{"id":35153,"date":"2025-08-11T13:45:25","date_gmt":"2025-08-11T13:45:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/11\/andi-bushati-cna-tregon-memeceria-e-frikshme-per-mbylljen-e-nje-televizioni\/"},"modified":"2025-08-11T13:45:25","modified_gmt":"2025-08-11T13:45:25","slug":"andi-bushati-cna-tregon-memeceria-e-frikshme-per-mbylljen-e-nje-televizioni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/11\/andi-bushati-cna-tregon-memeceria-e-frikshme-per-mbylljen-e-nje-televizioni\/","title":{"rendered":"Andi Bushati: \u00c7\u2019na tregon memec\u00ebria e frikshme p\u00ebr mbylljen e nj\u00eb televizioni"},"content":{"rendered":"<p><span>Sado i r\u00ebnd\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb vendimi personal i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbyllur televizionin News 24 ka edhe nj\u00eb krim m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar q\u00eb po konsumohet n\u00eb syt\u00eb e publikut: ai ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me heshtjen e pothuajse t\u00eb gjitha televizioneve t\u00eb vendit, e sidomos atyre dy komb\u00ebtar\u00ebve, q\u00eb jan\u00eb sjell\u00eb sikur kjo ngjarje nuk ekziston. K\u00ebto dit\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shumt\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb raportuar me pamje dhe tituj se \u00e7far\u00eb transmentonte TV Klani, apo Top Channel, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb trupa policore dhe ushtarake i vun\u00eb drynin medias m\u00eb t\u00eb hershme n\u00eb peisazhin ton\u00eb informativ. Asnj\u00eb imazh, asnj\u00eb fjali, asnj\u00eb raportim nga vendi i ngjarjes, thjesht\u00eb sikur ajo q\u00eb po ndodhte t\u00eb mos ekzistonte.<\/span><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><span>Por, p\u00ebrtej k\u00ebtij evidentimi t\u00eb fakteve, e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb t\u00eb kuptojme se p\u00ebrse po ndodh kjo. Esht\u00eb e kot\u00eb ta justifikosh k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim, si\u00e7 jan\u00eb munduar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb disa gazetar\u00eb apo analist\u00eb, me pazaret e prishura mes botuesit dhe kryeministrit. Esht\u00eb idiot\u00ebsi ta p\u00ebrligj\u00ebsh heshtjen me faktin q\u00eb n\u00eb vij\u00ebn editoriale t\u00eb News 24 nuk kishte idealiz\u00ebm apo skrupuj p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por e gjitha qe thjesht\u00eb pasoj\u00eb e nj\u00eb basti t\u00eb gabuar t\u00eb Irfan Hysenbelliut. Po ashtu \u00ebsht\u00eb e pavler\u00eb t\u00eb merresh me element\u00ebt e proceseve gjyq\u00ebsore, p\u00ebrfundimit t\u00eb kontrat\u00ebs, apo t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur nj\u00eb pron\u00eb publike. <\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb gjitha jan\u00eb alibi t\u00eb pavlera. N\u00ebse nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre argumentave q\u00eb u hodh\u00ebn tin\u00ebzisht n\u00eb treg do t\u00eb q\u00ebndronin, askush nuk do t\u00eb kishte droj\u00eb t\u00eb raportonte thjesht\u00eb faktin p\u00ebr mbylljen e nj\u00eb televizioni, p\u00ebr ti l\u00ebn\u00eb m\u00eb pas hapsir\u00eb opinioneve dhe provave se nga cila an\u00eb peshon e drejta. Pra, n\u00ebse ndokush do kishte edhe iluzionin minimal q\u00eb ky akt po kryehej n\u00eb em\u00ebr tv s\u00eb drejt\u00ebs, do t\u00eb kishte ngritur z\u00ebrin.<\/span><\/p>\n<p><span>Por jo, pothuasje t\u00eb gjitha mediat zgjodh\u00ebn memec\u00ebrin\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb prova me e madhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar se kush e ka gabim dhe se cili po m\u00ebtohet t\u00eb mbulohet, duke u sjell\u00eb sikur ngjarja nuk ka ndodhur. <\/span><\/p>\n<p><span>P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebt e politik\u00ebs dhe mediave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sekret publik, se historia e goditjes\u00a0t\u00eb Irfan Hysenbelliut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hakmarrje personale e Edi Ram\u00ebs. Shum\u00eb nga faktor\u00ebt n\u00eb loj\u00eb, gazetar\u00eb dhe pronar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj TV-sh e kan\u00eb d\u00ebgjuar nj\u00eb rr\u00ebfim p\u00ebr nj\u00eb mbledhje q\u00eb kryeministri ka b\u00ebr\u00eb me nj\u00eb grup t\u00eb ngusht\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebsh, ku b\u00ebnin pjes\u00eb edhe Taulant Balla e Erion Veliaj, t\u00eb dy mb\u00ebshtet\u00ebs\u00a0n\u00eb t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat t\u00eb pronarit t\u00eb Fokus Grup. Aty, pak koh\u00eb pasi i kishte shembur hotelin n\u00eb bregdet, Rama u ka k\u00ebrkuar t\u00eb vet\u00ebve, sidomos dy t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendurve, t\u00eb mos e ndihmonin m\u00eb at\u00eb q\u00eb ai e konsideronte si armikun e vet. \u201cMe t\u00eb e kam personale\u201d, thuhet ti ket\u00eb th\u00ebn\u00eb ai n\u00eb nerv e sip\u00ebr. Edhe nj\u00eb nga argumentet alibik\u00eb, se p\u00ebrse Rama u prish me Arben Ahmetajn (pavar\u00ebsisht se arsyet e v\u00ebrteta jan\u00eb m\u00eb t\u00eb thella) ishte se ish numri dy i qeveris\u00eb takohej fshehtas me bosin e n\u00ebmur t\u00eb News 24-\u00ebs. \u201cAi ishte p\u00ebr drek\u00eb me Irfanin dhe e g\u00ebnjente shefin. Plus q\u00eb po e ndihmonte p\u00ebr t\u00eb zgjatur kontrat\u00ebn e televizionit\u201d u\u2019a shpjegonte at\u00ebhere t\u00eb tret\u00ebve goditjen e Ahmetajt, nj\u00eb spin doctor q\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb paradhom\u00ebn e shefit t\u00eb qeveris\u00eb. <\/span><\/p>\n<p><span>T\u00eb gjitha k\u00ebto nuk ka njeri q\u00eb nuk i di, nd\u00ebrmjet atyre q\u00eb fatin, jet\u00ebn dhe biznesin i kan\u00eb\u00a0t\u00eb lidhura me aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjuar n\u00eb korridoret e vendimarrjes dhe p\u00ebr tu orientuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb aft\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb dekriptuar humorin e liderit. <\/span><\/p>\n<p><span>Pa dyshim q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup t\u00eb ngusht\u00eb b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe t\u00eb gjith\u00eb pronar\u00ebt e mediave q\u00eb e kan\u00eb t\u00eb bazuar\u00a0biznesin e tyre n\u00eb baz\u00eb t\u00eb parave publike dhe lejeve e li\u00e7encave q\u00eb shp\u00ebrndan qeveria.<\/span><\/p>\n<p><span>A do mundej dikush prej tyre t\u00eb vinte n\u00eb loj\u00eb gjith\u00e7ka duke lejuar t\u00eb raportonte p\u00ebr at\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn e ka personale, bosi real i biznesit t\u00eb tij? A mund t\u00eb kishte k\u00ebllqe ta kap\u00ebrcente rrethin e censur\u00ebs establishmenti mediatik, i cili sipas t\u00eb gjitha raporteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs \u00ebsht\u00eb i lidhur ngushte me fluksin e parave q\u00eb i rrjedhin nga pushteti? <\/span><\/p>\n<p><span>Nga askush prej tyre nuk pritej kjo harakiri. Prandaj dhe hesht\u00ebn. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb t\u00eb debatojm\u00eb n\u00ebse kjo memec\u00ebri \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e skrupujve nga vendimet e gjykat\u00ebs, nga p\u00ebrfundimi i kontrat\u00ebs apo nga fakti se n\u00eb epiqend\u00ebr t\u00eb biznesit t\u00eb mediave t\u00eb Irfanit nuk ishte informimi i drejt\u00eb dhe i ndersh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span>Natyrisht q\u00eb as News 24, as Panorama apo Balkanwebi nuk kan\u00eb qen\u00eb kampion\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. Shwrbimi deri n\u00eb serviliz\u00ebm nj\u00eb her\u00eb ndaj Ball\u00ebs, pastaj ndaj Veliajt e degradimi s\u00eb fundi deri tek Spiropali, kan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e publikut njoll\u00ebn e tyre. Ndoshta dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsyeja personale se p\u00ebrse ato u godit\u00ebn ashp\u00ebrsisht nga Rama mund ta tejkaloj\u00eb pesh\u00ebn e ekzistenc\u00ebs s\u00eb tyre mediatike. <\/span><\/p>\n<p><span>Por edhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu, s\u00ebrisht kjo histori mbetet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e raportit t\u00eb pushtetit me gazetar\u00ebt, nj\u00eb betej\u00eb mes atyre q\u00eb duan t\u00eb mbrojn\u00eb lirin\u00eb e shprehjes dhe t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb militojn\u00eb p\u00ebr kufizimin e saj. <\/span><\/p>\n<p><span>Prova m\u00eb e madhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, nuk ishte thjesht\u00eb se polica dhe ushtria u v\u00ebrs\u00ebul\u00ebn t\u00eb mbyllin nj\u00eb televizion, por fakti se t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat pat\u00ebn frik\u00eb t\u00eb raportonin k\u00ebt\u00eb skandal. Pik\u00ebrisht kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb krim m\u00eb t\u00eb madh sesa ngjarja n\u00eb vetvete. Sepse sado e pamundur t\u00eb duket, nj\u00eb konflikt mes shtetit dhe nj\u00eb mediaje private, p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn\u00a0mbi nj\u00eb pron\u00eb, ka gjasa q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb \u00e7do vend t\u00eb lir\u00eb. Por tredhja totale e televizioneve, kundrejt nj\u00eb vendimi arbitrar t\u00eb liderit \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e qart\u00eb e diktatur\u00ebs. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ato raste ilustruese q\u00eb hedh posht\u00eb nga tezat e idiot\u00ebve t\u00eb dobish\u00ebm q\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb thon\u00eb se jetojm\u00eb n\u00eb demokraci e deri tek alibit\u00eb q\u00eb e p\u00ebrshkruajn\u00eb Ram\u00ebn si nj\u00eb autokrat liberal.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><strong>\u00a9Lapsi.al<\/strong><\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/11\/cna-tregon-memeceria-e-frikshme-per-mbylljen-e-nje-televizioni\/\">Andi Bushati: \u00c7\u2019na tregon memec\u00ebria e frikshme p\u00ebr mbylljen e nj\u00eb televizioni<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sado i r\u00ebnd\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb vendimi personal i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbyllur televizionin News 24 ka edhe nj\u00eb krim m\u00eb t\u00eb sh\u00ebmtuar q\u00eb po konsumohet n\u00eb syt\u00eb e publikut: ai ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me heshtjen e pothuajse t\u00eb gjitha televizioneve t\u00eb vendit, e sidomos atyre dy komb\u00ebtar\u00ebve, q\u00eb jan\u00eb sjell\u00eb sikur kjo ngjarje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35153","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35153","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35153"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35153\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35153"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35153"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35153"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}