{"id":35039,"date":"2025-08-10T16:48:20","date_gmt":"2025-08-10T16:48:20","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/10\/11-pergjigje-per-pyetjet-e-ngritura-nga-lutfi-dervishi-per-rrethimin-policor-te-news24\/"},"modified":"2025-08-10T16:48:20","modified_gmt":"2025-08-10T16:48:20","slug":"11-pergjigje-per-pyetjet-e-ngritura-nga-lutfi-dervishi-per-rrethimin-policor-te-news24","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/10\/11-pergjigje-per-pyetjet-e-ngritura-nga-lutfi-dervishi-per-rrethimin-policor-te-news24\/","title":{"rendered":"11 p\u00ebrgjigje p\u00ebr pyetjet e ngritura nga Lutfi Dervishi p\u00ebr \u2018rrethimin policor\u2019 t\u00eb News24"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Adriatik Do\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Gazetari Lutfi Dervishi, me t\u00eb drejt\u00eb, ka ngritur disa pyetje p\u00ebr \u2018rrethimin policor\u2019 t\u00eb News24 m\u00ebngjesin e djesh\u00ebm, duke e v\u00ebn\u00eb theksin tek mungesa e informacionit. 24 or\u00eb pas ngjarjes, p\u00ebr t\u00eb gjitha pyetjet shtruara nga gazetari Dervishi ka nga nj\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>-Kush ka dh\u00ebn\u00eb urdhrin p\u00ebr rrethimin e godin\u00ebs s\u00eb News24?<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb vendim gjykate t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, i cili parashikon q\u00eb kompania \u201cFocus Media News\u201d e Irfan Hysenbelliut duhet t\u00eb liroj\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga godinat publike n\u00eb Shkoz\u00eb, e p\u00ebrdorur prej 23 vitesh p\u00ebr zyra t\u00eb News 24. Ky vendim e b\u00ebn t\u00eb panevojsh\u00ebm nj\u00eb urdh\u00ebr zyrtar p\u00ebr rrethim t\u00eb beft\u00eb policor. Por, mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb nxitje, ndoshta nj\u00eb urdh\u00ebr verbal ose shenj\u00eb me \u2018gishtin e madh posht\u00eb\u2019, me shum\u00eb gjasa nga Edi Rama ose Belinda Balluku me miratimin e Ram\u00ebs, pasi Irfan Hysenbelliu, pronari i News24, sulmon prej dy vitesh Ballukun dhe drejtor\u00ebt e saj. Arsyet se pse Hysenbelliu sulmon Ballukun me mediat e tij besohet se mund t\u00eb jen\u00eb disa, si ndonj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb tenderi e paplot\u00ebsuar, dyshime p\u00ebr p\u00ebrgjim etj., por nuk ka dyshim q\u00eb Rama zgjodhi an\u00ebn e Ballukut, duke e \u2018d\u00ebnuar\u2019 Hysenbelliun me heqje t\u00eb privilegjeve.<\/p>\n<p>-Cili ishte motivi zyrtar p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e sinjalit t\u00eb transmetimit?<\/p>\n<p>Tek kjo pyetje ka nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr. Nuk ka nd\u00ebrprerje t\u00eb sinjalit t\u00eb transmetimit. Q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpritet sinjali, duhet m\u00eb par\u00eb t\u00eb hiqet licenca nga AMA. Nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me heqje licence. Kjo do t\u00eb ishte agresion ndaj liris\u00eb s\u00eb medias. \u2018Automati\u2019 \u00ebsht\u00eb ulur nga vet\u00eb Hysenbelliu p\u00ebr t\u00eb maksimalizuar zhurm\u00ebn dhe p\u00ebr t\u2019u viktimizuar si martir i medias s\u00eb lir\u00eb. Policia nuk merret me sinjale dhe linja, por zbaton vendime gjykate.<\/p>\n<p>-Pse nuk u dha asnj\u00eb paralajm\u00ebrim para nd\u00ebrhyrjes?<\/p>\n<p>Qeveria nuk del t\u2019i bie daulles dhe t\u00eb th\u00ebrras\u00eb \u2018o milet\u2019 kur zbaton nj\u00eb vendim gjykate. Kompanis\u00eb s\u00eb Irfan Hysenbelliut i kishte mbaruar kontrata e qiras\u00eb prej tre vitesh (2022). Mosmarr\u00ebveshja ishte zhvendosur n\u00eb gjykat\u00eb. Dhe gjykata ka vendosur q\u00eb Hysenbelliu duhet t\u00eb \u2018mblidhte pla\u00e7kat\u2019, pra \u2018median e lir\u00eb\u2019 t\u2019a ushtronte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij si t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>-A jan\u00eb ndjekur procedurat ligjore p\u00ebr nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb ndaj nj\u00eb medie?<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ndjekur rruga gjyq\u00ebsore. Pas prishjes s\u00eb ujdis\u00eb (t\u00eb b\u00ebj fresk me media-peshqir, m\u00eb jep pla\u00e7k\u00eb publike), Edi Rama ka dashur t\u2019a largoj\u00eb Hysenbelliun nga godina publike q\u00eb n\u00eb vitin 2022 kur i mbaroi kontrata e qiras\u00eb, por biznesmeni iu drejtua gjykat\u00ebs duke fituar nj\u00eb sigurim padie, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se do t\u2019a mbante godin\u00ebn deri n\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar. N\u00eb fund, gjykata vendosi q\u00eb Hysenbelliu duhet t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn publike pas 23 vitesh.<\/p>\n<p>-A ka vendim gjykate?<\/p>\n<p>Gjykata Apelit Administrativ, n\u00eb 14 korrik t\u00eb vitit 2025, ka vendosur q\u00eb kompania \u201cFocus Media News\u201d e Irfan Hysenbelliut duhet t\u00eb liroj\u00eb godin\u00ebn publike. Vendimi \u00ebsht\u00eb i form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00ebr\u00ebn pron\u00eb publike, pasi p\u00ebr tjetr\u00ebn, e cila ndodhet po n\u00eb Shkoz\u00eb, ia ka zgjatur kontrat\u00ebn deri n\u00eb vitin 2033 Arben Ahmetaj n\u00eb vitin 2016. Hysenbelliu p\u00ebrdor edhe konviktin e Gjuh\u00ebve t\u00eb Huaja, t\u00eb cilin e kthyer n\u00eb univesitet privat, Universiteti Luarasi.<\/p>\n<p>-Cilat jan\u00eb provat ose arsyet q\u00eb justifikojn\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim ekstrem?<\/p>\n<p>Veprim ekstrem \u00ebsht\u00eb tentativa p\u00ebr t\u00eb penguar zbatimin e nj\u00eb vendimi gjykate t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, t\u00eb l\u00ebshosh nj\u00eb nga pronat publike q\u00eb p\u00ebrdor p\u00ebr biznes, pas nj\u00eb procedure ligjore, nuk duket ndonj\u00eb dram\u00eb aq e kobshme.<\/p>\n<p>-N\u00ebse \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kontrate (qiraje) a i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb koha e nevojshme medias p\u00ebr t\u00eb gjetur ambiente t\u00eb tjera?<\/p>\n<p>Kompania \u201cFocus Media News\u201d me pronar Irfan Hysenbelliun ka pasur koh\u00eb tre vite p\u00ebr t\u00eb gjetur ambiente t\u00eb tjera. Fatmir\u00ebsisht, Hysenbelliu \u00ebsht\u00eb edhe nd\u00ebrtues pallatesh, k\u00ebshtu q\u00eb ka pasur dhe ka mund\u00ebsi q\u00eb televizionin t\u2019a zhvendos\u00eb n\u00eb pron\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>-A ka pasur komunikim paraprak?<\/p>\n<p>Irfan Hysenbelliut i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar zyrtarisht q\u00eb n\u00eb vitin 2022 kur i mbaroi kontrata q\u00eb t\u00eb liroj\u00eb godin\u00ebn publike. Tre vjet betej\u00eb ligjore p\u00ebr t\u00eb liruar nj\u00eb godin\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb jotja. Komunikimi paraprak \u00ebsht\u00eb ezauruar.<\/p>\n<p>-Kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr pengimin e gazetar\u00ebve n\u00eb vendin e pun\u00ebs?<\/p>\n<p>Mban Irfan Hysenbelliu, i cili ashtu si\u00e7 ka p\u00ebrdorur mediat p\u00ebr t\u00eb shtuar pasurin\u00eb, po p\u00ebrdor gazetar\u00ebt n\u00eb duelin me Ram\u00ebn. Vend pune p\u00ebr nj\u00eb biznes privat nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ambient publik p\u00ebr t\u00eb cilin ka vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb q\u00eb t\u00eb lirohet. Gazetar\u00ebt, kat\u00ebr muaj pa rroga dhe dy vite pa siguracione, detyrohen edhe t\u00eb vajtojn\u00eb humbjen e p\u00ebrdorimit t\u00eb nj\u00eb pasurie publike nga pronari i medias.<\/p>\n<p>-A \u00ebsht\u00eb marr\u00eb parasysh d\u00ebmi i menj\u00ebhersh\u00ebm q\u00eb i shkaktohet publikut, duke e privuar nga informacioni?<\/p>\n<p>Publiku nuk q\u00ebndron n\u00eb err\u00ebsir\u00eb sepse ka edhe dritare t\u00eb tjera. Nuk \u00ebsht\u00eb televizioni News24 i vetmi fanar ndri\u00e7ues n\u00eb Shqip\u00ebri. Dhe plaga nuk \u00ebsht\u00eb aq e madhe p\u00ebr disa arsye; ishte fundjav\u00eb kur publiku ishte orientuar drejt plazhit, nuk ndodhi ndonj\u00eb ngjarje e madhe q\u00eb mbeti pa u mbuluar dhe nd\u00ebrprerja e sinjalit e provokuar nga vet\u00eb pronari \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkoshme.<\/p>\n<p>-Si garantohen t\u00eb drejtat kushtetuese p\u00ebr informim dhe liri shtypi kur policia ndalon gazetar\u00ebt t\u00eb ushtrojn\u00eb detyr\u00ebn?<\/p>\n<p>Liria e shtypit jo domosdoshm\u00ebrisht ushtrohet duke zaptuar prona publike. N\u00ebse do t\u00eb ishte k\u00ebshtu, po marrim secili nga ne nga nj\u00eb godin\u00eb publike dhe e kthjejm\u00eb n\u00eb biznes privat. Edhe kur pushteti tregohet zem\u00ebrgj\u00ebr\u00eb duke t\u2019a dh\u00ebn\u00eb pasurin\u00eb publike, media nuk mund t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsisht e lir\u00eb, pasi n\u00eb momentin kur tenton t\u00eb b\u00ebhesh media e lir\u00eb dhe e pavarur, pushteti nuk t\u2019a rinovon m\u00eb kontrat\u00ebn. K\u00ebshtu q\u00eb zbatimi i nj\u00eb vendimi gjykate q\u00eb News24 t\u00eb liroj\u00eb godin\u00ebn publike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb televizioni t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb \u2018i pavarur\u2019 dhe i \u2018lir\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/11-pergjigje-per-pyetjet-e-ngritura-nga-lutfi-dervishi-per-rrethimin-policor-te-news24\/\">11 p\u00ebrgjigje p\u00ebr pyetjet e ngritura nga Lutfi Dervishi p\u00ebr \u2018rrethimin policor\u2019 t\u00eb News24<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Adriatik Do\u00e7i Gazetari Lutfi Dervishi, me t\u00eb drejt\u00eb, ka ngritur disa pyetje p\u00ebr \u2018rrethimin policor\u2019 t\u00eb News24 m\u00ebngjesin e djesh\u00ebm, duke e v\u00ebn\u00eb theksin tek mungesa e informacionit. 24 or\u00eb pas ngjarjes, p\u00ebr t\u00eb gjitha pyetjet shtruara nga gazetari Dervishi ka nga nj\u00eb p\u00ebrgjigje. -Kush ka dh\u00ebn\u00eb urdhrin p\u00ebr rrethimin e godin\u00ebs s\u00eb News24? [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-35039","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35039","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=35039"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/35039\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=35039"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=35039"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=35039"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}