{"id":35293,"date":"2025-08-12T10:10:23","date_gmt":"2025-08-12T10:10:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/12\/safejournalists-kerkohet-urgjentisht-pergjigje-per-bllokimin-e-gazetareve-te-news24\/"},"modified":"2025-08-12T10:10:23","modified_gmt":"2025-08-12T10:10:23","slug":"safejournalists-kerkohet-urgjentisht-pergjigje-per-bllokimin-e-gazetareve-te-news24","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/12\/safejournalists-kerkohet-urgjentisht-pergjigje-per-bllokimin-e-gazetareve-te-news24\/","title":{"rendered":"SafeJournalists: K\u00ebrkohet urgjentisht p\u00ebrgjigje p\u00ebr bllokimin e gazetar\u00ebve t\u00eb News24"},"content":{"rendered":"<p>Bllokimi i Focus Media Group rrezikon t\u00eb l\u00ebr\u00eb pa pun\u00eb dhe pa t\u00eb ardhura rreth 230 gazetar\u00eb e punonj\u00ebs t\u00eb medias, duke rrezikuar jo vet\u00ebm transmetimin e nj\u00eb prej z\u00ebrave kryesor\u00eb informativ\u00eb n\u00eb vend, por edhe mjetet e jetes\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe shqiptare p\u00ebr lirin\u00eb e medias u b\u00ebjn\u00eb thirrje autoriteteve q\u00eb t\u00eb garantojn\u00eb sigurin\u00eb e gazetar\u00ebve dhe t\u00eb sigurojn\u00eb shlyerjen e rrogave dhe kontributeve shoq\u00ebrore, aksesin e sigurt n\u00eb pajisje dhe t\u00eb dh\u00ebna, si dhe t\u00eb mos nd\u00ebrmarrin masa hakmarr\u00ebse ndaj stafit gjat\u00eb k\u00ebsaj nd\u00ebrprerjeje.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb posht\u00eb reagimi i Rrjetit SafeJournalists:<\/strong><\/p>\n<p>Ne, Rrjeti SafeJournalists, partner\u00ebt e Reagimit t\u00eb Shpejt\u00eb p\u00ebr Lirin\u00eb e Medias (MFRR), Reporter\u00ebt pa Kufij (RSF) dhe organizatat shqiptare p\u00ebr lirin\u00eb e medias, shprehim shqet\u00ebsimin e p\u00ebrbashk\u00ebt mbi pengimin policor dhe ngjarjet pasuese q\u00eb prek\u00ebn Focus Media Group: News24, BalkanWeb, Panorama, Gazeta Shqiptare dhe media t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb 9 gushtit, Policia e Shtetit rrethoi nd\u00ebrtes\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb ku ushtrojn\u00eb veprimtarin\u00eb k\u00ebto media, nd\u00ebrpreu furnizimin me energji elektrike dhe pengoi qasjen p\u00ebr gazetar\u00ebt dhe stafin. Kjo ndaloi transmetimin televiziv t\u00eb News24 n\u00eb koh\u00eb reale. Sipas Focus Media Group, nuk ishte dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb paralajm\u00ebrim paraprak p\u00ebr nd\u00ebrprerjen efektive t\u00eb sinjalit t\u00eb transmetimit.<\/p>\n<p>Veprimi i policis\u00eb buron nga nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje m\u00eb e gjer\u00eb pron\u00ebsie midis Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit (MEKI) dhe Focus Media Group mbi qirat\u00eb dhe procedurat. Megjithat\u00eb, nd\u00ebrhyrja e fort\u00eb e policis\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer mesa duket deri tani mbi baza ligjore t\u00eb paqarta dhe pa respektuar procedur\u00ebn e rregullt ligjore. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb baze ligjore t\u00eb publikuar, vendimve gjyq\u00ebsor\u00eb dhe urdhrave ekzekutues, ose nj\u00eb afati dhe hapash t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr vijimin e procesit, ligjshm\u00ebria dhe proporcionaliteti i veprimit vendosen seriozisht n\u00eb pik\u00ebpyetje.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb, q\u00eb nga data 9 gusht nj\u00eb nga transmetuesit kryesor\u00eb t\u00eb lajmeve n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb nivel komb\u00ebtar, News24, ka qen\u00eb jasht\u00eb transmetimit. Deri m\u00eb 12 gusht 2025, ende nuk ka asnj\u00eb qart\u00ebsi se kur do t\u00eb rifilloj\u00eb transmetimi, as mbi t\u00eb ardhmen e gazetar\u00ebve, punonj\u00ebsve t\u00eb medias dhe stafit mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb Focus Media Group. Kjo pasiguri minon besimin e publikut, dob\u00ebson pluralizmin dhe rrezikon t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb efekt frik\u00ebsues mbi lirin\u00eb e medias.<\/p>\n<p>Ndikimi mbi punonj\u00ebsit e medias \u00ebsht\u00eb i menj\u00ebhersh\u00ebm dhe serioz. Rreth 230 t\u00eb pun\u00ebsuar, gazetar\u00eb, punonj\u00ebs t\u00eb medias dhe staf mb\u00ebshtet\u00ebs tani p\u00ebrballen me rrezikun e papun\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa shum\u00eb prej tyre prej disa koh\u00ebsh po p\u00ebrjetojn\u00eb vonesa n\u00eb pagesat e rrogave dhe mosshlyerje t\u00eb kontributeve t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore. Me nd\u00ebrtes\u00ebn e bllokuar dhe veprimtarin\u00eb e nd\u00ebrprer\u00eb, mjetet e tyre t\u00eb jetes\u00ebs dhe e ardhmja e tyre profesionale jan\u00eb n\u00eb rrezik.<\/p>\n<p>Prandaj, ne u b\u00ebjm\u00eb thirrje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt autoriteteve shqiptare q\u00eb t\u00eb garantojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e gazetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb punuar, sigurin\u00eb e tyre, dhe:<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ne u b\u00ebjm\u00eb thirrje pronar\u00ebve dhe drejtuesve t\u00eb Focus Media Group:<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje kontraktuale. Kjo situat\u00eb ngre \u00e7\u00ebshtje thelb\u00ebsore lidhur me respektimin e procedurave t\u00eb rregullta, proporcionalitetin, lirin\u00eb e medias dhe mbrojtjen e gazetar\u00ebve dhe punonj\u00ebsve t\u00eb medias. T\u00eb gjitha pal\u00ebt duhet t\u00eb veprojn\u00eb shpejt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente dhe n\u00eb interes t\u00eb publikut p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb k\u00ebto t\u00eb drejta t\u00eb respektohen dhe mbrohen.<\/p>\n<p>Partner\u00ebt e Media Freedom Rapid Response (MFRR)<\/p>\n<p>Organizata t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb Shqip\u00ebriNe, Rrjeti SafeJournalists, partner\u00ebt e Reagimit t\u00eb Shpejt\u00eb p\u00ebr Lirin\u00eb e Medias (MFRR), Reporter\u00ebt pa Kufij (RSF) dhe organizatat shqiptare p\u00ebr lirin\u00eb e medias, shprehim shqet\u00ebsimin e p\u00ebrbashk\u00ebt mbi pengimin policor dhe ngjarjet pasuese q\u00eb prek\u00ebn Focus Media Group: News24, BalkanWeb, Panorama, Gazeta Shqiptare dhe media t\u00eb tjera t\u00eb lidhura me t\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb 9 gushtit, Policia e Shtetit rrethoi nd\u00ebrtes\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb ku ushtrojn\u00eb veprimtarin\u00eb k\u00ebto media, nd\u00ebrpreu furnizimin me energji elektrike dhe pengoi qasjen p\u00ebr gazetar\u00ebt dhe stafin. Kjo ndaloi transmetimin televiziv t\u00eb News24 n\u00eb koh\u00eb reale. Sipas Focus Media Group, nuk ishte dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb paralajm\u00ebrim paraprak p\u00ebr nd\u00ebrprerjen efektive t\u00eb sinjalit t\u00eb transmetimit.<\/p>\n<p>Veprimi i policis\u00eb buron nga nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje m\u00eb e gjer\u00eb pron\u00ebsie midis Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb, Kultur\u00ebs dhe Inovacionit (MEKI) dhe Focus Media Group mbi qirat\u00eb dhe procedurat. Megjithat\u00eb, nd\u00ebrhyrja e fort\u00eb e policis\u00eb \u00ebsht\u00eb kryer mesa duket deri tani mbi baza ligjore t\u00eb paqarta dhe pa respektuar procedur\u00ebn e rregullt ligjore. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb baze ligjore t\u00eb publikuar, vendimve gjyq\u00ebsor\u00eb dhe urdhrave ekzekutues, ose nj\u00eb afati dhe hapash t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr vijimin e procesit, ligjshm\u00ebria dhe proporcionaliteti i veprimit vendosen seriozisht n\u00eb pik\u00ebpyetje.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb, q\u00eb nga data 9 gusht nj\u00eb nga transmetuesit kryesor\u00eb t\u00eb lajmeve n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb nivel komb\u00ebtar, News24, ka qen\u00eb jasht\u00eb transmetimit. Deri m\u00eb 12 gusht 2025, ende nuk ka asnj\u00eb qart\u00ebsi se kur do t\u00eb rifilloj\u00eb transmetimi, as mbi t\u00eb ardhmen e gazetar\u00ebve, punonj\u00ebsve t\u00eb medias dhe stafit mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb Focus Media Group. Kjo pasiguri minon besimin e publikut, dob\u00ebson pluralizmin dhe rrezikon t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb efekt frik\u00ebsues mbi lirin\u00eb e medias.<\/p>\n<p>Ndikimi mbi punonj\u00ebsit e medias \u00ebsht\u00eb i menj\u00ebhersh\u00ebm dhe serioz. Rreth 230 t\u00eb pun\u00ebsuar, gazetar\u00eb, punonj\u00ebs t\u00eb medias dhe staf mb\u00ebshtet\u00ebs tani p\u00ebrballen me rrezikun e papun\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrsa shum\u00eb prej tyre prej disa koh\u00ebsh po p\u00ebrjetojn\u00eb vonesa n\u00eb pagesat e rrogave dhe mosshlyerje t\u00eb kontributeve t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore. Me nd\u00ebrtes\u00ebn e bllokuar dhe veprimtarin\u00eb e nd\u00ebrprer\u00eb, mjetet e tyre t\u00eb jetes\u00ebs dhe e ardhmja e tyre profesionale jan\u00eb n\u00eb rrezik.<\/p>\n<p>Prandaj, ne u b\u00ebjm\u00eb thirrje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt autoriteteve shqiptare q\u00eb t\u00eb garantojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e gazetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb punuar, sigurin\u00eb e tyre, dhe:<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, ne u b\u00ebjm\u00eb thirrje pronar\u00ebve dhe drejtuesve t\u00eb Focus Media Group:<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje kontraktuale. Kjo situat\u00eb ngre \u00e7\u00ebshtje thelb\u00ebsore lidhur me respektimin e procedurave t\u00eb rregullta, proporcionalitetin, lirin\u00eb e medias dhe mbrojtjen e gazetar\u00ebve dhe punonj\u00ebsve t\u00eb medias. T\u00eb gjitha pal\u00ebt duhet t\u00eb veprojn\u00eb shpejt, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb transparente dhe n\u00eb interes t\u00eb publikut p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb k\u00ebto t\u00eb drejta t\u00eb respektohen dhe mbrohen.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/12\/safejournalists-kerkohet-urgjentisht-pergjigje-per-bllokimin-e-gazetareve-te-news24\/\">SafeJournalists: K\u00ebrkohet urgjentisht p\u00ebrgjigje p\u00ebr bllokimin e gazetar\u00ebve t\u00eb News24<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bllokimi i Focus Media Group rrezikon t\u00eb l\u00ebr\u00eb pa pun\u00eb dhe pa t\u00eb ardhura rreth 230 gazetar\u00eb e punonj\u00ebs t\u00eb medias, duke rrezikuar jo vet\u00ebm transmetimin e nj\u00eb prej z\u00ebrave kryesor\u00eb informativ\u00eb n\u00eb vend, por edhe mjetet e jetes\u00ebs s\u00eb tyre. Organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe shqiptare p\u00ebr lirin\u00eb e medias u b\u00ebjn\u00eb thirrje autoriteteve q\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35293","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35293","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35293"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35293\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35293"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35293"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35293"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}