{"id":35200,"date":"2025-08-11T18:48:17","date_gmt":"2025-08-11T18:48:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/11\/nje-i-burgosur-kishte-degjuar-dy-gardiane-se-ukshin-hotin-e-kishin-vrare-diten-qe-u-lirua-300-metra-larg\/"},"modified":"2025-08-11T18:48:17","modified_gmt":"2025-08-11T18:48:17","slug":"nje-i-burgosur-kishte-degjuar-dy-gardiane-se-ukshin-hotin-e-kishin-vrare-diten-qe-u-lirua-300-metra-larg","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/11\/nje-i-burgosur-kishte-degjuar-dy-gardiane-se-ukshin-hotin-e-kishin-vrare-diten-qe-u-lirua-300-metra-larg\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb i burgosur, kishte d\u00ebgjuar dy gardian\u00eb, se Ukshin Hotin e kishin vrar\u00eb dit\u00ebn q\u00eb u lirua, 300 metra larg"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Bajrush Xhemaili\/<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Memorie.al \/ Kisha d\u00ebgjuar e lexuar aq shum\u00eb p\u00ebr profesorin e nderuar Ukshin Hoti, por q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb ta takoja. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e takova n\u00eb burgun \u201cDubrava\u201d t\u00eb Burimit (Istogut). Fillimisht shiheshim prej s\u00eb largu nga sh\u00ebtitoret e pavijoneve. Un\u00eb isha n\u00eb Pavionin C-1 e ai n\u00eb pavionin pranues. Edhe prej k\u00ebsaj distance nuk e kishim v\u00ebshtir\u00eb (n\u00eb q\u00eb ishim k\u00ebtej), ta dallonim: shtat\u00eb-lart\u00eb, shpatullgjer\u00eb, pak i k\u00ebrrusur dhe pothuajse gjithher\u00eb me nj\u00eb mjegull tymi p\u00ebrreth, nga t\u00eb pir\u00ebt e shumt\u00eb t\u00eb duhanit. Fati deshi q\u00eb kur e soll\u00ebn n\u00eb pavijonin ton\u00eb, t\u00eb gjendemi n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb, derisa t\u00eb lirohej ndonj\u00eb krevat n\u00eb dhomat e mbushura p\u00ebrplot.<br \/>\nKy intelektual me diapazon t\u00eb gjer\u00eb njohurish p\u00ebr fusha t\u00eb ndryshe e me thell\u00ebsi t\u00eb rrall\u00eb gjykimi, n\u00eb t\u00eb par\u00eb, e linte p\u00ebrshtypjen e nj\u00eb njeriu t\u00eb ngrysur e t\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb vete dhe jo komunikues. Por, n\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb diskutimet e polemikat e gjata q\u00eb i b\u00ebnim n\u00eb burg, ishte fort aktiv, i rrept\u00eb dhe i pa-kompromis.<br \/>\nKarakteristik\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb dallohej leht\u00eb ishte se e brente shum\u00eb gjendja familjare e ngarkuar me probleme t\u00eb shumta, n\u00eb ve\u00e7anti d\u00ebshp\u00ebrohej p\u00ebr p\u00ebsimin e tre f\u00ebmij\u00ebve, p\u00ebr shkak t\u00eb ndarjes me dy grat\u00eb q\u00eb i kishte pasur. P\u00ebrmasat e k\u00ebsaj dhembjeje zmadhoheshin edhe m\u00eb shum\u00eb, me rastin e vizit\u00ebs q\u00eb i b\u00ebnte djali i tij, Andini.<br \/>\nKur kthehej n\u00eb pavijon, pas \u00e7do vizite, e komentonte gjendjen shpirt\u00ebrore dhe fizike t\u00eb Andinit. I dukej i pa disponuar, se ngadal\u00eb po rritej dhe se \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po b\u00ebhej m\u00eb i hajth\u00ebm. Merakosej jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Por mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen shpirti i tij kryengrit\u00ebs. Karakteri i tij, nuk lejonte nj\u00eb soditje indiferente t\u00eb t\u00eb gjitha atyre padrejt\u00ebsive q\u00eb u behshin t\u00eb burgosurve politik\u00eb, ashtu edhe atyre ordiner\u00eb, madje ai nuk t\u00eb hezitoj\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe grev\u00eb urie p\u00ebr ta.<br \/>\nPuna erdhi deri aty sa epror\u00ebt e burgut, nuk mund ta duronin m\u00eb k\u00ebt\u00eb kryengrit\u00ebs t\u00eb pap\u00ebrmir\u00ebsuesh\u00ebm. Prandaj edhe do ta transferojn\u00eb n\u00eb burgun e Nishtit. Atje, pastaj, do t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb mbaj\u00eb burgun n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tij, q\u00eb s\u2018ishte e r\u00ebndomt\u00eb shikuar nga k\u00ebndi i atyre q\u00eb b\u00ebjn\u00eb plane djall\u00ebzore.<br \/>\nLetrat e shkruara nga ai, d\u00ebrguar motr\u00ebs s\u00eb tij Myrvetes (tanim\u00eb t\u00eb botuara dhe t\u00eb njohura p\u00ebr publikun e gjer\u00eb), dhe q\u00ebndrimi i tij dinjitoz para tyre, i trazoi shpirtrat e epror\u00ebve t\u00eb burgut. Dhe, padyshim, edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit e burgjeve n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb shtetit serb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, edhe do ta transferojn\u00eb n\u00eb burgun e Mitrovic\u00ebs s\u00eb Sremit.<br \/>\n50 dit\u00eb n\u00ebn tortura e vetmi\u2026!<br \/>\nN\u00eb burgun e Mitrovic\u00ebs s\u00eb Sremit, e priste nj\u00eb nd\u00ebr drejtor\u00ebt m\u00eb mizor\u00eb q\u00eb hasen n\u00ebp\u00ebr burgje, kudo qofshin ato. P\u00ebr torturat q\u00eb u kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb burgosurve politik\u00eb kroat\u00eb, thuhej se akuzohej edhe nga Gjyqi Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Hag\u00ebs. T\u00eb nj\u00ebjtat tortura shtazarake, organizonte edhe p\u00ebr ne shqiptar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebve, na pat\u00ebn transferuar qysh m\u00eb 30 prill t\u00eb vitit 1998 dhe atyre q\u00eb pat\u00ebn ardhur m\u00eb von\u00eb. Sidomos grupin n\u00eb krye me Nait Hasanin, e k\u00ebtyre torturave do t\u2018iu n\u00ebnshtrohet edhe profesor Ukshini, p\u00ebr rreth pes\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb me radh\u00eb, sa edhe do ta mbajn\u00eb n\u00eb vetmi.<br \/>\nAi m\u00eb von\u00eb, kur do takoheshim n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, do t\u00eb na rr\u00ebfej\u00eb p\u00ebr mizorin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mbi t\u00eb: \u201cNga t\u00eb r\u00ebnat e fuqishme e pa kontroll, fillimisht m\u2019u duk se m\u00eb shkoi nj\u00ebri krah, pastaj krahu tjet\u00ebr, m\u00eb von\u00eb shpina, k\u00ebmb\u00ebt\u2026 Thjesht kisha ndjenj\u00ebn, dhe isha bindur, se e kishin vendosur t\u00eb m\u00eb mbysnin, duke m\u00eb torturuar\u201d.<br \/>\nDhe pas gjith\u00eb k\u00ebsaj, at\u00eb nuk do ta sjellin m\u00eb n\u00eb dhom\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me ne t\u00eb burgosurit politik\u00eb shqiptar\u00eb, por do ta vendosin n\u00eb nj\u00eb vend me t\u00eb burgosur t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr vepra t\u00eb ndryshme ordinere, me p\u00ebrkat\u00ebsi t\u00eb ndryshme komb\u00ebtare. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, edhe pse ne ishim n\u00eb nj\u00eb izolim t\u00eb plot\u00eb, ai do ta kishte m\u00eb leht\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri me ne, se sa me ata t\u00eb burgosur ku dominonin kriminel\u00ebt serb\u00eb, por q\u00eb kishin nj\u00eb tretman ku ishin m\u00eb t\u00eb lir\u00eb.<br \/>\nLajmin mbi sulmet e NATO-s, na e dha profesor Ukshini<br \/>\nNe ishim se bashku (gjithsej 44 t\u00eb burgosur politik\u00eb shqiptar\u00eb), edhe dy dit\u00eb pas fillimit t\u00eb bombardimeve t\u00eb NATO-s mbi caqet serbe, kur e soll\u00ebn edhe profesor Ukshin n\u00eb dhom\u00ebn ton\u00eb, me \u00e7\u2018rast na e dha lajmin e g\u00ebzuar t\u00eb atij sulmi, aq t\u00eb pritur nga shqiptar\u00ebt. Aty do t\u00eb na mbajn\u00eb deri m\u00eb 26 prill 1999, kur na transferojn\u00eb p\u00ebr n\u00eb burgun e Nishit, po aq fam\u00ebkeq sa edhe i Mitrovic\u00ebs s\u00eb Sremit. N\u00eb Nish do t\u00eb na pres\u00eb \u201cshpaliri\u201d i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb pothuajse nga i gjith\u00eb potenciali i gardian\u00ebve t\u00eb atij burgu.<br \/>\n\u201cShpaliri\u201d \u00ebsht\u00eb ajo metod\u00eb torturimi, ku gardian\u00ebt jan\u00eb t\u00eb radhitur n\u00eb dy radh\u00eb dhe i burgosuri duhet t\u00eb kaloj\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtyre dy radh\u00ebve. Polic\u00ebt q\u00ebllojn\u00eb ku, si, dhe sa t\u00eb duan, derisa t\u00eb ngopen. Ishte nj\u00eb rrahje tamam shtazarake ku, p\u00ebrpos shqelmave dhe shufrave t\u00eb gom\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb t\u00eb r\u00ebndomta, gjat\u00eb t\u00eb rrahurit, u p\u00ebrdor\u00ebn edhe drunj t\u00eb thjesht\u00eb, shkopa bejsbolli dhe shufra hekuri. Rrodhi shum\u00eb gjak e u thyen eshtra. Mjer ai q\u00eb rr\u00ebzohej! Duhej q\u00eb ndonj\u00eb i burgosur t\u00eb rrezikoj\u00eb veten edhe m\u00eb shum\u00eb, p\u00ebr ta nxjerr\u00eb nga situata e till\u00eb, ngaq\u00eb t\u00eb r\u00ebnat nuk pushonin. Shum\u00eb t\u00eb burgosurve u binte t\u00eb fik\u00ebt.<br \/>\nRadha i erdhi edhe profesor Ukshinit. N\u00eb at\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb, fillimisht nuk e v\u00ebrejt\u00ebn ata t\u00eb cil\u00ebt sillnin sa mundnin. Por kur nj\u00ebri e dalloi se ishte profesori, i g\u00ebzuar b\u00ebrtiti: \u201cShiko, shiko! Qenka kthyer profesori\u201d! Dhe yrysh n\u00eb t\u00eb edhe m\u00eb me forc\u00eb se gjer at\u00ebher\u00eb. Profesori kur d\u00ebgjoi at\u00eb t\u00eb th\u00ebn\u00eb ironike, ashtu si\u00e7 ishte i k\u00ebrrusur n\u00eb nj\u00eb pozicion mbrojt\u00ebs, u drejtua dhe krenar e stoik eci p\u00ebrpara, duke i p\u00ebrballuar t\u00eb gjith\u00eb ato t\u00eb r\u00ebna! At\u00eb nat\u00eb do t\u00eb na rrahin edhe disa her\u00eb me radh\u00eb dhe do t\u00eb na ndajn\u00eb n\u00eb dy dhoma t\u00eb m\u00ebdha. Profesorin e vendos\u00ebn n\u00eb dhom\u00ebn tjet\u00ebr.<br \/>\nPastaj do t\u00eb na torturojn\u00eb edhe nga disa her\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb dy dit\u00ebve e dy net\u00ebve t\u00eb tjera, deri n\u00eb m\u00ebngjesin e 29 prillit, kur edhe do t\u00eb na urdh\u00ebrojn\u00eb t\u00eb b\u00ebheshim gati p\u00ebr transferim t\u00eb ri. I burgosuri kurr\u00eb nuk e di, se kur e ku do t\u00eb transferohet. Vazhdimisht e bren kureshtja q\u00eb shoq\u00ebrohet me frik\u00eb, se do ta ket\u00eb m\u00eb keq se deri at\u00ebher\u00eb. Kjo enigm\u00eb, se \u00e7do t\u00eb b\u00ebhet me ne n\u00eb ato rrethana tejet dramatike, kur Serbia po b\u00ebnte p\u00ebrp\u00eblitjet e fundit, kishte nj\u00eb pesh\u00eb tep\u00ebr t\u00eb madhe n\u00eb kokat tona. Aq m\u00eb tep\u00ebr na brente fakti, se nuk kishte m\u00eb shum\u00eb se tri net\u00eb q\u00eb na kishin sjellur n\u00eb Nish. P\u00ebr ku vall\u00eb, na \u00e7ojn\u00eb?!<br \/>\nAshtu si n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Sremit, edhe k\u00ebtu, na lidh\u00ebn me duar prapa secilin ve\u00e7 e ve\u00e7 dhe pastaj t\u00eb gjith\u00ebve na lidh\u00ebn me nj\u00eb zinxhir t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb cilin nj\u00ebherit e p\u00ebrforconin p\u00ebr k\u00ebrriga t\u00eb autobusit. Transferimin nuk e b\u00ebn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ne q\u00eb pat\u00ebm ardhur nga Mitrovica e Sremit, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb burgosur politik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kishin qen\u00eb n\u00eb burgun fam\u00ebkeq t\u00eb Nishit. U mbush\u00ebn tre autobus\u00eb me t\u00eb burgosur.<br \/>\nProfesor Ukshini ishte nj\u00eb karrige para meje, por nuk arrit\u00ebm ta nd\u00ebrrojm\u00eb qoft\u00eb edhe nj\u00eb fjal\u00eb gjat\u00eb rrug\u00ebs, ngase jo vet\u00ebm q\u00eb s\u2018lejohej t\u00eb flisnim, por duhej q\u00eb edhe kok\u00ebn ta mbanim aq ulur, sa t\u00eb mos mund t\u00eb shihnim asgj\u00eb, p\u00ebrndryshe do t\u00eb pasonin rrahjet mizore. Pas dite u zgjodh enigma: arrit\u00ebm n\u00eb burgun \u201cDubrava\u201d, tamam nj\u00eb dit\u00eb pa u mbushur nj\u00eb vit, q\u00eb kur na kishin hequr nga ky burg.<br \/>\nE dinim t\u00eb gjith\u00eb: aty na kishin sjellur p\u00ebr t\u00eb keqen ton\u00eb<br \/>\nKthimi n\u00eb Dubrav\u00eb, t\u00eb gjith\u00ebve na befasoi. T\u00eb gjith\u00eb jepnim ndonj\u00eb version t\u00eb mundsh\u00ebm, se p\u00ebrse na kishin kthyer aty. Nj\u00eb e dinim t\u00eb gjith\u00eb: aty na kishin sjellur p\u00ebr t\u00eb keqen ton\u00eb. Para nj\u00eb viti, prej k\u00ebtu na kishin shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb burgje t\u00eb ndryshme n\u00ebp\u00ebr Serbi, me arsyetim se n\u00eb Dubrav\u00eb nuk kishte siguri p\u00ebr ne, e tani na kthyen e na grumbulluan aty, n\u00eb pasigurin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb mundshme, n\u00eb koh\u00ebn kur U\u00c7K-ja ishte shum\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, NATO-ja sulmonte pand\u00ebrprer\u00eb nga ajri dhe m\u2019u at\u00ebher\u00eb, kur ushtria serbe po b\u00ebnte krimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb popullsin\u00eb shqiptare.<br \/>\nN\u00eb fakt ne e dinim se pas transferimit ton\u00eb nga Dubrava, n\u00eb vend t\u00eb t\u00eb burgosurve i pat\u00ebn sjellur paramilitar\u00ebt serb\u00eb dhe konkretisht \u201cTigrat\u201d e Arkanit. Nd\u00ebrsa, para se t\u00eb ktheheshim n\u00eb, ata i kishin hequr. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, gjakatar\u00ebt serb\u00eb llogarit\u00eb i kishin b\u00ebr\u00eb me p\u00ebrpik\u00ebri. Duke par\u00eb se edhe baz\u00ebs ushtarake serbe, m\u00eb t\u00eb fort\u00ebs n\u00eb Rrafshin e Dukagjinit, me qend\u00ebr n\u00eb drejtorin\u00eb e burgut t\u00eb Dubrav\u00ebs, i kishte ardhur koha t\u00eb bombardohej, na kishin sjellur neve q\u00eb, n\u00eb rast t\u00eb bombardimit, t\u00eb mos e p\u00ebsonin paramilit\u00e4ret, por t\u00eb burgosurit. K\u00ebt\u00eb rrezik e ndjenim ne, por s\u2018kishim se \u00e7\u2018t\u00eb b\u00ebnim, p\u00ebrpos t\u00eb prisnim se \u00e7do t\u00eb ngjaj\u00eb me ne.<br \/>\nN\u00eb k\u00ebto rrethana, padyshim q\u00eb ishim t\u00eb tensionuar edhe pse gjendeshim n\u00eb Kosov\u00eb. Profesor Ukshini kishte edhe nj\u00eb arsye m\u00eb shum\u00eb, t\u00eb ndjehej keq shpirt\u00ebrisht, sepse kishte nj\u00eb enigm\u00eb m\u00eb shum\u00eb: si t\u00eb arrinte q\u00eb pas lirimit t\u00eb kthehej te familja, apo n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb sigurt, pse thjesht ku do t\u00eb mund t\u00eb vazhdonte jet\u00ebn pas burgut?<br \/>\nAi, si edhe ne t\u00eb tjer\u00ebt, nuk kishte mund\u00ebsi t\u00eb dinte asgj\u00eb p\u00ebr familjen dhe t\u00eb af\u00ebrmit e tij. Edhe nga ato pak informata q\u00eb arrija t\u2018i merrja nga nj\u00eb i burgosur ordiner, i cili punonte n\u00eb kuzhin\u00eb, nuk arrinim t\u00eb formonim ndonj\u00eb pasqyr\u00eb sado sip\u00ebrfaq\u00ebsore p\u00ebr gjendjen e krijuar.<br \/>\nNga ato letra t\u00eb vogla, ma aq rrezik qarkullimi deri tek un\u00eb, mund t\u00eb kuptonim se b\u00ebhej nj\u00eb luft\u00eb e rrept\u00eb, nga ajri e nga toka dhe se shum\u00eb shqiptar\u00eb ishin shp\u00ebrngulur e shum\u00eb ishin t\u00eb vrar\u00eb e masakruar. I tregoja profesorit dhe atyre q\u00eb u besoja, po mu k\u00ebto lajme e shqet\u00ebsonin dhe e b\u00ebnin edhe m\u00eb nervoz profesorin.<br \/>\n\u201cKam vendosur definitivisht p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb: do t\u00eb shkoj drejt e n\u00eb Krush\u00ebn time, dhe pik\u00eb! Nga dita q\u00eb u kthyem, i kishin mbetur vet\u00ebm edhe 18 dit\u00eb p\u00ebr t\u2018u liruar dhe \u00e7do dit\u00eb q\u00eb afrohej ishte m\u00eb i shqet\u00ebsuar. Si, dhe ku t\u00eb shokonte?! M\u00eb n\u00eb fund na tha: \u201cKam vendosur definitivisht p\u00ebr nj\u00eb pun\u00eb: do t\u00eb shkoj drejt e n\u00eb Krush\u00ebn time, dhe pik\u00eb\u201d!<br \/>\nMomenti i daljes i erdhi papritmas. Ora e sakt\u00eb nuk dihet n\u00eb burg, ngaq\u00eb or\u00eb nuk lejohet t\u00eb mbahet, por gjithsesi duhet t\u00eb k\u00ebt\u00eb qen\u00eb nd\u00ebrmjet or\u00ebs 10 dhe 11, n\u00eb paraditen e dit\u00ebs s\u00eb diel\u00eb (!!!), t\u00eb dat\u00ebs s\u00eb 16 majit 1999, do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb dit\u00eb para afatit. Fakti se lirohej dit\u00ebn e diel\u00eb, ishte p\u00ebr t\u2018u habitur.<br \/>\nMe asnj\u00eb norm\u00eb nuk lejohet dhe as q\u00eb ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb, q\u00eb t\u00eb lirohet ndokush t\u00eb dielave. N\u00ebse dikujt i bie data e lirimit dit\u00ebn e diel\u00eb, at\u00ebher\u00eb ai i burgosur, lirohet nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb m\u00eb ka ndodhur edhe mua, kur jam liruar her\u00ebn e par\u00eb nga burgu i Pozharavcit, ku n\u00eb vend se t\u00eb lirohem t\u00eb diel\u00ebn m\u00eb 14 tetor 1990, jam liruar t\u00eb shtun\u00ebn, m\u00eb 13 tetor.<br \/>\nDikush hyri n\u00eb dhom\u00ebn ton\u00eb dhe lajm\u00ebroi se baca Uk\u00eb, po shkon n\u00eb sht\u00ebpi dhe p\u00ebr ta nxjerrur nga burgu, paska ardhur mbik\u00ebqyr\u00ebsi (\u201cnadzorniku\u201d) i pavijonit ton\u00eb, Branku, me mbik\u00ebqyr\u00ebsin e Pavijonit C-1. Kjo do t\u00eb thoshte nj\u00eb p\u00ebrcjellje e nj\u00eb niveli t\u00eb lart\u00eb dhe jo e zakonshme. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, gjykuar sipas fjal\u00ebve t\u00eb nj\u00eb gardiani, i cili pothuajse i vetmi ende sillej korrekt me disa q\u00eb kishim ndejtur me vite n\u00eb Dubrav\u00eb, n\u00eb lidhje me dat\u00ebn e m\u00ebnyr\u00ebn e lirimit t\u00eb profesorit, \u00ebsht\u00eb mbajtur mbledhje e ve\u00e7ant\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb debatuar gjat\u00eb, se \u00e7\u2018t\u00eb b\u00ebhet me t\u00eb. Ndryshe nuk ka se si t\u00eb shpjegohet e th\u00ebna e tij, kur 3-4 dit\u00eb para se t\u2018i vinte dita e daljes nga burgu, thot\u00eb: \u201cE, profesor, e kemi vendosur t\u00eb t\u00eb lirojm\u00eb, le t\u00eb dal\u00eb ku t\u00eb dal\u00eb\u201d.<br \/>\n\u201cDua t\u2018ju p\u00ebrsh\u00ebndes vet\u00ebm me nj\u00eb: Mirupafshim!\u201d<br \/>\nSapo mora lajmin se po e lironin nga burgu, me t\u00eb shpejt\u00eb vendosa t\u00eb shkoj p\u00ebr t\u2018u p\u00ebrsh\u00ebndetur me t\u00eb, ngaq\u00eb kur arrijn\u00eb gardian\u00ebt p\u00ebr ta marr\u00eb t\u00eb burgosurin, nuk lejojn\u00eb q\u00eb me t\u00eb t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetesh, ashtu si\u00e7 ta do zemra. E dija edhe at\u00eb se gjat\u00eb t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndeturit do t\u00eb b\u00ebhet kallaball\u00ebk. Dhomat i kishim nj\u00eb mur nd\u00ebrmjet. E ftova edhe Nait Hasanin dhe hym\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e tij. Kishte qen\u00eb n\u00eb dhom\u00eb duke ecur dhe duke i d\u00ebgjuar komentimet e \u201ccimerave\u201d t\u00eb tij.<br \/>\nEdhe un\u00eb, sapo hyra n\u00eb dhom\u00eb, m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u2018i dh\u00ebn\u00eb kurajo, n\u00eb dhom\u00eb, m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u2018i th\u00ebn\u00eb se; si duket \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb q\u00eb kan\u00eb ardhur t\u00eb diel\u00ebn t\u00eb ju lirojn\u00eb, pasi ky duhet t\u00eb jet\u00eb insistim i Kryqit t\u00eb Kuq Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe me ta, me siguri, ka ardhur edhe motra juaj Myrvetja. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb un\u00eb i thash\u00eb di\u00e7ka \u00e7ka kishim d\u00ebshir\u00eb t\u00eb b\u00ebhej, e q\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb e kishim th\u00ebn\u00eb.<br \/>\nSido q\u00eb t\u00eb ishte, kjo ndikoi pozitivisht n\u00eb disponimin e tij n\u00eb ato momente ankthi, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne. Dhe, menj\u00ebher\u00eb u p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm. Sapo deshi edhe dikush te p\u00ebrsh\u00ebndetet me t\u00eb, tha: \u201cJo, nuk dua t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetem m\u00eb me ask\u00ebnd, sepse nuk dua k\u00ebt\u00eb ta marr\u00eb si ndarje, nga q\u00eb s\u00eb shpejti, do t\u00eb vini edhe t\u00eb gjith\u00eb ju, prandaj dua t\u2018ju p\u00ebrsh\u00ebndes vet\u00ebm me nj\u00eb mirupafshim\u201d.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb e kuptua si p\u00ebrpjekje t\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb na dh\u00ebn\u00eb kurajo. Ne, pastaj, dol\u00ebm nga dhoma dhe deri n\u00eb nisje ishte vet\u00ebm me \u201ccimerat\u201d e dhom\u00ebs s\u00eb tij. Pas pak minutash, profesori i respektuar Ukshin Hoti, i p\u00ebrcjellur nga dy mbik\u00ebqyr\u00ebs, do t\u00eb nisej drejt dyerve t\u00eb daljes s\u00eb burgut. Dhe ne nuk e kemi par\u00eb m\u00eb.<br \/>\nN\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb burgosurit ordiner\u00eb q\u00eb punonin jasht\u00eb, do t\u00eb na tregonin se profesorin e kan\u00eb par\u00eb, edhe kur ka kaluar jasht\u00eb mureve t\u00eb brendshme t\u00eb burgut. Asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Pas pak dit\u00ebsh u p\u00ebrhap fjala se gjoja Kryqi i Kuq Nd\u00ebrkomb\u00ebtar e paska p\u00ebrcjellur gjer n\u00eb Itali dhe t\u00eb gjith\u00eb u g\u00ebzuam pa mas\u00eb, se m\u00eb n\u00eb fund paska shp\u00ebtuar nga kthetrat e regjimit kriminal, njeriu q\u00eb aq shum\u00eb i nevojite Kosov\u00ebs.<br \/>\nMadje, aq shum\u00eb e besuam k\u00ebt\u00eb t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb, sa q\u00eb kur m\u00eb 19 maj NATO bombardoi burgun, \u00e7uditeshim si si profesori nuk paska arritur t\u2018i informoj\u00eb qarqet e caktuara nd\u00ebrkomb\u00ebtare, se n\u00eb burg tani jemi ne t\u00eb burgosurit shqiptar\u00eb, e jo paramilitar\u00ebt serb\u00eb. Ne nuk mund ta dinim se me t\u00eb kaluar muret e burgut, profesorit do t\u2018i humb\u00eb \u00e7do gjurm\u00eb dhe nuk do t\u00eb dij\u00eb kush ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb, aq sa t\u00eb kuptohet se \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb.<br \/>\nDhe, v\u00ebrtet, ku mund t\u00eb jet\u00eb Ukshin Hoti?<br \/>\nKur na transferuan n\u00eb burgun e Lipjanit (pas masakr\u00ebs n\u00eb Dubrav\u00eb), nj\u00eb i burgosur ordiner shqiptar, i cili pastronte korridorin dhe WC-t\u00eb e pavijonit ton\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb, diku kah 5 qershori e vitit 1999, vjen dhe m\u00eb thot\u00eb n\u00eb fsheht\u00ebsi, prej t\u00eb tjer\u00ebve: \u201cKam d\u00ebgjuar dy gardian\u00eb, duke i th\u00ebn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit: Ou, at\u00eb e ka vrar\u00eb ushtria, sapo ka dalur 300 metra larg burgut\u201d! Pastaj, ai shton se gardian\u00ebt nuk e kan\u00eb v\u00ebrejtur, ku ky i ka p\u00ebrgjuar. Andaj nuk mund t\u00eb merret si provokim ndaj tij.<br \/>\nVideokaseta \u2013 p\u00ebrgjasimet dhe hamendjet<br \/>\nPik\u00ebrisht rreth 300 metra larg burgut, aty kah muaji shtator 1999, \u00ebsht\u00eb gjetur nj\u00eb kufom\u00eb. Kjo edhe mund t\u00eb jet\u00eb koincidenc\u00eb. Por, v\u00ebllai dhe dh\u00ebndri i Ukshinit, k\u00ebt\u00eb kufom\u00eb e kishin incizuar (filmuar) me kamer\u00eb. Ata erdh\u00ebn te un\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time, q\u00eb gjat\u00eb shikimit t\u00eb videokaset\u00ebs, t\u2018iu thoja di\u00e7ka, se mos mbaja mend ndonj\u00eb rrob\u00eb q\u00eb ka pasur t\u00eb veshur profesori. Dhe, p\u00ebr \u00e7udi, shum\u00eb\u00e7ka p\u00ebrputhej me at\u00eb veshmbathje q\u00eb kishte Ukshin Hoti n\u00eb burg. P\u00ebrs\u00ebri mund t\u00eb jet\u00eb koincidenc\u00eb, por k\u00ebpuc\u00ebt q\u00eb kam par\u00eb n\u00eb videokaset\u00eb, ishin t\u00eb ngjashme, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta, me t\u00eb Ukshin Hotit.<br \/>\nGjithashtu farmerkat kan\u00eb mundur t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat. Ato m\u00eb kujtonin rastin, q\u00eb e dija fare mir\u00eb, kur nj\u00eb i burgosur ia pat dhuruar profesorit nj\u00eb pal\u00eb, pak dit\u00eb para se t\u00eb dilte nga burgu. Kufoma q\u00eb e shihja n\u00eb videokaset\u00eb, e kishte nj\u00eb xhemper karakteristik, ashtu si\u00e7 e kishte dhe si\u00e7 e mbante veshur edhe profesori.<br \/>\nE vetmja rrob\u00eb e cila nuk m\u00eb kujtohet se u ngjante rrobave t\u00eb tij, ishte nj\u00eb sako e l\u00ebkur\u00ebs. Edhe gjat\u00ebsia e kufom\u00ebs ishte e p\u00ebraf\u00ebrt, n\u00eb mos edhe e nj\u00ebjt\u00eb me t\u00eb profesorit. I v\u00ebllai i Ukshin Hotit, Afrimi, m\u00eb tha se e ka shqet\u00ebsuar edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb lidhje me kufom\u00ebn: kufoma e t\u00eb v\u00ebllait tjet\u00ebr Ragipit, q\u00eb tashm\u00eb e kishin gjetur m\u00eb par\u00eb, e kishte kok\u00ebn e masakruar.<br \/>\nKjo koincidenc\u00eb e kufom\u00ebs po ashtu pa kok\u00eb, t\u00eb gjetur e t\u00eb filmuar 300 metra larg burgut, e shqet\u00ebsonte pa mas\u00eb. Vall\u00eb mos ishte ky nj\u00eb sinjal e ve\u00e7ant\u00eb!!! Me gjith\u00eb k\u00ebto supozime, hamendje e koincidenca, q\u00eb mbyllin shtigjet p\u00ebr t\u00eb shpresuar, ka edhe z\u00ebra n\u00eb mediumet tona informative, q\u00eb na japin zem\u00ebr se nj\u00eb dit\u00eb profesori do t\u00eb kthehet n\u00eb Kosov\u00ebn q\u00eb aq shum\u00eb e deshi dhe aq shum\u00eb b\u00ebri p\u00ebr t\u00eb. Uroj q\u00eb k\u00ebto, t\u00eb cilat thuhen e shkruhen n\u00ebp\u00ebr mediume t\u00eb ndryshme informative, n\u00eb favor t\u00eb kthimit t\u00eb tij, t\u00eb b\u00ebhen realitet sa m\u00eb shpejt. Kosov\u00ebs i duhet Ukshin Hoti. Padyshim, i duhet shum\u00eb. \/ Memorie.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/nje-i-burgosur-kishte-degjuar-dy-gardiane-se-ukshin-hotin-e-kishin-vrare-diten-qe-u-lirua-300-metra-larg\/\">Nj\u00eb i burgosur, kishte d\u00ebgjuar dy gardian\u00eb, se Ukshin Hotin e kishin vrar\u00eb dit\u00ebn q\u00eb u lirua, 300 metra larg<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bajrush Xhemaili\/ Memorie.al \/ Kisha d\u00ebgjuar e lexuar aq shum\u00eb p\u00ebr profesorin e nderuar Ukshin Hoti, por q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk m\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb ta takoja. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e takova n\u00eb burgun \u201cDubrava\u201d t\u00eb Burimit (Istogut). Fillimisht shiheshim prej s\u00eb largu nga sh\u00ebtitoret e pavijoneve. Un\u00eb isha n\u00eb Pavionin C-1 e ai n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35200","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35200","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35200"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35200\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35200"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35200"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35200"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}