{"id":34982,"date":"2025-08-10T11:48:35","date_gmt":"2025-08-10T11:48:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/10\/irfani-po-diskriminohet-duke-u-hequr-nga-lista-e-te-privilegjuarve\/"},"modified":"2025-08-10T11:48:35","modified_gmt":"2025-08-10T11:48:35","slug":"irfani-po-diskriminohet-duke-u-hequr-nga-lista-e-te-privilegjuarve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/10\/irfani-po-diskriminohet-duke-u-hequr-nga-lista-e-te-privilegjuarve\/","title":{"rendered":"Irfani po diskriminohet, duke u hequr nga lista e t\u00eb privilegjuarve"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Mero Baze\/<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Anila Jole m\u00eb zgjoi nga gjumi sot n\u00eb m\u00ebngjes p\u00ebr t\u00eb m\u00eb treguar \u00e7far\u00eb po ndodhte. Ishte e tronditur dhe m\u00eb kujtoi dit\u00ebn kur polic\u00ebt kishin rrethuar redaksin\u00eb e gazet\u00ebs Tema n\u00eb janar t\u00eb vitit 2009. Nuk \u00ebsht\u00eb rasti i nj\u00ebjt\u00eb dhe as i krahasuesh\u00ebm politikisht, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sken\u00eb e ngjashme.<\/p>\n<p>Ka tre debate sot p\u00ebr marrjen e zyrave q\u00eb ka p\u00ebrdorur p\u00ebr 25 vite me qira News 24.<\/p>\n<p>Debati i par\u00eb \u00ebsht\u00eb kritika e disa gazetar\u00ebve ndaj shumic\u00ebs s\u00eb mediave q\u00eb nuk i japin z\u00eb asaj q\u00eb po ndodh me zyrat e News 24. N\u00eb fakt, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb debat paksa spekulativ. E vetmja gj\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb media sot \u00ebsht\u00eb t\u00eb pasqyroj\u00eb at\u00eb q\u00eb ndodh, sepse n\u00ebse i hyn me themel nj\u00eb raporti t\u00eb thell\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodh dhe pse po ndodh, nuk \u00ebsht\u00eb se kjo shkon shum\u00eb n\u00eb favor t\u00eb pronarit t\u00eb News 24.<\/p>\n<p>Gazeta Tema ka pasqyruar \u00e7do zhvillim dhe opinionet rreth ngjarjes, shumica e t\u00eb cilave nuk p\u00ebrputhen me ato t\u00eb gazet\u00ebs son\u00eb. I kam publikuar, pasi shumica e k\u00ebtyre gazetar\u00ebve jan\u00eb shembull i heshtjes dhe munges\u00ebs s\u00eb solidaritetit kur gj\u00ebra t\u00eb tilla i ka b\u00ebr\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsi i tyre shpirt\u00ebror, Sali Berisha. Madje kan\u00eb qen\u00eb brutal\u00eb dhe zem\u00ebrzinj n\u00eb g\u00ebzimin publik q\u00eb kan\u00eb shfaqur. Shum\u00eb prej tyre jan\u00eb ende online. Ndaj na i kurseni moralin p\u00ebr solidaritetin.<\/p>\n<p>Rasti i News 24, nga pik\u00ebpamja formale, nuk \u00ebsht\u00eb si asnj\u00eb rast tjet\u00ebr n\u00eb median shqiptare m\u00eb par\u00eb \u2014 as si Koha Jon\u00eb, as si Tema, as si Top Channel. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb rast atipik dhe i kund\u00ebrt, pasi po del nga lista e mediave q\u00eb qeveria i mban mir\u00eb me tendera dhe prona publike. Pra, lajmi i keq p\u00ebr pronarin \u00ebsht\u00eb se po b\u00ebhet media e pavarur, \u00e7ka ai e urren. Lajmi i mir\u00eb p\u00ebr gazetar\u00ebt \u00ebsht\u00eb se do t\u00eb vazhdojn\u00eb pun\u00ebn sa t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb t\u00eb re, pasi nuk u \u00ebsht\u00eb marr\u00eb licenca, por vet\u00ebm zyrat. Uroj te fillojn\u00eb pun\u00eb sa m\u00eb shpejt dhe t\u00eb mos destabilzohet e ardhmja e pun\u00ebsimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Akoma m\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe p\u00ebr opozit\u00ebn, se gjeti m\u00eb n\u00eb fund nj\u00eb kauz\u00eb n\u00eb k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb nxehta, kur vet\u00ebm Berisha nuk ka shkuar n\u00eb plazh ngaq\u00eb i kan\u00eb sekuestruar vil\u00ebn si familje n\u00ebn akuz\u00eb p\u00ebr korrupsion. Irfani ka shanse t\u00eb b\u00ebhet lideri i tyre p\u00ebr disa jav\u00eb.<\/p>\n<p>Ndryshe nga News 24, gazeta Tema kishte nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb ngjashme 25-vje\u00e7are n\u00eb vitin 2007, dhe nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, duke shpikur gazet\u00ebn si \u201crrezik p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare\u201d, Sali Berisha me ish-ushtarin e bindur Bujar Nishani rrethuan redaksin\u00eb me polic\u00eb dhe nuk na lejuan t\u00eb hynim brenda. Nuk ishte se kishin prishur kontrat\u00ebn. Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb i urdh\u00ebroi t\u00eb mos pengonin gazetar\u00ebt dhe mbrojti kontrat\u00ebn, por Bujar Nishani, si nj\u00eb zvarranik i v\u00ebrtet\u00eb, thoshte: \u201cNuk po pengojm\u00eb gazetar\u00ebt, por kemi rrethuar nj\u00eb territor se rrezikohet siguria komb\u00ebtare.\u201d Deklaratat i botonte n\u00eb faqen e par\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs Panorama, q\u00eb i jepte z\u00eb dhun\u00ebs s\u00eb Sali Berish\u00ebs ndaj gazet\u00ebs.<\/p>\n\n<p><em>Duke u perpjekur te hyj me forc\u00eb ne redaksin\u00eb e rrethuar me polic\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>Madje u kalua n\u00eb ekstrem edhe nga shoqatat e gazetar\u00ebve. Meq\u00eb gazeta u pengua t\u00eb punonte dhe u detyrua t\u00eb mbyllej disa muaj, nj\u00eb shoqat\u00eb gazetar\u00ebsh b\u00ebri edhe nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj gazet\u00ebs q\u00eb shkurttoi gazetar\u00ebt nga puna \u2014 ndryshe nga sot, kur mbron redaksin\u00eb, dhe mir\u00eb b\u00ebn.<\/p>\n<p>Dmth, edhe t\u00eb rrihnin, edhe s\u2019t\u00eb linin t\u00eb qaje.<\/p>\n<p>Debati i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb juridik. At\u00eb debat e fiton qeveria dhe \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u00eb shmanget n\u00ebse duan t\u00eb jen\u00eb n\u00eb an\u00ebn e News 24. Kontrata ka p\u00ebrfunduar disa vite m\u00eb par\u00eb, e kan\u00eb ankimuar n\u00eb gjyq, i kan\u00eb humbur t\u00eb gjitha gjyqet, jan\u00eb paralajm\u00ebruar p\u00ebr t\u2019i nxjerr\u00eb, dhe sot \u00ebsht\u00eb zbatuar vendimi. N\u00eb rastin e gazet\u00ebs Tema, fituam gjyqin dhe na e grisi Bujar Nishani n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Sali Berish\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cK\u00ebtej nuk lejohet t\u00eb kaloni.\u201d Dhe ende sot e k\u00ebsaj dite nuk kam shkuar t\u00eb shoh \u00e7far\u00eb ka mbetur n\u00eb ato zyra. Di vet\u00ebm q\u00eb edhe hekurat e shtypshkronj\u00ebs i ka shitur p\u00ebr skrap.<\/p>\n<p>Njeriu qe ka firmosur per te mos zbatuar vendimin e gjykates quhet Florian Nuri dhe e shikoj perdit\u00eb si \u201cshpres\u00eb\u201d per popullin ton\u00eb n\u00eb krah\u00eb t\u00eb Sali Berish\u00ebs. \u00a0Tani e ka b\u00ebr\u00eb emrin Franc, si ata kriminel\u00ebt q\u00eb nd\u00ebrojn\u00eb em\u00ebr pasi vrasin, q\u00eb t\u00eb mos njihen.<\/p>\n<p>E vetmja pist\u00eb ku ka t\u00eb drejt\u00eb Irfan Hysenbelli \u00ebsht\u00eb qasja politike e qeveris\u00eb ndaj tij.<\/p>\n<p>Irfan Hysenbelli, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, \u00ebsht\u00eb diskriminuar n\u00eb raport me pronar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shtypit q\u00eb i kan\u00eb pun\u00ebt mir\u00eb me qeverin\u00eb. Fjala vjen, Ylli Ndroqi, t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb konfiskuar pasuria p\u00ebrfshi edhe Ora News si trafikant droge (e theksoj: i \u00ebsht\u00eb konfiskuar me vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb), ende ruan kontrollin mbi pron\u00ebn publike t\u00eb Ora News dhe, p\u00ebrmes disa manovrave dhe ish-pronave shtet\u00ebrore q\u00eb ka privatizuar.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb ai po diskriminohet pozitivisht n\u00eb raport me Hysenbelliun p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve klienteliste me ministra t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Mos t\u00eb them pastaj p\u00ebr portale t\u00eb tipit fundorinosh q\u00eb mbahen me lek\u00eb nga ministra t\u00eb Edi Ram\u00ebs p\u00ebr t\u00eb sulmuar nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>Aleksand\u00ebr Frangaj po ashtu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cujk\u201d i pronave publike, t\u00eb cilat i ka marr\u00eb edhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjet e shtetit shqiptar kur ato kishin pronar\u00eb; i ka privatizuar, vazhdon t\u00eb marr\u00eb prona publike p\u00ebr biznese t\u00eb tjera, si Irfani dikur, dhe nuk ka probleme me shtetin.<\/p>\n<p>Irfani ka probleme me qeverin\u00eb. Dhe meq\u00eb ka probleme me qeverin\u00eb, ajo po tregohet juridikisht korrekt me t\u00eb duke zbatuar ligjet. Me t\u00eb tjer\u00ebt nuk i zbaton ligjet , duke i diskriminuar pozitivisht.<\/p>\n<p>Kaq \u00ebsht\u00eb e gjith\u00eb padrejt\u00ebsia. Ai po p\u00ebrndiqet duke u hequr nga lista e t\u00eb privilegjuarve t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb media. Por nuk ka asnj\u00eb krahasim me at\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Sali Berisha dhe k\u00ebta gazetar\u00ebt \u201csolidar\u00eb\u201d q\u00eb t\u00eb nxjerrin syt\u00eb sot kund\u00ebr gazetar\u00ebve kritik\u00eb t\u00eb Sali Berish\u00ebs. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb sot po ua botoj t\u00eb gjith\u00ebve lajmet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb que po ndodh\u2014 jo q\u00eb t\u00eb mos dukem si Irfani dhe ata dikur, por p\u00ebr t\u2019u kujtuar q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb mos na b\u00ebjn\u00eb moral.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/irfani-po-diskriminohet-duke-u-hequr-nga-lista-e-te-privilegjuarve\/\">Irfani po diskriminohet, duke u hequr nga lista e t\u00eb privilegjuarve<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Mero Baze\/ Anila Jole m\u00eb zgjoi nga gjumi sot n\u00eb m\u00ebngjes p\u00ebr t\u00eb m\u00eb treguar \u00e7far\u00eb po ndodhte. Ishte e tronditur dhe m\u00eb kujtoi dit\u00ebn kur polic\u00ebt kishin rrethuar redaksin\u00eb e gazet\u00ebs Tema n\u00eb janar t\u00eb vitit 2009. Nuk \u00ebsht\u00eb rasti i nj\u00ebjt\u00eb dhe as i krahasuesh\u00ebm politikisht, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sken\u00eb e ngjashme. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34982","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34982","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34982"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34982\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34982"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34982"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34982"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}