{"id":35218,"date":"2025-08-11T18:43:08","date_gmt":"2025-08-11T18:43:08","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/11\/del-raporti-vetem-4-televizionet-e-medha-me-fitim-moren-81-te-te-ardhurave\/"},"modified":"2025-08-11T18:43:08","modified_gmt":"2025-08-11T18:43:08","slug":"del-raporti-vetem-4-televizionet-e-medha-me-fitim-moren-81-te-te-ardhurave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/11\/del-raporti-vetem-4-televizionet-e-medha-me-fitim-moren-81-te-te-ardhurave\/","title":{"rendered":"Del RAPORTI\/ Vet\u00ebm 4 televizionet e m\u00ebdha me fitim, mor\u00ebn 81% t\u00eb t\u00eb ardhurave"},"content":{"rendered":"<p><span>Tregu i medias audiovizive n\u00eb Shqip\u00ebri sh\u00ebnoi nj\u00eb rritje t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb p\u00ebrqendrimit, me kat\u00ebr televizionet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, Klan, Top Channel, Vizion Plus dhe A2CNN q\u00eb kontrolluan 81% t\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurave si dhe konsoliduan fitimet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tet\u00eb televizione t\u00eb tjera t\u00eb analizuara mbyll\u00ebn vitin me humbje t\u00eb konsiderueshme financiare.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb dh\u00ebnat financiare t\u00eb kompanive mediatike, t\u00eb publikuara n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit dhe t\u00eb analizuara nga BIRN, tregojn\u00eb se t\u00eb ardhurat totale t\u00eb tregut sh\u00ebnuan nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb leht\u00eb prej 0.3% n\u00eb vitin 2024 kundrejt vitit 2023, r\u00ebnie q\u00eb duket se lidhet me faktin q\u00eb tregu televiziv p\u00ebson rritje zakonisht n\u00eb vite zgjedhore dhe r\u00ebnie n\u00eb vite kur n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka as zgjedhje parlamentare dhe as zgjedhje p\u00ebr pushtetin vendor.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb ardhurat totale t\u00eb televizioneve ishin 6.57 miliard\u00eb lek\u00eb vitin e kaluar nga 6.59 miliard\u00eb q\u00eb ishin n\u00eb vitin 2022.<\/span><\/p>\n<p><span>BIRN analizoi t\u00eb dh\u00ebnat financiare t\u00eb televizioneve komerciale pa pages\u00eb, t\u00eb cilat i sigurojn\u00eb t\u00eb ardhurat n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebrmes shitjes s\u00eb reklamave, si dhe ve\u00e7mas, t\u00eb dh\u00ebnat financiare t\u00eb platformave televizive me pages\u00eb, Digitalb, ADTN dhe Tring. Nga 12 televizionet e analizuara, Top Channel, Klan, Media Vizion, Report TV, News 24, ABC, Ora, Scan, A2CNN, Euronews, MCN dhe Syri, Syri dhe Ora News nuk kan\u00eb depozituar ende bilancet n\u00eb QKB deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi. Gjithashtu, raporti vjetor i Televizionit Publik Shqiptar, i cili jeton fal\u00eb pagesave t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb takse mbi televizorin dhe nga transfertat nga buxheti i shtetit, nuk \u00ebsht\u00eb depozituar n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb, si\u00e7 duhet t\u00eb depozitohet \u00e7do vit.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Loja mes t\u00eb m\u00ebdhenjve<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Standardet nd\u00ebrkomb\u00ebtare sugjerojn\u00eb se matja e shkall\u00ebs s\u00eb p\u00ebrqendrimit t\u00eb medias n\u00eb nj\u00eb vend duhet t\u00eb marr\u00eb parasysh pjes\u00ebn e tregut t\u00eb zot\u00ebruar nga 4 mediat kryesore. N\u00ebse kjo pjes\u00eb tregu \u00ebsht\u00eb mbi 49%, p\u00ebrqendrimi i tregut konsiderohet \u201ci lart\u00eb\u201d. N\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb fakt nuk jan\u00eb kat\u00ebr, por dy televizione t\u00eb m\u00ebdha, Klan dhe Top Channel, t\u00eb cilat bashk\u00ebrisht kontrollojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa 49%. Gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Klan dhe Top Channel pat\u00ebn s\u00eb bashku 64% t\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurave t\u00eb televizioneve pa pages\u00eb, nd\u00ebrsa televizioni i tret\u00eb m\u00eb i madh, Vizion Plus, kishte 9.9% t\u00eb tregut dhe i kat\u00ebrti, A2CNN, 6.8%.<\/span><\/p>\n<p><span>Kontrolli i tregut t\u00eb televizioneve nga dy operator\u00ebt e m\u00ebdhenj \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb realiteti prej shum\u00eb koh\u00ebsh. Top Channel ishte televizioni m\u00eb i madh deri n\u00eb vitin 2020, pastaj Klani ia kaloi dhe, gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, t\u00eb ardhurat e Top Channel u rrit\u00ebn nd\u00ebrsa ato t\u00eb Klan ran\u00eb p\u00ebrkundrejt vitit 2023, por renditja nuk ndryshoi.<\/span><\/p>\n<p><span>Vizion Plus ka ruajtur vendin e tret\u00eb me distanc\u00eb t\u00eb madhe nga dy t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb q\u00eb prej disa vitesh nd\u00ebrsa A2CNN \u00ebsht\u00eb e vetmja media q\u00eb ka hyr\u00eb te kat\u00ebr t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit. News 24 ishte media q\u00eb humbi pjes\u00eb t\u00eb tregut dhe ra nga kat\u00ebrshja e m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjve gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Kat\u00ebr me fitime, t\u00eb tjerat me humbje<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>T\u00eb dh\u00ebnat e bilanceve tregojn\u00eb gjithashtu se vet\u00ebm kat\u00ebr nga 12 televizionet e vendit t\u00eb marra n\u00eb analiz\u00eb kan\u00eb depozituar bilanc me rezultat financiar pozitiv, nd\u00ebrsa gjasht\u00eb t\u00eb tjera kan\u00eb dal\u00eb me humbje dhe dy nuk kan\u00eb depozituar bilanc. Klan \u00ebsht\u00eb televizioni m\u00eb fitimprur\u00ebs n\u00eb vend me rezultat pozitiv prej 254 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr vitin 2024, nd\u00ebrsa Top Channel pason me fitime neto 109 milion\u00eb lek\u00eb. Media Vizion pati 18 milion\u00eb lek\u00eb fitime, nd\u00ebrsa A2CNN pati nj\u00eb fitim modest prej 4.2 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/span><\/p>\n<p><span>Euronews ishte media q\u00eb mbylli vitin me humbjet m\u00eb t\u00eb larta nga t\u00eb gjitha, 139 milion\u00eb lek\u00eb, pasuar nga Focus Media, e cila operon televizionin News 24, me 136 milion\u00eb. Multiscreen, kompania q\u00eb operon kanalin Report TV, pati humbje 22 milion\u00eb lek\u00eb, por kjo kompani siguron t\u00eb ardhura edhe nga divident\u00ebt nga kompani t\u00eb tjera n\u00ebn pron\u00ebsin\u00eb e saj, kompani q\u00eb nuk operojn\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e medias audiovizive. ABC News dhe SCAN mbyll\u00ebn gjithashtu vitin financiar me humbje t\u00eb konsiderueshme, nd\u00ebrsa pjes\u00ebt e tyre t\u00eb tregut ran\u00eb ose q\u00ebndruan n\u00eb vendnum\u00ebro. MCN ishte televizioni m\u00eb i vog\u00ebl nga t\u00eb dhjet\u00eb kompanit\u00eb q\u00eb kan\u00eb depozituar bilance dhe kompania mbylli vitin me humbje n\u00eb mas\u00ebn 4.4 milion\u00eb lek\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Munges\u00eb larmishm\u00ebrie<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Bashkimi Evropian dhe OSBE\/ODIHR kan\u00eb shprehur shqet\u00ebsime t\u00eb m\u00ebdha sa i p\u00ebrket munges\u00ebs s\u00eb larmishm\u00ebris\u00eb s\u00eb medias q\u00eb duhet t\u00eb informoj\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb interesit publik, nj\u00eb aspekt ky\u00e7 ky i vendeve demokratike. N\u00eb raportin paraprak mbi zgjedhjet e 11 majit 2025, misioni i v\u00ebzhguesve t\u00eb OSBE\/ODIHR theksohet, si pjes\u00eb t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, shqet\u00ebsimin se larmishm\u00ebria dhe integriteti i lajmeve t\u00eb transmetuara u minua nga \u201cfinancimet jotransparente, p\u00ebrqendrimi i pron\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrhyrja n\u00eb autonomin\u00eb editoriale dhe ndikimi politik\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span>Nd\u00ebrsa Bashkimi Evropian ka theksuar n\u00eb dokumentin e vet ky\u00e7 t\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, k\u00ebrkon nj\u00eb reform\u00eb t\u00ebr\u00ebsore t\u00eb kuadrit ligjor dhe rregullator.<\/span><\/p>\n<p><span>Mungesa e larmishm\u00ebris\u00eb s\u00eb informacionit argumentohet se c\u00ebnon aft\u00ebsin\u00eb e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb votuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb informuar, gj\u00eb q\u00eb minon vet\u00eb themelin e demokracis\u00eb. Por n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb, shqet\u00ebsim \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm fakti q\u00eb pak televizione kontrollojn\u00eb shumic\u00ebn e tregut, por edhe fakti q\u00eb shumica e informacionit politik t\u00eb transmetuar nuk prodhohet nga media apo nga gazetar\u00eb, por prodhohet nga partit\u00eb politike apo institucionet publike nd\u00ebrsa mediat, t\u00eb vogla apo t\u00eb m\u00ebdha, thjesht\u00eb sa b\u00ebhen autoparlant\u00eb t\u00eb propagand\u00ebs. Me pak fjal\u00eb, pavar\u00ebsisht se vendi ka mbi nj\u00eb dyzin\u00eb me televizione, kudo q\u00eb qytetari t\u00eb ndaloj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur lajmet ka gjasa do t\u00eb shoh\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kronika t\u00eb parap\u00ebrgatitura nga institucionet, fjala vjen, Agjencia p\u00ebr Media dhe Informim e kryeministrit Edi Rama. Ekzistenca e medias online n\u00eb teori ndihmon p\u00ebr t\u00eb zbutur sadopak dominimin e mjedisit informativ nga televizionet por jo shum\u00eb, p\u00ebr shkak se mediat kryesore sociale si Facebook e Instagram, duket se dominohen nga subjekjet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb prodhojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrmbajtje, pra qeveria.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>RTSH pa raport vjetor<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>Radiotelevizioni publik shqiptar \u00ebsht\u00eb n\u00eb teori televizioni i dyt\u00eb m\u00eb i madh n\u00eb vend. N\u00eb nj\u00eb vit t\u00eb zakonsh\u00ebm, buxheti i k\u00ebtij institucioni arrin n\u00eb mbi 20 milion\u00eb euro, shif\u00ebr kjo fare pak m\u00eb e ul\u00ebt se sa televizioni Klan, i cili \u00ebsht\u00eb media m\u00eb e madhe komerciale me t\u00eb ardhura, gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, prej afro 23 milion\u00eb eurosh. Raporti vjetor i RTSH-s\u00eb, i cili depozitohet dhe debatohet n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb muajve t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit, nuk \u00ebsht\u00eb depozituar p\u00ebr vitin 2024, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur informimin mbi gjendjen financiare t\u00eb k\u00ebtij institucioni. T\u00eb dh\u00ebnat e raportit t\u00eb depozituar p\u00ebr vitin 2023 tregojn\u00eb se RTSH pati shpenzime n\u00eb mas\u00ebn 2.1 miliard\u00eb lek\u00eb. Nga k\u00ebto, rreth 1.3 miliard\u00eb lek\u00eb ishin nga taksa specifike q\u00eb familjet paguajn\u00eb p\u00ebrmes kontrat\u00ebs s\u00eb furnizimit me energji elektrike nd\u00ebrsa 618 milion\u00eb ishin financime nga buxheti i shtetit.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>P\u00ebrmir\u00ebsim n\u00eb tregun e televizioneve me pages\u00eb<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span>T\u00eb ardhurat e platformave televizive me pages\u00eb, Digitalb dhe Tring sh\u00ebnuan rritje gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, hera e par\u00eb q\u00eb ky treg rritet s\u00eb paku q\u00eb nga viti 2016, kur BIRN filloi t\u00eb analizoj\u00eb k\u00ebt\u00eb treg. N\u00eb vend ka tre kompani t\u00eb licencuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb segment: Digitalb, Tring dhe ADTN, ky i fundit nj\u00eb kompani q\u00eb mban nj\u00eb licenc\u00eb transmetimesh n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Digitalb. T\u00eb ardhurat e t\u00eb treve ishin pak m\u00eb shum\u00eb se 5 miliard\u00eb lek\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, me rritje 12% n\u00eb krahasim me vitin 2023. Tring \u00ebsht\u00eb operatori i vog\u00ebl q\u00eb zuri vitin e kaluar 30% t\u00eb tregut, por gjithashtu \u00ebsht\u00eb operatori q\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit ka mbajtur nj\u00eb rezultat financiar leht\u00ebsisht pozitiv. Digitalb \u00ebsht\u00eb operatori i madh me 70% t\u00eb tregut, por prej vitesh ka rezultuar me humbje. Humbjet e Digitalb gjithsesi u reduktuan nga 650 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2023 n\u00eb 103 milion\u00eb n\u00eb vitin e kaluar.<\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb treja segmentet e tregut, televizionet pa pages\u00eb q\u00eb financohen nga reklamat, televizionet me pages\u00eb dhe RTSH kan\u00eb nj\u00eb qarkullim vjetor prej 13.6 miliard\u00eb lek\u00ebsh, n\u00ebse supozojm\u00eb se t\u00eb ardhurat e RTSH-s\u00eb nuk kan\u00eb ndryshuar shum\u00eb n\u00eb krahasim me vitin 2023. <strong>\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2025\/08\/11\/televizionet-e-medha-thellojne-dominimin-te-voglat-thellojne-humbjet\/\">Reporter.al<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/11\/del-raporti-vetem-4-televizionet-e-medha-me-fitim-moren-81-te-te-ardhurave\/\">Del RAPORTI\/ Vet\u00ebm 4 televizionet e m\u00ebdha me fitim, mor\u00ebn 81% t\u00eb t\u00eb ardhurave<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tregu i medias audiovizive n\u00eb Shqip\u00ebri sh\u00ebnoi nj\u00eb rritje t\u00eb m\u00ebtejshme t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb p\u00ebrqendrimit, me kat\u00ebr televizionet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, Klan, Top Channel, Vizion Plus dhe A2CNN q\u00eb kontrolluan 81% t\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurave si dhe konsoliduan fitimet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tet\u00eb televizione t\u00eb tjera t\u00eb analizuara mbyll\u00ebn vitin me humbje t\u00eb konsiderueshme financiare. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35218","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35218","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35218"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35218\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35218"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35218"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35218"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}