{"id":34799,"date":"2025-08-08T19:27:36","date_gmt":"2025-08-08T19:27:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/08\/ish-kreu-i-kushtetueses-vendimi-per-kuvendin-e-kosoves-i-qarte-por-me-dy-defekte\/"},"modified":"2025-08-08T19:27:36","modified_gmt":"2025-08-08T19:27:36","slug":"ish-kreu-i-kushtetueses-vendimi-per-kuvendin-e-kosoves-i-qarte-por-me-dy-defekte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/08\/ish-kreu-i-kushtetueses-vendimi-per-kuvendin-e-kosoves-i-qarte-por-me-dy-defekte\/","title":{"rendered":"Ish-kreu i Kushtetueses: Vendimi p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs i qart\u00eb, por me dy defekte"},"content":{"rendered":"<p><span>Ish-kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Enver Hasani, ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se dispozitivi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese lidhur me konstituim t\u00eb Kuvendit \u00ebsht\u00eb \u201cjasht\u00ebzakonisht i qart\u00eb\u201d dhe n\u00ebse ka vullnet politik, procesi mund t\u00eb finalizohet.<\/span><\/p>\n<p><span>Megjithat\u00eb, ai i ka identifikuar disa \u201cdefekte\u201d q\u00eb sipas tij e b\u00ebjn\u00eb problematik vendimin: urdhri q\u00eb seanc\u00ebn ta vazhdoj\u00eb Avni Dehari, edhe pse, sipas Hasanit, ai ka kryer shkelje kushtetuese, dhe pse deputet\u00ebt jan\u00eb urdh\u00ebruar t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00eb dhe t\u00eb votojn\u00eb, por pa u b\u00ebr\u00eb publike masat nd\u00ebshkuese.<\/span><\/p>\n<p><span>Ai \u00ebsht\u00eb shprehur i bindur se mungesa e masave nd\u00ebshkuese \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e, si\u00e7 e quan ai, \u201cnd\u00ebrhyrjes\u201d s\u00eb presidentes s\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani n\u00eb drejt\u00ebsi, p\u00ebrmes deklarimeve t\u00eb saj publike.<\/span><\/p>\n<p><span>Gjykata Kushtetuese ka vendosur m\u00eb 8 gusht q\u00eb kryetari i Kuvendit duhet t\u00eb zgjidhet me votim t\u00eb hapur, duke e urdh\u00ebruar Deharin q\u00eb t\u2019i kthehet rendit t\u00eb dit\u00ebs, si\u00e7 ishte caktuar m\u00eb 8 prill.<\/span><\/p>\n<p><span>N\u00eb vendim \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se emri i nj\u00eb kandidati p\u00ebr kryeparlamentar mund t\u00eb propozohet n\u00eb votim vet\u00ebm deri n\u00eb tri her\u00eb, teksa deputet\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb koh\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbyllin konstituimin e Kuvendit brenda 30-dit\u00ebsh, pasi aktgjykimi t\u00eb publikohet n\u00eb Gazet\u00ebn Zyrtare.<\/span><\/p>\n<p><strong><span>Radio Evropa e Lir\u00eb: Zoti Hasani, si e vler\u00ebsoni aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb 8 gushtit?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Enver Hasani: Arsyetimi ende nuk ka dal\u00eb dhe un\u00eb do ta komentoj vet\u00ebm dispozitivin. Nga dispozitivi shihet se ka nj\u00eb qart\u00ebsi se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pal\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, pra deputet\u00ebt lidhur me konstituimin.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>N\u00eb aspektin profesional mendoj se \u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme se si mund t\u00eb konstatohet shkelja kushtetuese e zotit Avni Dehari dhe i nj\u00ebjti t\u00eb urdh\u00ebrohet t\u00eb vazhdoj\u00eb aty ku e ka shkelur Kushtetut\u00ebn. Kjo nuk mund t\u00eb arsyetohet me standardet e gjyq\u00ebsis\u00eb kushtetuese. Dhe e dyta, ju e dini, edhe n\u00eb aktgjykimin e vitit 2014, edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb para nj\u00eb muaji t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb se deputet\u00ebt duhet t\u00eb rrin\u00eb dhe t\u00eb votojn\u00eb, por tani gjykata i urdh\u00ebron. Edhe kjo bie ndesh me postulatin e mandatit t\u00eb lir\u00eb dhe besoj se kjo \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e pajtueshme me standardet kushtetuese.<\/span><\/em><\/p>\n<p><em><span>Mendoj se gjykata ka gabuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim sepse \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019i v\u00eb n\u00eb dukje sanksionet, n\u00ebse deputet\u00ebt nuk e konsitituojn\u00eb Kuvendin brenda 30 dit\u00ebve, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb decertifikim, humbje e mandatit, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim mendoj se jan\u00eb dy defekte, q\u00eb n\u00eb aspektin e gjyq\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese jan\u00eb pak t\u00eb pajtueshme. N\u00eb pjes\u00ebn e qart\u00ebsis\u00eb, n\u00ebse ka vullnet t\u00eb mir\u00eb, dispozitivi \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i qart\u00eb.<\/span><\/em><\/p>\n<p><strong><span>Radio Evropa e Lir\u00eb: Tani kush duhet ta caktoj\u00eb seanc\u00ebn dhe kur mund t\u00eb thirret ajo?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Enver Hasani: Dispozitivi thot\u00eb se duhet t\u00eb thirret sipas dat\u00ebs kur zoti Dehari e ka b\u00ebr\u00eb propozimin p\u00ebr votim t\u00eb fshehur, at\u00eb q\u00eb e b\u00ebri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare, m\u00ebnyr\u00ebn e ndryshimit t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs. Gjykata ka urdh\u00ebruar ekzekutimin e rendit t\u00eb dit\u00ebs t\u00eb dat\u00ebs 8 prill. Duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb nj\u00eb pik\u00eb se kur ka nisur gjendja jokushtetuese. Gjendja jokushtetuese ka nisur n\u00eb momentin kur zoti Dehari e ka ndryshuar rendin e dit\u00ebs. Zoti Dehari duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb seanc\u00ebn ashtu si\u00e7 ka qen\u00eb e caktuar m\u00eb 8 prill, kur \u00ebsht\u00eb caktuar skenari i konstituimit t\u00eb Kuvendit. Pra, duhet t\u00eb num\u00ebrohen 30 dit\u00eb nga fillimi.<\/span><\/em><\/p>\n<p><strong><span>Radio Evropa e Lir\u00eb: Si do t\u00eb duhej t\u00eb zgjidhej ky aspekt, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mandati s\u00ebrish zotit Dehari, n\u00ebse ka b\u00ebr\u00eb shkelje kushtetuese?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Enver Hasani: Zoti Dehari tani ka detyrim kushtetues dhe nuk guxon t\u00eb devijoj\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ai tani ka urdh\u00ebr q\u00eb ta ekzekutoj\u00eb skenarin e dat\u00ebs 8 prill 2025. At\u00eb urdh\u00ebr ai nuk guxon ta devijoj\u00eb. Duhet t\u00eb propozohet deri n\u00eb tri her\u00eb kandidati i nj\u00ebjt\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb \u00e7do 24 or\u00eb mund t\u00eb propozohet nga partia e nj\u00ebjt\u00eb brenda 30 dit\u00ebve, por jo t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjti kandidat, \u00e7do tri her\u00eb duhet t\u00eb ndryshohet. N\u00eb dispozitiv gjykata \u00ebsht\u00eb e heshtur, sepse nuk mund t\u2019i detyrosh deputet\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb dhe gjykata nuk e ka treguar pasoj\u00ebn juridike, e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb sikurse n\u00eb aktgjykimin paraprak. Por, p\u00ebr dallim nga her\u00ebn e kaluar, dispozitivi ishte i qart\u00eb.<\/span><\/em><\/p>\n<p><strong><span>Radio Evropa e Lir\u00eb: \u00c7far\u00eb ndodh pas 30 dit\u00ebve, n\u00ebse nuk konstituohet Kuvendi?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Enver Hasani: Un\u00eb besoj q\u00eb k\u00ebt\u00eb radh\u00eb, meqen\u00ebse po lidhemi, si\u00e7 po populli, \u201cnjeriu lidhet p\u00ebr fjal\u00eb\u201d, zoti [Albin] Kurti dje e tha qart\u00eb se do t\u00eb zbatoj\u00eb \u00e7do vendim t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, dispozitivi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i qart\u00eb dhe un\u00eb nuk kam asnj\u00eb arsye q\u00eb ai nuk do ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/span><\/em><\/p>\n<p><strong><span>Radio Evropa e Lir\u00eb: \u00c7far\u00eb ndodh n\u00ebse nj\u00eb deputet apo grup deputet\u00ebsh nuk marrin pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00eb, ose nuk votojn\u00eb? A \u00ebsht\u00eb shkelje kushtetuese?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Enver Hasani: Derisa gjykata e ka urdh\u00ebruar votimin, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr urdh\u00ebr gjykate dhe \u00e7do veprim ndryshe p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs nga ana e deputet\u00ebve, por gjykata n\u00eb dispozitiv nuk ka treguar \u00e7far\u00eb ndodh tutje, cilat jan\u00eb pasojat, dhe k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb defekti i k\u00ebtij aktgjykimi.<\/span><\/em><\/p>\n<p><strong><span>Radio Evropa e Lir\u00eb: Pse besoni se gjykata nuk i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditura masat?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Enver Hasani: Mund t\u00eb spekuloj, munges\u00eb guximi. Arsyeja pse aktgjykimi nuk i ka shkuar deri n\u00eb fund \u00ebsht\u00eb deklarimi i zonj\u00ebs presidente [t\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa] Osmani. Shihet qart\u00eb se mund t\u00eb ket\u00eb ndikuar n\u00eb dispozitiv, n\u00eb aspektin e moscaktimit t\u00eb masave, kjo \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyrje e saj n\u00eb drejt\u00ebsi dhe n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ose tjet\u00ebr e ka intimiduar gjykat\u00ebn dhe gjykata nuk ka shkuar deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij aktgjykimi, sepse po shihet qart\u00eb q\u00eb nj\u00eb gjyqtar \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr.<\/span><\/em><\/p>\n<p><strong><span>Radio Evropa e Lir\u00eb: \u00c7ka n\u00ebse dikush nuk e njeh vendimin e gjykat\u00ebs, me arsyetimin se p\u00ebr t\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb votuar gjyqtari Radomir Llaban?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><em><span>Enver Hasani: Ajo nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb, ajo do t\u00eb ishte marr\u00ebzia m\u00eb e madhe n\u00ebse nj\u00eb parti politike e b\u00ebn at\u00eb. Ashtu si\u00e7 ka qen\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i papranuesh\u00ebm dhe papjekuri e qart\u00eb edhe veprimi i presidentes, sepse nuk mund t\u00eb dihet se kush \u00ebsht\u00eb ai gjyqtar q\u00eb ka votuar kund\u00ebr apo n\u00ebse ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb votim. Ajo gj\u00eb nuk b\u00ebhet publike, por ajo doli publikisht n\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr shtyp dhe sulmoi gjyqtarin, ajo \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb gjyq\u00ebsi.<\/span><\/em><\/p>\n<p><strong><span>Radio Evropa e Lir\u00eb: Pra, ju besoni se gjykata \u00ebsht\u00eb frik\u00ebsuar nga presidentja dhe ajo ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi?<\/span><\/strong><\/p>\n<p><span><em>Enver Hasani: Jam i sigurt q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dispozitivit. Mungesa e masave nd\u00ebshkuese sa i p\u00ebrket afatit pas 30 dit\u00ebve dhe zotit Dehari, \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e ndikimit nga ana e presidentes Osmani.<\/em> <strong>\/Marr\u00eb nga <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/enver-hasani-vendimi-gjykata-kushtetuese-kuvendi-\/33497947.html\">Radio Evropa e Lir\u00eb<\/a><\/strong><\/span><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/08\/ish-kreu-i-kushtetueses-vendimi-per-kuvendin-eshte-i-qarte-por-me-dy-defekte\/\">Ish-kreu i Kushtetueses: Vendimi p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs i qart\u00eb, por me dy defekte<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Enver Hasani, ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se dispozitivi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese lidhur me konstituim t\u00eb Kuvendit \u00ebsht\u00eb \u201cjasht\u00ebzakonisht i qart\u00eb\u201d dhe n\u00ebse ka vullnet politik, procesi mund t\u00eb finalizohet. Megjithat\u00eb, ai i ka identifikuar disa \u201cdefekte\u201d q\u00eb sipas tij e b\u00ebjn\u00eb problematik vendimin: urdhri q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34799","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34799","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34799"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34799\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34799"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34799"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34799"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}