{"id":34880,"date":"2025-08-09T12:00:58","date_gmt":"2025-08-09T12:00:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/09\/perimet-vendore-te-kosoves-shkojne-jashte-tregu-mbushet-me-import\/"},"modified":"2025-08-09T12:00:58","modified_gmt":"2025-08-09T12:00:58","slug":"perimet-vendore-te-kosoves-shkojne-jashte-tregu-mbushet-me-import","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/09\/perimet-vendore-te-kosoves-shkojne-jashte-tregu-mbushet-me-import\/","title":{"rendered":"Perimet vendore t\u00eb Kosov\u00ebs shkojn\u00eb jasht\u00eb, tregu mbushet me import"},"content":{"rendered":"<p>Fermeri Erbril Mazreku, 32-vje\u00e7ar nga komuna e Mamush\u00ebs n\u00eb rajonin e Prizrenit, ka t\u00eb mbjell\u00eb rreth 2.5 hektar\u00eb tok\u00eb me domate n\u00eb serr\u00eb. Mazreku, nga mesi i muajit qershor deri n\u00eb fillim t\u00eb muajit gusht, ka mbledhur rreth 150 ton\u00eb domate dhe pret t\u00eb vjel\u00eb edhe 150 t\u00eb tjer\u00eb. E gjith\u00eb kjo sasi \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb tregjet evropiane.<\/p>\n<p>\u201cDomatet n\u00eb treg vendor nuk i shes. \u00c7mimi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lir\u00eb, kurse jasht\u00eb i shes m\u00eb shpejt\u00eb dhe me shtrenjt\u00eb. T\u00eb fresk\u00ebta i d\u00ebrgoj n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb grumbulluese k\u00ebtu n\u00eb Mamush\u00eb dhe ai i eksporton jasht\u00eb vendit. \u00c7mimi sivjet \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb, 60 cent p\u00ebr kilogram, kurse n\u00eb tregun vendor shkon m\u00eb lir\u00eb\u201d, i tha ai Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn grumbulluese Eurota\u00e7, po n\u00eb Mamush\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 domateve jan\u00eb duke u grumbulluar edhe tranguj, lakra, qep\u00eb, patate, dhe pritet q\u00eb s\u00eb shpejti t\u00eb filloj\u00eb edhe grumbullimi i specave. Shumica jan\u00eb nga serrat dhe t\u00eb gjitha eksportohen n\u00eb vendet e Ballkanit dhe t\u00eb Evrop\u00ebs. Pronari i k\u00ebsaj kompanie Nehat Tha\u00e7i, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se k\u00ebrkesa p\u00ebr prodhime vendore e ka tejkaluar ofert\u00ebn vendore.<\/p>\n<p>\u201cSa t\u00eb ofrojn\u00eb fermer\u00ebt ne eksportojm\u00eb, specat dhe domatet jan\u00eb shum\u00eb te k\u00ebrkuara\u201d.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm p\u00ebr 20 dit\u00eb t\u00eb muajit korrik kemi eksportuar k\u00ebto lloje t\u00eb kulturave n\u00eb vler\u00eb t\u00eb mbi 1 milion eurove, nd\u00ebrsa deri n\u00eb fund t\u00eb sezonit kemi t\u00eb kontraktuar sasi deri n\u00eb 3 milion\u00eb euro\u201d, tha Mazreku.<\/p>\n<p>Ai tregoi se vitin e kaluar ka eksportuar sasi n\u00eb vler\u00eb t\u00eb 1.5 milion eurove.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr \u00e7do vit ka rritje t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto produkte\u201d, tha Mazreku p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Dogan\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr periudh\u00ebn janar-qershor 2025, eksportet e perimeve kan\u00eb arritur vlera t\u00eb konsiderueshme: domatet rreth 30 mij\u00eb euro, specat 50 mij\u00eb euro, trangujt 277 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa patatet afro 1.1 milion euro. K\u00ebto shifra nuk p\u00ebrfshijn\u00eb muajin korrik, kur zakonisht arrihet kulmi i prodhimit dhe eksporti i k\u00ebtyre kulturave.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo rritje e eksportit nuk \u00ebsht\u00eb reflektuar n\u00eb ulje t\u00eb \u00e7mimeve p\u00ebr konsumator\u00ebt vendor\u00eb. Edhe pse n\u00eb treg ka prodhime vendore, \u00e7mimet mbeten t\u00eb larta p\u00ebr standardin e shum\u00eb qytetar\u00ebve, me pag\u00eb mesatare prej 639 eurosh. Gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs, \u00e7mimet p\u00ebr nj\u00eb kilogram speca arrijn\u00eb deri n\u00eb 1.50 euro, domatet deri n\u00eb 1.20 euro, trangujt mbi 1 euro, nd\u00ebrsa patatet pak m\u00eb lir\u00eb \u2013 \u00e7mime q\u00eb ndryshojn\u00eb var\u00ebsisht nga lokacioni apo dyqani.<\/p>\n<p>Por, k\u00ebto shifra ndryshojn\u00eb kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr p\u00ebrpunimin e k\u00ebtyre perimeve. Hartim Gashi, drejtor ekzekutiv n\u00eb Shoqat\u00ebn e P\u00ebrpunueseve t\u00eb Pem\u00ebve dhe Perimeve t\u00eb Kosov\u00ebs (PePeKo), i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se viteve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb rritur numri i kompanive q\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpunimin e perimeve sezonale dhe kjo krijon munges\u00eb t\u00eb produkteve n\u00eb treg. N\u00eb nivel vendi jan\u00eb 1.700 kompani t\u00eb tilla, q\u00eb sipas Gashit, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve udh\u00ebhiqen nga grat\u00eb. Sipas tij, 68 p\u00ebr qind e kompanive i eksportojn\u00eb produktet e tyre kryesisht n\u00eb Gjermani, Zvic\u00ebr dhe Austri.<\/p>\n<p>\u201cFermer\u00ebt vendor\u00eb prioritet e kan\u00eb eksportin e prodhimeve dhe fare pak merren me furnizim n\u00eb tregun lokal. Kjo p\u00ebr faktin se \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb, pagesa e sigurt dhe koha e shkurt\u00ebr p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar n\u00eb pik\u00ebn grumbulluese\u201d, tregon ai.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, rreth 420 mij\u00eb hektar\u00eb tok\u00eb shfryt\u00ebzohen p\u00ebr arsye bujq\u00ebsore. Prej tyre, m\u00eb shum\u00eb se gjysma shfryt\u00ebzohet p\u00ebr kullosa dhe livadhe. Megjithat\u00eb, Gashi shprehet se Kosova vazhdon t\u00eb varet nga importi i k\u00ebtyre produkteve nga shtete t\u00eb tjera, si Turqia, Holanda dhe Shqip\u00ebria, dhe rrjedhimisht \u00e7mimet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>\u201c E kemi nj\u00eb situat\u00eb interesante \u2013 eksporti po rritet, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb po rritet edhe importi. Kjo ndodh p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb prodhimit vendor n\u00eb periudha t\u00eb caktuara, sidomos gjat\u00eb dimrit. Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, tregjet vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb perime, por ato nuk jan\u00eb nga Kosova,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Fatmir Selimi, magjist\u00ebr i agroekonomis\u00eb, vler\u00ebson se sasia e lart\u00eb e importit lidhet edhe me faktin q\u00eb, sipas tradit\u00ebs, n\u00eb stin\u00ebn e vjesht\u00ebs, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs furnizohen me perime p\u00ebr turshi, t\u00eb cilat i p\u00ebrdorin gjat\u00eb sezonit t\u00eb dimrit. Vet\u00ebm n\u00eb periudh\u00ebn janar \u2013 qershor, n\u00eb Kosov\u00eb vlera e importuar e k\u00ebtyre kulturave bujq\u00ebsore n\u00eb tregun vendor ka arritur n\u00eb mbi 1.5 milion euro. Gashi dhe Selimi mendojn\u00eb se institucionet duhet t\u2019i balancojn\u00eb nevojat e tregut t\u00eb brendsh\u00ebm me orientimin drejt eksportit. Gashi propozon vendosjen e masave mbrojt\u00ebse dhe subvencioneve p\u00ebr zgjerimin e serrave, duke p\u00ebrmendur nevoj\u00ebn p\u00ebr vendosjen e kuotave p\u00ebr import gjat\u00eb sezonit t\u00eb prodhimit vendor.<\/p>\n<p>\u201cPo e marr shembull domaten \u2013 nga 15 qershori deri m\u00eb 15 shtator, nuk duhet t\u00eb ndalohet plot\u00ebsisht importi, por t\u00eb kufizohet. P\u00ebr shembull, t\u00eb lejohen vet\u00ebm 100 ton\u00eb domate n\u00eb dit\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Selimi, nd\u00ebrkoh\u00eb, thekson nevoj\u00ebn p\u00ebr mb\u00ebshtetje financiare q\u00eb do t\u2019i ndihmonte fermer\u00ebt ta rrisin rendimentin dhe cil\u00ebsin\u00eb. Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar ka subvencionuar rreth 5.000 hektar\u00eb tok\u00eb t\u00eb mbjell\u00eb me kultura si domate, speca, tranguj, patate dhe qep\u00eb. Sipas k\u00ebsaj ministrie, fermer\u00ebt q\u00eb i kan\u00eb kultivuar k\u00ebto perime n\u00eb fush\u00eb t\u00eb hapur jan\u00eb subvencionuar me 600 euro p\u00ebr hektar, nd\u00ebrsa ata q\u00eb i kan\u00eb kultivuar n\u00eb serra jan\u00eb mb\u00ebshtetur me 850 euro p\u00ebr hektar. Sip\u00ebrfaqja e p\u00ebrgjithshme e serrave me perime n\u00eb Kosov\u00eb arrin n\u00eb 242 hektar\u00eb.\/ REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/09\/perimet-vendore-te-kosoves-shkojne-jashte-tregu-mbushet-me-import\/\">Perimet vendore t\u00eb Kosov\u00ebs shkojn\u00eb jasht\u00eb, tregu mbushet me import<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fermeri Erbril Mazreku, 32-vje\u00e7ar nga komuna e Mamush\u00ebs n\u00eb rajonin e Prizrenit, ka t\u00eb mbjell\u00eb rreth 2.5 hektar\u00eb tok\u00eb me domate n\u00eb serr\u00eb. Mazreku, nga mesi i muajit qershor deri n\u00eb fillim t\u00eb muajit gusht, ka mbledhur rreth 150 ton\u00eb domate dhe pret t\u00eb vjel\u00eb edhe 150 t\u00eb tjer\u00eb. E gjith\u00eb kjo sasi \u00ebsht\u00eb shitur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34880","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34880","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34880"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34880\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34880"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34880"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34880"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}