{"id":35169,"date":"2025-08-11T15:04:41","date_gmt":"2025-08-11T15:04:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/11\/zjarret-ne-vend-perditesimi-i-fundit-i-situates\/"},"modified":"2025-08-11T15:04:41","modified_gmt":"2025-08-11T15:04:41","slug":"zjarret-ne-vend-perditesimi-i-fundit-i-situates","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/11\/zjarret-ne-vend-perditesimi-i-fundit-i-situates\/","title":{"rendered":"Zjarret n\u00eb vend, p\u00ebrdit\u00ebsimi i fundit i situat\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb zjarr me p\u00ebrmasa shqet\u00ebsuese ka shp\u00ebrthyer n\u00eb Malin e Golikut, mes fshatrave Kod\u00ebr dhe Lek\u00eb, dhe po zgjerohet n\u00eb drejtim t\u00eb Maj\u00ebs s\u00eb Golikut p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb faqen e tij veriore.<\/p>\n<p>Dy helikopter\u00eb izoluan pjes\u00ebrisht zjarrin q\u00eb rrezikonte fshatin Kod\u00ebr, por tanim\u00eb flak\u00ebt jan\u00eb drejtuar rreth maj\u00ebs s\u00eb malit.<\/p>\n<p>N\u00ebse zjarri kalon n\u00eb pjes\u00ebn veriore, n\u00eb Parkun Komb\u00ebtar Peshtan-Zhej, ku gjendet edhe pylli m\u00eb i madh i vet\u00ebm n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ai mund t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb katastrof\u00eb komb\u00ebtare, pasi do t\u00eb jet\u00eb e pamundur shuarja e tij, duke shkretuar parkun komb\u00ebtar Peshtan-Zhej.<\/p>\n<p>Dy helikopter\u00ebt u spostuan pran\u00eb Syrit t\u00eb Kalt\u00ebr n\u00eb Delvin\u00eb, ku po ashtu pylli \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga flak\u00ebt.<\/p>\n<p>Intensiteti i zjarrit \u00ebsht\u00eb i lart\u00eb dhe mund t\u00eb p\u00ebrhapet shpejt drejt T\u00ebrba\u00e7it. Nd\u00ebrkoh\u00eb po evakuohen edhe vizitor\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb terren kan\u00eb qen\u00eb 37 efektiv\u00eb me 6 automjete zjarrfik\u00ebse, 20 forca policore, 30 forca bashkiake dhe vullnetare, t\u00eb ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 28 efektiv\u00eb, 4 automjete zjarrfik\u00ebse, 1 autoambulanc\u00eb, 1 autobot, 60 forca ushtarake dhe mb\u00ebshtetje nga ajri. Nd\u00ebrsa nga ajri ka hedhur uj\u00eb avioni Canadair i ardhur nga Kroacia.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb fshatin Krongj t\u00eb Finiqit \u00ebsht\u00eb riaktivizuar vatra e zjarrit, e p\u00ebr pasoj\u00eb jan\u00eb evakuuar banor\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur \u201cR\u00ebzom\u201d t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb nj\u00ebsia administrative Vergo, mbi tunelin e Sk\u00ebrfic\u00ebs q\u00eb lidh Sarand\u00ebn me Gjirokastr\u00ebs, ka nj\u00eb vat\u00ebr zjarri. P\u00ebr shkak t\u00eb terrenit t\u00eb thyer \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb nd\u00ebrhyrja nga toka.<\/p>\n<p>N\u00eb fshatin Bolen\u00eb t\u00eb Himar\u00ebs ka vat\u00ebr zjarri, ku forcat operacionale, t\u00eb ndihmuar edhe nga 20 efektiv\u00eb t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura, po punojn\u00eb p\u00ebr shuarjen e flak\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb fshatin Lukov\u00eb t\u00eb Himar\u00ebs, ka r\u00ebn\u00eb zjarr n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe me shkurre dhe ferra. N\u00eb terren po punojn\u00eb efektiv\u00ebt e MZSH Himar\u00eb, Sarand\u00eb me 3 automjete zjarrfik\u00ebse dhe 11 efektiv\u00eb, p\u00ebr shuarjen e tij. Gjithashtu ka operuar edhe avioni kroat Canadair. Dit\u00ebn e sotme forcat operacionale po punojn\u00eb p\u00ebr shuarjen e zjarrit, t\u00eb ndihmuar dhe nga 1 mjet zjarrfik\u00ebs me 3 efektiv\u00eb t\u00eb MZSH, Fier.<\/p>\n<p>N\u00eb fshatin Malaj i Ep\u00ebrm, n\u00eb lagjen \u201cVjollc\u00eb\u201d, t\u00eb Rr\u00ebshenit n\u00eb Mirdit\u00eb, zjarri \u00ebsht\u00eb izoluar n\u00eb sip\u00ebrfaqe pyjore me pisha, lis dhe shkurre. Vatra e zjarrit \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontroll t\u00eb plot\u00eb, por forcat operacionale po e mbajn\u00eb n\u00eb monitorim.<\/p>\n<p>N\u00eb Malin e Allushit, n\u00eb af\u00ebrsit\u00eb fshatit Plani Bardh\u00eb, t\u00eb Klosit, vatra e zjarrit \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontroll dhe po monitorohet nga 6 efektiv\u00eb t\u00eb zjarrfik\u00ebses.<\/p>\n<p>N\u00eb Poli\u00e7an t\u00eb Beratit, jasht\u00eb territorit t\u00eb Uzin\u00ebs Mekanike, vazhdon aktive vatra e zjarrit n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarri ka kaluar mbi uj\u00ebsjell\u00ebsin, pran\u00eb disa banesave dhe pran\u00eb qytetit tek Azili i t\u00eb Moshuarve. Banor\u00ebt jan\u00eb evakuuar. N\u00eb terren kan\u00eb operuar forcat e zjarrfik\u00ebses t\u00eb bashkive Poli\u00e7an, Berat, Skrapar, Lushnje, Patos dhe Roskovec me 7 automjete zjarrfik\u00ebse dhe 25 efektiv\u00eb, t\u00eb ndihmuar nga 60 efektiv\u00eb t\u00eb FA e mb\u00ebshtetje nga ajri.<\/p>\n<p>Te Mali i B\u00ebrzhit\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb fshatin Ib\u00eb, zjarri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 5 Ha n\u00eb zon\u00eb me shkurre dhe ferra. Dit\u00ebn e sotme forcat operacionale po punojn\u00eb p\u00ebr shuarjen e zjarrit.<\/p>\n<p>N\u00eb fshatrat Ballaj dhe Zhabjak t\u00eb Rrogozhin\u00ebs zjarri mori p\u00ebrmasa duke rrezikuar banesat e fshatit Ballaj, por pas nj\u00eb pune t\u00eb palodhur t\u00eb forcave zjarri \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kontroll, ndihmuar edhe nga nj\u00eb helikopter i FA dhe 50 efektiv\u00eb. Jan\u00eb shp\u00ebtuar mbi 50 banesa, ku n\u00eb 6 prej t\u00eb cilave zjarri arriti deri n\u00eb oborr, por fatmir\u00ebsisht pa shkaktuar asnj\u00eb d\u00ebm. Dit\u00ebn e sotme forcat operacionale po punojn\u00eb p\u00ebr eliminimin e plot\u00eb t\u00eb vatr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fshatin Okshtun t\u00eb Rrogozhin\u00ebs, forcat operacionale po punojn\u00eb p\u00ebr shuarjen e zjarrit.<\/p>\n<p>N\u00eb fshatin Peqinaj, Synej, t\u00eb Kavaj\u00ebs, jan\u00eb djegur 10 hektar\u00eb si pasoj\u00eb e zjarrit. Dit\u00ebn e sotme forcat operacionale po vijojn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr shuarjen e zjarrit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb ka ndihmuar nga ajri edhe nj\u00eb avion Canadair i Kroacis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb malin e Kruj\u00ebs, sip\u00ebr fabrik\u00ebs s\u00eb \u00e7imentos, ka r\u00ebn\u00eb zjarr n\u00eb sip\u00ebrfaqe me pyll pishe. N\u00eb terren jan\u00eb angazhuar 15 forca operacionale, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur izolimin e tij. Intensiteti i zjarrit \u00ebsht\u00eb ulur. Dit\u00ebn e sotme forcat operacionale po e mbajn\u00eb n\u00eb monitorim.<\/p>\n<p>N\u00eb fshatin Turan t\u00eb Tepelen\u00ebs, vatra e zjarrit \u00ebsht\u00eb izoluar, por po mbahet n\u00ebn monitorim.<\/p>\n<p>N\u00eb fshatin Mukaj t\u00eb Gramshit, situata ka qen\u00eb problematike p\u00ebr shkak t\u00eb er\u00ebs, duke rrezikuar edhe banesat. Dit\u00ebn e sotme forcat operacionale po punojn\u00eb p\u00ebr shuarjen e zjarrit, t\u00eb mb\u00ebshtetur dhe 8 efektiv\u00eb dhe 12 forca te bashkis\u00eb Gramsh.<\/p>\n<p>Te uzina n\u00eb C\u00ebrrik, zjarri \u00ebsht\u00eb izoluar dhe vijon puna p\u00ebr fikjen e plot\u00eb t\u00eb vatr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb operacionet p\u00ebr shuarjen e zjarreve n\u00eb vend u angazhuan 68 automjete zjarrfik\u00ebse dhe 601 forca operacionale, t\u00eb ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 183 forca ushtarake, 3 automjete zjarrfik\u00ebse dhe 3 helikopter\u00eb t\u00eb FA.<\/p>\n<p>Gjithashtu mor\u00ebn pjes\u00eb edhe 2 avion\u00eb Canadair nga Kroacia dhe Italia t\u00eb ardhur n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrmes Mekanizmit Europian t\u00eb Mbrojtjes Civile.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej avion\u00ebve Canadair nga Kroacia ka nd\u00ebrhyr\u00eb prej or\u00ebve t\u00eb para n\u00eb Synej t\u00eb Kavaj\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb dispozicion sot jan\u00eb edhe dy helikopter\u00ebt Black Ha\u00ebk t\u00eb Forc\u00ebs Ajrore t\u00eb Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe.<\/p>\n<p>Helikopter\u00ebt e Forc\u00ebs Ajrore \u00e7eke dhe asaj sllovake kan\u00eb operuar sot nga Baza e Ku\u00e7ov\u00ebs drejt Gramshit.<\/p>\n<p>Ministria e Mbrojtjes sqaron se nga parashikimet e IGJEO, dit\u00ebn e sotme nuk priten reshje.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket zjarreve, pritet nivel rreziku I \u201cLART\u00cb\u201d n\u00eb t\u00eb gjitha qarqet. N\u0451 disa qarqe pritet rrezik \u201cSHUM\u00cb I LART\u00cb\u201d vet\u0451m n\u0451 zona t\u0451 lokalizuara, konkretisht: qarku Shkod\u00ebr (Jug), qarku Lezh\u00eb (Veri), qarku Elbasan (Per\u00ebndim)\u201d, thot\u00eb Ministria e Mbrojtjes.<\/p>\n<p>Temperaturat maksimale pritet t\u00eb arrijn\u00eb deri n\u00eb 42 \u00b0C n\u00eb vendet e ul\u00ebta.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/11\/zjarret-ne-vend-perditesimi-i-fundit-i-situates\/\">Zjarret n\u00eb vend, p\u00ebrdit\u00ebsimi i fundit i situat\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb zjarr me p\u00ebrmasa shqet\u00ebsuese ka shp\u00ebrthyer n\u00eb Malin e Golikut, mes fshatrave Kod\u00ebr dhe Lek\u00eb, dhe po zgjerohet n\u00eb drejtim t\u00eb Maj\u00ebs s\u00eb Golikut p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb faqen e tij veriore. Dy helikopter\u00eb izoluan pjes\u00ebrisht zjarrin q\u00eb rrezikonte fshatin Kod\u00ebr, por tanim\u00eb flak\u00ebt jan\u00eb drejtuar rreth maj\u00ebs s\u00eb malit. N\u00ebse zjarri kalon n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35169","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35169","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35169"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35169\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35169"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35169"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35169"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}