{"id":34955,"date":"2025-08-10T08:48:52","date_gmt":"2025-08-10T08:48:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/10\/a-rrezikon-kosova-nderhyrje-nderkombetare-per-shkak-te-krizes-institucionale\/"},"modified":"2025-08-10T08:48:52","modified_gmt":"2025-08-10T08:48:52","slug":"a-rrezikon-kosova-nderhyrje-nderkombetare-per-shkak-te-krizes-institucionale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/10\/a-rrezikon-kosova-nderhyrje-nderkombetare-per-shkak-te-krizes-institucionale\/","title":{"rendered":"A rrezikon Kosova nd\u00ebrhyrje nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs institucionale?"},"content":{"rendered":"<p>Kosova po p\u00ebrballet me nj\u00ebr\u00ebn prej krizave m\u00eb t\u00eb thella politike prej shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb \u2013 pa Kuvend t\u00eb konstituuar, pa Qeveri me kompetenca t\u00eb plota ekzekutive. Situata \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar me zhvillimet e reja n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p>Adrian Shtuni, ekspert p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb jashtme dhe siguri nga Qendra Nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr Terrorizmit me seli n\u00eb Uashington, beson se paraliza institucionale po e cenon edhe shtet\u00ebsin\u00eb, edhe rendin kushtetues t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cE th\u00ebn\u00eb tro\u00e7, vullneti popullor dhe interesat madhore shtet\u00ebrore po rrezikojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen kurban i egove t\u00eb papjekura dhe ambicieve drit\u00ebshkurtra politike. Populli i Kosov\u00ebs, as nuk e meriton, as duhet ta pranoj\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebshkim\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Shtuni n\u00eb disa p\u00ebrgjigje me shkrim p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai i ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebto komente pas vendimit t\u00eb presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr k\u00ebrkes\u00ebn e saj nga Gjykata Kushtetuese lidhur me konstitutim t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>Presidentja e ka arsyetuar vendimin duke th\u00ebn\u00eb se caktimi i gjyqtarit serb, Radomir Llaban si raportues n\u00eb shqyrtim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs, \u00ebsht\u00eb vendim shqet\u00ebsues dhe i rreziksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pas deklarat\u00ebs s\u00eb Osmanit se Llaban paraqet rrezik p\u00ebr sigurin\u00eb komb\u00ebtare, n\u00eb publik kan\u00eb nisur t\u00eb qarkullojn\u00eb ide se Prokuroria mund t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb pas k\u00ebtyre pretendimeve, apo Llaban mund t\u00eb shkarkohet, \u00e7ka do ta vinte n\u00eb pik\u00ebpyetje funksionalitetin e gjykat\u00ebs, dhe k\u00ebshtu do t\u00eb rriteshin edhe m\u00eb tep\u00ebr paqart\u00ebsit\u00eb p\u00ebr hapat e radh\u00ebs drejt zgjidhjes s\u00eb kriz\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese ka th\u00ebn\u00eb se i trajton k\u00ebrkesat e dor\u00ebzuara nga pal\u00ebt e autorizuara me paanshm\u00ebri, p\u00ebrkushtim dhe profesionaliz\u00ebm, dhe ka rikujtuar q\u00eb gjyqtari Llaban \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb vitin 2018, pasi u ishte n\u00ebnshtruar \u201ct\u00eb gjitha procedurave kushtetuese e ligjore\u201d, p\u00ebr propozimin e tij nga Kuvendi dhe dekretimin nga presidenti i at\u00ebhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>A po rr\u00ebnohet karakteri multietnik i Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>G\u00ebzim Visoka, profesor i Studimeve p\u00ebr Paqe dhe Konflikt n\u00eb Universitetin e Dublinit n\u00eb Irland\u00eb i ka th\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se ndon\u00ebse rasti i gjyqtarit n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese \u201cduket kredibil, sa i p\u00ebrket t\u00eb kaluar\u00ebs s\u00eb tij dhe brengave p\u00ebr karakter t\u00eb dyshimt\u00eb jokredibil n\u00eb at\u00eb rol\u201d, n\u00ebse shikohet pamja n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi dhe rrethanat n\u00eb veri, po krijohet ideja q\u00eb ndarja e pushteteve me karakter etnik n\u00eb Kosov\u00eb nuk po funksionon.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtja e t\u00ebrheqjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs nga Kushtetuesja po e thellon tutje k\u00ebt\u00eb narracionin q\u00eb karakteri multietnik i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb duke u rr\u00ebnuar\u201d.<\/p>\n<p>Multietniciteti n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri prej aspekteve q\u00eb faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar e mbron me \u00e7do \u00e7mim dhe b\u00ebn thirrje t\u00eb vazhdueshme q\u00eb shumica shqiptare t\u2019i integroj\u00eb pakicat n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, si\u00e7 iu takon me Kushtetut\u00eb. K\u00ebrkes\u00eb t\u00eb ngjashme pati m\u00eb 6 gusht edhe i d\u00ebrguari evropian p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, Peter Sorensen.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, u ka th\u00ebn\u00eb mediave po at\u00eb dit\u00eb se \u00e7do veprim \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb integrimit t\u00eb serb\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cKryetar\u00ebt shqiptar\u00eb n\u00eb kat\u00ebr komunat n\u00eb veri i kan\u00eb n\u00ebnkryetar\u00ebt serb\u00eb dhe kan\u00eb drejtor\u00eb serb\u00eb. Un\u00eb k\u00ebrkova q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb mir\u00ebnjohje m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr shtetin e Kosov\u00ebs, sepse nuk ka asnj\u00eb incident mes pun\u00ebtor\u00ebve shqiptar\u00eb dhe atyre serb\u00eb n\u00eb veri\u201d.<\/p>\n<p>Pasojat e situat\u00ebs s\u00eb krijuar?<\/p>\n<p>Kosova vazhdon t\u00eb mos ket\u00eb Kuvend t\u00eb konsituuar pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 9 shkurtit dhe partit\u00eb nuk sinjalizojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb gatshme p\u00ebr kompromis. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb Kuvendi aktiv, plot ligje e marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb vlera milion\u00ebshe kan\u00eb mbetur n\u00eb vendnum\u00ebro.<\/p>\n<p>Visoka i p\u00ebrmend dy rreziqe t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha nga situata e krijuar.<\/p>\n<p>E para \u00ebsht\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb kusht\u00ebzime dhe imponime t\u00eb reja ndaj Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat m\u00eb par\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb reale.<\/p>\n<p>Sipas tij, ndon\u00ebse Kosova nuk e njeh rendin e rezolut\u00ebs 1244, sipas pik\u00ebpamjes s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, ajo rezolut\u00eb \u00ebsht\u00eb funksionale, prandaj mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrpjekje edhe t\u00eb mekanizmave tjer\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrzihen m\u00eb shum\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNuk po aludoj q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb humbje t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, ose rivendosje t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00ebn administrim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por nuk e p\u00ebrjashtoj mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb presion diplomatik ose veprime q\u00eb mund ta thellojn\u00eb tutje kriz\u00ebn, jo vet\u00ebm mes partive, por mes Kosov\u00ebs si shtet dhe bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Shtunit, p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr gjetjen e zgjidhjes \u00ebsht\u00eb e klas\u00ebs politike n\u00eb Kosov\u00eb dhe ajo nuk mund t\u00eb delegohet.<\/p>\n<p>\u201cSinqerisht shpresoj shum\u00eb se politika n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb dij\u00eb t\u2019i tejkaloj\u00eb, si p\u00ebr\u00e7arjet dhe armiq\u00ebsit\u00eb e tepruara mes veti, ashtu edhe var\u00ebsin\u00eb e zgjidhjeve n\u00eb zarf nga jasht\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb testi i v\u00ebrtet\u00eb i pjekuris\u00eb shtet\u00ebrore dhe i konsolidimit t\u00eb sovranitetit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Shtuni.<\/p>\n<p>E ngarkuara me pun\u00eb n\u00eb Ambasad\u00ebn amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb, Anu Prattipati, ka th\u00ebn\u00eb pas takimeve me lider\u00eb politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs se ata kan\u00eb fituar vota p\u00ebr t\u2019i zgjidhur sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet shteti, andaj duhet t\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur mandatin e dh\u00ebn\u00eb nga populli.<\/p>\n<p>Aspekti i dyt\u00eb, sipas profesorit Visoka, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ky kaos i konvenon Serbis\u00eb, q\u00eb t\u00eb loboj\u00eb kund\u00ebr shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn nuk e njeh.<\/p>\n<p>Edhe Shtuni beson se nga kjo situat\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb shtetet jomike p\u00ebr ta portretizuar Kosov\u00ebn si shtet i d\u00ebshtuar.<\/p>\n<p>\u201cPopulli ka nj\u00eb shprehje t\u00eb urt\u00eb q\u00eb thot\u00eb: M\u00eb mire t\u00eb dalt\u00eb syri se sa nami. K\u00ebtu kam frik\u00eb se po dalin t\u00eb dyja, edhe imazhi i vendit po cenohet edhe interesat madhore po d\u00ebmtohen. Pse? Sepse besimi i partner\u00ebve strategjik\u00eb t\u00eb nj\u00eb Kosove t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e zonja e vetes, dhe nj\u00eb partnere e besueshme, e fort\u00eb, dhe e q\u00ebndrueshme, po zbehet ndjesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Pasojat e situat\u00ebs s\u00eb krijuar?<\/p>\n<p>Kosova vazhdon t\u00eb mos ket\u00eb Kuvend t\u00eb konsituuar pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 9 shkurtit dhe partit\u00eb nuk sinjalizojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb gatshme p\u00ebr kompromis. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb Kuvendi aktiv, plot ligje e marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb vlera milion\u00ebshe kan\u00eb mbetur n\u00eb vendnum\u00ebro.<\/p>\n<p>Visoka i p\u00ebrmend dy rreziqe t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha nga situata e krijuar.<\/p>\n<p>E para \u00ebsht\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb kusht\u00ebzime dhe imponime t\u00eb reja ndaj Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat m\u00eb par\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb reale.<\/p>\n<p>Sipas tij, ndon\u00ebse Kosova nuk e njeh rendin e rezolut\u00ebs 1244, sipas pik\u00ebpamjes s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, ajo rezolut\u00eb \u00ebsht\u00eb funksionale, prandaj mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrpjekje edhe t\u00eb mekanizmave tjer\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrzihen m\u00eb shum\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNuk po aludoj q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb humbje t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, ose rivendosje t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00ebn administrim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por nuk e p\u00ebrjashtoj mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb presion diplomatik ose veprime q\u00eb mund ta thellojn\u00eb tutje kriz\u00ebn, jo vet\u00ebm mes partive, por mes Kosov\u00ebs si shtet dhe bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Shtunit, p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr gjetjen e zgjidhjes \u00ebsht\u00eb e klas\u00ebs politike n\u00eb Kosov\u00eb dhe ajo nuk mund t\u00eb delegohet.<\/p>\n<p>\u201cSinqerisht shpresoj shum\u00eb se politika n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb dij\u00eb t\u2019i tejkaloj\u00eb, si p\u00ebr\u00e7arjet dhe armiq\u00ebsit\u00eb e tepruara mes veti, ashtu edhe var\u00ebsin\u00eb e zgjidhjeve n\u00eb zarf nga jasht\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb testi i v\u00ebrtet\u00eb i pjekuris\u00eb shtet\u00ebrore dhe i konsolidimit t\u00eb sovranitetit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Shtuni.<\/p>\n<p>E ngarkuara me pun\u00eb n\u00eb Ambasad\u00ebn amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb, Anu Prattipati, ka th\u00ebn\u00eb pas takimeve me lider\u00eb politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs se ata kan\u00eb fituar vota p\u00ebr t\u2019i zgjidhur sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet shteti, andaj duhet t\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur mandatin e dh\u00ebn\u00eb nga populli.<\/p>\n<p>Aspekti i dyt\u00eb, sipas profesorit Visoka, \u00ebsht\u00eb q\u00eb ky kaos i konvenon Serbis\u00eb, q\u00eb t\u00eb loboj\u00eb kund\u00ebr shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn nuk e njeh.<\/p>\n<p>Edhe Shtuni beson se nga kjo situat\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb shtetet jomike p\u00ebr ta portretizuar Kosov\u00ebn si shtet i d\u00ebshtuar.<\/p>\n<p>\u201cPopulli ka nj\u00eb shprehje t\u00eb urt\u00eb q\u00eb thot\u00eb: M\u00eb mire t\u00eb dalt\u00eb syri se sa nami. K\u00ebtu kam frik\u00eb se po dalin t\u00eb dyja, edhe imazhi i vendit po cenohet edhe interesat madhore po d\u00ebmtohen. Pse? Sepse besimi i partner\u00ebve strategjik\u00eb t\u00eb nj\u00eb Kosove t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e zonja e vetes, dhe nj\u00eb partnere e besueshme, e fort\u00eb, dhe e q\u00ebndrueshme, po zbehet ndjesh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Si do t\u00eb duhej t\u00eb zgjidhej kriza?<\/p>\n<p>Shtuni beson se p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e paraliz\u00ebs politike jan\u00eb proporcionale me rezultatet e 9 shkurtit.<\/p>\n<p>\u201cVotat jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, ndaj p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryesore p\u00ebr gjetjen e kompromisit e ka partia q\u00eb ka dal\u00eb e para. Fakti se votuesit nuk i dhan\u00eb asnj\u00eb partie mandat p\u00ebr t\u00eb qeverisur vet\u00ebm, \u00e7on n\u00eb p\u00ebrfundimin logjik se ata votuan p\u00ebr ndryshim, pra p\u00ebr nj\u00eb qeverisje koalicioni, q\u00eb n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb qeveri kompromisi\u201d.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka fituar m\u00eb s\u00eb shumti vota m\u00eb 9 shkurt, pasuar nga Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs dhe koalicioni mes Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe Nism\u00ebs Socialdemokrate.<\/p>\n<p>Visoka beson se n\u00ebse nj\u00eb parti do t\u00eb b\u00ebnte tani l\u00ebshime, ajo do t\u00eb fitonte simpati m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb publik.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb merrte p\u00ebrkrahje politike p\u00ebr at\u00eb veprim q\u00eb do ta quaja fisnik p\u00ebr t\u00eb kaluar k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ai porosit q\u00eb pas kthimit t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb normalitet, duhet t\u00eb mendohet n\u00eb rrafshin afatgjat\u00eb se si t\u00eb b\u00ebhen ndryshime kushtetuese, ligjore dhe rregullative q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb p\u00ebrs\u00ebritje t\u00eb nj\u00eb ng\u00ebr\u00e7i t\u00eb till\u00eb politik. (REL)<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/a-rrezikon-kosova-nderhyrje-nderkombetare-per-shkak-te-krizes-institucionale\/\">A rrezikon Kosova nd\u00ebrhyrje nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs institucionale?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova po p\u00ebrballet me nj\u00ebr\u00ebn prej krizave m\u00eb t\u00eb thella politike prej shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb \u2013 pa Kuvend t\u00eb konstituuar, pa Qeveri me kompetenca t\u00eb plota ekzekutive. Situata \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar me zhvillimet e reja n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Adrian Shtuni, ekspert p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb jashtme dhe siguri nga Qendra Nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr Terrorizmit me seli n\u00eb Uashington, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34955","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34955","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34955"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34955\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34955"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34955"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34955"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}