{"id":34886,"date":"2025-08-09T14:00:50","date_gmt":"2025-08-09T14:00:50","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/09\/i-denuar-dhe-i-shpallur-non-grata-si-berisha-rusia-ne-ofensive-per-shpetimin-e-mandatit-te-dodikut\/"},"modified":"2025-08-09T14:00:50","modified_gmt":"2025-08-09T14:00:50","slug":"i-denuar-dhe-i-shpallur-non-grata-si-berisha-rusia-ne-ofensive-per-shpetimin-e-mandatit-te-dodikut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/09\/i-denuar-dhe-i-shpallur-non-grata-si-berisha-rusia-ne-ofensive-per-shpetimin-e-mandatit-te-dodikut\/","title":{"rendered":"I d\u00ebnuar dhe i shpallur \u2018non grata\u2019 si Berisha, Rusia n\u00eb \u2018ofensiv\u00eb\u2019 p\u00ebr shp\u00ebtimin e mandatit t\u00eb Dodikut"},"content":{"rendered":"<p>Ka filluar me reagimin e z\u00ebdh\u00ebn\u00ebses s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Rusis\u00eb, Maria Zaharova, vazhdoi me nj\u00eb deklarat\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb Ambasad\u00ebs ruse n\u00eb Sarajev\u00eb, dhe deri tani ka rezultuar me konsultime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb \u201cofensive\u201d diplomatike ruse p\u00ebr ta mbrojtur pozit\u00ebn e Millorad Dodikut, liderit prorus t\u00eb partis\u00eb kryesore serbe n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb, i d\u00ebnuar me burgim dhe i ndaluar nga veprimtaria politike, t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb hequr mandati si president i entitetit t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska, (i shpallur edhe non grata nga SHBA-t\u00eb, sikurse Sali Berisha n\u00eb Shqip\u00ebri).<\/p>\n<p>M\u00eb pak se 24 or\u00eb pas k\u00ebtyre konsultimeve, t\u00eb thirrura me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb, Ministria e Jashtme e Bosnj\u00ebs njoftoi se do t\u2019u d\u00ebrgoj\u00eb let\u00ebr vendeve t\u00eb QUINT-it (SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia), p\u00ebr t\u2019i paralajm\u00ebruar mbi \u201ck\u00ebrc\u00ebnimet serioze ndaj stabilitetit dhe sovranitetit t\u00eb Bosnj\u00ebs\u201d q\u00eb, sipas saj, vijn\u00eb nga Rusia.<\/p>\n<p>Letra lidhet me vendimin e fundit t\u00eb Komisionit Qendror Zgjedhor t\u00eb Bosnj\u00ebs p\u00ebr t\u2019ia hequr Dodikut mandatin, pas nj\u00eb vendimi t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb q\u00eb e d\u00ebnoi me nj\u00eb vit burgim dhe ndalim t\u00eb funksioneve publike p\u00ebr gjasht\u00eb vjet, p\u00ebr moszbatimin e vendimeve t\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Lart\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Bosnje.<\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm, Elmedin Konakoviq, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se letrat do t\u2019u d\u00ebrgohen kryeqyteteve t\u00eb QUINT-it m\u00eb 8 gusht, nd\u00ebrsa m\u00eb 11 gusht do t\u00eb zhvilloj\u00eb takim me ambasador\u00ebt e k\u00ebtyre vendeve n\u00eb Sarajev\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMoska po e shfryt\u00ebzon vazhdimisht kriz\u00ebn politike n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb si hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjeruar ndikimin e saj, ve\u00e7an\u00ebrisht duke mb\u00ebshtetur udh\u00ebheqjen e Republik\u00ebs S\u00ebrpska dhe lider\u00eb politik\u00eb si Dodiku. Nuk do t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb me mesazhe t\u00eb tilla t\u00eb inkurajohen ata q\u00eb b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr bllokimin e zgjedhjeve ose p\u00ebr referendum q\u00eb v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje rendin kushtetues. K\u00ebto nuk jan\u00eb deklarata diplomatike, por k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb hapura ndaj shtetit\u201d, tha Konakoviq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ambasadat e vendeve t\u00eb QUINT-it n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj\u00ebn menj\u00ebher\u00eb pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb lidhur me pretendimet ruse dhe p\u00ebrpjekjet p\u00ebr shp\u00ebtimin e mandatit t\u00eb Dodikut.<\/p>\n<p>Konakoviq tha se institucionet e Bosnj\u00ebs jan\u00eb t\u00eb gatshme t\u2019u p\u00ebrgjigjen \u201ck\u00ebrc\u00ebnimeve ruse\u201d.<\/p>\n<p>\u201cE dim\u00eb q\u00eb Rusia nuk vepron vet\u00ebm politikisht. Ata jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr aktivitete spiunazhi, sulme kibernetike dhe fushata dezinformuese. I kemi par\u00eb operacionet e tyre n\u00eb Moldavi, Rumani dhe Gjeorgji. Bosnja nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjashtim\u201d, tha Konakoviq.<\/p>\n<p>Ai shtoi se aktualisht nuk ka informacione p\u00ebr ardhjen e shtetasve rus\u00eb n\u00eb Bosnje, por se \u00ebsht\u00eb n\u00eb dijeni \u201cp\u00ebr disa aktivitete t\u00eb tjera\u201d, p\u00ebr t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb flas\u00eb ende derisa t\u00eb arrijn\u00eb \u201cinformacione dhe konfirmime shtes\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cB\u00ebhet fjal\u00eb ekskluzivisht p\u00ebr njer\u00ebzit e tyre q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu dhe q\u00eb kan\u00eb, ose kan\u00eb pasur m\u00eb her\u00ebt, disa status diplomatik\u2026 Kur t\u00eb kem informacion, edhe ne kemi interes q\u00eb ju ta dini, dhe do ta b\u00ebjm\u00eb publik\u201d, tha Konakoviq.<\/p>\n<p>Ambasada e Federat\u00ebs Ruse n\u00eb Sarajev\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj menj\u00ebher\u00eb pyetjeve t\u00eb REL-it n\u00eb lidhje me pretendimet e Konakoviqit.<\/p>\n<p>Konsultimet urgjente t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb, t\u00eb mbajtura me dyer t\u00eb mbyllura m\u00eb 7 gusht, sh\u00ebnuan her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb Moska p\u00ebrdori drejtp\u00ebrdrejt strukturat e OKB-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb tentuar shp\u00ebtimin e nj\u00eb lideri pro-rus t\u00eb partis\u00eb kryesore serbe n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>Rusia, n\u00eb t\u00eb gjitha reagimet pas d\u00ebnimit t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb ndaj Millorad Dodikut, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se vendimin nuk e sheh si \u201clegjitim\u201d, por si \u201cp\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb larguar nj\u00eb lider t\u00eb pad\u00ebshiruar\u201d, si\u00e7 tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme ruse, Maria Zaharova.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebsambasadori rus n\u00eb OKB, Dmitry Polyanskiy, deklaroi pas konsultimeve se \u201cndjekja penale e Dodikut rrezikon stabilitetin e Bosnj\u00ebs\u201d, duke p\u00ebrs\u00ebritur narrativ\u00ebn e Mosk\u00ebs se p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i lart\u00eb, Christian Schmidt, nuk \u00ebsht\u00eb legjitim sepse nuk \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga K\u00ebshilli i Sigurimit.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit rus\u00eb pretendojn\u00eb se vendimet gjyq\u00ebsore jan\u00eb politikisht t\u00eb motivuara dhe produkt i presionit per\u00ebndimor, nd\u00ebrsa Dodiku paraqitet si simbol i \u201crezistenc\u00ebs\u201d ndaj nj\u00eb pushteti t\u00eb \u201cimponuar\u201d.<\/p>\n<p>Nga Ambasada ruse n\u00eb Sarajev\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn edhe deklarata q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej gjuh\u00ebs tradicionale diplomatike: \u201cP\u00ebr Bosnj\u00ebn ka ardhur momenti i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d, thuhej n\u00eb nj\u00eb reagim, ku shteti cil\u00ebsohej se ndodhet \u201cpara pik\u00ebs pa kthim\u201d.<\/p>\n<p>Ambasadori i Bosnj\u00ebs n\u00eb OKB, Zllatko Lagumxhija, shkroi n\u00eb rrjetet sociale se p\u00ebrpjekja e Rusis\u00eb p\u00ebr ta vendosur \u00e7\u00ebshtjen e d\u00ebnimit t\u00eb Dodikut n\u00eb tryez\u00ebn e K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit ishte e pasuksesshme.<\/p>\n<p>\u201cRus\u00ebt ishin t\u00eb vetmit q\u00eb mohuan vendimet gjyq\u00ebsore. T\u00eb gjitha vendet e tjera riafirmuan integritetin territorial dhe sovranitetin e Bosnj\u00ebs, si dhe mb\u00ebshtet\u00ebn sundimin e ligjit dhe vendimet legjitime t\u00eb institucioneve\u201d, shkroi ai.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Rusia pretendon se Schmidt nuk \u00ebsht\u00eb i ligjsh\u00ebm sepse mandati i tij nuk \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga K\u00ebshilli i Sigurimit, shumica e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb SHBA-n\u00eb dhe pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vendeve t\u00eb BE-s\u00eb \u2013 e konsideron at\u00eb t\u00eb em\u00ebruar n\u00eb p\u00ebrputhje me kompetencat e K\u00ebshillit p\u00ebr Zbatimin e Paqes n\u00eb Bosnje. OKB-ja ka sqaruar m\u00eb her\u00ebt se Schmidt ka legjitimitet t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar detyr\u00ebn, duke hedhur posht\u00eb pretendimet ruse.<\/p>\n<p>Pse Rusia q\u00ebndron pas Dodikut?<\/p>\n<p>Sipas Aleksandar Trifunoviq, redaktor i revist\u00ebs \u201cBuka\u201d, p\u00ebr Rusin\u00eb \u201cnuk \u00ebsht\u00eb aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm Dodiku sa mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb zhvillimet n\u00eb Bosnje\u201d, vend q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cm\u00eb i af\u00ebrti me BE-n\u00eb nga lindja\u201d.<\/p>\n<p>\u201cRepublika S\u00ebrpska \u00ebsht\u00eb pika m\u00eb e af\u00ebrt e lindjes me Kroacin\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e BE-s\u00eb, dhe me Vjen\u00ebn. Rusia e shfryt\u00ebzon k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi, ashtu si\u00e7 shfryt\u00ebzon edhe Dodikun, i cili shkon te Putini\u201d, tha ai, duke kujtuar se n\u00eb fillim t\u00eb pushtimit rus t\u00eb Ukrain\u00ebs, Ambasada e Rusis\u00eb n\u00eb Sarajev\u00eb i kujtoi Dodikut marr\u00ebveshjet me Putinin.<\/p>\n<p>Ai vler\u00ebson se \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb n\u00ebse reagimi aktual i Rusis\u00eb i p\u00ebrshtatet Dodikut, pasi si ai, ashtu edhe udh\u00ebheqja e Serbis\u00eb, po k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb afrohen me administrat\u00ebn amerikane.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se Dodiku nuk po insiston n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj mb\u00ebshtetjeje radikale, me tone q\u00eb nuk i p\u00ebrshtaten diplomacis\u00eb, aq sa Rusia po e shfryt\u00ebzon rastin p\u00ebr t\u00eb reaguar k\u00ebshtu\u201d, tha Trifunoviq.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb ardhmen, ai parashikon se Moska do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzoj\u00eb \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb demonstruar ndikimin e saj mbi Serbin\u00eb dhe Republik\u00ebn S\u00ebrpska, madje edhe duke e shtyr\u00eb Dodikun drejt hapave q\u00eb mund ta komplikojn\u00eb situat\u00ebn.<\/p>\n<p>M\u00eb 6 gusht, pas d\u00ebnimit p\u00ebrfundimtar nga gjykata, Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnj\u00ebs ia hoqi Dodikut mandatin, duke hapur rrug\u00ebn p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme n\u00eb Republik\u00ebn S\u00ebrpska. Ai reagoi duke paralajm\u00ebruar referendum p\u00ebr mandatin e tij \u2013 nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb nuk parashihet n\u00eb Kushtetut\u00ebn e Bosnj\u00ebs \u2013 dhe tha se zgjedhjet nuk do t\u00eb mbahen \u201csa t\u00eb jet\u00eb ai president\u201d.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb retorik\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnuese, institucionet e RS-s\u00eb deri tani nuk kan\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb hap ligj\u00ebrisht t\u00eb detyruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar vendimin e Komisionit Zgjedhor ose p\u00ebr t\u00eb bllokuar formalisht zgjedhjet. \/REL\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/i-denuar-dhe-i-shpallur-non-grata-si-berisha-rusia-ne-ofensive-per-shpetimin-e-mandatit-te-dodikut\/\">I d\u00ebnuar dhe i shpallur \u2018non grata\u2019 si Berisha, Rusia n\u00eb \u2018ofensiv\u00eb\u2019 p\u00ebr shp\u00ebtimin e mandatit t\u00eb Dodikut<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka filluar me reagimin e z\u00ebdh\u00ebn\u00ebses s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Rusis\u00eb, Maria Zaharova, vazhdoi me nj\u00eb deklarat\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb ashp\u00ebr t\u00eb Ambasad\u00ebs ruse n\u00eb Sarajev\u00eb, dhe deri tani ka rezultuar me konsultime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb \u201cofensive\u201d diplomatike ruse p\u00ebr ta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34886","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34886","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34886"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34886\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34886"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34886"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34886"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}