{"id":35375,"date":"2025-08-12T18:55:20","date_gmt":"2025-08-12T18:55:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/12\/beteja-me-zjarret-duhet-te-kthehet-ne-nje-beteje-12-mujore\/"},"modified":"2025-08-12T18:55:20","modified_gmt":"2025-08-12T18:55:20","slug":"beteja-me-zjarret-duhet-te-kthehet-ne-nje-beteje-12-mujore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/12\/beteja-me-zjarret-duhet-te-kthehet-ne-nje-beteje-12-mujore\/","title":{"rendered":"Beteja me zjarret duhet t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb 12-mujore"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Mero Baze\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Qeveria shqiptare duhet t\u00eb shikoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb plani komb\u00ebtar p\u00ebr betej\u00ebn me zjarret, q\u00eb me ndryshimet klimatike do t\u00eb jet\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Beteja me zjarret nuk fitohet n\u00eb gusht. Sado heronj t\u2019i kemi zjarrfik\u00ebsit \u2013 t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb fakt i kemi t\u00eb patrajnuar dhe t\u00eb papajisur me mjetet e duhura \u2013 sado avion\u00eb apo helikopter\u00eb t\u00eb marrim, nuk do t\u2019ia dalim dot. Beteja me zjarrin duhet t\u00eb kthehet jo vet\u00ebm n\u00eb kultur\u00eb komb\u00ebtare, por edhe n\u00eb strategji komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb shikoj\u00eb urgjent mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb investimi t\u00eb madh p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb malet e saj t\u00eb p\u00ebrshkueshme me rrug\u00eb emergjence. Nuk po them rrug\u00eb t\u00eb asfaltuara apo t\u00eb shtruara p\u00ebr vetura, por rrug\u00eb emergjence t\u00eb gjera q\u00eb p\u00ebrshkruajn\u00eb, sipas nj\u00eb studimi antizjarr, linjat ku duhet t\u00eb bllokohet zjarri sa her\u00eb q\u00eb bie. Malet shqiptare jan\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshkueshmet n\u00eb Evrop\u00eb. Malet e jugut jan\u00eb thuajse pa asnj\u00eb rrug\u00eb, nd\u00ebrsa malet e veriut kan\u00eb patur dikur disa rrug\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuara nga industria minerare, t\u00eb cilat me siguri jan\u00eb degraduar, por gjurma ekziston. K\u00ebto rrug\u00eb duhen rivitalizuar urgjentisht, nd\u00ebrsa n\u00eb jug duhet nj\u00eb projekt profesional p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve q\u00eb p\u00ebrshkruajn\u00eb faqet e maleve. Rrug\u00eb t\u00eb thjeshta, t\u00eb hapura me eskavator\u00eb, q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si brez antizjarr dhe si prit\u00eb ku zjarrfik\u00ebset mund t\u2019i dalin p\u00ebrball\u00eb zjarrit.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, n\u00eb \u00e7do fshat dhe qytet, ashtu si\u00e7 ka qen\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit, duhet t\u00eb rikthehet i famshmi \u201cbrez i zjarrit\u201d \u2013 nj\u00eb brez i qethur pa bim\u00ebsi dhe i preksh\u00ebm nga mjetet dhe njer\u00ebzit q\u00eb ndajn\u00eb qendrat e banuara nga pylli. Kjo nuk do shum\u00eb investim. Thjesht e kemi harruar q\u00eb e kemi patur n\u00eb \u00e7do fshat dhe qytet. Ka qytete ku ende mund t\u00eb shihen gjurm\u00ebt e k\u00ebtij brezi, sidomos n\u00eb ato t\u00eb braktisurat e pashfryt\u00ebzuara p\u00ebr nd\u00ebrtime. Mos prisni ta shihni n\u00eb Vlor\u00eb, Durr\u00ebs apo Sarand\u00eb, por n\u00eb Delvin\u00eb apo Rrogozhin\u00eb mund ta gjeni diku.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, duhet nj\u00eb strategji e qart\u00eb e burimeve hidrike n\u00eb funksion t\u00eb zjarreve, dhe duhen nd\u00ebrtuar rezervuar\u00eb e liqene aty ku ka mund\u00ebsi, n\u00eb faqet e maleve. Tani e tutje, beteja me zjarret do t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrvitshme dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb e eg\u00ebr. \u00cbsht\u00eb lufta e re e njeriut me natyr\u00ebn n\u00eb shekullin XXI, dhe nuk ndodh vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri. Sado piroman\u00eb t\u00eb kemi, ka edhe plot arsye t\u00eb tjera pse do kemi zjarre, ndaj t\u00eb mos fokusohemi vet\u00ebm tek d\u00ebnimet, por edhe tek parandalimi.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, kultura antizjarr duhet futur n\u00eb \u00e7do shkoll\u00eb, n\u00eb \u00e7do institucion shtet\u00ebror, n\u00eb \u00e7do leje nd\u00ebrtimi dhe planifikim urban t\u00eb \u00e7do fshati, qyteti apo zone turistike. N\u00eb nj\u00eb vend ku jepen leje p\u00ebr kulla, aq m\u00eb tep\u00ebr duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb studim p\u00ebr efektet e zjarrit n\u00eb to \u2013 sepse tek ne mund t\u00eb rezultoj\u00eb fatale, me zjarrfik\u00ebset e prishura q\u00eb kemi. Pra, beteja kryesore \u00ebsht\u00eb beteja e infrastruktur\u00ebs kund\u00ebr zjarrit.<\/p>\n<p>Pastaj vjen beteja tjet\u00ebr \u2013 ajo e luft\u00ebs me zjarrin vet\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e njohura dhe m\u00eb e thjeshta, vet\u00ebm se do shum\u00eb para. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb t\u00eb kontraktoj\u00eb nj\u00eb flot\u00eb zjarrfik\u00ebsesh nga ajri dhe t\u00eb shtoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb urgjente flot\u00ebn e zjarrfik\u00ebsve tok\u00ebsor\u00eb, q\u00eb mund ta menaxhojn\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse arrijm\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb at\u00eb q\u00eb thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr: rrjetin e p\u00ebrshkuesh\u00ebm t\u00eb maleve me rrug\u00eb emergjence, sipas nj\u00eb studimi profesional t\u00eb bllokimit t\u00eb zjarrit.<\/p>\n<p>Shtimi maksimal i zjarrfik\u00ebsve n\u00eb tok\u00eb dhe blerja e or\u00ebve t\u00eb fluturimit t\u00eb avion\u00ebve zjarrfik\u00ebs dhe helikopter\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kosto e lart\u00eb, por e domosdoshme. Pasi t\u00eb kemi nd\u00ebrtuar infrastruktur\u00ebn kund\u00ebr zjarrit dhe mjetet kund\u00ebr zjarrit, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb fokusohemi tek d\u00ebnimet ligjore p\u00ebr zjarrin. K\u00ebtu policia duhet t\u2019u kthehet metodave t\u00eb survejimit dhe identifikimit n\u00eb terren t\u00eb personave problematik\u00eb \u2013 piroman\u00eb, barinj t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm q\u00eb mendojn\u00eb se duke djegur kullotat shp\u00ebtojn\u00eb delet (nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb djegin delet dhe fshatin), si dhe zjarrv\u00ebn\u00ebs t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm q\u00eb shpesh frym\u00ebzohen nga politika.<\/p>\n<p>Por kjo \u00ebsht\u00eb e fundit q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Para k\u00ebsaj, na duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb infrastruktur\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb kund\u00ebr zjarreve, nj\u00eb flot\u00eb t\u00eb fuqishme p\u00ebr t\u2019i fikur dhe pastaj nj\u00eb legjislacion e rrjet policor kund\u00ebr piroman\u00ebve, q\u00eb mezi presin t\u00eb k\u00ebnaqen duke par\u00eb si p\u00ebrpijn\u00eb flak\u00ebt Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/beteja-me-zjarret-duhet-te-kthehet-ne-nje-beteje-12-mujore\/\">Beteja me zjarret duhet t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb 12-mujore<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/ Qeveria shqiptare duhet t\u00eb shikoj\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb plani komb\u00ebtar p\u00ebr betej\u00ebn me zjarret, q\u00eb me ndryshimet klimatike do t\u00eb jet\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Beteja me zjarret nuk fitohet n\u00eb gusht. Sado heronj t\u2019i kemi zjarrfik\u00ebsit \u2013 t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb fakt i kemi t\u00eb patrajnuar dhe t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35375","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35375","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35375"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35375\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35375"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35375"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35375"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}