{"id":34834,"date":"2025-08-09T08:58:25","date_gmt":"2025-08-09T08:58:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/09\/kthimi-i-cetnikeve-ne-mal-te-zi\/"},"modified":"2025-08-09T08:58:25","modified_gmt":"2025-08-09T08:58:25","slug":"kthimi-i-cetnikeve-ne-mal-te-zi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/09\/kthimi-i-cetnikeve-ne-mal-te-zi\/","title":{"rendered":"Kthimi i \u00e7etnik\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi"},"content":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli<\/p>\n<p>K\u00ebto dit\u00eb po shihen frytet e marr\u00ebveshjes q\u00eb qeveria malazeze e drejtuar nga Dritan Abazoviqi n\u00ebnshkroi me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe (KOS), e cila k\u00ebsaj organizate klerikale, q\u00eb shpesh merret me parapolitik\u00eb dhe nacionaliz\u00ebm, i dha t\u00eb drejta t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb Republik\u00ebn e Malit t\u00eb Zi. At\u00ebbot\u00eb u tha se me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje do t\u00eb shtendoseshin raportet mes Malit t\u00eb Zi dhe Serbis\u00eb dhe kisha serbe do t\u00eb g\u00ebzonte t\u00eb drejtat e saj n\u00eb shtetin fqinj, n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte opinioni i gjer\u00eb pati rastin t\u00eb shoh drejtp\u00ebrdrejt\u00eb pasojat e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje t\u00eb keqe p\u00ebr Malin e Zi. N\u00eb fshatin Gornje Zaostro af\u00ebr qytetit Berane qindra nacionalist\u00eb (pro)serb\u00eb, t\u00eb prir\u00eb nga krer\u00ebt e Kish\u00ebs Ortodokse Serbe, zbuluan p\u00ebrmendoren e komandantit fam\u00ebkeq \u00e7etnik Pavle Gjurishiq. Nj\u00eb p\u00ebrpjekje e till\u00eb kishte d\u00ebshtuar m\u00eb 2002 dhe m\u00eb 2013. At\u00ebher\u00eb n\u00eb pushtet ishte Millo Gjukanoviqi. Pas zbulimit t\u00eb p\u00ebrmendores s\u00eb paligjshme, policia arrestoi nj\u00eb 59-vje\u00e7ar, n\u00eb pron\u00ebn e t\u00eb cilit u vendos p\u00ebrmendora e Gjurishiqit. P\u00ebrmendorja u mbulua me nj\u00eb g\u00ebzof. Kryetari i Malit t\u00eb Zi dhe kryeministri kund\u00ebrshtuan k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmendore, por, sipas mediave malazeze, nuk reagoi Andrija Mandiq, kryetar i parlamentit, i njohur p\u00ebr q\u00ebndrimet e tij proruse dhe proserbe.<\/p>\n<p>Ligji n\u00eb Mal t\u00eb Zi e ndalon lart\u00ebsimin e fashizmit, nazizmit, shovinizmit dhe personave t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr krime t\u00eb luft\u00ebs. Por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk b\u00ebhen merak krer\u00ebt e Kish\u00ebs Ortodokse Serbe. Metropoliti Metodije i Nikshiqit tha se n\u00ebse \u201czgjohet populli\u201d p\u00ebrmendorja e Gjurishiqit do t\u00eb ngritet edhe n\u00eb Berane. K\u00ebrc\u00ebnimi me zgjimin e popullit \u00ebsht\u00eb tamam e nj\u00ebjta retorik\u00eb si\u00e7 e kan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebrkrah\u00ebsit e Sllobodan Millosheviqit n\u00eb prag t\u00eb ndezjes s\u00eb luft\u00ebrave serbom\u00ebdha kund\u00ebr popujve t\u00eb Ballkanit para 35 viteve.<\/p>\n<p>Pavle Gjurishiq (1909\u20131945) ishte vojvod\u00eb \u00e7etnik dhe komandant i nj\u00ebsive \u00e7etnike n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb Sanxhak dhe Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Gjurishiq ishte nj\u00eb nga njer\u00ebzit ky\u00e7 n\u00eb hierarkin\u00eb \u00e7etnike n\u00ebn komand\u00ebn e Drazha Mihajloviqit. N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1943 Gjurishiq i raportoi Mihajloviqit se forcat e tij kishin masakruar 8000 civil\u00eb mysliman\u00eb, \u201cgra, pleq dhe f\u00ebmij\u00eb\u201d. Mizorit\u00eb e tij ai i kreu sidomos n\u00eb Plevle, \u00c7ajni\u00e7e dhe Fo\u00e7\u00eb. P\u00ebr kolaboracionizmin e tij, Gjurshiq \u00ebsht\u00eb dekoruar nga komanda naziste, pra nga regjimi i Adolf Hitlerit. Metropoliti Metodije tha se p\u00ebrmendoren do ta fusnin n\u00eb kish\u00eb p\u00ebr ta ruajtur.<\/p>\n<p>Partia e Dritan Abazoviqit doli me nj\u00eb komunikat\u00eb ku k\u00ebrkoi t\u00eb hiqet p\u00ebrmendorja e \u00e7etnikut Gjurishiq dhe akuzoi qeverin\u00eb e Malit t\u00eb Zi se nuk ka forc\u00eb t\u00eb p\u00ebrballet me ideologjit\u00eb profashiste. E v\u00ebrteta do t\u00eb b\u00ebhej e plot\u00eb n\u00ebse partia e ish-kryeministrit Abazoviq do t\u00eb pranonte s\u00eb paku gabimin q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb duke ia hapur portat Kish\u00ebs Ortodoske Serbe n\u00eb Mal t\u00eb Zi dhe duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb shtet brenda shtetit. N\u00eb nenin 7 t\u00eb marr\u00ebveshjes me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe (Temeljni ugovor) thuhet se autoritetet shtet\u00ebrore nuk mund t\u00eb nd\u00ebrmarrin masa sigurie (si hyrje, kontroll, etj.) n\u00eb kishat dhe hap\u00ebsirat p\u00ebrkat\u00ebse pa miratimin paraprak t\u00eb organeve kishtare, p\u00ebrve\u00e7 rasteve urgjente p\u00ebr mbrojtjen e jet\u00ebs dhe sh\u00ebndetit.<\/p>\n<p>Se deri ku shkon naiviteti (e me gjas\u00eb edhe dashakeq\u00ebsia) e politikan\u00ebve shqiptar\u00eb u pa para pak dit\u00ebsh kur kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, me nj\u00eb videomesazh t\u00eb p\u00ebrpunuar me inteligjenc\u00eb artificiale, iu drejtua n\u00eb gjuh\u00ebn malazeze kongresit t\u00eb partis\u00eb s\u00eb Abazoviqit duke e lart\u00ebsuar at\u00eb si politikan t\u00eb s\u00eb ardhmes, i cili i pask\u00ebsh l\u00ebn\u00eb pas kufijt\u00eb e vjet\u00ebr t\u00eb politik\u00ebs identitare. D\u00ebshmi e trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb Abazoviqit \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kthimi i \u00e7etnik\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi, jo vet\u00ebm n\u00eb trajt\u00eb p\u00ebrmendoresh. Drejt ardhm\u00ebris\u00eb europiane me Pavle Gjurishiqin? Kur realiteti ujdiset me inteligjenc\u00eb artificiale, rezultati s\u2019ka si t\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se revizionizmi historik.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/kthimi-i-cetnikeve-ne-mal-te-zi\/\">Kthimi i \u00e7etnik\u00ebve n\u00eb Mal t\u00eb Zi<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Enver Robelli K\u00ebto dit\u00eb po shihen frytet e marr\u00ebveshjes q\u00eb qeveria malazeze e drejtuar nga Dritan Abazoviqi n\u00ebnshkroi me Kish\u00ebn Ortodokse Serbe (KOS), e cila k\u00ebsaj organizate klerikale, q\u00eb shpesh merret me parapolitik\u00eb dhe nacionaliz\u00ebm, i dha t\u00eb drejta t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb Republik\u00ebn e Malit t\u00eb Zi. At\u00ebbot\u00eb u tha se me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34834","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34834","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34834"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34834\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34834"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34834"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34834"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}