{"id":35492,"date":"2025-08-13T12:21:31","date_gmt":"2025-08-13T12:21:31","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/13\/saga-soros-2-a-e-ka-tradhetuar-miliarderi-kauzen-e-shoqerise-se-hapur\/"},"modified":"2025-08-13T12:21:31","modified_gmt":"2025-08-13T12:21:31","slug":"saga-soros-2-a-e-ka-tradhetuar-miliarderi-kauzen-e-shoqerise-se-hapur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/13\/saga-soros-2-a-e-ka-tradhetuar-miliarderi-kauzen-e-shoqerise-se-hapur\/","title":{"rendered":"Saga Soros 2\/ A e ka tradh\u00ebtuar miliarderi kauz\u00ebn e \u201cshoq\u00ebris\u00eb s\u00eb hapur\u201d"},"content":{"rendered":"<p><span>Ep\u00ebrditshmja franceze Le Figaro i ka kushtuar nje profil<span>\u00a0spekulantit t\u00eb bursave dhe filantropit <\/span>George Soros-it. N<span>\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb q\u00eb<\/span><\/span><\/p>\n<p><span><span>Lapsi.al e solli t\u00eb plot\u00eb trajtohej mardh\u00ebnia e tij me Donald Trumpin (shiko linkun n\u00eb mes t\u00eb shkrimit). <\/span><\/span><\/p>\n<p><span><span>Nd\u00ebrsa n\u00eb k\u00ebt\u00eb episod trajtohet aderimi i nj\u00eb ish emigranti hungares n\u00eb filozofine e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb hapur t\u00eb Karl Popperit dhe ngrihet pyetja n\u00ebse me fondacionin dhe aktivizmin e tij Soros e ka tradh\u00ebtuar at\u00eb\u00a0\u00a0<\/span><\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span><strong>Nga Paul Sygy<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span>I mb\u00ebrritur n\u00eb Lond\u00ebr n\u00eb vitin 1947, pas nj\u00eb eksodi t\u00eb mundimsh\u00ebm n\u00ebp\u00ebr Europ\u00eb, i riu George Soros arriti, pas dy vitesh p\u00ebrpjekjesh, t\u00eb regjistrohej n\u00eb London School of Economics. Ai \u00ebnd\u00ebrronte at\u00ebher\u00eb t\u00eb b\u00ebhej profesor dhe filozof. n\u00eb nj\u00eb nga librat e tij t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm do t\u00eb tregonte p\u00ebr vetveten: \u00abE imagjinoja veten si nj\u00eb lloj zoti, reformator i ekonomis\u00eb si Keynes, ose edhe m\u00eb tep\u00ebr, si nj\u00eb shkenc\u00ebtar i madh si Einstein!\u00bb \u2013 asgj\u00eb m\u00eb pak se kaq. Ambiciet e tij intelektuale nuk jan\u00eb reduktuar, q\u00eb at\u00ebher\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span><span>Si student, ai fillimisht i vuri vetes detyr\u00eb t\u00eb shkruante nj\u00eb lib\u00ebr filozofik, nj\u00eb lloj traktati p\u00ebr shoq\u00ebris\u00eb, organizimin e saj politik dhe dialektik\u00ebn mes shoq\u00ebrive t\u00eb mbyllura dhe atyre t\u00eb hapura e t\u00ebrhiqte. Ai kishte filluar t\u00eb shkruante <\/span><span>The Burden of Consciousness<\/span><span> (\u201cBara e nd\u00ebrgjegjes\u201d), t\u00eb cil\u00ebn nuk e botoi kurr\u00eb. Arsyeja: nuk ishte aq i sigurt p\u00ebr idet\u00eb e tij. E gjitha nisi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb lir\u00eb, fal\u00eb nj\u00eb prove t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Soros, e frym\u00ebzuar nga m\u00ebsimdh\u00ebnia dhe mendimi i nj\u00eb profesori t\u00eb London School of Economics, t\u00eb cilin nuk e kishte njohur ende dhe t\u00eb cilit nuk i kishte d\u00ebgjuar as emrin \u2013 filozofi Karl Popper.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>\u00abNj\u00eb dit\u00eb, provova t\u00eb rilexoja at\u00eb q\u00eb kisha shkruar dhe nuk kuptova asgj\u00eb. Vendosa t\u00eb kthehesha te pun\u00ebt e mia\u00bb, do t\u00eb shkruante m\u00eb von\u00eb Soros. Pun\u00ebt, p\u00ebr momentin, nuk ishin ndonj\u00eb sukses: pas t\u00eb qenit shit\u00ebs i lodrave turistike, ai p\u00ebrpiqej t\u00eb nxirrte jetes\u00ebn duke u d\u00ebrguar letra t\u00eb gjitha bankave t\u00eb City-t p\u00ebr t\u2019u pun\u00ebsuar. Ai ia doli t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vend n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb \u2013 prej ku e p\u00ebrzun\u00eb shpejt: pas nj\u00eb fundjave n\u00eb Franc\u00eb, Soros arriti me vones\u00eb n\u00eb pun\u00eb, n\u00eb or\u00ebn e mbylljes n\u00eb City.<\/span><\/p>\n<p><span>Vet\u00ebm n\u00eb vitin 1963 dhe pas pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vitesh n\u00eb Lond\u00ebr, kur ai tashm\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb shtetas amerikan dhe po ingranohej p\u00ebrfundimisht n\u00eb \u00eball Street Soros vendosi ta shpluhros\u00eb librin e pabotuar t\u00eb vitit 1945 dhe morri guximin ti\u2019a d\u00ebrgonte at\u00eb Karl Popperit, njeriut q\u00eb e frym\u00ebzoi p\u00ebrgjithmon\u00eb. Karl Popper i dha nj\u00eb p\u00ebrgjigje inkurajuese dhe e ftoi t\u00eb takoheshin n\u00eb zyr\u00ebn e tij t\u00eb pun\u00ebs. Por sapo Soros u prezantua profesori mbeti i zhg\u00ebnjyer. \u201cPo ju nuk qenkeni amerikan! Sa keq\u201d, i tha ai.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/11\/si-humbi-george-soros-1-miliard-dollare-per-shkak-te-donald-trump\/\">Si humbi George Soros 1 miliard dollar\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb Donald Trump<\/a><\/span><\/p>\n<p><span><span>Ajo q\u00eb nuk i p\u00eblqeu Poperit lidhej me ambicien e tij p\u00ebr t\u00eb eksportuar idet\u00eb e veta drej SHBA-s\u00eb. Ai pati shkruar n\u00eb vitin 1945 vepr\u00ebn e tij <\/span><span>Shoq\u00ebria e hapur dhe armiqt\u00eb e saj<\/span><span>, ku p\u00ebrshkruante lindjen e totalitarizmave t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb shekullit XX. Libri kishte si tez\u00eb parimin e demokracis\u00eb si arbit\u00ebr i lir\u00eb mes personave dhe t\u00eb drejt\u00ebn e k\u00ebtyre t\u00eb fundit p\u00ebr ti k\u00ebrkuar llogari atyre q\u00eb qeverisin.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>Ambicia e Karl Popper ishte t\u00eb bindte amerikan\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt nuk e kishin provuar zgjedh\u00ebn totalitare t\u00eb Europ\u00ebs, p\u00ebr vlefshm\u00ebrin\u00eb e tezave t\u00eb tij. por q\u00eb ai e shihte t\u00eb lidhur ngusht\u00eb me tradit\u00ebn filozofike t\u00eb Platonit, t\u00eb cilin e akuzonte si paraardh\u00ebs t\u00eb ides\u00eb s\u00eb \u201cshoq\u00ebris\u00eb s\u00eb mbyllur\u201d \u2013 q\u00eb ai e gjente gjithashtu te Hegeli dhe Marksi: pra ides\u00eb se historin\u00eb e b\u00ebjn\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit, dhe se qytetar\u00ebt duhet t\u00eb n\u00ebnshtrohen pa kushte ndaj vendimeve t\u00eb tyre.<\/span><\/p>\n<p><span>Ideja se nj\u00eb amerikan ishte admirues i ideve t\u00eb tij e kishte p\u00ebrk\u00ebdhelur sedr\u00ebn e profesorit, por n\u00eb fakt interesi i Soros p\u00ebr \u201cshoq\u00ebrin\u00eb e hapur\u201d \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i hersh\u00ebm. Ai mb\u00ebshtej mbi p\u00ebrvoj\u00ebn e tij personale n\u00ebn zgjedh\u00ebn naziste e m\u00eb pas sovjetike n\u00eb Hungari.<\/span><\/p>\n<p><span><span>\u00abE kam p\u00ebrjetuar drejtp\u00ebrdrejt se \u00e7far\u00eb jan\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e mbyllura t\u00eb p\u00ebrshkruara nga Karl Popper\u00bb, shkruan George Soros n\u00eb parath\u00ebnien e nj\u00eb ribotimi t\u00eb <\/span><span>Open Society<\/span><span>. \u00abDhe u b\u00ebra menj\u00ebher\u00eb entuziast p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij koncepti t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb hapura q\u00eb, duke u mb\u00ebshtetur tek arsyeja njer\u00ebzore \u2013 q\u00eb ndon\u00ebse e pap\u00ebrsosur \u2013 pranon aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem politik n\u00eb t\u00eb cilin persona me interesa dhe ide t\u00eb ndryshme mund t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb paqe\u00bb.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2021\/08\/01\/grushti-i-shtetit-soros-si-e-kontrollon-miliarderi-okb-ne-permes-ojf-ve-te-tij\/\">\u201cGrushti i shtetit Soros\u201d\/ Si e kontrollon miliarderi OKB-n\u00eb p\u00ebrmes OJF-ve t\u00eb tij<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Soros, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin tekst, e p\u00ebrshkruan me but\u00ebsi marr\u00ebdh\u00ebnien e tij me Popper, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se ky i fundit ishte drejtuesi i tij i k\u00ebrkimit n\u00eb LSE, gj\u00eb q\u00eb nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb. Ai e pranoi me vones\u00eb, n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr intervistash, se shum\u00eb nga idet\u00eb e ndritura q\u00eb mendonte se i kishte shpikur vet\u00eb \u201cn\u00eb fakt ishin thjesht ide t\u00eb Karl Popper-it q\u00eb un\u00eb i kisha \u2018p\u00ebrtypur\u2019\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span><span>Megjithat\u00eb, George Soros u p\u00ebrpoq gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs ta ruante imazhin e af\u00ebrsis\u00eb me Karl Popper, deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa e ftoi mes fol\u00ebsve t\u00eb par\u00eb n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb n\u00eb Universitetin e tij t\u00eb Europ\u00ebs Qendrore. Ky do t\u00eb ishte nj\u00eb nga udh\u00ebtimet e fundit t\u00eb filozofit t\u00eb famsh\u00ebm, n\u00eb vitin 1994. Mbi t\u00eb gjitha, Soros krijoi n\u00eb vitin 1979 <\/span><span>Open Society Foundations<\/span><span>, rrjetin gjigant filantropik q\u00eb, ndoshta, \u00ebsht\u00eb veprimi m\u00eb i madh i jet\u00ebs s\u00eb tij, duke i dh\u00ebn\u00eb pik\u00ebrisht emrin e marr\u00eb nga koncepti i Popper-it (n\u00eb fakt huazuar nga nj\u00eb tekst i Bergsonit), duke kontribuar k\u00ebshtu n\u00eb popullarizimin e tij ndoshta m\u00eb shum\u00eb se vet\u00eb Karl Popper.<\/span><\/span><\/p>\n<p><span>Kjo tregon se besnik\u00ebria intelektuale ndaj mendimit t\u00eb Karl Popper ka edhe kufijt\u00eb e saj. Sepse Popper \u00ebsht\u00eb i njohur edhe p\u00ebr iden\u00eb q\u00eb ai e quante \u201cparadoksi i toleranc\u00ebs\u201d, q\u00eb p\u00ebrcakton nj\u00eb kufi t\u00eb t\u00eb drejtave dhe lirive t\u00eb mbrojtura nga nj\u00eb shoq\u00ebri e hapur: \u00abP\u00ebr t\u00eb ruajtur nj\u00eb shoq\u00ebri tolerante, ajo duhet t\u00eb jet\u00eb intolerante ndaj intoleranc\u00ebs\u00bb, shkruante Karl Popper. Ai pohonte se \u201cnj\u00eb shoq\u00ebri demokratike duhet t\u00eb jet\u00eb e gatshme t\u00eb eliminoj\u00eb, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme edhe me forc\u00eb, filozofit\u00eb intolerante\u2026\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span><a class=\"linkbrenda\" href=\"https:\/\/lapsi.al\/2023\/04\/21\/revista-franceze-maf-ia-soros-ctregon-rasti-shqiptar\/\">Revista franceze: \u201cMafia Soros\u201d, \u00e7\u2019tregon rasti shqiptar<\/a><\/span><\/p>\n<p><span>Nga ky k\u00ebndv\u00ebshtrim,George Soros, \u00ebsht\u00eb shfaqur si nj\u00eb dishepull besnik dhe madje i zellsh\u00ebm i mentorit t\u00eb tij. Prej gjysm\u00eb shekulli, Open Society i ka dedikuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb financimeve t\u00eb saj p\u00ebr shtypjen e fjalimeve dhe mendimeve t\u00eb konsideruara t\u00eb kund\u00ebrta me iden\u00eb e demokracis\u00eb liberale q\u00eb ka Soros, gj\u00eb q\u00eb ka kontribuar shum\u00eb q\u00eb ai t\u00eb b\u00ebhet \u201carmik publik\u201d p\u00ebr partit\u00eb reaksionare n\u00eb Evrop\u00eb. Soros ka shpenzuar k\u00ebshtu qindra mij\u00ebra euro p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebrhapjen e lajmeve t\u00eb rreme, si rasti i platform\u00ebs gjermane Correctiv, e cila disa her\u00eb \u00ebsht\u00eb kritikuar n\u00eb Gjermani p\u00ebr munges\u00eb neutraliteti dhe p\u00ebr ndjekjen e axhendave politike t\u00eb maskuara si lajme: shembulli m\u00eb i njohur \u00ebsht\u00eb brenda nj\u00eb hetimi t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb Correctiv i kishte kushtuar antibiotik\u00ebve dhe q\u00eb gazeta e p\u00ebrditshme berlineze Tageszeitung (ekstremisht e majt\u00eb dhe jo e lidhur me t\u00eb djatht\u00ebn gjermane) tregoi se ishte i nj\u00ebanshme dhe mb\u00ebshtetej vet\u00ebm n\u00eb parime ideologjike kund\u00ebr industris\u00eb farmaceutike.<\/span><\/p>\n<p><span>Mbi t\u00eb gjitha, George Soros, e kap\u00ebrceu mendimin e Karl Popper duke shkuar drejt\u00a0 nj\u00eb aktivizmi politik t\u00eb shk\u00ebputur nga konteksti n\u00eb t\u00eb cilin filozofi kishte nd\u00ebrtuar reflektimet e tij mbi totalitarizmat dhe demokracin\u00eb. Ai e ka zgjeruar kuptimin e nocionit \u201cfilozofi intolerante\u201d. K\u00ebto, n\u00eb kontekstin specifik t\u00eb botimit t\u00eb The Open Society n\u00eb vitin 1945, i referoheshin vet\u00ebm fashizmit dhe komunizmit.<\/span><\/p>\n<p><span>V\u00ebrehet gjithashtu nj\u00eb largim, i veprimtaris\u00eb filantropike t\u00eb Soros, nga parimet baz\u00eb t\u00eb mendimit mbi demokracin\u00eb te Karl Popper. Ky ndryshim v\u00ebrehet ve\u00e7an\u00ebrisht nga vera e vitit 2020, kur l\u00ebvizja Black Lives Matter shp\u00ebrtheu n\u00eb SHBA me nj\u00eb val\u00eb trazirash racore pas vdekjes s\u00eb George Floyd. George Soros, i cili prej koh\u00ebsh kishte vepruar kund\u00ebr segregacionit racor n\u00eb SHBA, n\u00eb periudh\u00ebn kur zezak\u00ebt iu n\u00ebnshtroheshin ligjeve t\u00eb Jim Cro\u00eb, donte ta krahasonte gjendjen e tanishme me at\u00eb t\u00eb para l\u00ebvizjes p\u00ebr t\u00eb drejtat civile, duke p\u00ebrforcuar iden\u00eb se n\u00eb SHBA-n\u00eb e shekullit XXI ekziston nj\u00eb \u201craciz\u00ebm sistemik\u201d, i pranish\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrgjegjshme n\u00eb mentalitet. Ai u dha at\u00ebher\u00eb 220 milion\u00eb dollar\u00eb shoqatave antiraciste t\u00eb lidhura me l\u00ebvizjen Black Lives Matter.<\/span><\/p>\n<p><span>Por nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje \u00ebsht\u00eb krejt e kund\u00ebrta e parimeve epistemologjike t\u00eb vet\u00eb Karl Popper. Duke mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb ofensiv\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, ndonj\u00ebher\u00eb kund\u00ebr lirive si ato t\u00eb shprehjes apo m\u00ebsimdh\u00ebnies, George Soros vet\u00eb i ka dhuruar me duart e veta arm\u00eb t\u00eb fuqishme kritik\u00ebve t\u00eb tij. K\u00ebshtu, fondacioni i tij u b\u00eb objekt kritikash nga disa pjes\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes Black Lives Matter q\u00eb ai vet\u00eb i k mb\u00ebshtetur, kur n\u00eb vitin 2021, pas nj\u00eb riorganizimi i nevojsh\u00ebm i Open Society u detyrua t\u00eb shkarkonte drejtuesin esaj Patrick Gaspard dhe ta z\u00ebvend\u00ebsonte me Mark Malloch Brown. Problemi: i pari \u00ebsht\u00eb i zi ngjyr\u00eb, i dyti \u00ebsht\u00eb i bardh\u00eb. Mjaftoi kaq Ne\u00eb York Times t\u00eb botonte menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb artikull ku hidheshin akuza p\u00ebr raciz\u00ebm strukturor brenda vet\u00eb Open Society, duke i p\u00ebrmendur Soros-it munges\u00ebn e ndjeshm\u00ebris\u00eb ndaj \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb diversitetit racor. Ky \u00ebsht\u00eb gjithashtu shembull i paradoksit t\u00eb intoleranc\u00ebs: dikush \u00ebsht\u00eb intolerant edhe ndaj atij q\u00eb e ka toleruar.<\/span><\/p>\n<p><span><strong>P\u00ebrktheu nga Le Figaro T. \u00c7ela, Lapsi.al. Titulli origjinal: \u201cILUZIONET E HUMBURA T\u00cb GEORGE SOROS\u201d. Episodi i ardhshem. Hebreu Soros dhe konflikti Izrael Palestin<span>\u00eb<\/span><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/13\/saga-soros-2-a-e-ka-tradhetuar-miliarderi-kauzen-e-shoqerise-se-hapur\/\">Saga Soros 2\/ A e ka tradh\u00ebtuar miliarderi kauz\u00ebn e \u201cshoq\u00ebris\u00eb s\u00eb hapur\u201d<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ep\u00ebrditshmja franceze Le Figaro i ka kushtuar nje profil\u00a0spekulantit t\u00eb bursave dhe filantropit George Soros-it. N\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb q\u00eb Lapsi.al e solli t\u00eb plot\u00eb trajtohej mardh\u00ebnia e tij me Donald Trumpin (shiko linkun n\u00eb mes t\u00eb shkrimit). Nd\u00ebrsa n\u00eb k\u00ebt\u00eb episod trajtohet aderimi i nj\u00eb ish emigranti hungares n\u00eb filozofine e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb hapur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35492","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35492","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35492"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35492\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35492"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35492"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35492"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}