u00eb konkubin\u00eb, sepse kjo \u00ebsht\u00eb vajz\u00eb pa din dhe pa prokopi, endacake\u201d. Dhe kur mbreti prishi marr\u00ebdh\u00ebniet me Ann\u00ebn, e dashuroi Xheni Sejmur, fal\u00eb syve t\u00eb gjelb\u00ebr t\u00eb saj, ky e fyen Ann\u00ebn duke i th\u00ebn\u00eb: \u201cTi, je jo vet\u00ebm konkubin\u00eb, por p\u00ebr mua je nj\u00eb bastarde, se un\u00eb akoma s\u2019kam marr\u00eb vesh se nga je, e kujt je dhe \u00e7far\u00eb robine je\u201d!?<\/p>\n<p>\u2013\u201cUn\u00eb, -vazhdoi mbreti, \u2013 nisa profesorin e historis\u00eb Crammer, enkas p\u00ebr t\u00eb hulumtuar se a ka fshat Bolen\u00eb n\u00eb territorin mbar\u00eb anglez. Profesori i historis\u00eb e mati Anglin\u00eb pash m\u00eb pash, po k\u00ebshtu edhe Evrop\u00ebn mbar\u00eb, por kurrkund nuk gjeti vend me emrin Bolen\u00eb\u2026\u201d!<\/p>\n<p>\u2026Ndon\u00ebse goj\u00ebdh\u00ebnat, faktet dhe argumentet flasin p\u00ebr prejardhjen e Ann\u00ebs, k\u00ebsaj gruaje q\u00eb la gjurm\u00eb n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e Anglis\u00eb, gjykoj se ky lib\u00ebr sh\u00ebnon nj\u00eb moment t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr v\u00ebrtetimin e origjin\u00ebs s\u00eb saj, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb shtron nevoj\u00ebn p\u00ebr thellimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb hulumtimit, q\u00ebmtimit, k\u00ebrkimeve n\u00eb arkivat e Vatikanit, t\u00eb Anglis\u00eb, t\u00eb Franc\u00ebs etj., nga studiues, historian\u00eb, hulumtues t\u00eb institucioneve k\u00ebrkimore-shkencore, t\u00eb Akademis\u00eb s\u00eb Shkencave, Institutit t\u00eb Historis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb t\u00eb tjera argumente e fakte, p\u00ebr t\u00eb \u201cvulosur\u201d p\u00ebrfundimisht prejardhjen e dinastis\u00eb mbret\u00ebrore t\u00eb Anglis\u00eb nga Bolena e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>\u2026Pa dashur t\u00eb futem apo t\u00eb shtjelloj p\u00ebrmbajtjen e librit, do t\u00eb ndalesha vet\u00ebm pak n\u00eb portretin e Anna Bolen\u00ebs, t\u00eb k\u00ebsaj gruaje me nj\u00eb thell\u00ebsi e forc\u00eb shpirt\u00ebrore t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, me nj\u00eb zgjuarsi dhe bukuri deri n\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebri\u2026! Virtytet dhe sjelljet e saj jan\u00eb nj\u00eb argument m\u00eb shum\u00eb n\u00eb pist\u00ebn se Anna Bolena \u00ebsht\u00eb me origjin\u00eb shqiptare\u2026! Portreti i Anna Bolen\u00ebs q\u00eb gjunj\u00ebzoi mbretin e Anglis\u00eb, Henrikun VIII-t\u00eb, me bukurin\u00eb dhe intelektin e saj, q\u00eb ruajti deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr mbiem\u00ebr, emrin e fshatit t\u00eb origjin\u00ebs q\u00eb nuk e ndryshoi dhe kur u kuror\u00ebzua mbret\u00ebresh\u00eb e Anglis\u00eb, p\u00ebrpos t\u00eb gjitha personazheve dhe rrjedh\u00ebs s\u00eb zhvillimeve t\u00eb k\u00ebsaj periudhe, jan\u00eb jo vet\u00ebm emocionuese, por t\u00eb b\u00ebjn\u00eb edhe krenare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb grua t\u00eb rrall\u00eb\u2026!<\/p>\n<p>\u2026Pas kryengritjeve t\u00eb viteve 1465 dhe 1481, nj\u00eb pjes\u00eb e banor\u00ebve t\u00eb Lab\u00ebris\u00eb, ku p\u00ebrfshihet edhe Bolena, si pasoj\u00eb e shkat\u00ebrrimit t\u00eb fshatrave nga pushtuesi automan, shtegtuan n\u00eb Greqi, Spanj\u00eb e Franc\u00eb. N\u00eb k\u00ebto rrethana na shfaqet fisi Bolena me jet\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e vet. Edhe Thoma Bolena, me fisin dhe f\u00ebmij\u00ebt e vet, fillimisht emigruan n\u00eb Franc\u00eb, ku u strehuan te Burbon\u00ebt. Anna punoi si sh\u00ebrb\u00ebtore e Karlit V, m\u00eb pas u b\u00eb gruaja e dyt\u00eb e Henrikut VIII-t\u00eb t\u00eb Anglis\u00eb, e pas lindjes s\u00eb Elizabet\u00ebs, iu pre koka p\u00ebr tradhti e kuror\u00eb-shkelje, se nuk lindi nj\u00eb djal\u00eb p\u00ebr trash\u00ebgim t\u00eb fronit mbret\u00ebror. Bashk\u00eb me t\u00eb u ekzekutua edhe v\u00ebllai i saj e, kat\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb. <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/ana-bolena-e-anglise-me-origjine-nga-vlora-historianet-dhe-studiuesit-ne-gjurmet-e-gruas-se-mbretit-henri-viii\/\">Ana Bolena e Anglis\u00eb me origjin\u00eb nga Vlora? Historian\u00ebt dhe studiuesit n\u00eb gjurm\u00ebt e gruas s\u00eb Mbretit Henri VIII<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Kujtim Bori\u00e7i Duket si p\u00ebrrall\u00eb, por vjen n\u00ebn firm\u00ebn e nj\u00eb prej studiuesve m\u00eb t\u00eb njohur italian\u00eb, Eucardio Momiglianos. I njohur p\u00ebr disa biografi figurash historike, Momigliano n\u00eb vepr\u00ebn e fundit flet p\u00ebr Anna Bolen\u00ebn, ish-mbret\u00ebresh\u00ebn e Anglis\u00eb, gruan e Henrikut VIII. Libri u \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb lexuesve para disa koh\u00ebsh n\u00eb shqip, nga studiuesi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35558","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35558","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35558"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35558\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35558"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35558"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35558"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}