{"id":35388,"date":"2025-08-12T19:51:46","date_gmt":"2025-08-12T19:51:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/12\/a-do-te-respektohet-afati-per-konstituimin-e-kuvendit\/"},"modified":"2025-08-12T19:51:46","modified_gmt":"2025-08-12T19:51:46","slug":"a-do-te-respektohet-afati-per-konstituimin-e-kuvendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/12\/a-do-te-respektohet-afati-per-konstituimin-e-kuvendit\/","title":{"rendered":"A do t\u00eb respektohet afati p\u00ebr konstituimin e Kuvendit?"},"content":{"rendered":"<p>Nga Sandra Cvetkoviq, REL<\/p>\n<p>Vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs, i cili do t\u00eb duhej t\u2019i jepte fund kriz\u00ebs institucionale disamujore, p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb konstituimit t\u00eb Kuvendit pas zgjedhjeve, deri tani nuk e ka ndalur pasigurin\u00eb politike, pasi L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV) deri m\u00eb tani nuk ka treguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite n\u00ebse do ta respektoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Teksa vendet per\u00ebndimore dhe Bashkimi Evropian k\u00ebrkojn\u00eb respektimin e vendimit t\u00eb 8 gushtit, dhe b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr kompromis, partit\u00eb parlamentare p\u00ebrs\u00ebri kan\u00eb dal\u00eb me q\u00ebndrime t\u00eb kund\u00ebrta lidhur me t\u00eb \u2013 LVV-ja e kritikon, nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat e mir\u00ebpresin.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs, n\u00eb fund t\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kaluar, vler\u00ebsoi se Kuvendi i Kosov\u00ebs duhet t\u00eb konstituohet brenda 30-dit\u00ebsh, se kryetari i k\u00ebtij institucioni duhet t\u00eb zgjidhet me votim t\u00eb hapur dhe se p\u00ebr nj\u00eb kandidat nuk mund t\u00eb votohet m\u00eb shum\u00eb se tri her\u00eb. Afati fillon t\u00eb rrjedh\u00eb sapo aktgjykimi t\u00eb publikohet n\u00eb Gazet\u00ebn Zyrtare.<\/p>\n<p>Seanca konstituive e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs ka nisur m\u00eb 15 prill, por nuk ka p\u00ebrfunduar as pas 54 p\u00ebrpjekjesh, pasi LVV-ja \u2013 e cila ka fituar zgjedhjet e muajit shkurt \u2013 ka propozuar p\u00ebr kryetare t\u00eb Kuvendit Albulena Haxhiun, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga partit\u00eb e tjera parlamentare.<\/p>\n<p>M\u00eb 1 maj, kryesuesi i seanc\u00ebs konstituive, Avni Dehari, ndryshoi m\u00ebnyr\u00ebn e votimit, nga i hapur n\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb dhe krijimi i nj\u00eb komisioni p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e votimit t\u00eb fsheht\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga partit\u00eb e tjera parlamentare.<\/p>\n<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, nj\u00ebher\u00ebsh kryetar i LVV-s\u00eb, m\u00eb 11 gusht nuk deshi t\u00eb p\u00ebrgjigjet n\u00eb pyetjet e gazetar\u00ebve n\u00ebse do ta respektoj\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, me arsyetimin se nuk ka koh\u00eb, pasi kishte takim tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>M\u00eb 12 gusht, ai tha shkurt se \u201cduhet t\u00eb presim aktgjykimin e plot\u00eb [t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese]\u201d, duke theksuar se m\u00eb 8 gusht Kushtetuesja vet\u00ebm dha njoftim p\u00ebr vendimin. Megjithat\u00eb, Kurti s\u00ebrish nuk precizoi qart\u00eb n\u00ebse LVV-ja do ta respektoj\u00eb vendimin.<\/p>\n<p>As nga kabineti i tij nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb her\u00ebt nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb pyetjen e Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00ebse do ta respektojn\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, por kan\u00eb theksuar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb pyetje ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje ministrja n\u00eb detyr\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, Albulena Haxhiu.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Haxhiu, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media m\u00eb 10 gusht, fillimisht tha se vendimet e Gjykat\u00ebs Kushtetuese do t\u00eb respektohen, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fjali shtoi se \u201cato duhet t\u00eb komentohen, ato duhet t\u00eb kund\u00ebrshtohen, si\u00e7 po e b\u00ebj un\u00eb k\u00ebtu\u201d.<\/p>\n<p>Nga Ambasada e Gjermanis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb presin q\u00eb \u201ct\u00eb gjitha fuqit\u00eb politike ta respektojn\u00eb dhe zbatojn\u00eb plot\u00ebsisht vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese\u201d dhe se tani u takon politikan\u00ebve t\u00eb \u201cveprojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb urgjente q\u00eb t\u2019i japin fund k\u00ebsaj krize gati gjasht\u00ebmuajshe\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe presim nj\u00eb zgjidhje t\u00eb shpejt\u00eb, brenda afatit [t\u00eb Kushtetueses] dhe u b\u00ebjm\u00eb thirrje t\u00eb gjith\u00eb hisedar\u00ebve politik\u00eb q\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb drejt nj\u00eb kompromisi. D\u00ebshtimi p\u00ebr ta respektuar vendimin paraqet k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve dhe rrug\u00ebn e integrimit n\u00eb BE\u201d, tha Ambasada gjermane n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje d\u00ebrguar Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Nga Ambasada e Italis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb pyetjen e REL-it p\u00ebr t\u00eb komentuar q\u00ebndrimin e LVV-s\u00eb rreth vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se \u201ct\u00eb gjitha forcat politike duhet t\u00eb bien dakord p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr ng\u00ebr\u00e7in aktual institucional dhe politik, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Kosov\u00ebs dhe qytetar\u00ebve t\u00eb saj\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGjykata Kushtetuese ka publikuar sqarime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme [p\u00ebr hapat e m\u00ebtejm\u00eb drejt konstituimit t\u00eb Kuvendit]. T\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kuvendit u b\u00ebhet thirrje ta respektojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim dhe t\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb frym\u00ebn e kompromisit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjidhen shpejt kryetari i Kuvendit dhe n\u00ebnkryetar\u00ebt\u201d, than\u00eb nga Ambasada italiane p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Nga Ambasada e Franc\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb dhe nga Departamenti amerikan i Shtetit nuk jan\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb pyetjet e REL-it, nd\u00ebrsa nga Ambasada e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe n\u00eb Prishtin\u00eb kan\u00eb kujtuar deklarat\u00ebn e b\u00ebr\u00eb para shpalljes s\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese m\u00eb 7 gusht se \u201caft\u00ebsia e Gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb funksionuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi jetike p\u00ebr demokracin\u00eb e Kosov\u00ebs. Kjo duhet t\u00eb respektohet dhe promovohet nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt, nd\u00ebrsa vendimet e saj duhet t\u00eb respektohen dhe zbatohen\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Zyra e BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, m\u00eb 8 gusht, ka b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr kompromis, duke theksuar se nuk ka koh\u00eb p\u00ebr bllokad\u00eb politike.<\/p>\n<p>Ministrja n\u00eb detyr\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, Albulena Haxhiu, m\u00eb 10 gusht, ka akuzuar nj\u00eb nga gjyqtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Radomir Llaban, se bashk\u00ebpunon me Agjencin\u00eb e Siguris\u00eb dhe Informacionit t\u00eb Serbis\u00eb (BIA), duke th\u00ebn\u00eb se k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna i ka marr\u00eb nga institucionet e siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Ajo ka deklaruar se p\u00ebr gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb njoftuar Gjykata Kushtetuese dhe Prokuroria e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, akuza pothuajse identike p\u00ebr Llabanin kishte b\u00ebr\u00eb edhe presidentja e Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, duke th\u00ebn\u00eb se ky gjyqtar i Gjykat\u00ebs Kushtetuese paraqet k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs dhe Prokuroria Speciale, deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij teksti, nuk i jan\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb REL-it p\u00ebr k\u00ebto akuza.<\/p>\n<p>Sipas Gjykat\u00ebs Themelore t\u00eb Kralev\u00ebs, parashkrimi absolut i ekzekutimit t\u00eb d\u00ebnimit ndaj Radomir Llabanit, sipas aktgjykimit t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb 4 qershor 2032. N\u00eb vitin 2017, kjo gjykat\u00eb i ka d\u00ebrguar EULEX-it k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr arrestimin e Llabanit, por ky mision i BE-s\u00eb kishte deklaruar se nuk kishte mandat ta kryente nj\u00eb arrestim t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se sulmet publike t\u00eb presidentes Vjosa Osmani dhe ministres n\u00eb detyr\u00eb Albulena Haxhiu, \u201ce minojn\u00eb qart\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb dhe integritetin e k\u00ebtij gjykat\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>\u201cSikur t\u00eb kishte prova dhe fakte t\u00eb pakontestueshme q\u00eb ndonj\u00eb zyrtar i lart\u00eb publik paraqet k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr rendin kushtetues dhe sigurin\u00eb komb\u00ebtare, t\u00eb nj\u00ebjtat do t\u00eb duhej t\u2019i d\u00ebrgohesh Prokuroris\u00eb p\u00ebr procedim penal. N\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb demokratike, q\u00eb \u00e7mojn\u00eb sundimin e ligjit dhe parimet e qeverisjes s\u00eb mir\u00eb, ministrja apo presidentja nuk duhet t\u2019i zgjidhin \u00e7\u00ebshtjet e siguris\u00eb komb\u00ebtare n\u00ebp\u00ebrmjet konferencave p\u00ebr media\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Miftaraj shton se LVV-ja, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebt e fundit, i ka pasur t\u00eb gjitha resurset dhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebrmes institucioneve t\u00eb zbatimit t\u00eb ligjit p\u00ebr t\u00eb hetuar dhe ngritur \u00e7\u00ebshtje n\u00eb prokurori dhe gjykat\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur akuzat publike ndaj Llabanit, por nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk ka ndodhur.<\/p>\n<p>\u201cL\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje nuk e ka ngritur publikisht k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje deri n\u00eb vendimin e fundit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, ndon\u00ebse ajo ka marr\u00eb edhe shum\u00eb vendime t\u00eb tjera q\u00eb LVV-ja nuk i ka kund\u00ebrshtuar. Prandaj, akuzat e fundit publike mund t\u00eb shihen si nj\u00eb mjet politik kund\u00ebr Gjykat\u00ebs Kushtetuese, me synim t\u00eb zvog\u00eblimit t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb dhe integritetit\u201d, vler\u00ebson ai.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebmarrja e gjyqtarit Llaban n\u00eb vendimmarrje deri m\u00eb tani nuk ka qen\u00eb kontestuese p\u00ebr LVV-n\u00eb, e cila vet\u00eb i \u00ebsht\u00eb drejtuar Kushtetueses p\u00ebr sqarime.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2020, p\u00ebr shembull, ajo k\u00ebrkoi vler\u00ebsimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb udh\u00ebhequr nga Avdullah Hoti, duke pretenduar se vota e deputetit t\u00eb Partis\u00eb Ashkalinjve, Etem Arifi, ishte e pavlefshme pasi ai ishte i d\u00ebnuar me burgim me vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2021, Gjykata Kushtetuese vendosi n\u00eb favor t\u00eb LVV-s\u00eb dhe Qeveria e Hotit ra, duke e \u00e7uar vendin n\u00eb zgjedhje, t\u00eb cilat LVV-ja i fitoi dhe erdhi n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, n\u00eb prill t\u00eb vitit 2020, LVV-ja i ishte drejtuar Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr mendim, duke tentuar ta kund\u00ebrshtonte dekretin e presidentit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm Hashim Tha\u00e7i, me t\u00eb cilin Avdullah Hoti ishte caktuar mandatar p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra nga k\u00ebrkesat e fundit t\u00eb LVV-s\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese ka qen\u00eb n\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti, kur kjo parti k\u00ebrkoi vler\u00ebsimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme, e cila kishte refuzuar ankes\u00ebn e saj p\u00ebr votat nga diaspora.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/a-do-te-respektohet-afati-per-konstituimin-e-kuvendit\/\">A do t\u00eb respektohet afati p\u00ebr konstituimin e Kuvendit?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sandra Cvetkoviq, REL Vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs, i cili do t\u00eb duhej t\u2019i jepte fund kriz\u00ebs institucionale disamujore, p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb s\u00eb konstituimit t\u00eb Kuvendit pas zgjedhjeve, deri tani nuk e ka ndalur pasigurin\u00eb politike, pasi L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV) deri m\u00eb tani nuk ka treguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite n\u00ebse do ta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35388","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35388","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35388"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35388\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35388"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35388"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35388"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}