{"id":35045,"date":"2025-08-10T17:48:35","date_gmt":"2025-08-10T17:48:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/10\/fjodor-dostojevski-legjenda-qe-u-rezistoi-koherave\/"},"modified":"2025-08-10T17:48:35","modified_gmt":"2025-08-10T17:48:35","slug":"fjodor-dostojevski-legjenda-qe-u-rezistoi-koherave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/10\/fjodor-dostojevski-legjenda-qe-u-rezistoi-koherave\/","title":{"rendered":"Fjodor Dostojevski, legjenda q\u00eb u rezistoi koh\u00ebrave"},"content":{"rendered":"<p>Jeta e Dostojevskit mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb nga romanet e tij. I lindur n\u00eb nj\u00eb familje fisnike, nj\u00eb i ri rebel i d\u00ebnuar me burg dhe mandej p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si ushtar i thjesht\u00eb, nj\u00eb lojtar i s\u00ebmur\u00eb dhe arrogant, si dhe nj\u00eb njeri i devotsh\u00ebm i familjes, autori i ngjan personazheve t\u00eb tij: t\u00eb gjitha n\u00eb kontrast. Kush ishte ai me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb?<\/p>\n<p>N\u00ebse ka nj\u00eb romancier, n\u00eb t\u00eb cilin kushtet e vuajtjes dhe shpengimit kan\u00eb kuptim, \u00ebsht\u00eb padyshim Dostojevski. Me t\u00eb, temat e s\u00eb mir\u00ebs dhe s\u00eb keqes shtyhen n\u00eb ekstrem, prandaj \u00e7do roman i tij ng\u00ebrthen me p\u00ebrshtypjet e fort\u00eb \u00e7do lexues. Askush nuk del i pad\u00ebmtuar nga puna e tij, pavar\u00ebsisht nga mosha q\u00eb i afrohet. Jet\u00ebt tona, personazhet e tij t\u00eb torturuara do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb popullojn\u00eb imagjinat\u00ebn dhe nd\u00ebrgjegjen ton\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e rrall\u00eb t\u00eb takosh nj\u00eb autor kaq trondit\u00ebs dhe kaq t\u00eb tronditur sa Dostojevski. Zbulimin e v\u00ebrtet\u00eb [i njer\u00ebzve], ai e b\u00ebn n\u00eb galerit\u00eb. Ai zbulon se ka tek ata njer\u00ebz t\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb bukuri q\u00eb ai nuk mund ta shpreh\u00eb. N\u00eb mjerim t\u00eb plot\u00eb moral, ekziston tek secili nj\u00eb drit\u00eb. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore tek Dostojevski \u00ebsht\u00eb se bukuria lind nga vuajtjet.<\/p>\n<p>P\u00ebr Dostojevskin ekziston nj\u00eb mister q\u00eb shkenca nuk mund ta zgjidh\u00eb. Me shkenc\u00ebn dhe logjik\u00ebn, ju mund t\u00eb b\u00ebni vet\u00ebm milingona\u201d, \u2013 shprehet shkrimtari dhe dramaturgu Virgil Tanase.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb i motivon veprimet njer\u00ebzore, n\u00eb ve\u00e7anti ato m\u00eb radikalet? Kjo pyetje, por edhe ajo e k\u00ebrkimit t\u00eb absolutes p\u00ebrshkojn\u00eb dy romanet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Dostojevskit: \u201cKrim dhe Nd\u00ebshkim\u201d dhe \u201cDemon\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Literatura e Dostojevskit \u00ebsht\u00eb filozofike dhe psikologjike. Mendimi i tij \u00ebsht\u00eb metafizik, pasi shumica e personazheve t\u00eb autorit p\u00ebrballen me fatin e tyre, lirin\u00eb e tyre, Zotin. Dostojevski parashikon Sartrin dhe ekzistencializmin, pasi Raskolnikovi, n\u00eb \u201cKrim dhe Nd\u00ebshkim\u201d kaplohet nga marramendthi i liris\u00eb, duke mos mbajtur p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr veprimet e tij. Po ashtu Dostojevski kishte nj\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb filozofin\u00eb e Ni\u00e7es, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb tem\u00ebn e Mbinjeriut.<\/p>\n<p>Dostojevski nuk \u00ebsht\u00eb si Tolstoi, nj\u00eb zot\u00ebri me prona. Nj\u00eb banor i qytetit pa pasuri, nj\u00eb shkrimtar q\u00eb jeton nga pena e tij, ai krijoi n\u00eb ankth dhe s\u00ebmundje, me energji mbinjer\u00ebzore. Edhe pse lavdin\u00eb e njohu vet\u00ebm vitin e fundit t\u00eb jet\u00ebs, pasardh\u00ebsit e vendos\u00ebn at\u00eb, ndoshta mbi Tolstoin, midis gjenive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb universale. Shprehu ashp\u00ebr ankthin metafizik, si dhe nj\u00eb besim t\u00eb zjarrt\u00eb n\u00eb Krisht dhe n\u00eb popullin rus. K\u00ebshtu, ai rinovoi romanin dhe krijoi nj\u00eb l\u00ebvizje mendimi, e cila vijon t\u00eb mbetet e gjall\u00eb.<\/p>\n<p>Autori qe ve\u00e7an\u00ebrisht i neveritur nga idet\u00eb q\u00eb gjeti n\u00eb Sh\u00ebn Pet\u00ebrburg, kur u kthye nga dekada e ekzilit siberian. Gjenerata e re e intelektual\u00ebve rus\u00eb qe mb\u00ebrthyer nga teorit\u00eb dhe filozofit\u00eb europiane.<\/p>\n<p>Materializmi francez, humanizmi gjerman dhe utilitarizmi anglez qen\u00eb shkrir\u00eb q\u00eb t\u00eb treja p\u00ebr nj\u00eb kombinim t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm rus q\u00eb u quajt \u201cnihiliz\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Rusia e shek. XIX shkundte trupin e saj t\u00eb st\u00ebrmadh t\u00eb rr\u00ebzonte feudalizmin dhe ndjente kthetrat e borgjezis\u00eb s\u00eb re q\u00eb po lindte. N\u00eb luft\u00ebn e fisnik\u00ebve p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb borgjez\u00eb dhe t\u00eb borgjez\u00ebve p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb fisnik\u00eb, krijohen tipa dhe karaktere, personazhe t\u00eb shumta, nga mjaft autor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb romanin \u201cT\u00eb fyer e t\u00eb posht\u00ebruar\u201d inteligjenca e re ruse, e cila b\u00ebnte luft\u00ebn e saj p\u00ebr p\u00ebrparim shpirt\u00ebror, p\u00ebrb\u00ebn ve\u00e7orin\u00eb e k\u00ebsaj let\u00ebrsie. N\u00eb qend\u00ebr \u00ebsht\u00eb intelektuali i cili sheh \u00e7do gj\u00eb, mendon dhe vuan, nuk fantazon. Realiteti rus i asaj kohe ishte m\u00eb i gjer\u00eb se fantazia. Atje ndodhte gjith\u00e7ka. Pesha e koh\u00ebs shtyp plakun dhe ai vdes s\u00eb bashku me qenin; nd\u00ebrton dashurit\u00eb e \u00e7uditshme t\u00eb Natash\u00ebs, t\u00eb gjor\u00ebn Ana Andrejevna, etj. N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, t\u00eb gjith\u00eb personazhet jan\u00eb \u201ct\u00eb fyer e t\u00eb posht\u00ebruar\u201d. Secili t\u00eb duket se sikur sapo ka filluar t\u00eb l\u00ebviz\u00eb dhe gjith\u00e7ka mbetet e hapur n\u00eb fund. Dostojevski merret me t\u00eb gjith\u00eb personazhet dhe me asnj\u00ebrin. Ai nuk i v\u00eb vetes detyr\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman, p.sh, nj\u00eb Obllomov, por krijon baz\u00ebn nga ku lind\u00ebn Karamazov\u00ebt, Idioti etj. Pet\u00ebrburgu i sh\u00ebmb\u00ebllente nj\u00eb punishteje t\u00eb st\u00ebrmadhe t\u00eb mbuluar me tymin e vet q\u00eb t\u00eb z\u00eb drit\u00ebn. Esht\u00eb v\u00ebrtet nj\u00eb koh\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ku nga momenti n\u00eb moment mund t\u00eb vdes\u00eb nj\u00eb shkrimtar i s\u00ebmur\u00eb, i fyer, por k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs. Kritika ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se romani \u00ebsht\u00eb shkruar shpejt, se personazhet nuk jan\u00eb t\u00eb plota. Natasha s\u2019di vet\u00eb se \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb, dhe kjo gj\u00eb thuhet plot\u00ebsisht n\u00eb roman. Dostojevski s\u2019ka faj n\u00ebse mjedisi rus kishte krijuar personazhe t\u00eb till\u00eb, madje k\u00ebtu q\u00ebndron e ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>Romani \u00ebsht\u00eb sa modern aq dhe klasik. Fabula \u00ebsht\u00eb e pasur, dramatike, e thjesht\u00eb, po aq sa e rrjedhshme. T\u00eb duket sikur shikon nj\u00eb film. T\u00eb vjen keq p\u00ebr personazhet, por e kupton se s\u2019mund t\u2019i nd\u00ebrrosh. Ata jan\u00eb t\u00eb lindur p\u00ebr t\u00eb jetuar ashtu.<\/p>\n<p>N\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e shquar t\u00eb k\u00ebtij krijuesi bot\u00ebror hyjn\u00eb edhe romanet \u201cNet t\u00eb bardha\u201d, \u201cKumarxhiu dhe \u201cI mituri\u201d, novelat \u201cE urta\u201d, \u201c\u00cbndrra e xhaxhait\u201d si dhe shkrime me vler\u00eb t\u00eb madhe publicistike.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm n\u00eb disa nga veprat e tij t\u00eb para, por edhe n\u00eb veprat e tjera t\u00eb m\u00ebvonshme, shkrimtari e kuptonte bukurin\u00eb si synim t\u00eb artit p\u00ebr t\u00eb demaskuar e stigmatizuar plag\u00ebt e r\u00ebnda shoq\u00ebrore, p\u00ebr t\u00eb treguar mjerimin, varf\u00ebrin\u00eb e fatkeq\u00ebsit\u00eb, q\u00eb kishin pushtuar jet\u00ebn. Sado q\u00eb pik\u00ebpamjet e tij pat\u00ebn evoluim t\u00eb ndjesh\u00ebm, n\u00eb veprat m\u00eb t\u00eb mira letrare artistike, ai merrte an\u00ebn e t\u00eb munduarve, t\u00eb t\u00eb posht\u00ebruarve, t\u00eb t\u00eb fyerve, ekspozonte vuajtjet e mjerimin e tyre\u2026<\/p>\n<p>Emri i Dostojevskit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sinonim i thell\u00ebsis\u00eb psikologjike. P\u00ebr gjenerata, thell\u00ebsia dhe kontradiktshm\u00ebria e heronjve t\u00eb tij kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb teorit\u00eb sistematike psikologjike t\u00eb duken t\u00eb cek\u00ebt nga krahasimi.<\/p>\n<p>Shum\u00eb teoricien\u00eb, m\u00eb s\u00eb shumti Frojdi, jan\u00eb p\u00ebrpjekur ta pretendojn\u00eb Dostojevskin si paraardh\u00ebs. Ndjenja e tij e s\u00eb keqes dhe dashuria e tij p\u00ebr lirin\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Dostojevskin ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb shekull t\u00eb luft\u00ebs bot\u00ebrore, vrasjeve masive dhe totalitarizmit.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn dy zhanre letrare moderne, romani i kampeve t\u00eb burgjeve dhe romani dystopian rrjedhin nga shkrimet e tij. Idet\u00eb e tij dhe risit\u00eb formale ushtruan nj\u00eb ndikim t\u00eb thell\u00eb tek Ni\u00e7e, Andre Zhid, Kamy, Sartr\u00eb, Andre Malro dhe Bulgakov etj. Mbi t\u00eb gjitha, veprat e tij vazhdojn\u00eb t\u2019i t\u00ebrheqin lexuesit, duke kombinuar nd\u00ebrlikime me pyetjet p\u00ebrfundimtare rreth besimit, vuajtjes dhe kuptimit t\u00eb jet\u00ebs.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/fjodor-dostojevski-legjenda-qe-u-rezistoi-koherave\/\">Fjodor Dostojevski, legjenda q\u00eb u rezistoi koh\u00ebrave<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jeta e Dostojevskit mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb nga romanet e tij. I lindur n\u00eb nj\u00eb familje fisnike, nj\u00eb i ri rebel i d\u00ebnuar me burg dhe mandej p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si ushtar i thjesht\u00eb, nj\u00eb lojtar i s\u00ebmur\u00eb dhe arrogant, si dhe nj\u00eb njeri i devotsh\u00ebm i familjes, autori i ngjan personazheve t\u00eb tij: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35045","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35045","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35045"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35045\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35045"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35045"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35045"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}