{"id":35529,"date":"2025-08-13T16:48:18","date_gmt":"2025-08-13T16:48:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/13\/rama-nxjerr-ne-ankand-plackat-e-bechetti-t-kerkon-200-milione-leke-i-duhen-per-shpenzimet-e-arbitrazhit\/"},"modified":"2025-08-13T16:48:18","modified_gmt":"2025-08-13T16:48:18","slug":"rama-nxjerr-ne-ankand-plackat-e-bechetti-t-kerkon-200-milione-leke-i-duhen-per-shpenzimet-e-arbitrazhit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/13\/rama-nxjerr-ne-ankand-plackat-e-bechetti-t-kerkon-200-milione-leke-i-duhen-per-shpenzimet-e-arbitrazhit\/","title":{"rendered":"Rama nxjerr n\u00eb ankand pla\u00e7kat e Bechetti-t, k\u00ebrkon 200 milion\u00eb lek\u00eb, i duhen p\u00ebr shpenzimet e Arbitrazhit"},"content":{"rendered":"<p>Edi Rama po grumbullon lek\u00eb p\u00ebr shpenzimet e gjyqeve t\u00eb Arbitrazhit me Francesco Bechetti-n. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike \u00ebsht\u00eb shpallur nj\u00eb ankand q\u00eb do t\u00eb mbahet n\u00eb 2 shtator, p\u00ebr shitjen e pronave q\u00eb la n\u00eb Shqip\u00ebri afaristi italian.<\/p>\n<p>Agjencia e Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe t\u00eb konfiskuara ka organizuar ankandin e shitjes p\u00ebr \u201cPajisje, makineri dhe automjete t\u00eb sekuestruara t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cEnergji \u2013Kaliva\u00e7\u201d. Pajisjet dhe makinerit\u00eb jan\u00eb t\u00eb vendosura n\u00eb zon\u00ebn e Kaliva\u00e7it, Tepelen\u00eb, konkretisht n\u00eb kantierin e nd\u00ebrtimit t\u00eb hidrocentralit Kaliva\u00e7. K\u00ebto pasuri objekt ankandi jan\u00eb pasuri te shoq\u00ebris\u00eb \u201cEnergji Kaliva\u00e7\u201d e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri e sekuestruar. Brenda k\u00ebtij kantieri ndodhen nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pajisjesh dhe makinerish q\u00eb variojn\u00eb nga pajisje zyre dhe kancelarie deri te makinerit\u00eb e r\u00ebnda, p\u00ebrfshir\u00eb impiantin e prodhimit t\u00eb betonit dhe mjete t\u00eb ndryshme transporti. Ankandi duket simbolik dhe ka dyshime p\u00ebr rezultatin q\u00eb do t\u00eb arrihet. \u201cK\u00ebto mjete dhe pajisje nuk jan\u00eb p\u00ebrdorur apo mir\u00ebmbajtur p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohe, q\u00eb p\u00ebrkon me m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, \u00e7ka ka ndikuar ndjesh\u00ebm n\u00eb amortizimin e tyre t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe paraqesin nj\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnduar fizike dhe teknike\u201d, konstaton Agjencia.<\/p>\n<p>Sa lek\u00eb do t\u00eb fitoj\u00eb Qeveria nga ky ankand? Vlera fillestare me t\u00eb cilin do t\u00eb nis\u00eb gara \u00ebsht\u00eb 15 322 216 lek\u00eb, por duke p\u00ebrfshir\u00eb TVSH flitet p\u00ebr nj\u00eb shif\u00ebr afro 200 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n\n<p>\u201cAnkandi do t\u00eb filloj\u00eb vet\u00ebm me k\u00ebrkesat e paraqitura p\u00ebr blerjen e t\u00eb gjith\u00eb sasis\u00eb s\u00eb mallrave \u201c Pajisje, makineri dhe automjete\u201d, me vleft\u00eb totale prej 15 322 216 lek\u00eb pa tvsh. \u00c7do person i interesuar p\u00ebr blerjen e mallrave objekt ankandi duhet t\u00eb paraqes\u00eb: K\u00ebrkes\u00eb me shkrim p\u00ebr blerjen n\u00eb sasi dhe vleft\u00eb totale t\u00eb mallrave \u201c Pajisje, makineri dhe automjete\u201d, citojm\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn kryesore t\u00eb organizator\u00ebve t\u00eb ankandit.<\/p>\n\n<p><strong>Sekuestrimi<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs i dat\u00ebs 5 qershor 2015, q\u00eb shpalli n\u00eb k\u00ebrkim biznesmenin Francesco Becchetti me dy bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij Liliana Condomitti (n\u00ebna) dhe Mauro De Renzis. Nd\u00ebrsa n\u00eb pranga kan\u00eb p\u00ebrfunduar Pranvera Gjika, ish-drejtore e nj\u00eb filiali banke n\u00eb Tiran\u00eb dhe Erjona Troplini, pjes\u00ebtare e grupit BEG. Nd\u00ebrkoh\u00eb, krahas televizionit, gjykata ka sekuestruar edhe kat\u00ebr kompani t\u00eb tjera, n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Beketit apo n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, shoq\u00ebri t\u00eb cilat p\u00ebrgjat\u00eb tet\u00eb viteve kishin qarkulluar me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn miliona euro. Prokuroria e P\u00ebrgjithshme tha zyrtarisht se hetimet kan\u00eb filluar n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr veprat penale t\u00eb pastrimit t\u00eb parave, mospagimit t\u00eb taksave apo t\u00eb falsifikimit t\u00eb dokumenteve.<\/p>\n<p>Prokuroria, pas miratimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs nga gjykata, ka sekuestruar 60% t\u00eb aksioneve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u201cAgonSet\u201d. M\u00eb pas ka bllokuar shoq\u00ebrit\u00eb \u201cEnergji\u201d, \u201cCable System\u201d, \u201c400KV\u201d, \u201cFuqi\u201d, si dhe llogarit\u00eb e tyre bankare n\u00eb banka t\u00eb ndryshme, t\u00eb gjitha t\u00eb administruara nga shtetasit Fran\u00e7esko Beketi, Liliana Condomiti, Mauro de Renzis dhe Erjona Troplini. \u201cAta jan\u00eb t\u00eb dyshuar si t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb skem\u00eb gjigante pastrimi parash, e cila arrin n\u00eb miliona euro\u201d, thot\u00eb akuza qendrore. Sipas saj, nj\u00ebsia Task-Forc\u00eb e Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, pas nj\u00eb hetimi t\u00eb nisur n\u00eb vitin 2014 n\u00eb baz\u00eb t\u00eb materialit referues nga ana e Policis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, ka siguruar deri m\u00eb tani prova t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb krijuar dyshimin e arsyesh\u00ebm se personat e m\u00ebsip\u00ebrm kan\u00eb konsumuar elementet e veprave penale t\u00eb \u201cfalsifikimit t\u00eb dokumenteve, kryer n\u0451 bashk\u00ebpunim dhe m\u0451 shum\u0451 se nj\u0451 her\u0451\u201d dhe \u201cpastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale\u201d.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs, pronat duhet t\u00eb vendosen n\u00eb sekuestro dhe t\u00eb merret n\u00eb administrim nga Agjencia e Administrimit t\u00eb Pronave t\u00eb Sekuestruara n\u00eb Ministrin\u00eb e Financave.<\/p>\n<p>\u201cSipas kontrollit nga dega e Tatim-Paguesve t\u00eb M\u00ebdhenj, rezulton se \u2018Energji\u2019 duhet t\u2019i paguante shtetit nj\u00eb shum\u00eb prej rreth 770 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb reja detyrime tatimore, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb paguar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, Drejtoria e Tatimeve ka urdh\u00ebruar bllokimin e llogarive bankare t\u00eb \u2018Energji\u2019 dhe pages\u00ebn e detyrimeve nga llogarit\u00eb e saj. P\u00ebr t\u00eb shmangur t\u00ebrheqjen automatike t\u00eb parave n\u00eb favor t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Tatimeve n\u00eb form\u00ebn e detyrimeve t\u00eb papaguara, koncesionari BEG i ka b\u00ebr\u00eb pagesat p\u00ebr \u2018Energji\u2019 n\u00ebp\u00ebrmjet kompanis\u00eb \u2018Cable System\u2019, e cila kontrollohej n\u00eb shumic\u00eb absolute nga Liliana Condomiti (n\u00ebna e Beketit)\u201d, thot\u00eb akuza.<\/p>\n<p>N\u00eb dosje thuhet se p\u00ebr gjasht\u00eb vite, 2007-2013, jan\u00eb kryer dhjet\u00ebra transaksione bankare, t\u00eb cilat kan\u00eb pasur si q\u00ebllim pastrimin e parave. \u201cK\u00ebto transferta, t\u00eb cilat arrijn\u00eb n\u00eb 39 milion\u00eb euro, jan\u00eb lejuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme nga shtetasja Pranvera Gjika, drejtuese n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, thuhet n\u00eb dosje, e cila sakt\u00ebson se ka urdh\u00ebruar bankat e nivelit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb bllokojn\u00eb pasurit\u00eb e k\u00ebtyre shoq\u00ebrive, t\u00eb dyshuara p\u00ebr pastrim parash. K\u00ebrkesat jan\u00eb depozituar edhe n\u00eb Hipotek\u00eb apo edhe n\u00eb QKR, q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb veprime p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e k\u00ebtyre pronave.<\/p>\n<p><strong>Koncesioni<\/strong><\/p>\n<p>Shtetasi Francesco Becchetti n\u00eb vitin 1997, n\u00ebp\u00ebrmjet kompanis\u00eb \u201cBeg s.p.a\u201d, n\u00eb marr\u00ebveshje me qeverin\u00eb shqiptare, ka fituar t\u00eb drejt\u00ebn koncesionare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e hidrocentralit t\u00eb Kaliva\u00e7it mbi lumin Vjos\u00eb. M\u00eb pas, me ndryshimet n\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb vitin 2007, \u00ebsht\u00eb legjitimuar pjes\u00ebmarrja e nj\u00eb partneri t\u00eb ri n\u00eb k\u00ebt\u00eb koncesionar, \u201cDeutsche Bank\u201d. K\u00ebta dy operator\u00eb krijuan n\u00eb Itali kompanin\u00eb \u201cHydro srl\u201d, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn 55% i kishte \u201cBeg\u201d dhe 45% \u201cDeutsche Bank\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb funksion t\u00eb veprimtaris\u00eb koncesionare, k\u00ebta dy operator\u00eb krijuan kompanin\u00eb \u201cKaliva\u00e7i Green Energy\u201d (KGE), e cila ishte 100% n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb \u201cHydro srl\u201d (pra, t\u00eb bashkimit nd\u00ebrmjet \u201cBeg\u201d dhe \u201cDeutsche Bank\u201d), nd\u00ebrsa kapitali fillestar p\u00ebr nd\u00ebrtimin e hidrocentralit t\u00eb Kaliva\u00e7it ishte 150 milion\u00eb euro. Sipas marr\u00ebveshjes me qeverin\u00eb shqiptare, koncesionari duhej t\u00eb kontraktonte nj\u00eb shoq\u00ebri me eksperienc\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e hidrocentraleve. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, koncesionari (pra \u201cHydro srl) lidh kontrat\u00eb me kompanin\u00eb \u201cGeneral Contractor\u201d p\u00ebr nd\u00ebrtimin e hidrocentralit t\u00eb Kaliva\u00e7it.<\/p>\n<p>Por kjo kontrat\u00eb nuk hyri n\u00eb fuqi, pasi kompania koncesionare nuk b\u00ebri t\u00eb mundur sigurimin e kontrat\u00ebs koncesionare me kompanin\u00eb italiane \u201cSACE\u201d (ky ishte nj\u00eb kusht q\u00eb kompania e kontraktuar \u201cGeneral Contractor\u201d t\u00eb niste pun\u00ebn n\u00eb Shqip\u00ebri). N\u00eb k\u00ebto kushte, kompania koncesionare KGE lidhi nj\u00eb kontrat\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb \u201cEnergy\u201d p\u00ebr kryerjen e disa punimeve, t\u00eb konsideruara p\u00ebrgatitore.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment nis zbatimi praktik i skem\u00ebs s\u00eb dyshuar t\u00eb pastrimit t\u00eb parave. Shoq\u00ebria \u201cEnergy\u201d zot\u00ebrohet 20% nga Mauro De Renzis dhe 80% nga shoq\u00ebria italiane \u201cConstrucione\u201d, e cila nga ana e saj zot\u00ebrohet n\u00eb mas\u00ebn 99,5 % nga shtetasja italaine Liliana Condomitti, n\u00ebna e Francesco Becchetti-t.<\/p>\n<p>Ky i fundit ka n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn koncesionare dhe ka qen\u00eb deri n\u00eb muajin tetor t\u00eb vitit 2013 kryetar i k\u00ebshillit mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb KGE, madje \u201cde fakto\u201d \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb si administrator dhe pronar i t\u00eb gjitha shoq\u00ebrive t\u00eb sip\u00ebrcituara. Nga hetimi ka rezultuar se Agjencia Komb\u00ebtare e Burimeve Natyrore, gjat\u00eb viteve 2012 dhe 2013, ka ushtruar kontroll mbi zbatimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb koncesionit.<\/p>\n<p>Nga kontrollet e ushtruara, ka rezultuar se gjat\u00eb zbatimit t\u00eb punimeve ka mungesa t\u00eb theksuara dokumentacioni, nuk ka projekt t\u00eb n\u00ebnshkruar, raporte supervizimi t\u00eb kryerjes s\u00eb punimeve. Edhe nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit jan\u00eb konstatuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb parregullsish n\u00eb punimet dhe dokumentacionin e mbajtur nga shoq\u00ebria, si dhe rezultojn\u00eb plot vonesa t\u00eb kryerjes s\u00eb punimeve.<\/p>\n<p><strong>Vendimi i Arbitrazhit<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 28 mars 2023, Becheti fitoi p\u00ebrfundimisht n\u00eb p\u00ebrballjen me qeverin\u00eb shqiptare, pasi Arbitrazhi i Bank\u00ebs Bot\u00ebrore ka rr\u00ebzuar rekursin e qeveris\u00eb Rama dhe i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb biznesmenit italian duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e marr\u00eb m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb Qendr\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Zgjidhjen e Mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb Investimeve, qeveria shqiptare i detyrohet tashm\u00eb dhe duhet t\u2019i paguaj\u00eb Becchettit 108 mln euro. K\u00ebtu nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb interesat t\u00eb cilat llogariten ve\u00e7mas p\u00ebr \u00e7do vones\u00eb n\u00eb pages\u00ebn e d\u00ebmshp\u00ebrblimit. Vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb m\u00eb 29 mars 2023, nd\u00ebrsa trupa arbitrazhit p\u00ebrb\u00ebhej nga tre gjyqtar\u00eb, amerikane Grant Hanessian kryetar, Robert Anderson KC i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar dhe Charles Poncet i Zvicr\u00ebs.<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat e saj. Vendimi i l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi dh\u00ebn\u00eb po nga qendra Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Zgjidhjen e Mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb Investimeve i jepte t\u00eb drejt\u00eb pretendimeve t\u00eb biznesmenit italian, Francesco Becchetti dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb biznes, n\u00eb padin\u00eb e ngritur prej tij kund\u00ebr Shtetit Shqiptar, duke gjetur se \u201cpala p\u00ebrgjegj\u00ebse shpron\u00ebsoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme interesat e padit\u00ebsve n\u00eb kompanin\u00eb mediatike shqiptare Agon Set sh.p.k (\u201cAgonset\u201d). N\u00eb vendim thuhet se p\u00ebr Francesco Becchetti dhe 2 ortak\u00ebt e tij do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb si d\u00ebmshp\u00ebrblim duke llogaritur interesat rreth 108 milion\u00eb dollar\u00ebve.<\/p>\n<p>Mauro De Renzis do marr\u00eb 46,7 milion euro, Stefania Grigolo rreth 11,7 milion\u00eb euro dhe Francesco Becchetti 41 milion\u00eb euro. Vendimit i jan\u00eb shtuar edhe rreth 8 milion dollar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb shpenzime gjyq\u00ebsore, ekspert\u00eb dhe d\u00ebshmitar\u00eb nd\u00ebrsa mbi 600 mij\u00eb dollar\u00eb t\u00eb tjera kushton arbitrazhi par\u00eb dhe 145 mij\u00eb dollar\u00eb shqyrtimi i dyt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 veprimeve konkrete q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb autoritetet shqiptare p\u00ebr mbylljen e Agon Channel, arbitrazhi nd\u00ebrkomb\u00ebtar ka administruar si prova dhe deklaratat publike t\u00eb kryeministrit Rama kundrejt biznesmenit italian Francesco Becchett-i, q\u00eb i cil\u00ebsonte parat\u00eb e investitorit italian si t\u00eb pista.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb q\u00eb m\u00eb 24 prill 2019, Gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Arbitrazhit p\u00ebr konfliktet e investimeve, e njohur ndryshe si ICSID, e gjobiti Shqip\u00ebrin\u00eb me 110 milion\u00eb euro p\u00ebr konfliktin me biznesmenin italian, Francesco Beccheti.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2020 llogaria e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Eurocontrol u bllokua nga biznesmeni italian Francesco Be\u00e7hetti p\u00ebr t\u00eb ekzekutuar vendimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Arbitrazhit n\u00eb Uashington.<\/p>\n<p>Por edhe pse vendimi ishte i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, Gjykata e cila \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e bank\u00ebs bot\u00ebrore, lejon ankimimin kur plot\u00ebsohen disa kushte t\u00eb caktuara. Ky \u00ebsht\u00eb mekanizmi q\u00eb ka shfryt\u00ebzuar Qeveria shqiptare p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar anulimin e vendimit dhe shfuqizimin e gjob\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa e Avokatur\u00ebs s\u00eb Shtetit p\u00ebr anulimin e gjob\u00ebs \u00ebsht\u00eb pranuar nga Gjykata dhe menj\u00ebher\u00eb Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i k\u00ebsaj Gjykate ka njoftuar t\u00eb dy pal\u00ebt e p\u00ebrfshira n\u00eb konflikt, si Qeverin\u00eb shqiptare ashtu dhe biznesmenin Becchetti, p\u00ebr pezullimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb ekzekutimit t\u00eb gjob\u00ebs. Shqip\u00ebria u mbrojt nga Avokatura e Shtetit Foley Hoag, nj\u00eb studio amerikane nga m\u00eb t\u00eb njohurat n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e shteteve n\u00eb konfliktet gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Konflikti nisi pasi Shqip\u00ebria prishi kontrat\u00ebn koncesionare mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe kompanis\u00eb s\u00eb italianit Francesko Becchetti p\u00ebr nd\u00ebrtimin e hidrocentralit n\u00eb lumin Vjos\u00eb. Kontrata ishte n\u00ebnshkruar shum\u00eb vite m\u00eb par\u00eb por p\u00ebr shkak t\u00eb zvarritjeve, kontrata u prish n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb histori, \u00ebsht\u00eb e kuptueshme loja e biznesmenit italian n\u00eb kufisjt\u00eb gri t\u00eb shkeljes dhe mos shkeljes s\u00eb ligjit. M\u00eb par\u00eb Bexhetti e kishte p\u00ebrdorur Arbitrazhin shqiptar ( nj\u00eb gjykat\u00eb vendase) p\u00ebr t\u00eb justifikuar l\u00ebvizjen e sasive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb parave brenda dy kompanive t\u00eb veta.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr manov\u00ebr sipas Prokuroris\u00eb ka qen\u00eb ajo e p\u00ebrfaq\u00ebsuesit ligjor t\u00eb dy shoq\u00ebrive, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive kan\u00eb sajuar nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje me objekt \u201cshp\u00ebrblim d\u00ebmi\u201d, p\u00ebr zgjidhjen e s\u00eb cil\u00ebs i jan\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs s\u00eb Arbitrazhit n\u00eb Shqip\u00ebri, N\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykim pal\u00ebt kan\u00eb paraqitur dokumente t\u00eb falsifikuara, Prokuror\u00ebt thon\u00eb se, \u201ckonflikti fiktiv u sajua p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb tjet\u00ebr konflikt real q\u00eb Becchetti kishte me bank\u00ebn e njohur \u201cDeutche Bank\u201d, partneren e tij n\u00eb koncesionin e Kaliva\u00e7it. Sipas grupit hetimor, kjo manov\u00ebr d\u00ebmtoi \u201cDeutche Bank\u201d dhe mund\u00ebsoi q\u00eb t\u00eb qarkullonin shuma t\u00eb m\u00ebdha parash n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr mbetet i dyshimt\u00eb roli i kryeministrit Rama, q\u00eb me dashje e apo pa dashje me veprimet e tij ka shkelur procedurat ligjore duke i dh\u00ebn\u00eb argumente pa fund biznesmenit italian p\u00ebr n\u00eb Arbitrazh. T\u00eb gjitha kund\u00ebrshtimet e m\u00ebpasme, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb investigim q\u00eb pretendon blerjen e dy gjyqtar\u00ebve t\u00eb Arbitrazhit nga Bechett-i nuk thon\u00eb asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se tregojn\u00eb prapaksenat e k\u00ebtij biznesi t\u00eb ndyr\u00eb me parat\u00eb e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ankandi \u00ebsht\u00eb veprimi i fundit i d\u00ebshp\u00ebruar i qeveris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb seri aspak p\u00ebr t\u2019u mburrur nga ana e Kryeministrit Rama.<\/p>\n<p><strong>\u00a9\ufe0fCopyright Gijotina.com\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky artikull \u00ebsht\u00eb ekskluziv i Gijotina.com, g\u00ebzon t\u00eb drejt\u00ebn e autor\u00ebsis\u00eb sipas Ligjit Nr. 35\/2016, \u201cP\u00ebr t\u00eb drejtat e autorit dhe t\u00eb drejtat e lidhura me to\u201d. Shkrimi mund t\u00eb ripublikohet nga mediat e tjera vet\u00ebm duke cituar Gijotina.com dhe n\u00eb fund t\u00eb vendoset linku i burimit, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt \u00e7do shkel\u00ebs do t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi sipas Nenit 178 t\u00eb Ligjit Nr\/ 35\/2016.<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/rama-nxjerr-ne-ankand-plackat-e-bechetti-t-kerkon-200-milione-leke-i-duhen-per-shpenzimet-e-arbitrazhit\/\">Rama nxjerr n\u00eb ankand pla\u00e7kat e Bechetti-t, k\u00ebrkon 200 milion\u00eb lek\u00eb, i duhen p\u00ebr shpenzimet e Arbitrazhit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edi Rama po grumbullon lek\u00eb p\u00ebr shpenzimet e gjyqeve t\u00eb Arbitrazhit me Francesco Bechetti-n. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike \u00ebsht\u00eb shpallur nj\u00eb ankand q\u00eb do t\u00eb mbahet n\u00eb 2 shtator, p\u00ebr shitjen e pronave q\u00eb la n\u00eb Shqip\u00ebri afaristi italian. Agjencia e Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara dhe t\u00eb konfiskuara ka organizuar ankandin e shitjes p\u00ebr \u201cPajisje, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35529","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35529","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35529"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35529\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35529"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35529"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35529"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}