{"id":35081,"date":"2025-08-11T06:48:26","date_gmt":"2025-08-11T06:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/11\/hipokrizia-e-pronarit-qe-i-trajton-gazetaret-si-miza-dhe-qiraxhiut-te-keq-qe-fshihet-pas-medias\/"},"modified":"2025-08-11T06:48:26","modified_gmt":"2025-08-11T06:48:26","slug":"hipokrizia-e-pronarit-qe-i-trajton-gazetaret-si-miza-dhe-qiraxhiut-te-keq-qe-fshihet-pas-medias","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/11\/hipokrizia-e-pronarit-qe-i-trajton-gazetaret-si-miza-dhe-qiraxhiut-te-keq-qe-fshihet-pas-medias\/","title":{"rendered":"Hipokrizia e pronarit q\u00eb i trajton gazetar\u00ebt si miza dhe qiraxhiut t\u00eb keq q\u00eb fshihet pas medias"},"content":{"rendered":"<p>Irfan Hysenbelliu paraqitet si nj\u00eb paradoks n\u00eb peizazhin mediatik shqiptar: nga nj\u00ebra an\u00eb ai i p\u00ebr\u00e7mon dhe keqtrajton gazetar\u00ebt e vet \u2013 madje thuhet se i ka quajtur ata \u201cmiza\u201d, duke i konsideruar krejt t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kur vendos t\u2019i largoj\u00eb nga puna. Nga ana tjet\u00ebr, po ky pronar mediash i p\u00ebrdor gazetar\u00ebt dhe platformat e tij si arm\u00eb n\u00eb luft\u00ebn personale q\u00eb ka me qeverin\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht me kryeministrin Edi Rama. Kjo luft\u00eb paraqitet prej tij si betej\u00eb p\u00ebr \u201clirin\u00eb e medias\u201d, por n\u00eb thelb duket se lidhet me interesa krejt tok\u00ebsore: Hysenbelliu \u00ebsht\u00eb n\u00eb konflikt me shtetin si qiraxhi i nj\u00eb godine publike, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk ka paguar detyrimet, dhe q\u00eb tani shteti po k\u00ebrkon ta rimarr\u00eb mbrapsht.<\/p>\n<p>Ky kontrast \u2013 mes m\u00ebnyr\u00ebs se si sillet me gazetar\u00ebt dhe pretendimit se po mbron lirin\u00eb e tyre \u2013 ngre pik\u00ebpyetje serioze mbi moralin dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e kauz\u00ebs s\u00eb shpallur nga vet\u00eb Hysenbelliut.<\/p>\n<p>N\u00eb muajt e fundit ka dal\u00eb n\u00eb drit\u00eb gjendja e mjerueshme e dhjet\u00ebra punonj\u00ebsve n\u00eb perandorin\u00eb mediatike dhe t\u00eb biznesit t\u00eb Irfan Hysenbelliut. Gazetar\u00eb, ekonomist\u00eb, pedagog\u00eb, shofer\u00eb e punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb nuk kan\u00eb marr\u00eb pagat prej muajsh, q\u00eb prej shkurtit 2025. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vet\u00eb pronari shfaqej n\u00eb rrjetet sociale duke shijuar pushime luksoze me familjen n\u00eb Baku t\u00eb Azerbajxhanit, larg shqet\u00ebsimit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm financiar me t\u00eb cilin p\u00ebrballeshin punonj\u00ebsit e tij. Mospagesa e rrogave p\u00ebr periudha t\u00eb gjata \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb norm\u00eb n\u00eb kompanit\u00eb e Hysenbelliut, shoq\u00ebruar me skema t\u00eb paligjshme shmangieje detyrimesh: gazetar\u00ebt dhe stafi paguhen me dy bordero \u2013 nj\u00eb pjes\u00eb formalisht dhe pjesa tjet\u00ebr \u201cn\u00ebn dor\u00eb\u201d \u2013 \u00e7ka b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb shmangur tatimet dhe p\u00ebr t\u00eb ulur kontributet e sigurimeve shoq\u00ebrore. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se, prej mbi dy vitesh, sigurimet shoq\u00ebrore t\u00eb punonj\u00ebsve nuk jan\u00eb derdhur fare, duke iu mohuar atyre t\u00eb drejta bazike si kredia bankare, e drejta e pensionit apo edhe regjistrimi i f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb \u00e7erdhe e kopshte (pasi zyrtarisht rezultojn\u00eb me paga minimale ose t\u00eb papaguara). P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkelje masive nuk ka pasur reagim as nga autoritetet tatimore \u2013 p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb gjobe simbolike \u2013 dhe as nga institucionet e tjera shtet\u00ebrore: n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb heshtur, shteti i ka lejuar Hysenbelliut \u201clirin\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb doj\u00eb me punonj\u00ebsit e vet, n\u00eb nj\u00eb simbioz\u00eb oligarkie dhe pushteti ku nj\u00ebri sy i shtetit mbyllet e tjetri shikon anash.<\/p>\n<p>Pasojat p\u00ebr gazetar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb shkat\u00ebrruese n\u00eb planin profesional dhe personal. \u201cGazetari pa rrog\u00eb \u00ebsht\u00eb skllav i bindur\u201d, shprehet nj\u00eb punonj\u00ebs i grupit Hysenbelliu, duke ilustruar se si mungesa e pages\u00ebs i kthen gazetar\u00ebt n\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtruar ndaj pronarit. N\u00eb redaksit\u00eb e televizioneve News24 e Fax News, gazetar\u00ebt dhe sidomos praktikant\u00ebt e rinj raportojn\u00eb se shpesh kan\u00eb punuar muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb pa pages\u00eb, p\u00ebr t\u2019u z\u00ebvend\u00ebsuar m\u00eb pas nga t\u00eb tjer\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjtin fat. Nd\u00ebrkoh\u00eb pronari sh\u00ebtit me makina luksoze Range Rover, kurse gazetar\u00ebt detyrohen t\u00eb marrin borxh p\u00ebr nevojat baz\u00eb. Situata \u00ebsht\u00eb po aq dramatike edhe jasht\u00eb mediave: pedagog\u00ebt e universitetit privat \u201cLuarasi\u201d n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Hysenbelliut po ashtu nuk kan\u00eb marr\u00eb rrogat dhe ndihen t\u00eb braktisur; n\u00eb fabrik\u00ebn e birr\u00ebs \u201cTirana\u201d, pjes\u00eb e po t\u00eb nj\u00ebjtit grup, pasqyrohet kriz\u00eb e ngjashme financiare. I biri i Irfanit, nd\u00ebrkaq, ekspozon n\u00eb rrjetet sociale nj\u00eb jet\u00eb ekstravagante, pa asnj\u00eb ndjeshm\u00ebri p\u00ebr kriz\u00ebn q\u00eb ka pllakosur kompanit\u00eb e familjes.<\/p>\n<p>Kjo tablo e trisht\u00eb nxjerr n\u00eb pah filozofin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Hysenbelliut si pronar mediash: p\u00ebr t\u00eb, gazetar\u00ebt nuk jan\u00eb profesionist\u00eb me dinjitet dhe t\u00eb drejta, por \u201cmjete pune\u201d n\u00eb funksion t\u00eb interesave t\u00eb tij. Ai u mohon atyre pag\u00ebn dhe sigurimet, u k\u00ebrkon t\u00eb heshtin p\u00ebr padrejt\u00ebsit\u00eb brenda kompanis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb i p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb zbuluar e denoncuar padrejt\u00ebsit\u00eb te t\u00eb tjer\u00ebt. Shembulli i Hysenbelliut \u00ebsht\u00eb kulmi i nj\u00eb modeli t\u00eb deformuar pron\u00ebsie mediatike n\u00eb Shqip\u00ebri, ku gazetar\u00ebt shkelmohen hapur dhe e drejta e tyre e fjal\u00ebs ngat\u00ebrrohet me \u201clirin\u00eb p\u00ebr t\u2019i shtypur\u201d ata. P\u00ebr vite me radh\u00eb, dhjet\u00ebra gazetar\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar n\u00eb kurriz tekat dhe presionet e pronarit: shum\u00eb prej tyre jan\u00eb pushuar nga puna papritur sapo kan\u00eb ngritur z\u00ebrin p\u00ebr pagat e prapambetura a sigurimet e pahedhura.<\/p>\n<p>\u201cMuskujt\u201d e Hysenbelliut si padron jan\u00eb ndier fort n\u00eb redaksi, dhe deri dje kjo padrejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb pranuar n\u00eb heshtje \u2013 nj\u00eb heshtje e gjat\u00eb, e thell\u00eb, e turpshme. Vet\u00ebm raste t\u00eb rralla individ\u00ebsh kurajoz\u00eb kan\u00eb guxuar t\u00eb sfidojn\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet; ata q\u00eb e b\u00ebn\u00eb, e paguan shtrenjt\u00eb: u ndalua hyrja n\u00eb vendin e pun\u00ebs edhe pse kishin dekada aty, iu shkarravit n\u00eb librez\u00eb \u201cbraktisje detyre\u201d kur n\u00eb fakt ishte pronari q\u00eb kishte braktisur detyrimet ndaj tyre. \u201cFaji\u201d i tyre? T\u00eb k\u00ebrkonin pag\u00ebn e tyre dhe pages\u00ebn e sigurimeve \u2013 nj\u00eb \u201ckrim\u201d i pafalsh\u00ebm n\u00eb perandorin\u00eb e Fanes (nofk\u00eb popullore e Irfanit). Ky realitet vazhdoi pa u trazuar deri kur vet\u00eb Irfani u vu n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb shtetit. Vet\u00ebm tani po p\u00ebrjetojm\u00eb nj\u00eb zgjim t\u00eb von\u00eb, ku shum\u00eb prej atyre gazetar\u00ebve t\u00eb n\u00ebnshtruar dikur kan\u00eb dal\u00eb \u201cn\u00eb sken\u00eb\u201d duke k\u00ebrkuar t\u00eb drejtat e tyre. P\u00ebr ironi, revolta e tyre kolektive sot ngjan me nj\u00eb teat\u00ebr absurd: n\u00eb aktin e par\u00eb oligarku shtyp gazetar\u00ebt, n\u00eb aktin e dyt\u00eb shteti godet oligarkun, dhe n\u00eb aktin final t\u00eb gjith\u00eb b\u00ebhen tok duke recituar monologun e rrem\u00eb t\u00eb \u201cliris\u00eb s\u00eb shtypit\u201d.<\/p>\n<h4><strong>Lufta me shtetin: \u201cLiria e medias\u201d si streh\u00eb p\u00ebr qiraxhiun e keq<\/strong><\/h4>\n<p>Prej disa dit\u00ebsh, Irfan Hysenbelliu dhe media t\u00eb caktuara po p\u00ebrpiqen ta portretizojn\u00eb nd\u00ebrhyrjen e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb ambientet e News24 si nj\u00eb sulm t\u00eb paprecedent\u00eb ndaj fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. M\u00eb 9 gusht, forcat policore rrethuan godin\u00ebn ku operonin prej vitesh televizioni News24 dhe mediat e tjera t\u00eb grupit Hysenbelliu, duke ndaluar hyrjen e punonj\u00ebsve dhe duke fikur sinjalin televiziv. Pamjet dramatike t\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb studiove ndez\u00ebn reagime t\u00eb shumta, dhe vet\u00eb Hysenbelliu u shfaq si \u201cviktim\u00eb\u201d e nj\u00eb shteti t\u00eb ashp\u00ebr q\u00eb gjoja po mbyll median kritike. Ai thirri menj\u00ebher\u00eb n\u00eb kauz\u00ebn e vet opozitar\u00eb politik\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb disa shoqatave mediatike, duke b\u00ebrtitur se po c\u00ebnohet liria e medias n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Por sa q\u00ebndrojn\u00eb k\u00ebto akuza? Faktet tregojn\u00eb nj\u00eb histori krejt tjet\u00ebr. Para s\u00eb gjithash, News24 (dhe disa prej mediave motra) operonin n\u00eb nj\u00eb pron\u00eb publike n\u00eb zon\u00ebn e Shkoz\u00ebs prej gati 20 vitesh, me statusin e qiramarr\u00ebsit. Kjo godin\u00eb \u2013 pjes\u00eb e ish-Uzin\u00ebs s\u00eb Autotraktor\u00ebve \u2013 ishte dh\u00ebn\u00eb me qira vite m\u00eb par\u00eb n\u00ebn kushte tep\u00ebr favorizuese p\u00ebr biznesmenin Hysenbelliu, fal\u00eb lidhjeve t\u00eb tij politike. Kujtojm\u00eb k\u00ebtu se nuk \u00ebsht\u00eb rasti i vet\u00ebm ku Irfan Hysenbelliu ka p\u00ebrfituar prona publike n\u00ebn kontrata qesharake: nj\u00eb shembull i mir\u00ebnjohur \u00ebsht\u00eb godina e konviktit t\u00eb Gjuh\u00ebve t\u00eb Huaja n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, pran\u00eb Ambasad\u00ebs Amerikane. K\u00ebt\u00eb pron\u00eb publike, q\u00eb mund t\u2019i sh\u00ebrbente Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs apo institucioneve shtet\u00ebrore, Hysenbelliu arriti ta marr\u00eb p\u00ebr vete p\u00ebr ta kthyer n\u00eb universitet privat. Fillimisht, n\u00eb koh\u00ebn kur Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs e drejtonte Lulzim Basha, godina iu dha me kontrat\u00eb qiraje Hysenbelliut me kushte leht\u00ebsuese.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, kontrata u pezullua nga qeveria e at\u00ebhershme, madje godina iu kalua Qendr\u00ebs s\u00eb Studimeve Albanologjike. Por nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb bukur bashkia e mori s\u00ebrish godin\u00ebn dhe ia dha me qira Irfanit, pavar\u00ebsisht se at\u00eb e k\u00ebrkonin Universiteti dhe student\u00ebt. N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kontrate skandaloze, prona publike e shqiptar\u00ebve iu dha oligarkut mediatik p\u00ebr interesat e tij private. Ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb rast ilustrues i klientelizmit shtet\u00ebror n\u00eb favor t\u00eb Hysenbelliut, i cili fal\u00eb pushtetit t\u00eb mediave t\u00eb veta ka arritur t\u00eb siguroj\u00eb trajtim preferencial nga autoritetet nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e godin\u00ebs s\u00eb News24 n\u00eb Shkoz\u00eb, situata kontraktuale ishte e qart\u00eb: kontrata e qiras\u00eb kishte p\u00ebrfunduar. Q\u00eb prej vitit 2022, institucionet shtet\u00ebrore i kan\u00eb k\u00ebrkuar zyrtarisht grupit Hysenbelliu t\u00eb lironte ambjentet publike, pasi qiraja nuk do t\u2019i zgjatej. Arsyet zyrtare ishin se shteti ka plane ta p\u00ebrdor\u00eb pron\u00ebn p\u00ebr interes publik (\u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur ngritja e nj\u00eb fabrike ushtarake aty), por edhe fakti se vet\u00eb Hysenbelliu nuk kishte plot\u00ebsuar detyrimet financiare ndaj shtetit. Si \u201cqiraxhi i keq\u201d, ai kishte vite pa paguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt qiran\u00eb e godin\u00ebs dhe, sikurse rezulton, as tatimet p\u00ebr bizneset q\u00eb operonin aty. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb zbrazte godin\u00ebn me nder dhe t\u00eb respektonte ligjin, pronari i News24 zgjodhi rrug\u00ebn e konfrontimit: ai e zhvatoi pron\u00ebn publike deri n\u00eb fund, duke mos pranuar ta liroj\u00eb edhe pas mbarimit t\u00eb afatit dhe duke u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb manovra t\u00eb st\u00ebrgjatura gjyq\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb daljen. Hysenbelliu madje k\u00ebrkoi n\u00eb gjykat\u00eb nj\u00eb mas\u00eb pezullimi (pra t\u00eb ndalonte p\u00ebrkoh\u00ebsisht largimin), por humbi n\u00eb t\u00eb gjitha shkall\u00ebt e gjyq\u00ebsorit \u2013 t\u00eb gjitha vendimet e gjykatave konfirmuan se ai e ka humbur t\u00eb drejt\u00ebn e p\u00ebrdorimit dhe administrimit t\u00eb asaj pasurie. Me ligj, prona shtet\u00ebrore duhet t\u2019i kthehet shtetit, dhe \u00e7do zvarritje p\u00ebrb\u00ebn shkelje.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb gusht 2025 autoritetet vendos\u00ebn t\u00eb zbatojn\u00eb ligjin: policia zbarkoi p\u00ebr t\u00eb ekzekutuar vendimin gjyq\u00ebsor, duke liruar mjediset dhe duke i kaluar n\u00eb administrim t\u00eb shtetit. Pasojat an\u00ebsore \u2013 nd\u00ebrprerja e sinjalit televiziv t\u00eb News24 \u2013 erdh\u00ebn si rrjedhoj\u00eb direkte e k\u00ebtij veprimi ligjor (pajisjet e transmetimit ndodheshin n\u00eb at\u00eb godin\u00eb). N\u00eb fakt, as qeveria e as kryeministri nuk \u201cul\u00ebn \u00e7el\u00ebsin\u201d e News24 vet\u00eb, ashtu si\u00e7 pretendon Hysenbelliu, por nd\u00ebrhyrja ndodhi sepse grupi i tij nuk kishte m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ligjore t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb at\u00eb pron\u00eb. Shteti b\u00ebri detyr\u00ebn minimale: mori mbrapsht pron\u00ebn e vet pas 20 vitesh abuzimi dhe, n\u00ebse nuk do ta b\u00ebnte k\u00ebt\u00eb, vet\u00eb zyrtar\u00ebt do t\u00eb shkelnin ligjin dhe do t\u00eb mbanin p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale.<\/p>\n<p>K\u00ebto fakte nxjerrin n\u00eb pah se rasti n\u00eb fjal\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aspak nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje censure apo sulmi ndaj p\u00ebrmbajtjes editoriale, por nj\u00eb konflikt pron\u00ebsie dhe zbatimi ligji. Vet\u00eb Avokatura e Shtetit ka deklaruar zyrtarisht se mediat e Irfan Hysenbelliut kan\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb godina n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe se vendimi gjyq\u00ebsor duhej zbatuar. Natyrisht, askush nuk g\u00ebzohet kur sheh nj\u00eb televizion t\u00eb fikur forc\u00ebrisht \u2013 pamja e ekranit blu t\u00eb News24 krijon nj\u00eb ndjesi shqet\u00ebsuese \u2013 dhe \u00ebsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb nd\u00ebrhyrja policore n\u00eb nj\u00eb media, pa nj\u00eb njoftim publik paraprak, krijon nj\u00eb precedent delikat.<\/p>\n<p>Liria e medias \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00eb e pacenueshme n\u00eb demokraci, dhe \u00e7do veprim i shtetit ndaj nj\u00eb organi mediatik duhet p\u00ebrcjell\u00eb me transparenc\u00eb maksimale p\u00ebr t\u00eb shmangur dyshimet. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ankesat e Irfan Hysenbelliut p\u00ebr \u201cshtypjen e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb\u201d jan\u00eb tejet hipokrite, po t\u00eb kemi parasysh historikun e sjelljes s\u00eb tij. Ai po mundohet t\u00eb fsheh\u00eb pas parull\u00ebs s\u00eb liris\u00eb s\u00eb medias shkeljet e tij si qiraxhi dhe si biznesmen, madje edhe nj\u00eb hakmarrje personale mes tij dhe kryeministrit.<br \/>\nDuhet th\u00ebn\u00eb se prishja e \u201cpazareve\u201d mes Hysenbelliut dhe pushtetit ka koh\u00eb q\u00eb ka nisur t\u00eb b\u00ebhet evidente. Marr\u00ebdh\u00ebniet mes tij dhe Edi Ram\u00ebs dikur kan\u00eb qen\u00eb miq\u00ebsore e plot mir\u00ebkuptime \u2013 aq sa mediat e Hysenbelliut, pas ardhjes n\u00eb pushtet t\u00eb Ram\u00ebs, u kthyen nga mb\u00ebshtet\u00ebse t\u00eb Berish\u00ebs n\u00eb mbrojt\u00ebse t\u00eb flakta t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb re. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, News24, BalkanWeb, Panorama etj. nuk b\u00ebn\u00eb opozit\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebrkundrazi u rreshtuan krah Ram\u00ebs dhe sulmonin kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij. Vet\u00eb kryeministri Rama, i ftuar tek Ylli Rakipi vite m\u00eb par\u00eb, e kishte pranuar hapur afrimitetin me Hysenbelliun \u2013 madje kur u pyet nga gazetari n\u00ebse e konsideronte Irfanin \u201ckazan\u201d (si\u00e7 i quante Rama mediat e pabindura), ai u p\u00ebrgjigj: \u201cFaji i vet\u00ebm i atyre pronar\u00ebve \u00ebsht\u00eb se mbajn\u00eb n\u00eb pun\u00eb gazetar\u00eb si ju\u201d, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se nuk e shihte Hysenbelliun si armik. Sh\u00ebrbimet mediatike t\u00eb oligarkut nuk mbet\u00ebn pa shp\u00ebrblim: n\u00eb korridoret e biznesit flitej se kompanit\u00eb e Hysenbelliut ishin zhytur n\u00eb borxhe bankare dhe rrezikonin falimentin n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2010.<\/p>\n<p>Me nd\u00ebrhyrjen e qeveris\u00eb, disa banka i rizhvendos\u00ebn afatet dhe kushtet e kredive miliona euroshe q\u00eb ai kishte marr\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb frym\u00ebmarrje financiare. Po ashtu, n\u00eb vitin 2019, qeveria i akordoi nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi bujare p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb resorti luksoz n\u00eb plazhin e Golemit (\u201cPrestige Resort\u201d), duke i lejuar shkeljen e disa rregullave urbanistike p\u00ebr lart\u00ebsin\u00eb dhe distanc\u00ebn nga bregu. Madje n\u00eb at\u00eb resort u realizua ajo fotografia fam\u00ebkeqe e drek\u00ebs Rama\u2013Irfan, nj\u00eb \u201corgji\u201d me ver\u00eb e ushqim, q\u00eb u publikua qindra her\u00eb m\u00eb von\u00eb si prov\u00eb e lidhjes s\u00eb ngusht\u00eb mes kryeministrit dhe botuesit. Gjat\u00eb asaj periudhe \u201cdashurie\u201d, kryeministrit me sa duket nuk i b\u00ebnin p\u00ebrshtypje as evazionet fiskale, as zaptimet e pronave publike nga miku i tij mediatik \u2013 p\u00ebr sa koh\u00eb mediat e Irfanit i sh\u00ebrbenin pushtetit, detajet e paligjshme dukeshin t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Por miq\u00ebsia mes Ram\u00ebs dhe Hysenbelliut u kris vitet e fundit. Njer\u00ebz pran\u00eb tyre hamend\u00ebsojn\u00eb se shkak u b\u00ebn\u00eb interesat e prishura \u2013 ndoshta fakti q\u00eb mediat e \u201cFocus Group\u201d (grupit mediatik t\u00eb Irfanit) nis\u00ebn t\u00eb mb\u00ebshtesin pa leje disa eksponent\u00eb brenda maxhoranc\u00ebs n\u00eb luft\u00eb me rival\u00ebt e tyre, gj\u00eb q\u00eb zem\u00ebroi Ram\u00ebn. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Hysenbelliu filloi t\u00eb sulmonte disa ministra t\u00eb kabinetit Rama, si p.sh. Belinda Ballukun, ndoshta p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb presion p\u00ebr ndonj\u00eb tender apo favor biznesi. Kjo duket se e derdhi got\u00ebn e durimit t\u00eb kryeministrit, i cili zgjodhi t\u2019i p\u00ebrgjigjej me \u201cgjuh\u00ebn\u201d q\u00eb Irfani kupton: n\u00eb vend q\u00eb ta ftonte n\u00eb bisedime, i \u00e7oi fadromat \u2013 fillimisht te Prestige Resort n\u00eb dhjetor 2022 (ku Inspektorati i Mbrojtjes s\u00eb Territorit i prishi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb resortit p\u00ebr shkelje n\u00eb vij\u00ebn bregdetare), e s\u00eb fundmi te godina e News24. Mesazhi i Ram\u00ebs ishte i qart\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr Hysenbelliun, por edhe p\u00ebr oligark\u00eb t\u00eb tjer\u00eb medial\u00eb: se tolerimi ka nj\u00eb kufi dhe se askush nuk \u00ebsht\u00eb mbi ligjin. Natyrisht, Hysenbelliu e lexon k\u00ebt\u00eb si \u201chakmarrje politike\u201d, dhe ndoshta me t\u00eb drejt\u00eb \u2013 n\u00eb kuptimin q\u00eb po trajtohet ndryshe nga pronar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb mediash q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb gjithashtu borxhe apo kontrata me shtetin.<\/p>\n<p>Por trajtimi ndryshe vjen pik\u00ebrisht sepse deri dje ai g\u00ebzonte privilegje ndryshe. T\u00eb vetmin ngush\u00ebllim moral Hysenbelliu e ka n\u00eb faktin se n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori nuk ka t\u00eb pafajsh\u00ebm absolut\u00eb: shteti ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e vet q\u00eb e la t\u00eb zgjaste abuzimin kaq gjat\u00eb dhe u kujtua t\u00eb veproj\u00eb vet\u00ebm kur iu prish interesi; po ashtu, gazetar\u00ebt (si\u00e7 u p\u00ebrmend m\u00eb sip\u00ebr) kan\u00eb fajin e heshtjes shum\u00ebvje\u00e7are ndaj shkeljeve t\u00eb pronarit. Megjithat\u00eb, kjo nuk e amniston kurrsesi vet\u00eb Irfanin, i cili po p\u00ebrpiqet ta paraqes\u00eb veten si martir t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shtypit.<\/p>\n<p><strong>Liria e shtypit dhe \u201cskllev\u00ebrit\u201d e shtypur<\/strong><\/p>\n<p>Trondit\u00ebse \u00ebsht\u00eb q\u00eb thirrja p\u00ebr \u201cliri mediash\u201d po b\u00ebhet nga nj\u00eb njeri q\u00eb vet\u00eb ka shkelur sistematikisht lirin\u00eb dhe dinjitetin e gazetar\u00ebve t\u00eb vet. Gjat\u00eb gjith\u00eb periudh\u00ebs kur p\u00ebrfitonte nga kontratat shtet\u00ebrore dhe favor\u00ebt e qeveris\u00eb, Irfan Hysenbelliu nuk u shqet\u00ebsua aspak p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit \u2013 p\u00ebrkundrazi, e kufizoi at\u00eb brenda sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb vet mediatike. Kjo e b\u00ebn sot t\u00eb pabesueshme kauz\u00ebn q\u00eb mundohet t\u00eb ngrej\u00eb. Shoqata apo grupime gazetar\u00ebsh q\u00eb reagojn\u00eb vet\u00ebm tani, duke denoncuar me t\u00eb shpejt\u00eb \u201cc\u00ebnimin e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb\u201d nga shteti, fatkeq\u00ebsisht kan\u00eb heshtur kur liria e fjal\u00ebs shtypej brenda mureve t\u00eb redaksive.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb fakt:<br \/>\n\u2022 Sulm ndaj liris\u00eb s\u00eb medias \u00ebsht\u00eb kur pronari i saj b\u00ebn pushime luksoze n\u00eb Maldive dhe l\u00eb gazetar\u00ebt 4 muaj pa rroga.<br \/>\n\u2022 Sulm ndaj liris\u00eb s\u00eb medias \u00ebsht\u00eb kur pronari flet p\u00ebr moral e ligj n\u00eb publik, nd\u00ebrsa u paguan gazetar\u00ebve t\u00eb vet nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb rrog\u00ebs \u201cn\u00ebn dor\u00eb\u201d p\u00ebr t\u00eb mos paguar taksa, duke u zhvler\u00ebsuar atyre kontributet shoq\u00ebrore.<br \/>\n\u2022 Sulm ndaj liris\u00eb s\u00eb medias \u00ebsht\u00eb kur media p\u00ebrdoret si instrument shantazhi ndaj zyrtar\u00ebve \u2013 ora e lajmeve kthehet n\u00eb \u201ckobure\u201d q\u00eb i vihet n\u00eb kok\u00eb kujtdo n\u00eb pushtet q\u00eb guxon t\u2019i kujtoj\u00eb pronarit detyrimet ligjore.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto Hysenbelliu i ka b\u00ebr\u00eb vet\u00eb n\u00eb biznesin e tij mediatik. Madje, vitet e fundit, ai e ka shnd\u00ebrruar median n\u00eb nj\u00eb mjet presioni p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar borxheve dhe detyrimeve financiare. N\u00eb korridoret e institucioneve ekonomike dihet mir\u00eb q\u00eb Hysenbelliu ka detyrime t\u00eb papaguara kolosale ndaj shtetit: q\u00eb n\u00eb vitin 2022 raportoheshin rreth 2 miliard\u00eb lek\u00eb (afro 16 milion\u00eb euro) taksa t\u00eb papaguara nga bizneset e tij. Po at\u00eb vit, Drejtoria e Doganave e kapi nj\u00ebr\u00ebn prej kompanive t\u00eb Irfanit \u2013 Birr\u00ebn \u201cKor\u00e7a\u201d \u2013 n\u00eb evazion fiskal dhe i vuri nj\u00eb gjob\u00eb prej 260 mij\u00eb eurosh p\u00ebr shmangie akcize. Si reagoi Irfani? N\u00eb vend t\u00eb shlyente detyrimet, ai aktivizoi menj\u00ebher\u00eb kazanin mediatik kund\u00ebr zyrtar\u00ebve q\u00eb i k\u00ebrkonin llogari. Fillimisht, n\u00ebp\u00ebrmjet gazetave dhe portaleve t\u00eb veta, ai sulmoi drejtorin e Tatimeve, Ceno Klosi, me shkrime denigruese dit\u00eb pas dite. M\u00eb pas, fokusi u zhvendos tek kreu i Doganave, Genti Gazheli, t\u00eb cilin Hysenbelliu e bombardoi me akuza publike, duke e paraqitur si t\u00eb korruptuar dhe t\u00eb lidhur me kontrabandist\u00eb. Fabrikimi i \u201cskandaleve\u201d n\u00eb media ishte n\u00eb funksion t\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb q\u00ebllimi: t\u00eb trembte zyrtar\u00ebt shtet\u00ebror\u00eb e t\u2019i detyronte t\u00eb t\u00ebrhiqeshin nga gjobat dhe detyrimet e tij tatimore.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, Doganat reaguan duke publikuar dokumente zyrtare q\u00eb hidhnin posht\u00eb akuzat e mediave t\u00eb Hysenbelliut, duke e nxjerr\u00eb zbuluar loj\u00ebn e tij. Kjo e t\u00ebrboi edhe m\u00eb shum\u00eb bosin mediatik, i cili e humbi kontrollin dhe zbriti deri n\u00eb sulme personale \u2013 gazetat e tij arrit\u00ebn t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb edhe familjen e drejtorit t\u00eb Doganave n\u00eb fushat\u00ebn e shantazhit. Drejtori Gazheli, nga ana e vet, e quajti hapur Irfanin \u201cnj\u00eb shantazhues ordiner\u201d dhe sfidoi t\u00eb paraqiste prova p\u00ebr akuzat, gj\u00eb q\u00eb pronari i News24 s\u2019mundi ta b\u00ebj\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo histori e fresk\u00ebt tregon qart\u00eb se p\u00ebr Irfan Hysenbelliun, \u201cparimet\u201d e liris\u00eb s\u00eb shtypit zbatohen vet\u00ebm kur i sh\u00ebrbejn\u00eb interesit personal. Sa koh\u00eb q\u00eb media i duhej p\u00ebr t\u00eb siguruar favore e pasuri, ai qe i gatsh\u00ebm t\u2019i sh\u00ebrbente pushtetit dhe ta braktiste misionin e fjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb. Kur raportet me pushtetin u p\u00ebrkeq\u00ebsuan dhe shteti i k\u00ebrkoi llogari p\u00ebr pasurin\u00eb publike t\u00eb abuzuar dhe detyrimet e papaguara, Hysenbelliu nxori nga xhepi flamurin e \u201cfjal\u00ebs s\u00eb lir\u00eb\u201d. Por ky flamur, i ngritur nga duart e tij, fatkeq\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb i njollosur r\u00ebnd\u00eb. \u00cbsht\u00eb i njollosur me djers\u00ebn e gazetar\u00ebve t\u00eb shtypur e t\u00eb papaguar, me shkeljen e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb informimit t\u00eb publikut p\u00ebrmes lajmeve t\u00eb shtremb\u00ebruara nga interesat vetjake, me kompromiset editoriale t\u00eb b\u00ebra pas dyerve t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<h4><strong>Mesazhi q\u00eb duhet nxjerr\u00eb<\/strong><\/h4>\n<p>Rasti Hysenbelliu vs. shteti mund t\u00eb shihet si nj\u00eb skem\u00eb e vog\u00ebl e t\u00eb gjith\u00eb asaj q\u00eb nuk shkon n\u00eb median shqiptare. Kemi nj\u00eb oligark mediatik pa skrupuj, q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb paprekshm\u00ebrin\u00eb ligjore n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb lirie q\u00eb ai vet\u00eb e ka shtypur. Kemi nj\u00eb shtet q\u00eb ka mbyllur syt\u00eb p\u00ebr vite ndaj shkeljeve s\u00eb tij dhe ka reaguar vet\u00ebm kur konflikti doli nga kontrolli. N\u00eb mes, kemi gazetar\u00eb dhe staf mediatik t\u00eb keqtrajtuar, t\u00eb cil\u00ebt tani rrezikojn\u00eb t\u00eb humbasin jo vet\u00ebm vendet e pun\u00ebs por edhe pagat e prapambetura e sigurimet shoq\u00ebrore t\u00eb munguara nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i tyre i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm. 230 punonj\u00ebsit e grupeve t\u00eb Hysenbelliut gjenden sot n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb dramatike, sepse pronari i tyre zgjodhi t\u00eb b\u00ebnte betej\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb e vet, pa u kujdesur p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Nga kjo histori, m\u00ebsimet jan\u00eb t\u00eb shumta: s\u00eb pari, liria e shtypit nuk mund t\u00eb mbrohet nga ata q\u00eb e p\u00ebr\u00e7mojn\u00eb at\u00eb. Kur nj\u00eb botues i quan gazetar\u00ebt e vet \u201cmiza\u201d dhe i trajton si skllev\u00ebr, ai e ka humbur t\u00eb drejt\u00ebn morale t\u00eb flas\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb s\u00eb medias. S\u00eb dyti, institucionet shtet\u00ebrore duhet t\u00eb veprojn\u00eb gjithmon\u00eb me standarde t\u00eb nj\u00ebjta ligjore ndaj kujtdo \u2013 n\u00ebse do ta kishin zbatuar ligjin her\u00ebt ndaj abuzimeve t\u00eb Hysenbelliut (p.sh. p\u00ebr mospagim taksash, sigurimesh, apo p\u00ebr kontratat e dyshimta t\u00eb pronave publike), nuk do t\u00eb kishim arritur n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb kaq konfliktuale q\u00eb d\u00ebmton imazhin e vendit. S\u00eb treti, vet\u00eb gazetar\u00ebt dhe shoqatat e tyre duhet t\u00eb reflektojn\u00eb p\u00ebr rolin e tyre: a duhet t\u00eb presim q\u00eb nj\u00eb oligark t\u00eb bjer\u00eb nga vakti me pushtetin, q\u00eb t\u00eb kujtohemi p\u00ebr t\u00eb drejtat e shkelura t\u00eb gazetar\u00ebve? Solidariteti dhe reagimi duhet t\u00eb ishin shfaqur q\u00eb kur gazetar\u00ebt liheshin pa paga e kontrata, jo vet\u00ebm kur pronarit t\u00eb madh po i prishin rehatin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb demokraci, media e lir\u00eb \u00ebsht\u00eb gur themeli. Por media nuk \u00ebsht\u00eb e lir\u00eb kur gazetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb shtypur ekonomikisht. Rasti n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thirrje alarmi p\u00ebr t\u00eb pastruar sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb mediatike nga hipokrizia. Liria e shtypit nuk mund t\u00eb jet\u00eb streh\u00eb p\u00ebr t\u00eb fuqishmit e pand\u00ebshkuesh\u00ebm, por duhet t\u00eb jet\u00eb mburoja e atyre q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe e atyre q\u00eb punojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr ta sjell\u00eb at\u00eb te publiku, pa frik\u00eb p\u00ebr buk\u00ebn e goj\u00ebs. N\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, as shteti dhe as oligark\u00ebt nuk jan\u00eb mbi ligjin dhe interesin publik.<\/p>\n<p>Rasti \u201cHysenbelliu\u201d duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shembull p\u00ebr t\u00eb mos u ndjekur: nj\u00eb kombinim toksik i pushtetit mediatik, lidhjeve politike dhe abuzimit me pun\u00ebn e gazetar\u00ebve. Vet\u00ebm duke vendosur rregulla t\u00eb barabarta loje, transparenc\u00eb dhe respekt p\u00ebr gazetar\u00ebt, mund t\u00eb shpresojm\u00eb q\u00eb liria e medias n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb mos jet\u00eb m\u00eb nj\u00eb \u201cteat\u00ebr absurd ku ngat\u00ebrrohet liria p\u00ebr t\u00eb folur me lirin\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtypur\u201d, por nj\u00eb realitet ku t\u00eb gjith\u00eb \u2013 gazetar\u00eb, pronar\u00eb dhe politikan\u00eb \u2013 i n\u00ebnshtrohen ligjit dhe etik\u00ebs.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/hipokrizia-e-pronarit-qe-i-trajton-gazetaret-si-miza-dhe-qiraxhiut-te-keq-qe-fshihet-pas-medias\/\">Hipokrizia e pronarit q\u00eb i trajton gazetar\u00ebt si miza dhe qiraxhiut t\u00eb keq q\u00eb fshihet pas medias<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Irfan Hysenbelliu paraqitet si nj\u00eb paradoks n\u00eb peizazhin mediatik shqiptar: nga nj\u00ebra an\u00eb ai i p\u00ebr\u00e7mon dhe keqtrajton gazetar\u00ebt e vet \u2013 madje thuhet se i ka quajtur ata \u201cmiza\u201d, duke i konsideruar krejt t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kur vendos t\u2019i largoj\u00eb nga puna. Nga ana tjet\u00ebr, po ky pronar mediash i p\u00ebrdor gazetar\u00ebt dhe platformat e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35081","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35081","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35081"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35081\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35081"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35081"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35081"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}