{"id":35119,"date":"2025-08-11T10:38:52","date_gmt":"2025-08-11T10:38:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/11\/cfare-do-te-ndodhe-pas-udhezimeve-te-kushtetueses-per-krijimin-e-kuvendit-te-kosoves\/"},"modified":"2025-08-11T10:38:52","modified_gmt":"2025-08-11T10:38:52","slug":"cfare-do-te-ndodhe-pas-udhezimeve-te-kushtetueses-per-krijimin-e-kuvendit-te-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/11\/cfare-do-te-ndodhe-pas-udhezimeve-te-kushtetueses-per-krijimin-e-kuvendit-te-kosoves\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb pas udh\u00ebzimeve t\u00eb Kushtetueses p\u00ebr krijimin e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka urdh\u00ebruar p\u00ebrs\u00ebri deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs ta konstituojn\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e re parlamentare \u2013 e dal\u00eb nga zgjedhjet e 9 shkurtit \u2013 por k\u00ebt\u00eb her\u00eb me udh\u00ebzime m\u00eb t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>Ata urdh\u00ebrohen ta konstituojn\u00eb Kuvendin brenda nj\u00eb afati 30-ditor dhe ta zgjedhin kryeparlamentarin p\u00ebrmes votimit t\u00eb hapur, duke e hedhur n\u00eb votim t\u00eb nj\u00ebjtin kandidat jo m\u00eb shum\u00eb se tri her\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Por, kur mund t\u00eb thirret seanca konstituive?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk dihet sakt\u00ebsisht. Mund t\u00eb jet\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj jave, apo m\u00eb s\u00eb largu jav\u00ebn e ardhshme, var\u00ebsisht se kur publikohet aktgjykimi i plot\u00eb nga Kushtetuesja.<\/p>\n<p>Seanca konstituive nuk mund t\u00eb mbahet derisa Kushtetuesja ta publikoj\u00eb aktgjykimin e plot\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Eugen Cakollit nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs, bazuar n\u00eb praktikat e m\u00ebparshme, Kushtetueses i nevojiten nj\u00eb deri n\u00eb dy jav\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti p\u00ebr ta publikuar t\u00eb plot\u00eb aktgjykimin.<\/p>\n<p>\u201cTa z\u00ebm\u00eb n\u00ebse aktgjykimi publikohet t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, at\u00ebher\u00eb seanca mund t\u00eb thirret menj\u00ebher\u00eb t\u00eb enjten dhe pastaj t\u00eb vazhdoj\u00eb cikli 48-or\u00ebsh\u201d, tha Cakolli n\u00eb KTV m\u00eb 8 gusht.<\/p>\n<p>Seanca konstituive e Kuvendit u thirr p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00eb 15 prill nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, deputet\u00ebt kan\u00eb mbajtur 54 vazhdime t\u00eb k\u00ebsaj seance, t\u00eb cilat jan\u00eb udh\u00ebhequr nga kryesuesi Avni Dehari, si deputeti m\u00eb i vjet\u00ebr i legjislatur\u00ebs s\u00eb re.<\/p>\n<p>Kushtetuesja tha se kryesuesi Dehari nuk ka vepruar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb aktgjykimit t\u00eb m\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj gjykate t\u00eb 26 qershorit, duke shtuar se t\u00eb gjitha seancat e mbajtura nga 27 qershori deri m\u00eb 26 korrik \u201ct\u00eb shpallen t\u00eb pavlefshme\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Rregullores s\u00eb Kuvendit, p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e seanc\u00ebs kujdeset kryesuesi i seanc\u00ebs konstituive dhe Dehari pritet ta th\u00ebrras\u00eb seanc\u00ebn sapo Kushtetuesja ta publikoj\u00eb aktgjykimin e plot\u00eb n\u00eb Gazet\u00ebn Zyrtare.<\/p>\n<p><strong>Si \u00ebsht\u00eb pritur vendimi?<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi \u00ebsht\u00eb mir\u00ebpritur nga partit\u00eb q\u00eb mandatin e kaluar ishin n\u00eb opozit\u00eb, por \u00ebsht\u00eb kritikuar nga partia fituese e zgjedhjeve, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV).<\/p>\n<p>LVV-ja e quajti vendimin arbitrar, Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK), dhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK), e cil\u00ebsuan fitore kushtetuese e demokratike, nd\u00ebrsa Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK) foli p\u00ebr rr\u00ebzimin e diktatit.<\/p>\n<p>Sipas LVV-s\u00eb, njoftimi i Kushtetueses \u201cp\u00ebrb\u00ebn devijim t\u00eb rreziksh\u00ebm nga roli kushtetues\u201d dhe se \u00ebsht\u00eb \u201cn\u00eb kund\u00ebrshtim me parimet themelore t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe ndarjes s\u00eb pushteteve\u201d.<\/p>\n<p>Deputetja e LVV-s\u00eb dhe ministrja n\u00eb detyr\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, Albulena Haxhiu, than\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media m\u00eb 10 gusht se \u201cnjoftimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebrb\u00ebn shqet\u00ebsim serioz, sepse \u00ebsht\u00eb tejkalim flagrant i kompetencave q\u00eb ka Gjykata Kushtetuese\u201d.<\/p>\n<p>E pyetur n\u00ebse partia e saj do ta respektoj\u00eb vendimin, Haxhiu tha: \u201cSe cili do t\u00eb jet\u00eb veprimi jon\u00eb pas k\u00ebtij njoftimi, pas aktvendimit, do ta kuptoni kur t\u00eb vij\u00eb koha\u201d.<\/p>\n<p>Kreu i PDK-s\u00eb, Memli Krasniqi, tha se me k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb Kushtetueses, u v\u00ebrtetuan q\u00ebndrimet e partis\u00eb s\u00eb tij, q\u00eb LVV-ja \u201ce ka mbajtur peng Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, duke e bllokuar q\u00ebllimisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb planifikuar funksionalizimin e tij p\u00ebr interesa t\u00eb ngushta pushteti, me veprime t\u00ebr\u00ebsisht jasht\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Kryetari i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku, e mir\u00ebpriti vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese duke e cil\u00ebsuar si \u201cfitore t\u00eb madhe p\u00ebr demokracin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ardian Gjini nga AAK-ja tha se me vendimin e Kushtetueses, \u201cfitoi demokracia, u rr\u00ebzua diktati\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb pritet nga aktgjykimi i plot\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Aktgjykimi i plot\u00eb i Kushtetueses, p\u00ebrve\u00e7 se hap rrug\u00ebn p\u00ebr mbajtjen e seanc\u00ebs konstituive n\u00eb dit\u00ebn pasuese, pritet t\u00eb sqaroj\u00eb m\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra.<\/p>\n<p>Ajo ka mund\u00ebsi t\u2019i p\u00ebrgjigjet edhe nj\u00eb k\u00ebrkese tashm\u00eb t\u00eb t\u00ebrhequr t\u00eb presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00ebse Kuvendi i Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb konstituohej deri m\u00eb 26 korrik \u2013 afati i p\u00ebrcaktuar m\u00eb her\u00ebt nga gjykata p\u00ebrmes nj\u00eb aktgjykimi.<\/p>\n<p>N\u00eb aktgjykimin e saj t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, t\u00eb cilin deputet\u00ebt e shp\u00ebrfill\u00ebn, Kushtetuesja nuk kishte treguar pasojat juridike t\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrfilljeje t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Kushtetuesja mund t\u00eb tregoj\u00eb tani se cilat do t\u00eb jen\u00eb pasojat, n\u00ebse deputet\u00ebt e shp\u00ebrfillin s\u00ebrish urdhrin 30-ditor p\u00ebr b\u00ebrjen e Kuvendit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>\u201cNdon\u00ebse presidentja e ka t\u00ebrhequr k\u00ebrkes\u00ebn, Kushtetuesja ka t\u00eb drejt\u00eb ligjore ta shqyrtoj\u00eb at\u00eb, sepse duhet qartazi se kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje me interes publik dhe kushtetues\u201d, tha Cakolli.<\/p>\n<p>Cakolli tha se afate t\u00eb tilla do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb destinuara p\u00ebr t\u00eb mos u respektuar nga aktor\u00ebt politik\u00eb, pasi atyre \u201cu mungon vullneti politik p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje, jo sepse nuk i din\u00eb procedurat\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPartit\u00eb do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u2019i shkelin afatet p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb gjykata nuk e shkruan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se cilat do t\u00eb jen\u00eb pasojat q\u00eb deputet\u00ebt dhe Kuvendi do t\u2019i bartin, n\u00eb rast t\u00eb d\u00ebshtimeve t\u00eb m\u00ebtejme\u201d, tha ai.<\/p>\n<p><strong>Kush sa vota i ka?<\/strong><\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo kriz\u00eb disamujore vjen si pasoj\u00eb e munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje politike mes partive parlamentare, pasi asnj\u00ebra parti nuk e fitoi shumic\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qeverisur e vetme.<\/p>\n<p>LVV-ja e kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, i fitoi 48 ul\u00ebse dhe partit\u00eb e tjera parlamentare nuk kan\u00eb pranuar ta votojn\u00eb kandidaten e saj p\u00ebr kryetare t\u00eb Kuvendit, p\u00ebr em\u00ebrimin e s\u00eb cil\u00ebs nevojiten t\u00eb pakt\u00ebn 61 vota.<\/p>\n<p>Derisa LVV-ja ngul k\u00ebmb\u00eb se Albulena Haxhiu \u00ebsht\u00eb kandidate meritore, disa prej partive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e p\u00ebrjashtojn\u00eb at\u00eb si \u201cp\u00ebr\u00e7ar\u00ebse\u201d.<\/p>\n<p>PDK-ja doli e dyta me 24 ul\u00ebse, LDK-ja e treta me 20, pasuar nga Lista Serbe \u2013 partia m\u00eb e madhe e serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb me 9, dhe koalicioni mes AAK-s\u00eb dhe Nism\u00ebs Socialdemokrate, me 8 t\u00eb tilla. Edhe 11 ul\u00ebse tjera jan\u00eb t\u00eb pakicave.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/11\/cfare-do-te-ndodhe-pas-udhezimeve-te-kushtetueses-per-krijimin-e-kuvendit-te-kosoves\/\">\u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb pas udh\u00ebzimeve t\u00eb Kushtetueses p\u00ebr krijimin e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese ka urdh\u00ebruar p\u00ebrs\u00ebri deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs ta konstituojn\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e re parlamentare \u2013 e dal\u00eb nga zgjedhjet e 9 shkurtit \u2013 por k\u00ebt\u00eb her\u00eb me udh\u00ebzime m\u00eb t\u00eb qarta. Ata urdh\u00ebrohen ta konstituojn\u00eb Kuvendin brenda nj\u00eb afati 30-ditor dhe ta zgjedhin kryeparlamentarin p\u00ebrmes votimit t\u00eb hapur, duke e hedhur n\u00eb votim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35119","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35119","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35119"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35119\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35119"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35119"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35119"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}