{"id":34845,"date":"2025-08-09T09:50:03","date_gmt":"2025-08-09T09:50:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/09\/pak-fjale-per-rrethimin-e-news24-dhe-paralelizmin-me-djegien-e-redaksise-se-koha-jone\/"},"modified":"2025-08-09T09:50:03","modified_gmt":"2025-08-09T09:50:03","slug":"pak-fjale-per-rrethimin-e-news24-dhe-paralelizmin-me-djegien-e-redaksise-se-koha-jone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/09\/pak-fjale-per-rrethimin-e-news24-dhe-paralelizmin-me-djegien-e-redaksise-se-koha-jone\/","title":{"rendered":"Pak fjal\u00eb p\u00ebr rrethimin e news24 dhe paralelizmin me djegien e redaksis\u00eb s\u00eb KOHA JONE"},"content":{"rendered":"<p>Nga Nikoll Lesi\/<\/p>\n<p>Sot policia e shtetit nuk ka lejuar hyrjen e punonj\u00ebsve dhe gazetar\u00ebve t\u00eb news24 dhe mediave t\u00eb tjera t\u00eb Irfan Hysenbelliut n\u00eb nj\u00eb ndertes\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shtetrore.<\/p>\n<p>Kjo historia e p\u00ebrplasjes s\u00eb shtetit me news24 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb godin\u00eb shtetrore t\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qera p\u00ebr shum\u00eb vite, ka koh\u00eb q\u00eb thuhet nga mediat e Irfanit si inat qeveritar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gazetar i njohur, opozitar, me mori n\u00eb celular sot, fill pas k\u00ebsaj ngjarje dhe me pyeti se \u201cA ngjason ky rrethim i news24 me rrethimin e redaksis\u00eb s\u00eb gazet\u00ebs KOHA JONE nat\u00ebn e 3 marsit 1997?\u201d.<\/p>\n<p>Dhe iu p\u00ebrgjigja shkurt: JO!<\/p>\n<p>Me pas kolegu i mir\u00eb mbylli celularin. Shikova n\u00ebse e ka publikuar p\u00ebrgjigjen time, dhe v\u00ebrej se jo.<\/p>\n<p>Meq\u00ebn\u00ebse me pyeti miku im koleg, q\u00eb punon p\u00ebr nj\u00eb media t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, me duhet t\u00eb shpjegohem p\u00ebr publikun, edhe si botues i gazet\u00ebs me t\u00eb madhe t\u00eb pavarur n\u00eb historin\u00eb e medias shqiptare, gazet\u00ebs KOHA JONE.<\/p>\n<p>P\u00ebrplasja e sotme polici-news24 ose me sakt\u00eb polici-pronar media nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me zhurm\u00ebn se shteti po dhunon median e lir\u00eb apo b\u00ebrtimat e disave nga selia Blu apo edhe t\u00eb mikes time t\u00eb mir\u00eb, ish-deputetes Dhurata \u00c7upi e cila tha se \u201dHeshtja sot p\u00ebr News 24 \u00ebsht\u00eb heshtje p\u00ebr \u00e7do media q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb nes\u00ebr n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin fat. Prandaj duhet reagim shoq\u00ebror\u201d.<\/p>\n<p>Me lejoni ta them q\u00eb t\u00eb mos keqkuptohem nga ata q\u00eb nuk lexojn\u00eb kurr\u00eb deri n\u00eb fund nj\u00eb shkrim: Kurrsesi nuk jam dakort me hakmarrjet apo nd\u00ebshkimet qeveritare, kushdo q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pushtet!<\/p>\n<p>E n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhet nj\u00eb sqarim nga strukturat p\u00ebrgjegj\u00ebse shtetrore n\u00ebse ka patur lajm\u00ebrim me shkrim ndaj kompanis\u00eb mediatike, ose me sakt\u00eb ndaj pronarit t\u00eb news24, etj zotit Irfan Hysenbelliu p\u00ebr lirimin e zyrave shtetrore t\u00eb dh\u00ebna, dikur, me qera?<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa godina mbetet pron\u00eb e qeveris\u00eb dhe \u00e7do qeveri e di se si e menaxhon pron\u00ebn e saj!<\/p>\n<p>Prap\u00eb pak fjal\u00eb p\u00ebr Irfan Hysenbelliun. Po e b\u00ebj se prap\u00eb ka disa q\u00eb nuk durojn\u00eb deri n\u00eb fund, t\u00eb lexojn\u00eb!<\/p>\n<p>Irfani, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pronar i news24 dhe disa mediave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb vend, mbetet nj\u00eb nga pronar\u00ebt mediatik\u00eb dashamir\u00ebs dhe njer\u00ebzor me punonj\u00ebsit e medias s\u00eb tij. Njeri inisiator\u00eb, k\u00ebrkues dhe asnj\u00ebher\u00eb i k\u00ebnaqur nga arritjet e tij t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Por e verteta mbetet nj\u00eb; shteti e ka pron\u00eb t\u00eb tij godin\u00ebn e news24. Dhe ka nj\u00eb plan p\u00ebr ta kthyer n\u00eb nj\u00eb objekt prodhimi ushtarak.<\/p>\n<p>A ishte me paramendim qeveritar rimarrja e godin\u00ebs, pra mbyllja e kontrat\u00ebs s\u00eb qeras\u00eb, apo jo; kjo ha debat. Sikurse thuhet se kontrata e qiras\u00eb kishte mbaruar dhe ministria nuk ia ka rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe e b\u00ebri ligj\u00ebrisht!<\/p>\n<p>Ku \u00ebsht\u00eb dhuna n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast?!<\/p>\n<p>T\u00eb lajm\u00ebrova, mos hyj\u00eb brenda dhe nuk t\u00eb lejoj\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00ebse ishte godin\u00eb private, at\u00ebhere dal dhe un\u00eb t\u00eb dera e news24 me koleg\u00ebt kundra Edi Ram\u00ebs. N\u00ebse i kan\u00eb hequr liecensen televizionit kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb gazetar\u00ebt e news24, jo vet\u00ebm t\u00eb protestojn\u00eb, por edhe t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb kryeministri.<\/p>\n<p>Shum\u00eb mir\u00eb, Irfani i famsh\u00ebm, si nd\u00ebrtues dhe mbetet nj\u00eb nga nd\u00ebrtuesit me cil\u00ebsor\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, mund t\u00eb kishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb godin\u00eb private p\u00ebr mediat e tij.<\/p>\n<p>N\u00ebse bashkia apo qeveria nuk do ti kishin dh\u00ebn\u00eb leje nd\u00ebrtimi p\u00ebr nj\u00eb godin\u00eb private mediatike, at\u00ebhere ka t\u00eb drejt\u00eb Irfani. N\u00ebse AMA, pra indirekt qeveria, do ti kishin hequr licens\u00ebn e televizionit, at\u00ebhere ka t\u00eb drejt\u00eb Irfani.<\/p>\n<p>Ndaj krahasimi me rrethimin e djegien e plot\u00eb t\u00eb redaksis\u00eb s\u00eb gazet\u00ebs KOHA JONE me 3 mars 1997 nuk ka asnj\u00eb krahasim me ngjarjen e sotme te news24.<\/p>\n<p>Shumica e di, por sidomos rinia e sotme, e cila at\u00ebhere nuk kishte lindur, duhet t\u2019ju them se ishte policia e shtetit, sherbimi sekret shtetror (SHIK) dhe Garda e Republik\u00ebs me 3 mars 1997 q\u00eb hyn\u00eb me forc\u00eb n\u00eb or\u00ebn dy t\u00eb nat\u00ebs n\u00eb zyrat e gazet\u00ebs KOHA JONE; q\u00eblluan me automatik muret, dogj\u00ebn me napalm kompjutera, tavolina; gjith\u00e7ka. Mor\u00ebn me vete me dhun\u00eb gazetarin Zamir Dule q\u00eb flinte n\u00eb zyrat e KOHA JONE. Rr\u00ebmbyen shoferin e gazet\u00ebs Anesti Nikolla. I d\u00ebrguan me dhun\u00eb n\u00eb komisariatin num\u00ebr tre dhe i rrahen n\u00eb qelit\u00eb e tyre. Zamir Dulen e sakatuan dhe nuk u b\u00eb m\u00eb njeri, derisa nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb Kor\u00e7\u00eb.<\/p>\n<p>Zyrat e shkrumbuara t\u00eb KOHA JONE soll\u00ebn q\u00eb gazeta p\u00ebr 42 dit\u00eb t\u00eb mos dilte n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Ishte shteti, autori. Dhe kjo e vertetuar nga gjykata e lart\u00eb pas 19 viteve nga ngjarja, n\u00eb dhjetor 2016, u pranua se redaksia e gazet\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe shqiptare u shkat\u00ebrrua nga shteti.<\/p>\n<p>T\u00eb mos p\u00ebrmend p\u00ebrplasjen e madhe me kryeministrin Fatos Nano nd\u00ebr vitet 2003-2005, q\u00eb \u00e7far\u00eb nuk b\u00ebri ndaj gazet\u00ebs KOHA JONE. T\u00eb gjitha posht\u00ebrsit\u00eb e bot\u00ebs!<\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb dhuna shtetrore ka forma e nuanca t\u00eb ndryshme, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Jam krejt i qart\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb!<\/p>\n<p>Por doja ta sqaroja kolegun tim q\u00eb b\u00ebri krahasim t\u00eb pakrahasuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/pak-fjale-per-rrethimin-e-news24-dhe-paralelizmin-me-djegien-e-redaksise-se-koha-jone\/\">Pak fjal\u00eb p\u00ebr rrethimin e news24 dhe paralelizmin me djegien e redaksis\u00eb s\u00eb KOHA JONE<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Nikoll Lesi\/ Sot policia e shtetit nuk ka lejuar hyrjen e punonj\u00ebsve dhe gazetar\u00ebve t\u00eb news24 dhe mediave t\u00eb tjera t\u00eb Irfan Hysenbelliut n\u00eb nj\u00eb ndertes\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shtetrore. Kjo historia e p\u00ebrplasjes s\u00eb shtetit me news24 p\u00ebr k\u00ebt\u00eb godin\u00eb shtetrore t\u00eb dh\u00ebn\u00eb me qera p\u00ebr shum\u00eb vite, ka koh\u00eb q\u00eb thuhet nga mediat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34845","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34845","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34845"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34845\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34845"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34845"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34845"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}