{"id":34868,"date":"2025-08-09T11:48:51","date_gmt":"2025-08-09T11:48:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/09\/nagasaki-shenon-80-vjetorin-e-sulmit-me-bombe-atomike\/"},"modified":"2025-08-09T11:48:51","modified_gmt":"2025-08-09T11:48:51","slug":"nagasaki-shenon-80-vjetorin-e-sulmit-me-bombe-atomike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/09\/nagasaki-shenon-80-vjetorin-e-sulmit-me-bombe-atomike\/","title":{"rendered":"Nagasaki sh\u00ebnon 80-vjetorin e sulmit me bomb\u00eb atomike"},"content":{"rendered":"<p>Qyteti jugor japonez i Nagasakit e ka sh\u00ebnuar t\u00eb shtun\u00ebn 80-vjetorin e sulmit b\u00ebrthamor nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs \u2013 sulm i cili vrau dhjet\u00ebra-mij\u00ebra njer\u00ebz dhe la pas t\u00eb mbijetuar q\u00eb shpresojn\u00eb se kujtimet e tyre trondit\u00ebse do t\u00eb ndihmojn\u00eb q\u00eb Nagasaki t\u00eb mbetet vendi i fundit n\u00eb rruzullin tok\u00ebsor q\u00eb \u00ebsht\u00eb goditur ndonj\u00ebher\u00eb nga nj\u00eb bomb\u00eb b\u00ebrthamore.<\/p>\n<p>Sulmi mbi Nagasakin ndodhi m\u00eb 9 gusht t\u00eb vitit 1945, tri dit\u00eb pas bombardimit t\u00eb Hiroshim\u00ebs, duke i vrar\u00eb rreth 70,000 persona deri n\u00eb fund t\u00eb atij viti. M\u00eb 15 gusht 1945, Japonia shpalli kapitullimin, duke i dh\u00ebn\u00eb fund Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore dhe gati gjysm\u00eb shekulli agresioni n\u00eb Azi.<\/p>\n<p>Rreth 2,600 persona, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues bot\u00ebror\u00eb nga m\u00eb shum\u00eb se 90 vende, mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb p\u00ebrkujtimore n\u00eb Parkun e Paqes n\u00eb Nagasaki, ku fol\u00ebn kryebashkiaku Shiro Suzuki dhe kryeministri Shigeru Ishiba.<\/p>\n<p>N\u00eb or\u00ebn 11:02 t\u00eb m\u00ebngjesit, koha e sakt\u00eb kur bomba atomike shp\u00ebrtheu mbi qytet, pjes\u00ebmarr\u00ebsit e mbajt\u00ebn nj\u00eb minut\u00eb heshtje teksa kambana p\u00ebrkujtimore binte n\u00eb sfond.<\/p>\n<p>Nagasaki zotohet t\u00eb jet\u00eb vendi i fundit i goditur nga bomba atomike<\/p>\n<p>Pas fjalimit t\u00eb kryebashkiakut Suzuki \u2013 prind\u00ebrit e t\u00eb cilit i kishin mbijetuar sulmit \u2013 u l\u00ebshuan dhjet\u00ebra p\u00ebllumba, si akt q\u00eb e simbolizon paqen. Ai ka th\u00ebn\u00eb se kujtimet e qytetit p\u00ebr bombardimin jan\u00eb \u201ctrash\u00ebgimi e p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrcillet brez pas brezi, brenda dhe jasht\u00eb Japonis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKrizat ekzistenciale p\u00ebr njer\u00ebzimin po b\u00ebhen t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr secilin prej nesh q\u00eb jeton n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb\u201d, ka theksuar Suzuki. \u201cP\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Nagasakin vendin e fundit t\u00eb bombarduar ndonj\u00ebher\u00eb, do t\u00eb ecim dor\u00eb p\u00ebr dore me qytetar\u00ebt e bot\u00ebs dhe do t\u00eb p\u00ebrkushtohemi p\u00ebr \u00e7armatosjen b\u00ebrthamore dhe paqen e p\u00ebrhershme n\u00eb bot\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Lutjet p\u00ebr \u00e7armatim b\u00ebrthamor dhe fund t\u00eb luft\u00ebs<\/p>\n<p>T\u00eb mbijetuarit dhe familjar\u00ebt e tyre u mblodh\u00ebn q\u00eb n\u00eb or\u00ebt e hershme t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb 9 gushtit n\u00eb Parkun e Paqes dhe n\u00eb Parkun e Hipocentrit, i cili ndodhet pik\u00ebrisht posht\u00eb vendit ku shp\u00ebrtheu bomba, disa or\u00eb para ceremonis\u00eb zyrtare.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb thjesht e dua nj\u00eb bot\u00eb pa luft\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Koichi Kawano, nj\u00eb i mbijetuar 85-vje\u00e7ar, teksa vendosi lule te monumenti i Hipocentrit, i dekoruar me zogj prej letre dhe dhurata t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb u lut\u00ebn n\u00eb kishat e Nagasakit, qytet ky me histori t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb konvertimeve n\u00eb katoliciz\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt jetuan n\u00eb ilegalitet gjat\u00eb p\u00ebrndjekjeve brutale n\u00eb epok\u00ebn feudale.<\/p>\n<p>Dy kambanat e katedrales Urakami, q\u00eb u shkat\u00ebrrua gjat\u00eb bombardimit, ran\u00eb s\u00ebrish s\u00eb bashku pasi nj\u00ebra prej tyre, q\u00eb kishte humbur, ishte restauruar nga vullnetar\u00ebt.<\/p>\n<p>T\u00eb mbijetuarit ia besojn\u00eb gjeneratave t\u00eb reja misionin p\u00ebr paqen<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht vuajtjeve nga plag\u00ebt, diskriminimit dhe s\u00ebmundjeve t\u00eb shkaktuara prej rrezatimit, t\u00eb mbijetuarit kan\u00eb mbetur t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj \u00e7armatimit b\u00ebrthamor \u2013 porse jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar se bota po l\u00ebviz n\u00eb drejtimin e gabuar.<\/p>\n<p>Tani ata ia besojn\u00eb vizionin e nj\u00eb bote pa arm\u00eb b\u00ebrthamore brezave t\u00eb rinj, duke theksuar se sulmi nuk i takon vet\u00ebm t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, por \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt \u00e7\u00ebshtje q\u00eb e prek drejtp\u00ebrdrejt edhe t\u00eb ardhmen e tyre.<\/p>\n<p>\u201cKa vet\u00ebm dy gj\u00ebra q\u00eb i d\u00ebshiroj: ndalimin e arm\u00ebve b\u00ebrthamore dhe ndalimin e luft\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb e mbijetuara Fumi Takeshita. \u201cE vetmja bot\u00eb q\u00eb un\u00eb e shoh \u00ebsht\u00eb ajo ku arm\u00ebt b\u00ebrthamore nuk p\u00ebrdoren dhe ku t\u00eb gjith\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb paqe\u201d.<\/p>\n<p>Takeshita, 83 vje\u00e7, ka vizituar shkolla t\u00eb ndryshme p\u00ebr ta ndar\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn e saj me f\u00ebmij\u00ebt. \u201cKur t\u00eb rriteni dhe ta kujtoni at\u00eb q\u00eb m\u00ebsuat sot, mendoni se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb secili prej jush p\u00ebr ta parandaluar luft\u00ebn\u201d, u ka th\u00ebn\u00eb ajo nx\u00ebn\u00ebsve k\u00ebt\u00eb jav\u00eb.<\/p>\n<p>Teruko Yokoyama, 83 vje\u00e7, an\u00ebtare e nj\u00eb organizate q\u00eb i mb\u00ebshtet t\u00eb mbijetuarit e sulmit b\u00ebrthamor, ka th\u00ebn\u00eb se e ndien munges\u00ebn e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve q\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb dhe se kjo e shtyn t\u2019i dokumentoj\u00eb jet\u00ebt e t\u00eb mbijetuarve t\u00eb mbetur.<\/p>\n<p>Numri i t\u00eb mbijetuarve ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb 99 mij\u00eb \u2013 rreth nj\u00eb e kat\u00ebrta e numrit fillestar \u2013 dhe mosha e tyre mesatare ka kaluar 86 vjet. Kujtimet po zbehen, pasi moshat relativisht m\u00eb t\u00eb reja n\u00eb mesin e t\u00eb mbijetuarve ishin shum\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl p\u00ebr ta mbajtur n\u00eb mend ngjarjen.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u2019i dokumentojm\u00eb d\u00ebmet e bombardimeve dhe historit\u00eb jet\u00ebsore t\u00eb t\u00eb mbijetuarve\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Yokoyama, dy motrat e s\u00eb cil\u00ebs vdiq\u00ebn nga s\u00ebmundjet e lidhura me rrezatimin.<\/p>\n<p>Organizata e saj ka nisur t\u2019i digjitalizoj\u00eb rr\u00ebfimet e t\u00eb mbijetuarve p\u00ebr t\u2019i publikuar ato n\u00eb platform\u00ebn \u201cYouTube\u201d dhe rrjetet e tjera sociale, me ndihm\u00ebn e brezit t\u00eb ri.<\/p>\n<p>\u201cKa t\u00eb rinj q\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb veprojn\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo p\u00ebr agjencin\u00eb e lajmeve Associated Press. \u201cK\u00ebshtu q\u00eb, nuk kemi arsye t\u00eb d\u00ebshp\u00ebrohemi\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb premten, qyteti i Nagasakit e kishte organizuar nj\u00eb \u201cforum t\u00eb paqes\u201d, ku t\u00eb mbijetuarit i ndan\u00eb historit\u00eb e tyre me mbi 300 t\u00eb rinj nga e gjith\u00eb Japonia. Seiichiro Mise, 90 vje\u00e7, \u00ebsht\u00eb shprehur se po ia dhuron \u201cfarat e luleve t\u00eb paqes\u201d brezit t\u00eb ri, me shpres\u00ebn se do t\u00eb lul\u00ebzojn\u00eb her\u00ebt a von\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb mbijetuarit jan\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga k\u00ebrc\u00ebnimet dhe mb\u00ebshtetja n\u00eb rritje e udh\u00ebheq\u00ebsve bot\u00ebror\u00eb p\u00ebr zhvillimin ose mbajtjen e arm\u00ebve b\u00ebrthamore si instrument parandalues.<\/p>\n<p>Ata e kan\u00eb kritikuar refuzimin e Qeveris\u00eb japoneze p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar apo p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Traktatin p\u00ebr Ndalimin e Arm\u00ebve B\u00ebrthamore, p\u00ebr shkak t\u00eb aleanc\u00ebs s\u00eb saj me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, e cila i sheh arm\u00ebt b\u00ebrthamore si garanci sigurie.<\/p>\n<p>N\u00eb fjalimin e tij, kryeministri Ishiba e ka ritheksuar p\u00ebrkushtimin e Japonis\u00eb p\u00ebr nj\u00eb bot\u00eb pa arm\u00eb b\u00ebrthamore si dhe ka premtuar se do ta promovoj\u00eb dialogun nd\u00ebrmjet vendeve me dhe pa arm\u00eb b\u00ebrthamore n\u00eb Konferenc\u00ebn p\u00ebr Rishikimin e Traktatit p\u00ebr Mosp\u00ebrhapjen e Arm\u00ebve B\u00ebrthamore, q\u00eb do t\u00eb mbahet n\u00eb prill dhe maj t\u00eb vitit 2026 n\u00eb New York.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai nuk e p\u00ebrmendi fare Traktatin p\u00ebr Ndalimin e Arm\u00ebve B\u00ebrthamore.<\/p>\n<p>Qyteti i Nagasakit ka ftuar p\u00ebrfaq\u00ebsues nga t\u00eb gjitha vendet n\u00eb ceremonin\u00eb p\u00ebrkujtimore t\u00eb s\u00eb shtun\u00ebs. Autoritetet kineze kan\u00eb njoftuar se nuk do t\u00eb marrin pjes\u00eb, pa dh\u00ebn\u00eb arsye.<\/p>\n<p>Ceremonia e vitit t\u00eb kaluar pati shkaktuar polemika p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb ambasadorit amerikan dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tjer\u00eb per\u00ebndimor\u00eb, pas refuzimit t\u00eb qytetit p\u00ebr ta ftuar Izraelin.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/nagasaki-shenon-80-vjetorin-e-sulmit-me-bombe-atomike\/\">Nagasaki sh\u00ebnon 80-vjetorin e sulmit me bomb\u00eb atomike<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qyteti jugor japonez i Nagasakit e ka sh\u00ebnuar t\u00eb shtun\u00ebn 80-vjetorin e sulmit b\u00ebrthamor nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs \u2013 sulm i cili vrau dhjet\u00ebra-mij\u00ebra njer\u00ebz dhe la pas t\u00eb mbijetuar q\u00eb shpresojn\u00eb se kujtimet e tyre trondit\u00ebse do t\u00eb ndihmojn\u00eb q\u00eb Nagasaki t\u00eb mbetet vendi i fundit n\u00eb rruzullin tok\u00ebsor q\u00eb \u00ebsht\u00eb goditur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34868","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34868","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34868"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34868\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34868"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34868"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34868"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}