{"id":35524,"date":"2025-08-13T14:31:17","date_gmt":"2025-08-13T14:31:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/13\/raporti-i-departamentit-te-shtetit-qeveria-dhe-krimi-ndikojne-ne-mediat-shqiptare\/"},"modified":"2025-08-13T14:31:17","modified_gmt":"2025-08-13T14:31:17","slug":"raporti-i-departamentit-te-shtetit-qeveria-dhe-krimi-ndikojne-ne-mediat-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/13\/raporti-i-departamentit-te-shtetit-qeveria-dhe-krimi-ndikojne-ne-mediat-shqiptare\/","title":{"rendered":"Raporti i Departamentit t\u00eb Shtetit: Qeveria dhe krimi ndikojn\u00eb n\u00eb mediat shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>Departamenti amerikan i Shtetit, n\u00eb raportin e tij t\u00eb ri mbi gjendjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb bot\u00eb, ka vler\u00ebsuar se n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor jan\u00eb t\u00eb kufizuara liria e shprehjes dhe liria s\u00eb medias. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se presidenti i entitetit t\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00ebs, Republika S\u00ebrpska, Millorad Dodik, me sulme t\u00eb shtuara verbale dhe juridike, ka minuar rendin kushtetues t\u00eb Bosnj\u00ebs.<\/p>\n<p>Raporti p\u00ebr vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00ebnvizon gjithashtu nj\u00eb problem t\u00eb evidentuar edhe n\u00eb raportet e m\u00ebparshme \u2013 mosnd\u00ebshkimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebr Kosov\u00ebn, n\u00eb raportin e par\u00eb t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit n\u00ebn administrat\u00ebn e presidentit Donald Trump, thuhet se autoritetet nuk kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i identifikuar, hetuar dhe ndjekur penalisht dhe nd\u00ebshkuar zyrtar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb kryer shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb thuhet se \u201cQeveria, partit\u00eb politike dhe grupet kriminale kan\u00eb p\u00ebrdorur lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me pronar\u00ebt e medias dhe redaktor\u00ebt e lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e raportimit\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebn, thuhet se autoritetet e Republik\u00ebs S\u00ebrpska kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime q\u00eb kan\u00eb dob\u00ebsuar institucionet shtet\u00ebrore, kan\u00eb rritur tensionet nd\u00ebretnike dhe kan\u00eb kufizuar lirin\u00eb e shprehjes.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebr Serbin\u00eb, thuhet se nuk ka pasur ndryshime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb gjendjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, por theksohen raportet p\u00ebr kufizime serioze t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe mediave, p\u00ebrfshir\u00eb dhun\u00eb ose k\u00ebrc\u00ebnime ndaj gazetar\u00ebve, ndjekje t\u00eb pajustifikuara dhe trafikim t\u00eb qenieve njer\u00ebzore, duke p\u00ebrfshir\u00eb pun\u00ebn e detyruar.<\/p>\n<p>P\u00ebr Malin e Zi, raporti thot\u00eb se n\u00eb vitin 2024 nuk ka pasur ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb gjendjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, por nd\u00ebr problemet e evidentuara jan\u00eb raportet p\u00ebr tortur\u00eb ose trajtim mizor, \u00e7njer\u00ebzor e posht\u00ebrues, si dhe kufizime serioze t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe medias.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebr Maqedonin\u00eb e Veriut, raporti citon organizata joqeveritare t\u00eb cilat theksojn\u00eb se lirit\u00eb e medias jan\u00eb t\u00eb rrezikuara nga padit\u00eb strategjike ndaj gazetar\u00ebve (SLAPP), presionet e zyrtar\u00ebve, autocensura dhe sulmet p\u00ebr shkak t\u00eb hetimeve mbi korrupsionin, dezinformimin dhe gjuh\u00ebn e urrejtjes.<\/p>\n<p><strong>Gjendja n\u00eb bot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Departamenti amerikan i Shtetit ka zbutur duksh\u00ebm kritikat ndaj disa shteteve q\u00eb konsiderohen partner\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb presidentit republikan Donald Trump, si Salvadori dhe Izraeli \u2013 vende p\u00ebr t\u00eb cilat organizatat p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut pretendojn\u00eb se kan\u00eb nj\u00eb histori serioze t\u00eb shkeljeve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Nga raporti \u00ebsht\u00eb hequr p\u00ebrmendja e diskriminimit me t\u00eb cilin p\u00ebrballet komuniteti LGBT+, \u00ebsht\u00eb ulur fokusi i m\u00ebparsh\u00ebm mbi t\u00eb drejtat riprodhuese dhe jan\u00eb shtuar kritika p\u00ebr kufizimet e fjal\u00ebs politike n\u00eb aleat\u00ebt e SHBA-s\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, t\u00eb cilat, sipas zyrtar\u00ebve amerikan\u00eb, synojn\u00eb politikan\u00ebt e krahut t\u00eb djatht\u00eb, shkruan agjencia AP.<\/p>\n<p>Raporti p\u00ebrmend ato q\u00eb administrata e Trumpit i konsideron si kufizime t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, Franc\u00eb dhe Gjermani.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gjuh\u00eb p\u00ebr t\u00eb tre vendet aleate t\u00eb NATO-s thuhet se \u201ckushtet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut jan\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar gjat\u00eb vitit\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u201cKosova, jokonsistente n\u00eb nd\u00ebshkimin e shkel\u00ebsve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut\u201c<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebr Kosov\u00ebn, Departamenti amerikan i Shtetit ka p\u00ebrmendur se Qeveria ka nd\u00ebrmarr\u00eb \u201chapa kredibil\u00eb p\u00ebr jokonsistent n\u00eb identifikim, hetim, ndjekje penale dhe nd\u00ebshkim t\u00eb zyrtar\u00ebve q\u00eb kan\u00eb kryer shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin p\u00ebr vitin 2024, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur se Asociacioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs (AGK) ka raportuar se ka qen\u00eb disa her\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr e fushatave t\u00eb shpifjeve, kur ka mbrojtur gazetar\u00eb dhe media.<\/p>\n<p>\u201cAGK-ja ka raportuar se zyrtar\u00eb qeveritar\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb kryeministrin dhe pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb partis\u00eb politike n\u00eb pushtet jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb fushata shpifjeje p\u00ebr t\u00eb minuar besimin e publikut n\u00eb media\u201d, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Aty \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb, po ashtu, se AGK-ja ka raportuar dhjet\u00ebra raste kur zyrtar\u00eb qeveritar\u00eb, lider\u00eb politik\u00eb, stafi gjyq\u00ebsor, interesat biznesore, kriminel\u00eb t\u00eb dyshuar, protestues dhe grupe fetare i kan\u00eb sulmuar fizikisht apo verbalisht gazetar\u00ebt, duke ua d\u00ebmtuar pajisjet, apo duke kryer sulme kibernetike kund\u00ebr mediave.<\/p>\n<p>\u201cGazetar\u00ebt kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se presioni prej politikan\u00ebve dhe grupeve t\u00eb organizuara kriminale ka rezultuar shpesh me vetcensur\u00eb. Disa gazetar\u00eb jan\u00eb p\u00ebrmbajtur nga hulumtimet p\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs p\u00ebr sigurin\u00eb fizike apo sigurin\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Gazetar\u00ebt kan\u00eb pranuar se n\u00eb disa raste u jan\u00eb ofruar p\u00ebrfitime financiare, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb raportimeve pozitive apo p\u00ebr braktisje t\u00eb hulumtimeve\u201d, \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb mes tjerash n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Kosova e ka sh\u00ebnuar r\u00ebnien m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb 15 vjet\u00ebt e fundit n\u00eb Indeksin vjetor p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit t\u00eb organizat\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Reporter\u00ebt pa Kufij, duke u renditur n\u00eb vendin e 99-t\u00eb n\u00eb bot\u00eb nga 180 shtete.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb Shqip\u00ebri, ndikim i politik\u00ebs dhe bizneseve mbi gazetar\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Pjesa p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb thekson se organizatat e pavarura mediatike dhe gazetar\u00ebt profesionist\u00eb kan\u00eb pohuar se Qeveria, partit\u00eb politike, bizneset dhe grupet kriminale kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb ndikojn\u00eb te mediat n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb pap\u00ebrshtatshme dhe jotransparente.<\/p>\n<p>\u201cKa pasur raportime t\u00eb besueshme se p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb lart\u00eb t\u00eb mediave kan\u00eb p\u00ebrdorur platformat e tyre p\u00ebr t\u00eb shantazhuar biznese, duke k\u00ebrc\u00ebnuar me raportim negativ. Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kan\u00eb kufizuar pavar\u00ebsin\u00eb e mediave t\u00eb shkruara, nd\u00ebrsa raportohet se gazetar\u00ebt kan\u00eb ushtruar vet\u00ebcensur\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Raporti shton se \u201cmungesa e kontratave t\u00eb zbatueshme t\u00eb pun\u00ebs ka ulur pavar\u00ebsin\u00eb e gazetar\u00ebve dhe ka kontribuar n\u00eb nj\u00ebanshm\u00ebrin\u00eb e raportimit\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu thuhet se \u201cinteresat politike dhe t\u00eb biznesit kan\u00eb ushtruar presion mbi gazetar\u00ebt. Disa gazetar\u00eb kan\u00eb raportuar se kan\u00eb marr\u00eb mesazhe k\u00ebrc\u00ebnuese ose jan\u00eb b\u00ebr\u00eb objekt i fushatave publike t\u00eb njollosjes pas raportimeve mbi korrupsionin apo keqp\u00ebrdorimet e supozuara t\u00eb Qeveris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb muajin mars, Unioni i Gazetar\u00ebve Shqiptar\u00eb ka denoncuar publikisht kryeministrin p\u00ebr p\u00ebrdorimin e nj\u00eb gjuhe frik\u00ebsuese ndaj nj\u00eb gazetari q\u00eb po hetonte investimet n\u00eb turiz\u00ebm n\u00eb vend\u201d.<\/p>\n<p>Raporti v\u00eb n\u00eb dukje se \u201cgazetar\u00ebt shpesh kan\u00eb ushtruar vet\u00ebcensur\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur dhun\u00ebn, ngacmimin apo p\u00ebr t\u00eb ruajtur vendin e pun\u00ebs. Thuhet se Qeveria, partit\u00eb politike dhe grupet kriminale kan\u00eb p\u00ebrdorur lidhjet e drejtp\u00ebrdrejta me pronar\u00ebt e mediave dhe redaktor\u00ebt e lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e raportimit\u201d.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb Bosnje, Dodik ka minuar rendin kushtetues<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebr Bosnje e Hercegovin\u00ebn, raporti thekson se n\u00eb entitetin e Republik\u00ebs S\u00ebrpska, autoritetet kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime q\u00eb kan\u00eb dob\u00ebsuar institucionet shtet\u00ebrore, kan\u00eb rritur tensionet nd\u00ebretnike dhe kan\u00eb kufizuar lirin\u00eb e shprehjes.<\/p>\n<p>\u201cSulmet e shtuara verbale dhe juridike t\u00eb presidentit t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska, Millorad Dodik, kan\u00eb minuar rendin kushtetues t\u00eb vendit, nd\u00ebrsa retorika e tij polarizuese dhe fyese ka kontribuar m\u00eb tej n\u00eb tensionet politike e etnike n\u00eb mbar\u00eb vendin\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrmbledhje.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet kryesore t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Bosnje p\u00ebrfshijn\u00eb kufizime serioze t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe t\u00eb medias, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime dhe dhun\u00eb ndaj gazetar\u00ebve, si dhe pranin\u00eb e formave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Raporti thekson se autoritetet nuk kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb hetuar ose nd\u00ebshkuar zyrtar\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>P\u00ebrmendet gjithashtu problemi i pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr krimet e luft\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPengesat kryesore p\u00ebr ndjekjen penale t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb kalimi i koh\u00ebs, mosprioritizimi i rasteve m\u00eb komplekse me kryesit m\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs, menaxhimi joefikas dhe ndarja e \u00e7\u00ebshtjeve, si dhe mungesa e bashk\u00ebpunimit rajonal. Edhe pse ekzistonin mekanizma ligjor\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, viktimat jan\u00eb p\u00ebrballur me pengesa p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim n\u00eb procedurat penale, p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshtimit t\u00eb prokuror\u00ebve p\u00ebr t\u00eb siguruar dhe paraqitur prova n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre dhe hezitimit t\u00eb gjykatave p\u00ebr t\u00eb vendosur mbi k\u00ebto k\u00ebrkesa\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Raporti evidenton edhe presionet dhe k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj gazetar\u00ebve, duke p\u00ebrmendur rastin kur Millorad Dodik sulmoi publikisht televizionin BN, duke e quajtur \u201ctradhtar\u201d p\u00ebr raportimin mbi korrupsionin e supozuar t\u00eb familjes s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm Ellmedin Konakoviq p\u00ebrmendet n\u00eb kontekstin e kritikave t\u00eb shoqat\u00ebs \u201cBH Novinari\u201d, pas sugjerimit se transmetuesit publik\u00eb n\u00eb Bosnje dhe n\u00eb Federat\u00eb \u2013 FTV dhe BHRT \u2013 mund t\u00eb zgjidhnin problemet e tyre financiare afatgjata n\u00ebse menaxhmenti \u201cdo t\u00eb punonte sipas diktatit\u201d t\u00eb politikave t\u00eb koalicionit qeveris\u00ebs.<\/p>\n<p>Raporti thekson gjithashtu problemin e martesave t\u00eb detyruara t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se ato jan\u00eb n\u00eb rritje, nd\u00ebrsa mbrojtja ligjore zbatohet rrall\u00eb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb Serbi, sulme ndaj gazetar\u00ebve dhe rol i tepruar i shtetit n\u00eb sektorin mediatik<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn p\u00ebr Serbin\u00eb, raporti thekson se nuk ka pasur ndryshime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb gjendjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. \u00c7\u00ebshtjet kryesore t\u00eb evidentuara p\u00ebrfshijn\u00eb raportime t\u00eb besueshme p\u00ebr kufizime serioze t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe t\u00eb medias, p\u00ebrfshir\u00eb dhun\u00eb ose k\u00ebrc\u00ebnime ndaj gazetar\u00ebve, ndjekje t\u00eb pajustifikuara, si dhe trafikim t\u00eb qenieve njer\u00ebzore, p\u00ebrfshir\u00eb pun\u00ebn e detyruar. Raporti v\u00eb n\u00eb dukje gjithashtu procesimin e ngadalsh\u00ebm t\u00eb rasteve t\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket liris\u00eb s\u00eb medias, jan\u00eb p\u00ebrmendur sulmet ndaj gazetar\u00ebve, mungesa e transparenc\u00ebs n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e mediave dhe roli i tepruar i shtetit n\u00eb sektorin mediatik.<\/p>\n<p>\u201cRregullatori p\u00ebr mediat elektronike (REM), n\u00eb fund t\u00eb vitit 2023, i dha licenc\u00eb rajonale p\u00ebr transmetim televizionit Informer TV pa konkurs publik, gj\u00eb q\u00eb ngre shqet\u00ebsime p\u00ebr lidhjet e ngushta t\u00eb k\u00ebtij kanali me partin\u00eb n\u00eb pushtet\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Po ashtu, evidentohet se presioni financiar ka \u00e7uar n\u00eb autocensur\u00eb, me media q\u00eb shmangin kritikat ndaj Qeveris\u00eb nga frika e pasojave. Edhe pse kushtetuta dhe ligji ndalojn\u00eb tortur\u00ebn dhe keqtrajtimin, raporti p\u00ebrmend dy raste t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb tepruar t\u00eb forc\u00ebs nga zyrtar\u00eb policor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kufizime serioze t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes n\u00eb Mal t\u00eb Zi<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr Malin e Zi, raporti thekson se gjat\u00eb vitit 2024 nuk ka pasur ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb gjendjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Nd\u00ebr problemet kryesore jan\u00eb raportet p\u00ebr tortur\u00eb ose trajtim mizor, \u00e7njer\u00ebzor dhe posht\u00ebrues, si dhe kufizime serioze t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes dhe t\u00eb mediave. Organizatat joqeveritare, p\u00ebrfshir\u00eb Human Rights Action dhe Civic Alliance, kan\u00eb kritikuar ngadal\u00ebsin\u00eb e autoriteteve n\u00eb procesimin e krimeve t\u00eb luft\u00ebs, njohjen e viktimave dhe pages\u00ebn e d\u00ebmshp\u00ebrblimeve p\u00ebr luft\u00ebn e viteve 1990.<\/p>\n<p>Raporti n\u00ebnvizon se gazetar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ekspozuar ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve dhe sulmeve. Agjencia p\u00ebr Mediat Elektronike ka zgjeruar ndalimin e transmetimit t\u00eb mediave shtet\u00ebrore ruse (Russia Today, Sputnik, Rossiya 1) p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur plot\u00ebsisht me masat e BE-s\u00eb ndaj Rusis\u00eb, por ndalimi nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar plot\u00ebsisht, pasi k\u00ebto platforma kan\u00eb mbetur t\u00eb qasshme.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt kan\u00eb vazhduar t\u00eb synojn\u00eb mediat kritike, nd\u00ebrsa sulmet e pazgjidhura kan\u00eb krijuar nj\u00eb atmosfer\u00eb frike. \u201cGjat\u00eb vitit, gazetar\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrballur me k\u00ebrc\u00ebnime, sulme dhe presione p\u00ebr shkak t\u00eb raportimeve mbi politik\u00ebn, \u00e7\u00ebshtjet etnike e fetare, korrupsionin dhe kontraband\u00ebn\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Edhe pse kushtetuta dhe ligji ndalojn\u00eb tortur\u00ebn dhe keqtrajtimin, organizatat joqeveritare kan\u00eb raportuar raste abuzimi ndaj t\u00eb dyshuarve n\u00eb polici dhe burgje n\u00eb mbar\u00eb vendin. Qeveria ka ndjekur penalisht disa polic\u00eb dhe roje burgu, por procedurat gjyq\u00ebsore kan\u00eb p\u00ebsuar vonesa.<\/p>\n<p><strong>Padit\u00eb SLAPP kund\u00ebr gazetar\u00ebve n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut<\/strong><\/p>\n<p>Raporti thekson se, sipas organizatave joqeveritare n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, lirit\u00eb mediatike jan\u00eb t\u00eb rrezikuara nga padit\u00eb strategjike kund\u00ebr gazetar\u00ebve (SLAPP), presionet e zyrtar\u00ebve, autocensura dhe sulmet p\u00ebr shkak t\u00eb hetimeve mbi korrupsionin, dezinformimin dhe gjuh\u00ebn e urrejtjes.<\/p>\n<p>Shembujt p\u00ebrfshijn\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet me vdekje ndaj gazetares Lepa Gjundeva dhe sulmin ndaj gazetarit Furkan Saliu. Disa prej k\u00ebtyre rasteve vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb proces gjyq\u00ebsor. Mediat, ve\u00e7an\u00ebrisht sh\u00ebrbimi publik, p\u00ebrballen me presione politike dhe ekonomike, nd\u00ebrsa mediat online \u2013 edhe pse m\u00eb t\u00eb lira \u2013 jan\u00eb objekt i sulmeve digjitale dhe p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr diskreditim. Deri n\u00eb shtator, kat\u00ebr gazetar\u00eb kan\u00eb qen\u00eb subjekt i padive SLAPP t\u00eb ngritura nga aktor\u00eb shtet\u00ebror\u00eb dhe privat\u00eb. \/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/13\/raporti-i-departamentit-te-shtetit-qeveria-dhe-krimi-ndikojne-ne-mediat-shqiptare\/\">Raporti i Departamentit t\u00eb Shtetit: Qeveria dhe krimi ndikojn\u00eb n\u00eb mediat shqiptare<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Departamenti amerikan i Shtetit, n\u00eb raportin e tij t\u00eb ri mbi gjendjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb bot\u00eb, ka vler\u00ebsuar se n\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor jan\u00eb t\u00eb kufizuara liria e shprehjes dhe liria s\u00eb medias. Po ashtu, \u00ebsht\u00eb konstatuar se presidenti i entitetit t\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00ebs, Republika S\u00ebrpska, Millorad Dodik, me sulme [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35524","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35524","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35524"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35524\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35524"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35524"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35524"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}