{"id":35344,"date":"2025-08-12T14:48:27","date_gmt":"2025-08-12T14:48:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/12\/edison-ypi-cuca-me-nishana\/"},"modified":"2025-08-12T14:48:27","modified_gmt":"2025-08-12T14:48:27","slug":"edison-ypi-cuca-me-nishana","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/12\/edison-ypi-cuca-me-nishana\/","title":{"rendered":"Edison Ypi: Cuca me Nishana"},"content":{"rendered":"<p>Cuca me nishana, korr grurin deri n\u00eb mbr\u00ebmje kur ka dal\u00eb hana, i ka flok\u00ebt ka\u00e7urrela, thur triko ose \u00e7orapa me shtiza, mbush bucela, prashit n\u00ebp\u00ebr ara, asnj\u00eb djal\u00eb katundi nuk i del p\u00ebrpara, syt\u00eb i ka me shk\u00ebndia.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu thot\u00eb k\u00ebnga p\u00ebr Cuc\u00ebn e Radomir\u00ebs t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Kooperativ\u00ebs, kur lumjani kafshonte shk\u00ebmbin dhe pula hante gur\u00eb.<\/p>\n<p>Kush e di sa ka p\u00ebrparuar sot Radomira prej koh\u00ebs s\u00eb cuc\u00ebs me nishana, tashm\u00eb kur kooperativa nuk ekziston, kooperativisti \u00ebsht\u00eb i lir\u00eb, buka, bulmeti, mishi, zarzavatet, jan\u00eb me boll\u00ebk, dhe bio.<\/p>\n<p>Nga Bulqiza te Ura e Cerenecit, Rruga e Arb\u00ebrit shkon p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb lugine t\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb majt\u00eb, rr\u00ebz\u00eb malit, fshatra strukur n\u00ebp\u00ebr gryka si n\u00eb p\u00ebrralla.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, p\u00ebrroin e lugin\u00ebs e ndjek harlisja, hazdisja, \u00e7artallosja e blert\u00eb m\u00eb mahnit\u00ebs n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Nga Ura e Cerenecit mundesh me u nis n\u00eb tre drejtime, nj\u00ebri m\u00eb mahnit\u00ebs se tjetri:<\/p>\n<p>Djathtas, n\u00eb Librazhd p\u00ebrmes panoramave frym\u00ebndal\u00ebse t\u00eb Martaneshit, Fush\u00eb-Stud\u00ebs, Parkut Komb\u00ebtar t\u00eb Shebenikut.<\/p>\n<p>Majtas, rruga e vjet\u00ebr p\u00ebr Peshkopi duke kaluar nga Shupenza. \u00cbmb\u00eblsira n\u00eb fund. K\u00ebt\u00eb rrug\u00eb do ta b\u00ebj n\u00eb kthim.<\/p>\n<p>Drejt, nga Ura e Cerenecit deri ku kthen rruga p\u00ebr Bllat\u00eb, pak para Maqellar\u00ebs, \u00ebsht\u00eb rruga e re me ta heq trurin e kok\u00ebs. Mjalt\u00eb e qum\u00ebsht e t\u00ebra. Disa kilometra, asnj\u00eb kthes\u00eb. Spango e tendosur. N\u00eb nj\u00ebrin krah e t\u00ebrheq nj\u00eb dibran i Zerqanit. N\u00eb tjetrin, nj\u00eb i Maqellar\u00ebs. Nj\u00eb mrekulli autostradale n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt. Si e pikturuar, si pamje q\u00eb i ke par\u00eb n\u00ebp\u00ebr filma. Fusha, fshatra, ara t\u00eb mbjella, gjelb\u00ebrim, p\u00ebrrenj. Kur ke dal\u00eb n\u00eb Maqellar\u00eb, revoltohesh, rebelohesh pse mbaroi, pse kaq e shkurt\u00ebr, a isha n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr?<\/p>\n<p>Peshkopia tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet i past\u00ebr, i rregullt, i vetmjaftuesh\u00ebm, qytet i mir\u00ebmbajtur nga dibran\u00ebt nikoqir\u00eb me nam. Ve\u00e7 t\u2019i hedh\u00ebsh nj\u00eb sy. Rregull, past\u00ebrti, seriozitet. I ka kaluar n\u00eb \u00e7do pik\u00ebpamje qytetet e tjera t\u00eb k\u00ebsaj madh\u00ebsie knejna dhe anejna kufirit.<\/p>\n<p>Drejt Kuksit panoramat b\u00ebhen lot-ndjell\u00ebse. Aq t\u00eb bukura, aq sublime, aq sugjestive sa po i pe gjat\u00eb, ose po ndale p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb foto, t\u00eb lagen syt\u00eb.<\/p>\n<p>Parakalojn\u00eb me radh\u00eb:<\/p>\n<p>Nga e majta, Muhurri. K\u00ebmb\u00ebt rr\u00ebz\u00eb malit sapo kalon lumin. Koka nja 30 kilometra m\u00eb tutje mbi Qaf-Muhurr af\u00ebr Matit. Pastaj ushtria e maleve, regjimentet e shk\u00ebmbinjve, repartet e luginave, kuadratet e pyjeve, t\u00eb gjitha drejt Lur\u00ebs s\u00eb bukur, me t\u00eb cil\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb dashurohen me shikim t\u00eb par\u00eb, t\u00eb cil\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb, sapo e shohin, nuk e p\u00ebrsh\u00ebndesin mirdita apo mbr\u00ebma. As nuk e pyesin, a b\u00ebre boll qejf, a fjete rehat mbr\u00ebm\u00eb me Thethin a Korabin, me Tomorrin apo Gramozin. Cili ishte m\u00eb interesanti ? por pa pik turpi i ulurasin: I love you Lura.<\/p>\n<p>Nga e djathta, Sohodoll, Kastriot, Shumbat, Sllov\u00eb, Vlesh\u00eb, etj. Pas pak duhet me u kthy djathtas p\u00ebr ku jam nis\u00eb. Te e bukura, e fresk\u00ebta, kufitarja, Radomir\u00eb.<\/p>\n<p>Prej ku mbaron asfalti i Radomir\u00ebs, t\u00eb gjitha shtigjet t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb Korab. Te shtigjet ku m\u00eb par\u00eb kalonin vet\u00ebm kufitar\u00ebt me \u00e7izme dhe qen me zinxhir, sot ngjiten me litar\u00eb dhe ganxha turista dhe alpinista.<\/p>\n<p>Hap sa t\u00eb duash harta, \u00e7fleto atlasa, guida, shih dokumentar\u00eb, filma, po deshe shih dhe \u00ebndrra. Kurrkund n\u00eb bot\u00eb s\u2019ke me pa male m\u00eb thepisje shk\u00ebmbore q\u00eb grisin qiellin, m\u00eb t\u00eb egra, m\u00eb t\u00eb hazdisura, m\u00eb t\u00eb \u00e7artallosura se ato t\u00eb Korabit.<\/p>\n<p>Radomira \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend aq i bukur sa nuk mund t\u00eb rr\u00ebfehet. N\u00eb Radomir\u00eb fjala s\u2019del, fjala ngec, gjuha trashet, syri zmadhohet, k\u00ebmb\u00ebt ngadal\u00ebsohen, busulla hallakatet, laptopi dhe celulari heshtin, b\u00ebhen t\u00eb tep\u00ebrt, t\u00eb panevojsh\u00ebm, duhet me i hedh n\u00eb p\u00ebrrua, me i shkel me k\u00ebmb\u00eb, ose me i p\u00ebrplas pas shk\u00ebmbit.<\/p>\n<p>Radomira ka shum\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb ndrequra ose t\u00eb reja, por pak, fare pak banor\u00eb. Ata pak q\u00eb kan\u00eb mbetur, rrin\u00eb n\u00ebp\u00ebr veranda ulur n\u00ebp\u00ebr shezlonga me kurriz nga Korabi, syt\u00eb kah lugina duke pritur t\u00eb fermentohet whiskey.<\/p>\n<p>P\u00ebr Cuca me ose pa nishana, s\u2019b\u00ebhet fjal\u00eb. Por Poeti nuk rren. Shqiptar\u00ebt dhe shqiptaret me nishana, ose quka, vijn\u00eb nga shkartisja shekullore e bullgar\u00ebve sllav\u00eb kontinental\u00eb me shqiptar\u00ebt mesdhetar\u00eb. E provon fakti se pothuaj t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb nga Dibra n\u00eb Pogradec. Nj\u00eb Cuc\u00eb me nishana, n\u00eb Radomir\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e mundshme.<\/p>\n<p>Lumjan\u00ebt e Radomir\u00ebs nuk jan\u00eb si mirditor\u00ebt, lezhjan\u00ebt, shkodran\u00ebt, q\u00eb nisin me fol\u00eb e s\u2019din\u00eb me ndal\u00eb. Lumjan\u00ebt flasin pak, ose aspak. Goj\u00ebt e lumjan\u00ebve jan\u00eb si kasaforta me xhevahire brenda q\u00eb \u00e7el\u00ebsat ua kan\u00eb hedhur n\u00eb det. I pyet p\u00ebr di\u00e7ka. Nuk p\u00ebrgjigjen. Stepen. Bishtnojn\u00eb. Nisin e mendojn\u00eb si duhet t\u00eb p\u00ebrgjigjen. \u00c7far\u00eb s\u2019duhet t\u00eb thon\u00eb, e \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb thon\u00eb, e si duhet ta thon\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00ebse u drejtohesh si duhet, edhe kasafortat e shurdh\u00ebta me \u00e7elsa n\u00eb fund t\u00eb detit nisin e flasin.<\/p>\n<p>\u2013 Posta e Kufirit ishte n\u00eb mes t\u00eb fshatit. Ajo sht\u00ebpia me gur\u00eb n\u00eb mes t\u00eb ar\u00ebs me misra. Ajo sht\u00ebpia si U. Si U-ja e prangave q\u00eb ua vinin shqiptar\u00ebve q\u00eb desh\u00ebn me ik\u00eb, se ata matan\u00eb s\u2019erdh\u00ebn kurr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb. Kjo ishte posta e madhe, posta kryesore. P\u00ebrgjat\u00eb kufirit kishte posta m\u00eb t\u00eb vogla, posta bij\u00ebza, me kalashnikova, fisheku n\u00eb goj\u00eb, me tel me gj\u00ebmba, me qen, me kazan groshe, me t\u00eb gjitha. Ne lumjan\u00ebt jemi pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj. \u201cDru me pre\u201d, ata me sharr\u00eb e s\u00ebpat\u00eb n\u00eb sup, ishin lumjan\u00eb. Na \u00e7onin me b\u00eb lloj-lloj pun\u00ebsh n\u00ebp\u00ebr krahina t\u00eb tjera. Sidomos me hapur rrug\u00eb t\u00eb reja. Parrulla jon\u00eb ishte: \u201cBuk\u00eb e krip\u00eb e grosh e kep\u201d, pra na jep buk\u00eb e krip\u00eb e grosh, t\u2019i b\u00ebjm\u00eb shk\u00ebmbinjt\u00eb th\u00ebrrime. Por tani kemi ikur. Na ke n\u00eb Bathore dhe n\u00eb Lond\u00ebr. E kam zaptuar nj\u00eb cop\u00eb tok\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb \u201992-shin. Ende s\u2019kam nd\u00ebrtuar mbi at\u00eb tok\u00eb. Kam v\u00ebn\u00eb nj\u00eb tabel\u00eb \u201cTok\u00eb e Xanun\u201d. Me ardh nj\u00eb tiranas, nj\u00eb skraparlli, apo nj\u00eb lab me zaptu nj\u00eb cop\u00eb truall n\u00eb Radomir\u00eb, lumjani vjen p\u00ebr gjith\u00eb nat\u00ebn nga Edinburgu dhe ta pret fytin me thik\u00ebn e buk\u00ebs. Dik\u00eb q\u00eb erdhi nga Tirana p\u00ebr me u arratis, e kuzhinieri i post\u00ebs maj\u00eb Korabit, nj\u00eb mallakastriot nga fshari Kremenar, i cili, pasi pa bluz\u00ebn e bardh\u00eb dhe dyshemen\u00eb mbytur me gjak shqiptar, b\u00ebrtiti, uluriti, vajti volli. Donin t\u2019i jepnin 15 dit\u00eb leje shp\u00ebrblim p\u00ebr vrasjen. Nuk mund\u00ebn. Iku nga fiqiri. E mbyll\u00ebn n\u00eb \u00e7mendin\u00ebn e Vlor\u00ebs, si m\u00eb af\u00ebr familjes. Ushtari ose oficeri i kufirit q\u00eb e dashuroi Cuc\u00ebn me nishana dhe ngriti k\u00ebng\u00ebn e famshme ishte nj\u00eb kolonjar nga Rehova. Nj\u00eb tip e kund\u00ebrta jote. Ti kolonjar q\u00eb ke dashur gjith\u00eb jet\u00ebn t\u00eb arratisesh. Ai kolonjar q\u00eb ka dash gjith\u00eb jet\u00ebn me t\u00eb vra. Poeti vras\u00ebs, dashuruesi i Cuc\u00ebs me nishana, n\u00eb nj\u00eb moment asocimi absurd idesh, nishanat mbi faqet e cuc\u00ebs i jan\u00eb dukur nishana mbi surratin t\u00ebnd q\u00eb deshe t\u00eb arratiseshe n\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb degjenerimit, molepsjes, t\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb njeriut nga njeriu. Dhe nj\u00eb rrug\u00eb e dy pun\u00eb. Dashuroi cuc\u00ebn, dhe t\u00eb vrau ty me aq plumba n\u00eb surrat sa cuca kishte nishana n\u00eb faqe. Ju duk emocionuese, ekzaltuese, artistike, poetike. Dhe shkroi e pavdek\u00ebsoi makabritetin n\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb me cuc\u00eb, nishana, korrje gruri, flok\u00eb ka\u00e7urrela, shtiza, bucela, sy me shk\u00ebndia, e t\u00eb tjera e t\u00eb tjera. A po jam i qart\u00eb?<\/p>\n<p>Po je i qart\u00eb e i kthjell\u00ebt si uji i p\u00ebrroit t\u00eb Radomir\u00ebs, dhe i bardh\u00eb si bora e Korabit. Halli se \u00e7unat dhe cucat lumjane kan\u00eb nd\u00ebrruar Parajs\u00ebn e Lum\u00ebs me mish e qum\u00ebsht bio, faqet me nishana, me ferrin e metropoleve me lavazhe, lla\u00e7 e tulla, sht\u00ebpi bari, fytyra t\u00eb zbehta si lugata.<\/p>\n<p>S\u2019e zgjata. Me p\u00ebrmend kufirin n\u00eb Radomir\u00eb, si me kujtu varrin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb vrarit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu p\u00ebrfundoi ky udh\u00ebtim i paharruesh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vend kreshnik\u00ebsh. Ku, p\u00ebrtej shkaqeve, arsyetimeve, justifikimeve, serbi i vrau, bullgari u la emrin e katundit, turku u nd\u00ebrroi besimin, Mbreti s\u2019i kishte n\u00eb asnj\u00eb tefter, Partia e Pun\u00ebs i fukarallepsi, i armiq\u00ebsoi, i degjeneroi, i p\u00ebshtyu n\u00eb fytyr\u00eb, i pshurri mbi kok\u00eb, i la pa Fe e pa Atdhe, dhe kreshnik\u00ebt ik\u00ebn nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt.<\/p>\n<p>Kthimi nga Shupenza ishte i shijsh\u00ebm si fshirja me nj\u00eb \u00e7ap\u00eb buke e nj\u00eb pjate q\u00eb sapo e zbraze n\u00eb nj\u00eb gosti mbret\u00ebrore.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/edison-ypi-cuca-me-nishana\/\">Edison Ypi: Cuca me Nishana<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Cuca me nishana, korr grurin deri n\u00eb mbr\u00ebmje kur ka dal\u00eb hana, i ka flok\u00ebt ka\u00e7urrela, thur triko ose \u00e7orapa me shtiza, mbush bucela, prashit n\u00ebp\u00ebr ara, asnj\u00eb djal\u00eb katundi nuk i del p\u00ebrpara, syt\u00eb i ka me shk\u00ebndia. K\u00ebshtu thot\u00eb k\u00ebnga p\u00ebr Cuc\u00ebn e Radomir\u00ebs t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Kooperativ\u00ebs, kur lumjani kafshonte shk\u00ebmbin dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35344","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35344","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35344"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35344\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35344"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35344"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35344"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}