{"id":34971,"date":"2025-08-10T10:48:26","date_gmt":"2025-08-10T10:48:26","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/10\/pastrimi-do-te-zgjase-4-vite-kryeministri-rama-rilindja-2-0-nuk-eshte-nje-aksion-apo-sulm-veror-do-te-jete-konstant\/"},"modified":"2025-08-10T10:48:26","modified_gmt":"2025-08-10T10:48:26","slug":"pastrimi-do-te-zgjase-4-vite-kryeministri-rama-rilindja-2-0-nuk-eshte-nje-aksion-apo-sulm-veror-do-te-jete-konstant","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/10\/pastrimi-do-te-zgjase-4-vite-kryeministri-rama-rilindja-2-0-nuk-eshte-nje-aksion-apo-sulm-veror-do-te-jete-konstant\/","title":{"rendered":"\u201cPastrimi do t\u00eb zgjas\u00eb 4 vite\u201d\/ Kryeministri Rama: \u201cRilindja 2.0\u201d nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aksion apo sulm veror, do t\u00eb jet\u00eb konstant"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama thot\u00eb se aksioni p\u00ebr lirimin e hap\u00ebsirave publike nuk \u00ebsht\u00eb sezonal por do t\u00eb shtrihet n\u00eb koh\u00eb gjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mandatit t\u00eb kat\u00ebrt qeveris\u00ebs.<\/p>\n<p><em>\u201cRilindja urbane 2.0 \u00ebsht\u00eb program q\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb 4 vjet dhe ky proces do t\u00eb jet\u00eb konstant. Nuk \u00ebsht\u00eb aksion apo sulm veror. Dhe ata q\u00eb thon\u00eb se pse nuk e lije dot p\u00ebr n\u00eb dim\u00ebr, jo nuk e linim dot n\u00eb dim\u00ebr. Jo se kishim turist\u00eb n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb, \u00e7\u00ebshtja e turist\u00ebve lidhet me dy apo tre gjera t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb cilat do t\u00eb llafosemi n\u00eb shtator, duke filluar nga nj\u00eb pjes\u00eb e industris\u00eb q\u00eb nuk po mendon fare strategjikisht, por vet\u00ebm \u2018kap ca t\u00eb kap\u00ebsh sot\u2019, dhe po i b\u00ebn grop\u00ebn vetes nes\u00ebr, pasi ato investime q\u00eb po b\u00ebn nuk do t\u2019i shlyej\u00eb n\u00ebse sot vendos \u00e7mime t\u00eb cilat do t\u00eb hapin me shum\u00eb shpejt\u00ebsi fjal\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb shtrenjta n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d<\/em>-u shpreh Rama.<\/p>\n<p>Kryeministri edhe nj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr shpalosi pak\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr pushtetin lokal.<\/p>\n<p><em>\u201cDo t\u00eb flasim edhe p\u00ebr plazhet, kur kemi b\u00ebr\u00eb hap k\u00ebt\u00eb vit, por t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm. Do t\u00eb marrim masa radikale edhe p\u00ebr plazhet, por ama shkundja e bashkive sot \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri dhe q\u00eb pushteti vendor t\u00eb ngrihet n\u00eb nj\u00eb moment tjet\u00ebr<\/em>\u201d-shtoi Rama.<\/p>\n<p><strong>Fjala e plot\u00eb e kryeministrit:<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje t\u00eb gjith\u00ebve dhe uroj q\u00eb kush po pushon, t\u00eb jet\u00eb duke kaluar mire, ashtu sikund\u00ebr kush nuk po pushon, t\u00eb mos jet\u00eb duke e vuajtuar shum\u00eb vap\u00ebn.<\/p>\n<p>Arsyeja pse dola k\u00ebtu sot jasht\u00eb parashikimit, \u00ebsht\u00eb se po lexoja reagimet q\u00eb m\u00eb solli stafi im nga faqja, nga kjo faqe sociale lidhur me postime t\u00eb ndryshme dhe m\u00eb b\u00ebn\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje reagimet q\u00eb lidhen me nj\u00eb postim t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb djeshme p\u00ebr shembjen e nj\u00eb nd\u00ebrtese t\u00eb paligjshme krejt\u00ebsisht n\u00eb bregdetin e bashkis\u00eb Vlor\u00eb. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb interesant sepse n\u00eb reagimet q\u00eb lidhen me k\u00ebto pastrimet, \u00e7montimet, prishjet, ka nj\u00eb lajtmotiv, q\u00eb n\u00eb rastin e k\u00ebtij postimi ishte shum\u00eb her\u00eb m\u00eb i theksuar dhe lajtmotivi \u00ebsht\u00eb q\u00eb pse u lan\u00eb t\u00eb b\u00ebhen k\u00ebto?<\/p>\n<p>Dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje legjitime po pastaj vjen pjesa tjet\u00ebr q\u00eb fajin p\u00ebr \u00e7far\u00eb ka ndodhur, fajin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb ngrehine buz\u00eb detit, mu buz\u00eb detit me gjith\u00eb at\u00eb volum betoni, e ka eksluzivisht shteti dhe kush e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb apo kush i b\u00ebn k\u00ebto, trajtohet si nj\u00eb subjekt totalisht i pafajsh\u00ebm, madje-madje kalohet edhe n\u00eb ekstrem, duke folur p\u00ebr familje t\u00eb ndershme q\u00eb mezi mbajn\u00eb veten, mezi mbajn\u00eb frym\u00ebn gjall\u00eb dhe kriminalizohet t\u00ebr\u00ebsisht shteti, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb amnistohen t\u00ebr\u00ebsisht autor\u00ebt e k\u00ebtyre shkeljeve.<\/p>\n<p>Pra, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre nj\u00ebsoj si t\u00eb thuash q\u00eb \u00e7\u2019faj ka hajduti, pse shteti nuk e kapi hajdutin dhe pse duhet kapur dhe d\u00ebnuar hajduti n\u00eb rast se shteti e lejoi q\u00eb ai t\u00eb vidhte? \u00c7\u2019faj ka vras\u00ebsi n\u00ebse shteti nuk e ndaloi t\u00eb vriste? \u00c7\u2019faj ka \u00e7do shkel\u00ebs i ligjit n\u00ebse shteti nuk \u00ebsht\u00eb aty n\u00eb sekond\u00eb p\u00ebr ta ndaluar t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb shkelje? Pra kush b\u00ebn shkeljen, \u00ebsht\u00eb i pafajsh\u00ebm. Dhe nd\u00ebrkoh\u00eb fajin e ka shteti dhe fajin e kan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetit, p\u00ebr llogari t\u00eb shtetit dhe nuk i shohin k\u00ebto gj\u00ebra. Pa diskutim q\u00eb n\u00eb rastin e nd\u00ebrtimeve t\u00eb tilla, ka nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe t\u00eb strukturave p\u00ebrkat\u00ebse, kjo as nuk mund t\u00eb diskutohet, por pyetja tjet\u00ebr q\u00eb vjen \u00ebsht\u00eb, \u201ca \u00ebsht\u00eb kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebrkat\u00ebse e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb mos nd\u00ebrhyr\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos riv\u00ebn\u00eb n\u00eb vend ligjin, aty ku ligji \u00ebsht\u00eb shkelur?<br \/>\nDhe nga ana tjet\u00ebr, me shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebrkohet kjo p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb mbahet dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ne kemi p\u00ebrcaktuar n\u00eb pakon e re t\u00eb masave q\u00eb s\u00eb shpejti do t\u00eb aprovojm\u00eb, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata inspektor\u00eb, punonj\u00ebs policie dhe me radh\u00eb, q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ken\u00eb syt\u00eb hapur, do t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb rast se do t\u00eb konstatohen shkelje t\u00eb k\u00ebsaj natyre, q\u00eb nuk jan\u00eb shkelje q\u00eb b\u00ebhen n\u00eb nj\u00eb 1 dit\u00eb, n\u00eb 2 dit\u00eb, n\u00eb 3 dit\u00eb, n\u00eb 4 dit\u00eb, por q\u00eb duan muaj e nganj\u00ebh\u00ebr\u00eb edhe vite p\u00ebr t\u2019u materializuar, si\u00e7 \u00ebssht\u00eb rasti i k\u00ebsaj godine skandaloze t\u00eb ngritur totalisht pa leje mu n\u00eb buz\u00eb t\u00eb detit n\u00eb bashkin\u00eb e Vlor\u00ebs. Pa diskutim. Sot p\u00ebr sot nuk e kemi k\u00ebt\u00eb n\u00eb ligj, do ta vendosim.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, duhet t\u00eb mbajm\u00eb parasysh edhe nj\u00eb gj\u00eb, jo p\u00ebr t\u2019u justifikuar absolutisht, po p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb flasim. Fenonemi i nd\u00ebrtimtaris\u00eb pa leje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen, i cili na ka shoq\u00ebruar n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite, por nuk ka ardhur duke u shtuar, ka ardhur duke u pak\u00ebsuar, pa diskutim. Problematikat q\u00eb kemi sot, jan\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb pak se problematikat q\u00eb kishim dje, patjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Dhe natyrisht do t\u00eb ishte kryevep\u00ebr sikur t\u00eb mjaftonte nj\u00eb ofensiv\u00eb prishjesh p\u00ebr t\u2019i kthyer t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb binar\u00ebt e ligjit dhe p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb binar\u00ebt e ligjit, por kjo nuk ndodh sepse kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb edukim ligjor n\u00eb vazhdim, kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb kultur\u00eb t\u00eb menduarit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me mjedisin e p\u00ebrbashk\u00ebt, me hap\u00ebsir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt etj, dhe ajo q\u00eb m\u00eb solli k\u00ebtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasqyr\u00eb sot, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo; q\u00eb kur lexon nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre komenteve, shqet\u00ebsohesh sepse mentaliteti me t\u00eb cilin do t\u00eb luftojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, absolutisht t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u201cn\u00ebse un\u00eb ia hedh shtetit, e ka fajin shteti q\u00eb nuk m\u00eb kapi mua\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse un\u00eb nd\u00ebrtoj pa leje, nuk e kam un\u00eb fajin, e ka fajin shteti q\u00eb m\u00eb la mua t\u00eb nd\u00ebrtoj dhe madje un\u00eb duhet t\u00eb duartrokitem\u201d. Dhe k\u00ebtu kam mbledhur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb komentesh, por p\u00ebrpara se t\u00eb kaloj tek disa prej tyre q\u00eb e theksojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, dua t\u00eb them edhe dy gj\u00ebra t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Kjo pyetja \u201cpse u kujtove tani\u2019\u2019? Un\u00eb nuk jam kujtuar tani. Un\u00eb jam kujtuar qysh n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb q\u00eb un\u00eb kam hyr\u00eb n\u00eb zyr\u00eb n\u00eb vitin 1998 n\u00eb Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs, kur nj\u00eb nga gj\u00ebrat e para q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb kam mbledhur disa f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr t\u00eb pikturuar nj\u00eb gardh teneqesh q\u00eb ishte mu ngjitur n\u00eb Ministrin\u00eb e Kultur\u00ebs, aty ku sot \u00ebsht\u00eb parku i V\u00ebllez\u00ebrve Frash\u00ebrit sepse un\u00eb qysh dit\u00ebn e par\u00eb dhe sot e derisa t\u00eb vdes, jetoj me mendimin q\u00eb e bukura do t\u00eb na sh\u00ebroj\u00eb, e sh\u00ebmtuara vet\u00ebm na s\u00ebmur m\u00eb shum\u00eb. Dhe plus k\u00ebsaj, kam bindjen e plot\u00eb q\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia jon\u00eb me hap\u00ebsir\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e deformuar totalisht n\u00eb 50 vite komuniz\u00ebm, kur ne ishim pronar\u00eb t\u00eb gjith\u00e7kaje dhe pronar\u00eb t\u00eb asgj\u00ebje, se na thuhej \u201cgjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e popullit\u201d, po asgj\u00eb nuk ishte e individit dhe k\u00ebshtu nga nj\u00eb kolektiviz\u00ebm total dhe nga nj\u00eb shpron\u00ebsim total dhe nga nj\u00eb zhveshje totale e individit prej t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs, u kalua n\u00eb ekstremin tjet\u00ebr, ku gjith\u00e7ka u kthye n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u2019u pushtuar dhe gjith\u00e7ka u b\u00eb mall p\u00ebr t\u2019u pla\u00e7kitur, e kemi t\u00eb domosdoshme t\u00eb p\u00ebrpiqemi q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme t\u00eb luftojm\u00eb me veten.<br \/>\nSepse po hyjm\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian, po hyjm\u00eb, jo thjesht\u00eb n\u00eb nj\u00eb klub shtetesh, por po hyjm\u00eb n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb tret\u00eb t\u00eb historis\u00eb son\u00eb, ku \u00e7far\u00eb themi p\u00ebr ligjin, ku \u00e7far\u00eb themi p\u00ebr bashk\u00ebjetes\u00ebn, ku \u00e7far\u00eb themi p\u00ebr respektin p\u00ebr tjetrin, duhet ta kemi n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb tek vetja, jo e dua ligjin t\u00eb funksionoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, po jo p\u00ebr mua. E dua bashk\u00ebjetes\u00ebn t\u00eb funksionoj\u00eb p\u00ebr mua, po jo me kontributin tim, etj., etj.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht se jam kujtuar q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e vazhdueshme, e vazhdueshme, e vazhdueshme, un\u00eb jam shum\u00eb krenar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje dhe dua t\u00eb theksoj nj\u00eb gj\u00eb, q\u00eb un\u00eb sot jam edhe deputet i Tiran\u00ebs dhe si\u00e7 kam b\u00ebr\u00eb me Vlor\u00ebn, si\u00e7 kam b\u00ebr\u00eb me Durr\u00ebsin, un\u00eb lidhjen me k\u00ebt\u00eb status e konsideroj nj\u00eb gj\u00eb thuajse t\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>E konsideroj nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Un\u00eb nuk hyj tek ajo pjes\u00eb njer\u00ebzish q\u00eb mendojn\u00eb q\u00eb t\u00eb jesh deputet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ca qoka apo p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb pun\u00eb ca familjar\u00eb apo apo apo. Un\u00eb hyj tek ata dhe e them k\u00ebt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme me deputet\u00ebt e grupit ton\u00eb, q\u00eb mendojn\u00eb dhe duhet t\u00eb mendojn\u00eb se t\u00eb jesh p\u00ebrfaq\u00ebsues i nj\u00eb nga 140 p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e k\u00ebtij populli ,\u00ebsht\u00eb nderi m\u00eb i madh q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet dhe p\u00ebr arsye se isha n\u00eb list\u00ebn e Tiran\u00ebs, kam b\u00ebr\u00eb faktikisht nj\u00eb fushat\u00eb, ndryshe nga her\u00ebt e tjera, me shum\u00eb ndalesa n\u00eb Tiran\u00eb. Kam konstatuar gj\u00ebra, kam par\u00eb gj\u00ebra, kam kam d\u00ebgjuar njer\u00ebz, si\u00e7 duhet t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb normalitetin e p\u00ebrditsh\u00ebm t\u00eb dikujt q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson njer\u00ebzit apo jo? Dhe krahas me shum\u00eb transformime t\u00eb Tiran\u00ebs, kam par\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb; ngufatjen e hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kam angazhuar t\u00eb gjith\u00eb grupin e deputet\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb gjith\u00eb grupin e deputet\u00ebve t\u00eb Vlor\u00ebs po ashtu; t\u00eb Durr\u00ebsit e tjera qyteteve t\u00eb m\u00ebdha, p\u00ebr t\u2019u rikthyer tek njer\u00ebzit dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb inventar t\u00eb k\u00ebtyre dhe jan\u00eb konstatuar 1800 e kusur pika q\u00eb duhen \u00e7liruar.<\/p>\n<p>Tani n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7lirim ka nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb mir\u00eb pozitive. Nuk jemi n\u00eb kushte q\u00eb ishim m\u00eb par\u00eb, se shum\u00ebkush tenton ta thot\u00eb sikur kjo \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb. Jo, nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtime pa leje t\u00eb natyr\u00ebs mur, lla\u00e7, tulla, edhe o burra. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtime t\u00eb \u00e7montueshme n\u00eb pjes\u00ebn nd\u00ebrmuese t\u00eb tyre dhe ka nj\u00eb mir\u00ebkuptim t\u00eb madh nga ata, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb kuptuar q\u00eb kjo pun\u00eb s\u2019mund t\u00eb vazhdoj\u00eb m\u00eb, pavar\u00ebsisht se kan\u00eb ngritur k\u00ebto ngrehina dhe po i \u00e7montojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vullnetare. Ka dhe raste kur kjo, kur kjo nuk ndodh.<br \/>\nAma n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, kjo po ndodh dhe natyrisht q\u00eb ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sulm ndaj aktivitetit sip\u00ebrmarr\u00ebs. Ne po p\u00ebrgatisim nj\u00eb rregullore komb\u00ebtare q\u00eb do t\u00eb vendos\u00eb qart\u00eb kufijt\u00eb, do t\u00eb i hap\u00eb qart\u00eb hap\u00ebsirat e liris\u00eb pra, do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb gjith\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn, edhe p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb tregtare, q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb jet\u00ebn e tyre normalisht, por pa hyr\u00eb dhe pa e kap\u00ebrcyer kufirin q\u00eb \u00ebsht\u00eb i komunitetit.<\/p>\n<p>N\u00eb fund fare kam dhe elementin e teknologjis\u00eb. Shqip\u00ebria ka ardhur n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb vazhduesh\u00ebm dhe ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb progres t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Dhe para pak dit\u00ebsh, nj\u00eb nga institutet m\u00eb prestigjioze n\u00eb bot\u00eb t\u00eb qeverisjes, t\u00eb matjes s\u00eb parametrave t\u00eb qeveris\u00eb etj, Chandler Institute of Governance n\u00eb Singapor e p\u00ebrcaktoi Shqip\u00ebrin\u00eb si nj\u00eb nga yjet n\u00eb ngjitje t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs europiane, s\u00eb bashku me 4 vende t\u00eb tjera. P\u00ebr \u00e7far\u00eb? Pik\u00ebrisht p\u00ebr reforma dhe p\u00ebr transformimin dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka krejt tjet\u00ebr. E tregojn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra, shum\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra ku interesi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb i turist\u00ebve; interesi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb i investitor\u00ebve; interesi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb i mediave nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb pakrahasimisht m\u00eb i lart\u00eb se \u00e7\u2019ishte dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto s\u00eb bashku kan\u00eb brenda edhe t\u00eb mir\u00ebn, edhe dob\u00ebsit\u00eb; edhe arritjet, edhe \u00e7far\u00eb mbetet p\u00ebr t\u2019u adresuar.<br \/>\nDhe teknologjia \u00ebsht\u00eb \u00e7ka do t\u00eb na ndihmoj\u00eb tani n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, q\u00eb si\u00e7 kemi shkuar nga faza kur t\u00eb t\u00ebr\u00eb hapnin themele, hidhnin lla\u00e7 e ngrinin mure, tek faza ku kan\u00eb shkelur, por me element\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm, t\u00eb \u00e7montuesh\u00ebm etj, kaloj n\u00eb tek faza q\u00eb s\u2019do ket\u00eb m\u00eb as t\u00eb tilla dhe teknologjia \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb do t\u00eb na \u00e7liroj\u00eb p\u00ebrfundimisht nga ky fenomen, duke e reduktuar at\u00eb n\u00eb maksimum dhe mos harrojm\u00eb q\u00eb n\u00eb vendet fqinje dhe n\u00eb Mesdheun e posht\u00ebm, po themi, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen q\u00eb e gjen pa merak, edhe n\u00eb Greqi, edhe n\u00eb Turqi, edhe n\u00eb Italin\u00eb e Jugut, edhe etj, ne do vazhdojm\u00eb ta luftojm\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja.<\/p>\n<p>-\u2018\u2019Le nam me k\u00ebto syze kalamajsh\u2019\u2019.<\/p>\n<p>Po \u00e7a t\u00eb b\u00ebjm\u00eb tani? K\u00ebto q\u00eb na u gjend\u00ebn, miku im, po t\u00eb pakt\u00ebn jan\u00eb kuq e zi. Shihe. Dhe mua kuq e zi m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, \u2018\u2019T\u00eb pakt\u00ebn -thot\u00eb dikush- t\u2019i sekuestroni dhe t\u2019i ktheni n\u00eb institucione publike, se \u00ebsht\u00eb goxha investim dhe ta shkat\u00ebrrosh \u00ebsht\u00eb gjynah. Lek\u00eb i \u00e7uar d\u00ebm\u2019\u2019.<\/p>\n<p>Flitet p\u00ebr at\u00eb ngrehin\u00ebn e paimagjinueshme mu n\u00eb buz\u00eb t\u00eb detit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn filloi sh\u00ebmbja dhe q\u00eb do t\u00eb ekzekutohet sot a nes\u00ebr p\u00ebrfundimisht. Po, sekuestrimi dhe konfiskimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr korsi, por q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb ato raste kur \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb b\u00ebhet dhe kur realisht mund t\u00eb p\u00ebrdoret godina p\u00ebr interes publik apo p\u00ebr strehim social. Dhe do t\u00eb kemi t\u00eb tilla, kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb tilla dhe do t\u00eb kemi t\u00eb tilla n\u00eb vijim, ama, t\u00eb marr\u00ebsh t\u00eb sekuestrosh at\u00eb godin\u00eb dhe ta nd\u00ebrtosh p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb institucion publik 3 metra nga dallg\u00ebt e detit, n\u00ebn rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb pa sens apo jo? Si thua, ti Njazi<\/p>\n<p>-Kushdo q\u00eb ka lejuar k\u00ebto nd\u00ebrtime, thot\u00eb dikush tjet\u00ebr, nuk duhet t\u00eb punoj\u00eb m\u00eb n\u00eb administrat\u00eb.<\/p>\n<p>Po un\u00eb nuk mendoj se k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj dhe se t\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsi, por patjet\u00ebr, patjet\u00ebr. Ashtu si\u00e7 ka pasur nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb val\u00ebs s\u00eb l\u00ebvizjeve me drejtuesit n\u00ebp\u00ebr bashkit\u00eb e qytete t\u00eb m\u00ebdha, ku kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shkundje p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr, ashtu do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shtrirje t\u00eb k\u00ebsaj vale pa diskutim n\u00eb strukturat e kontrollit t\u00eb territorit, duke filluar nga IMT-t\u00eb e famshme, Inspektoriatet e Mbrojtjes s\u00eb Territorit, tek policit\u00eb bashkiake dhe deri tek strukturat e planifikimit dhe t\u00eb zhvillimit urban. Dhe k\u00ebto do t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebsaj pakoje reform\u00eb, patjet\u00ebr. Por ama, nga ana tjet\u00ebr, do t\u00eb jet\u00eb teknologjia q\u00eb do t\u00eb vendoset n\u00eb q\u00ebnd\u00ebr. Dhe tanim\u00eb ne e kemi t\u00eb ngritur pothuajse plot\u00ebsisht t\u00eb gjith\u00eb baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave vizuale mbi territorin e qyteteve t\u00eb m\u00ebdha dhe zonave kryesore q\u00eb jan\u00eb afektuar dhe afektohen nga nd\u00ebrtimtaria, nga nd\u00ebrtimtaria pa leje ose nga nd\u00ebrhyrjet e paligjshme. Ky \u00ebsht\u00eb kulmi, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga komentet q\u00eb doja ta ndaja me ju, sepse \u00ebsht\u00eb kulminant, \u00ebsht\u00eb totalisht kulminant.<\/p>\n<p>-\u201cNj\u00eb familje pun\u00ebtore e ndershme dhe e mrekullueshme, q\u00eb ka ngritur gjith\u00e7ka me djers\u00eb, mund dhe sakrifica, sot p\u00ebrballet me nj\u00eb padrejt\u00ebsi t\u00eb madhe. \u00cbsht\u00eb e dhimbshme t\u00eb shoh\u00ebsh si prishen, jo vet\u00ebm muajt e nj\u00eb nd\u00ebrtese, por dhe \u00ebndrrat e nd\u00ebrtuara me mund nd\u00ebr vite. Kjo familje meriton mb\u00ebshtetje, jo dhunim t\u00eb p\u00ebrpjekjeve, respekt p\u00ebr pun\u00ebn dhe ndershm\u00ebrin\u00eb q\u00eb i karakterizon.\u201d<\/p>\n<p>K\u00ebtu flitet p\u00ebr nj\u00eb familje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb individ, me nj\u00eb subjekt, i cili nuk \u00ebsht\u00eb shfaqur, dometh\u00ebn\u00eb \u00ebsht\u00eb kaq i vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb kala at\u00eb q\u00eb s\u2019thuhet, saq\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb shfaqur q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndonj\u00eb ankes\u00eb, dhe k\u00ebtu, nj\u00eb Lorenco Mustafaraj b\u00ebn gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb predikim t\u00eb madh, a thua se shteti \u00ebsht\u00eb ngritur p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar nj\u00eb familje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sikur familjet e ndershme pun\u00ebtore dhe t\u00eb mrekullueshme t\u00eb k\u00ebtij vendi t\u00eb \u00e7oheshin t\u00eb t\u00ebra e t\u00eb hidhnin beton, me kate buz\u00eb detit, k\u00ebtu t\u00eb ishim kushtet e nj\u00eb barbarie totale.<\/p>\n<p>Por, nga ana tjet\u00ebr, ju kujtoj q\u00eb familjet e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm dhe t\u00eb mrekulluesh\u00ebm nuk i kan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb tren me beton n\u00eb buz\u00eb t\u00eb detit, sepse p\u00ebr k\u00ebto lloj trenash duhen shuma, dhe k\u00ebto shuma nuk jan\u00eb shumat e familjeve t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm dhe t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, i dashur Lorenc.<br \/>\nK\u00ebshtu q\u00eb thirri m\u00ebndjes t\u00eb sepse jemi n\u00eb kushtet kur duhet t\u00eb pajtohemi me disa t\u00eb v\u00ebrteta shum\u00eb elementare. T\u00eb thjeshta fare p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb 2030 n\u00eb Bashkimin Europian, q\u00eb \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb e paprekshme n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb i takon t\u00eb gjith\u00ebve bashk\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb pre e sulmit t\u00eb dikujt q\u00eb merr guximin dhe ka pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet zaptus apo gllab\u00ebrus dhe pla\u00e7kit\u00ebs i saj.<\/p>\n<p>-\u201cNj\u00eb her\u00eb n\u00eb 10 vjet zgjohet kryeministri. A e mbani mend n\u00eb 2014 shkat\u00ebrrimin me tritol t\u00eb vil\u00ebs, nj\u00eb pallat gjigand i kryetarit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb PD-s\u00eb dhe shum\u00eb e shum\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb tjera. Nxorri dhe ligje t\u00eb forta p\u00ebr nd\u00ebrtimet pa leje dhe mbajeni m\u00ebnd sa do t\u00eb zgjasi. Disa muaj k\u00ebto shkat\u00ebrrime dhe kryeministri jon\u00eb do ja fus\u00eb gjumit.\u201d<\/p>\n<p>Tek gjumi m\u00eb ngat\u00ebrron me siguri me at\u00eb, t\u00eb cilit, me sa duket, i ke vajtur mbrapa p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb dhe nuk b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr vil\u00eb, b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb super pallat n\u00eb det, q\u00eb t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb bashk\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. Dhe meq\u00eb ra llafi, se kur flitet p\u00ebr at\u00eb \u2018\u2019vil\u00eb\u2019\u2019, flitet edhe p\u00ebr para t\u00eb dh\u00ebna nga shteti. Asnj\u00ebher\u00eb nuk jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb para nga shteti p\u00ebr nd\u00ebrtuesit e asaj vile. Dakord? Asnj\u00ebher\u00eb. Dhe jo sa t\u00eb jem un\u00eb. Dakord?!<\/p>\n<p>-Me gjith\u00eb at\u00eb katrahur\u00eb q\u00eb i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ambientit, zor se del ky mandat p\u00ebr t\u2019i kthyer n\u00eb origjin\u00ebn e m\u00ebparshme. Gjith\u00eb vendi \u00ebsht\u00eb kafshuar.<\/p>\n<p>Jo, jo. Kthimi n\u00eb gj\u00ebndjen e m\u00ebparshme po realizohet, sepse si\u00e7 thash\u00eb, pjes\u00ebt d\u00ebrrmuese e k\u00ebtyre nd\u00ebrhyrjeve jan\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb natyr\u00ebs t\u00eb \u00e7montueshme, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb aty ku b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrje q\u00eb kan\u00eb lla\u00e7 e tulla e beton, do duhet pak m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb, por nuk jan\u00eb aq shum\u00eb sa mund t\u00eb imagjinohet k\u00ebshtu q\u00eb do t\u00eb ecim me shpejt\u00ebsi dhe gjith\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se faza e par\u00eb e nj\u00eb projekti t\u00eb ri, e nj\u00eb programi t\u00eb ri t\u00eb Rilindjes Urbane 2.0. Pra, aty ku po krijohen hap\u00ebsira, aty do t\u00eb nd\u00ebrhyhet p\u00ebr t\u00eb krijuar cil\u00ebsi, hap pas hapi. Do t\u00eb doj\u00eb koh\u00ebn e vet po p\u00ebr t\u00eb krijuar cil\u00ebsi, hap\u00ebsira publike komunitare cil\u00ebsore dhe nd\u00ebrkoh\u00eb edhe nj\u00ebsive t\u00eb sh\u00ebrbimit do t\u2019u japim mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb rikthehen cil\u00ebsisht, jo m\u00eb p\u00ebrtej vij\u00ebs ku duhet t\u00eb ken\u00eb kufirin, por brenda vij\u00ebs ku duhet t\u00eb ken\u00eb kufirin.<\/p>\n<p>Do t\u2019u japim disa detyrime, p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb cilave do t\u00eb ken\u00eb disa t\u00eb drejta, si\u00e7 b\u00ebhet n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb qytet\u00ebruar.<\/p>\n<p>-Pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb, mos e prish kurr\u00eb. Kur ishe ti si shtet, pse i le t\u00eb nd\u00ebrtonin, thot\u00eb Pal Mandreu.<\/p>\n<p>M\u00eb duket se u sqarova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb Pal dhe po ta p\u00ebrs\u00ebris. Shteti patjet\u00ebr q\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta, nuk diskutohet. Ne jemi nj\u00eb shtet n\u00eb nd\u00ebrtim. Dhe do t\u00eb jemi nj\u00eb shtet i nd\u00ebrtuar kur do t\u00eb marrim certifikat\u00ebn e shtetit t\u00eb nd\u00ebrtuar dhe do t\u00eb jemi an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces. Por n\u00eb asnj\u00eb rast t\u00eb dhe p\u00ebr asnj\u00eb arsye, p\u00ebrgjegj\u00ebsia e shtetit nuk amniston shkel\u00ebsit e ligjit. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb. Dometh\u00ebn\u00eb, nuk mund t\u00eb thuash q\u00eb un\u00eb po hedh beton, po s\u2019m\u00eb kape, s\u2019ke \u00e7\u2019a m\u00eb b\u00ebn. Jo, k\u00ebt\u00eb s\u2019mund ta thuash, se n\u00eb \u00e7do moment q\u00eb kapesh, do t\u00eb t\u00eb b\u00ebhet ajo q\u00eb t\u00eb takon. A m\u00eb kupton?<\/p>\n<p>-Mos u kreno, do t\u00eb jem plot\u00ebsisht dakord me ju p\u00ebr k\u00ebto nd\u00ebrtime pa leje. T\u00eb prishen, por me nj\u00eb kusht, t\u00eb par\u00ebt t\u00eb futen n\u00eb burg personat q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, q\u00eb kan\u00eb lejuar k\u00ebto nd\u00ebrtime pa leje, se k\u00ebto nuk u b\u00ebn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb. Ky problem r\u00ebnkon r\u00ebnd\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb dhimbje e ka krijuar shteti.<br \/>\nEdhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, e para nj\u00eb her\u00eb, q\u00eb kjo puna e burgut duhet t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb, q\u00eb un\u00eb jam kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, e kam shpjeguar k\u00ebt\u00eb shum\u00eb her\u00eb. Nder i madh, privilegj i madh dhe natyrisht p\u00ebrgjegj\u00ebsi shum\u00eb e madhe, por nd\u00ebr t\u00eb gjitha pjes\u00ebt e shumta t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrgjegj\u00ebsie nuk hyn p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb burg nj\u00ebr\u00ebz. K\u00ebt\u00eb e b\u00ebn drejt\u00ebsia, dhe drejt\u00ebsia funksionon me fakte dhe me prova. Lavdi Zotit, nuk kemi m\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb e b\u00ebnte partia, qeveria dhe i pari i shtetit. Nuk e kemi m\u00eb at\u00eb drejt\u00ebsi, k\u00ebshtu q\u00eb, merri futi n\u00eb burg, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje q\u00eb nuk duhet ta p\u00ebrdor\u00ebsh p\u00ebr veten nj\u00ebher\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shprehje shum\u00eb jasht\u00eb kontekstit t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs si funksionon rendi demokratik. E dyta, patjet\u00ebr kur ka fakte dhe prova, gjithse kush do t\u00eb ballafaqohet me ligjin dhe me drejt\u00ebsin\u00eb, nuk diskutohet.<\/p>\n<p>-Ka nd\u00ebrtesa dhe shtesa n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs q\u00eb duhen prishur para k\u00ebsaj nd\u00ebrtese. Jan\u00eb me leje apo pa leje, njer\u00ebzit duhet t\u00eb ecin n\u00eb rrug\u00eb makine.<\/p>\n<p>Jan\u00eb me leje apo pa leje, jo i dashur. Ata q\u00eb jan\u00eb me leje jan\u00eb me leje, dhe nuk mund t\u00eb c\u00ebnohen. Ata q\u00eb jan\u00eb pa leje, jan\u00eb pa leje dhe nuk mund t\u00eb lejohen. Jan\u00eb t\u00eb dyja t\u00eb ndara dhe t\u00eb gjitha gj\u00ebrat i kemi v\u00ebn\u00eb p\u00ebrpara dhe do t\u2019i b\u00ebjm\u00eb hap pas hapi me durim, se nuk jemi duke nd\u00ebnjur, jemi duke punuar p\u00ebr dit\u00eb e p\u00ebr dit\u00eb e p\u00ebr dit\u00eb. Dhe do t\u2019i vij\u00eb radha t\u00eb gjithave.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kemi krijuar edhe nj\u00eb platform\u00eb,\u201dHap\u00ebsira ime publike\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e keni tek e-Albania. T\u00eb cil\u00ebn e keni n\u00eb \u00e7do telefon apo kompjuter, ku do doni ta vendosni apo ta k\u00ebrkoni dhe aty mund t\u00eb na ndihmoni, mund t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb, q\u00eb thoni, shiko, keni harruar edhe k\u00ebt\u00eb, shiko, keni harruar edhe k\u00ebt\u00eb, dhe pastaj, n\u00eb rast se brenda 24 or\u00ebsh nuk ka reagim, keni mund\u00ebsi t\u00eb denonconi dhe munges\u00ebn e reagimit p\u00ebr institucionet p\u00ebrkat\u00ebse, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ata njer\u00ebz prej t\u00eb cil\u00ebve me t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb. M\u00eb kuptove!<\/p>\n<p>-M\u00eb e mira \u2013 thot\u00eb Nderimi \u2013 do t\u00eb ishte t\u00eb sh\u00ebmbje drejtor\u00ebt e IKMT-s137 n\u00eb \u00e7do rreth t\u2019i fusje n\u00eb burg. Burg, se ata i kan\u00eb marr\u00eb lek\u00ebt t\u00eb par\u00ebt, pastaj shohin edhe t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Thash\u00eb q\u00eb IMT e bashkive do t\u00eb reformohen, do t\u00eb ndryshoj\u00eb struktura, dhe patjet\u00ebr q\u00eb kush ka drejtuar n\u00eb IMT nuk do jet\u00eb m\u00eb drejtori i IMT-je. Kjo as nuk diskutohet dhe kjo po ndodh nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb flas. Dhe nuk jan\u00eb prap\u00eb t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb nj\u00eb thes, pa diskutim. Por gj\u00ebja q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb burgu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb adres\u00eb ku p\u00ebrcillet robi me prova dhe me fakte, dhe p\u00ebrcillet nga drejt\u00ebsia, jo ngaFacebook-u dhe jo nga qeveria. Q\u00eb t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p>-Ja ta shohim, thot\u00eb Lorisi, a do prishen ato 8 kate q\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrtuar m\u00eb tep\u00ebr te grada\u00e7ela, af\u00ebr sheshit Sk\u00ebnderbej, ku kushton 8 mij\u00eb euro metri katror. T\u00eb shohim a \u00ebsht\u00eb ligji i barabart\u00eb.<\/p>\n<p>O Loris, kam nj\u00eb informacion p\u00ebr ty. \u00c7do met\u00ebr katror tek ajo nd\u00ebrtesa q\u00eb u konstatua asokohe, e paligjshme nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e nd\u00ebrtuesit. Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha procedurat dhe, sikund\u00ebr edhe n\u00eb disa raste t\u00eb tjera, ato metra katror do t\u2019i marr\u00eb shteti. U kuptuam? Do t\u2019i marr\u00eb shteti p\u00ebr interes publik, pra p\u00ebr zyra, p\u00ebr aktivitete t\u00eb natyra t\u00eb ndryshme publike. Pra, do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb nj\u00eb institucioni t\u00eb caktuar t\u00eb qeveris\u00eb, bashkis\u00eb, etj. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vendosur, por ama jan\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb kaluar me letra dhe n\u00eb momentin kur do t\u00eb kryhet nd\u00ebrtimi, do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shtetit. U kuptuam? Ashtu si kund\u00ebr t\u00eb gjitha ato t\u00eb cilat u publikuan si raste me shtesa kan\u00eb kaluar n\u00eb procese t\u00eb ndryshme. Nj\u00eb pjes\u00eb jan\u00eb parabler\u00eb nga nd\u00ebrtuesit me \u00e7mimin e tregut. Nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr jan\u00eb sekuestruar dhe konfiskuar, dhe k\u00ebshtu do t\u00eb vazhdojm\u00eb n\u00eb vijim. Kush do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb 1 met\u00ebr katror t\u00eb paligjsh\u00ebm, duhet ta dij\u00eb q\u00eb nuk do ta g\u00ebzoj\u00eb dot, ose do ta marr\u00eb shteti aty ku \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb merret ose do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb tok\u00eb e gjith\u00eb godina. Kjo do t\u00eb jet\u00eb e qart\u00eb dhe e prer\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>-P\u00ebrm\u00ebndja emrin atij t\u00eb madhit, se menderosesh prej tyre. K\u00ebtu ua prish, mbrapa i shp\u00ebrblen dyfish.<\/p>\n<p>Kushedi se me k\u00eb m\u00eb ngat\u00ebrron ti mua.<\/p>\n<p>-Po a prishet gjith\u00eb ajo nd\u00ebrtes\u00eb? Merre b\u00ebja shkoll\u00ebs e zyra shtetit. Ti s\u2019je mir\u00eb, \u2013 thot\u00eb nj\u00ebri q\u00eb \u00ebsht\u00eb F.C. Bajern.<\/p>\n<p>Tani Bajerni e ka kap veten, me sa kuptoj jo plot\u00ebsisht. Por nd\u00ebrkoh\u00eb, shkoll\u00eb 3 metra nga dallg\u00ebt e detit, un\u00eb nuk kam par\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb vend dhe as zyra shteti, dakord? T\u00eb jesh mir\u00eb ti nj\u00ebher\u00eb dhe p\u00ebrgjigjen ta ka dh\u00ebn\u00eb edhe Anastasia, q\u00eb thot\u00eb n\u00eb buz\u00eb t\u00eb detit do b\u00ebj\u00eb shkoll\u00eb apo zyr\u00eb. Le t\u00eb v\u00ebn\u00eb m\u00ebnd shqiptar\u00ebt, se nuk nd\u00ebrtohet v\u00ebnd e pa v\u00ebnd.<\/p>\n<p>Po, Anastasia, jam shum\u00eb dakord me ty.<\/p>\n<p>-I lumshin duart, po k\u00ebto nd\u00ebrtimet q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb mes blloqeve t\u00eb pallateve 5 kat\u00ebshe t\u00eb \u2018\u2019xhaxhit\u2019\u2019 do nd\u00ebrhyhet?<\/p>\n<p>Do t\u00eb ket\u00eb pun\u00eb t\u00eb vazhdueshme p\u00ebr sh\u00ebrimin e hap\u00ebsirave dhe brenda blloqeve, dhe te platforma hap\u00ebsira ime publike, do mund t\u00eb denonconi \u00e7do gj\u00eb t\u00eb till\u00eb p\u00ebr t\u00eb na ndihmuar q\u00eb edhe t\u00eb identifikojm\u00eb m\u00eb shum\u00eb, por edhe t\u00eb identifikojm\u00eb ata q\u00eb mbyllin syt\u00eb.<\/p>\n<p>-Ka mund\u00ebsi t\u00eb jet\u00eb sjell\u00eb nat\u00ebn nga Italia, se shteti jon\u00eb t\u00eb ngordh p\u00ebr nj\u00eb dritare, s\u2019t\u00eb shikon duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb pallat \u2013 thot\u00eb Gafurri.<\/p>\n<p>Ja pra, q\u00eb t\u00eb pa. T\u00eb pa dhe t\u00eb shkoi shtrenjt\u00eb, ajo anije betoni e kupton. M\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebruar ato pak njer\u00ebz q\u00eb kan\u00eb ato pak lek\u00eb, jo nuk jan\u00eb aspak njer\u00ebz, nuk jan\u00eb aspak lek\u00eb q\u00eb t\u00eb merremi vesh Nida, Jonida, Nida. Nj\u00eb nga detyra e shtetit \u00ebsht\u00eb t\u00eb orientoj\u00eb para n\u00eb shtetet e tyre n\u00eb investime t\u00eb vlefshme dhe jo t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb ato pak ekonomi.<\/p>\n<p>Po patjet\u00ebr, shteti duhet madje tu b\u00ebj\u00eb edhe kafen njer\u00ebzve.<\/p>\n<p>Gjithashtu, kushdo administrat\u00eb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e tij duhet t\u00eb mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Jemi dakord me k\u00ebt\u00eb, e tham\u00eb, por tham\u00eb edhe se si ndodh kjo, dhe n\u00eb qoft\u00eb se parazitizmi i administrat\u00ebs ka mb\u00ebrritur n\u00eb pik\u00ebn ku kryeministri del b\u00ebn pun\u00ebn e drejtor\u00ebve, jemi shum\u00eb koh\u00eb pas, jemi n\u00eb osmaniz\u00ebm.<\/p>\n<p>Kryeministri nuk b\u00ebn pun\u00ebn e drejtor\u00ebve, por kryeministri \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb shkundur kudo q\u00eb duhet, edhe drejtor\u00ebt q\u00eb s\u2019b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn. Patjet\u00ebr, nuk diskutohet.<\/p>\n<p>-Pse vet\u00ebm kjo godin\u00eb \u00ebsht\u00eb pa leje nga t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb q\u00eb po na thua, apo ka dhe tjera?<\/p>\n<p>Godina pa leje, p\u00ebrgjith\u00ebsisht nuk ka. Godina, ato q\u00eb jan\u00eb, jan\u00eb ose sekuestruar dhe konfiskuar, si\u00e7 ndodhi me godin\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb, ku tani operon Agjensia Shtet\u00ebrore e Kadastr\u00ebs, ose do t\u00eb sekuestrohen dhe do t\u00eb konfiskohen, por nuk jan\u00eb t\u00eb panum\u00ebrta. Kemi b\u00ebr\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb nj\u00eb proces sekuestrimi t\u00eb nj\u00eb godine q\u00eb ishte n\u00eb shkelje t\u00eb parametrave, po jo pa leje, po n\u00eb shkelje t\u00eb lejes dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si pa leje, faktikisht. Kemi vazhduar dhe jemi n\u00eb proces me 2 a 3 t\u00eb tjera, por nuk jan\u00eb kaq shum\u00eb sa duken. Megjithat\u00eb n\u00eb rast se ju keni informacion, ju lutem ndaheni me ne.<\/p>\n<p>E fundit q\u00eb kam \u00ebsht\u00eb q\u00eb rilindja urbane 2.0 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb program q\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb 4 vjet dhe ky proces do t\u00eb jet\u00eb konstant. Nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aksion, nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sulm veror dhe ata q\u00eb thon\u00eb q\u00eb po, pse nuk e lije dot p\u00ebr n\u00eb dim\u00ebr, iu them jo, nuk e linim dot p\u00ebr n\u00eb dim\u00ebr.<\/p>\n<p>Jo, po se kemi turist\u00ebt n\u00ebp\u00ebr k\u00ebmb\u00eb, mos kini asnj\u00eb merak, se \u00e7\u00ebshtja e turist\u00ebve nuk lidhet me k\u00ebt\u00eb. \u00c7\u00ebshtja e turist\u00ebve lidhet me 2 a 3 gj\u00ebra t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb cilat do t\u00eb flasim shum\u00eb hapur dhe shum\u00eb qart\u00eb n\u00eb shtator. Duke filluar nga nj\u00eb pjes\u00eb e industris\u00eb q\u00eb nuk po mendon fare strategjikisht, por po mendon vet\u00ebm kap \u00e7a t\u00eb kap\u00ebsh sot dhe praktikisht po i b\u00ebn grop\u00ebn vetes p\u00ebr nes\u00ebr, pasi gjith\u00eb ato investime q\u00eb po b\u00ebn, nuk do t\u00eb mund dot t\u2019i shlyej\u00eb dhe as do t\u00eb mund dot t\u2019i kthej\u00eb n\u00eb investime t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebse sot vendos \u00e7mime t\u00eb cilat do t\u00eb hapin me shum\u00eb shpejt\u00ebsi fjal\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb shtrenjt\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Por do t\u00eb flasim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, si\u00e7 do t\u00eb flasim edhe p\u00ebr plazhet ku kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb hap t\u00eb madh p\u00ebrpara k\u00ebt\u00eb vit, por t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe do t\u00eb marrin masa radikale edhe me plazhet p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm, ku bashkit\u00eb do t\u00eb marrin shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr forc\u00eb, por ama shkundja e bashkive sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri q\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebrat t\u00eb shkojn\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb nes\u00ebr dhe q\u00eb pushteti vendor q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra, por q\u00eb ka shum\u00eb t\u00eb meta, t\u00eb ngrihet n\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr.<br \/>\nM\u00eb falni se ju rrokanisa pak jasht\u00eb programit. Pushime t\u00eb mbara p\u00ebr ata q\u00eb po pushojn\u00eb dhe sa m\u00eb pak ndjesi vape p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/pastrimi-do-te-zgjase-4-vite-kryeministri-rama-rilindja-2-0-nuk-eshte-nje-aksion-apo-sulm-veror-do-te-jete-konstant\/\">\u201cPastrimi do t\u00eb zgjas\u00eb 4 vite\u201d\/ Kryeministri Rama: \u201cRilindja 2.0\u201d nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aksion apo sulm veror, do t\u00eb jet\u00eb konstant<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama thot\u00eb se aksioni p\u00ebr lirimin e hap\u00ebsirave publike nuk \u00ebsht\u00eb sezonal por do t\u00eb shtrihet n\u00eb koh\u00eb gjat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mandatit t\u00eb kat\u00ebrt qeveris\u00ebs. \u201cRilindja urbane 2.0 \u00ebsht\u00eb program q\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb 4 vjet dhe ky proces do t\u00eb jet\u00eb konstant. Nuk \u00ebsht\u00eb aksion apo sulm veror. Dhe ata q\u00eb thon\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34971","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34971","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34971"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34971\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34971"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34971"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34971"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}