{"id":3478,"date":"2024-11-24T06:58:36","date_gmt":"2024-11-24T06:58:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/24\/futen-ilace-te-pakontrolluara-ogerta-manastirliu-dhe-blerina-kaza-nuk-benin-analiza-as-per-vaksinat-e-femijeve\/"},"modified":"2024-11-24T06:58:36","modified_gmt":"2024-11-24T06:58:36","slug":"futen-ilace-te-pakontrolluara-ogerta-manastirliu-dhe-blerina-kaza-nuk-benin-analiza-as-per-vaksinat-e-femijeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2024\/11\/24\/futen-ilace-te-pakontrolluara-ogerta-manastirliu-dhe-blerina-kaza-nuk-benin-analiza-as-per-vaksinat-e-femijeve\/","title":{"rendered":"Futen ila\u00e7e t\u00eb pakontrolluara\/ Ogerta Manastirliu dhe Blerina Kaza nuk b\u00ebnin analiza as p\u00ebr vaksinat e f\u00ebmij\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Agjencia Komb\u00ebtare e Barnave po lejojn\u00eb me vet\u00ebdije qarkullimin e ila\u00e7eve t\u00eb pakontrolluara n\u00eb vendin ton\u00eb. Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit n\u00eb nj\u00eb raport\u00a0 t\u00eb\u00a0 publikuar s\u00eb fundmi tregon se deri n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti barnat n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb hyr\u00eb pa iu b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb analiz\u00eb laboratorike nga AKB, si dhe jan\u00eb tregtuar me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, me autorizim t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<h4>Por le t\u2019i marrim nj\u00eb nga nj\u00eb shkeljet e konstatuara.<\/h4>\n<p>KLSH konstaton se pavar\u00ebsisht rekomandimeve t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2020, laboratori i AKB vazhdon t\u00eb jet\u00eb i pa akredituar, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb edhe n\u00ebse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb analiza t\u00eb barnave nuk kan\u00eb asnj\u00eb vler\u00eb. Por\u00a0 drejtoresha Blerina Kaza ka vazhduar t\u00eb marr\u00eb rrog\u00ebn k\u00ebto te vit dhe\u00a0 nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem t\u00eb madh.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje theksohet se AKB dhe Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, q\u00eb drejtohej nga Ogerta Manastirliu p\u00ebr periudh\u00ebn 2020-2023, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb autorizim p\u00ebr tregtim barnash pa kontroll fare. Nd\u00ebrsa theksohet se stafi n\u00eb AKB nuk \u00ebsht\u00eb i kualifikuar p\u00ebr t\u00eb kryer pun\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion me r\u00ebnd\u00ebsi kaq t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c<em>N\u00eb lidhje me mekanizmat e ngritur p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb dhe efektshm\u00ebrin e barit n\u00eb vendin ton\u00eb, rezultoi se; AKBPM-s\u00eb p\u00ebrve\u00e7 vitit 2020 ku i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb fonde p\u00ebr laboratorin e kontrollit, p\u00ebr t\u00eb tre vitet e tjera nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb fond p\u00ebr investime n\u00eb pajisje, mjete dhe materiale t\u00eb tjera laboratorike, laboratori i Kontrollit t\u00eb Barnave \u00ebsht\u00eb akoma i pa akredituar, nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrdit\u00ebsuar me t\u00eb rejat e fundit t\u00eb metodikave farmakopeale europiane; p\u00ebr periudh\u00ebn e viteve 2020-2023, numri i autorizimeve\/riautorizimeve t\u00eb tregtimit t\u00eb barnave q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb vendin ton\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb krahasim me analizimin laboratorik t\u00eb barnave q\u00eb jan\u00eb importuar ose prodhuar n\u00eb vend, ku nuk jan\u00eb kryer pothuajse as gjysma e analizave, gjithashtu stafi nuk \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm dhe i kualifikuar, nj\u00eb tjet\u00ebr mang\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se nuk ka procedura t\u00eb mir\u00eb p\u00ebrcaktuara p\u00ebr kryerjen e analizave laboratorike<\/em>, etj\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p><strong> <\/strong><\/p>\n<h4><strong>Jan\u00eb lejuar edhe barnat q\u00eb EMA i konsideron t\u00eb d\u00ebmshme<\/strong><\/h4>\n<p>Ngrihet alarmi me gjetjet q\u00eb ka raportuar KLSH. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave Blerina Kaza ka lejuar t\u00eb tregtohen barna q\u00eb Agjencia Evropiane e Barnave i konsideron si t\u00eb d\u00ebmshme. M\u00eb e keqja \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto barna qarkullojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr farmaci dhe spitale pa iu b\u00ebr\u00eb m\u00eb par\u00eb nj\u00eb kontroll.<\/p>\n<p>\u201c<em>Agjencia komb\u00ebtare e Barnave nuk ka kryer analiza laboratorike p\u00ebr barnat q\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb cilat jan\u00eb konsideruar nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) apo nga institucionet homologe si t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr sh\u00ebndetin e konsumator\u00ebve si dhe nuk ka marr masat e duhura n\u00ebp\u00ebrmjet kryerjes s\u00eb inspektimeve n\u00eb rastet kur \u00ebsht\u00eb njoftuar p\u00ebr t\u00ebrheqjen nga tregu t\u00eb barnave t\u00eb caktuara<\/em>\u201d, ngre alarmin KLSH.<\/p>\n<h4><strong>Ministra jep autorizim p\u00ebr import barnash pa iu b\u00ebr\u00eb kontrolli<\/strong><\/h4>\n<p>Pesha m\u00eb e madhe e pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, e cila t\u00eb pakt\u00ebn nga viti nga viti2020 deri n\u00eb vitin 2023 ka dh\u00ebn\u00eb autorizim p\u00ebr tregtim pa u kryer nga AKBPM analizat fiziko kimike dhe bakteriologjike.\u00a0 Theksojm\u00eb k\u00ebtu se\u00a0 n\u00eb list\u00ebn e k\u00ebtyre barnave p\u00ebrfshihen edhe ato t\u00eb cilat p\u00ebrdoren p\u00ebr vaksinime m\u00eb s\u00eb shumti ndaj f\u00ebmij\u00ebve. P\u00ebrmendim vaksinat kund\u00ebr fruthit, vaksina p\u00ebr ethet e verdha etj<\/p>\n<p>\u201c<em>K\u00ebto barna jan\u00eb ila\u00e7e antiretrovirale kund\u00ebr HIV AIDS, vaksin\u00eb polimeliti, vaksin\u00eb COVID 19, vaksin\u00eb kund\u00ebr difteris\u00eb, tetanozit dhe koll\u00ebs s\u00eb mire, ila\u00e7 kund\u00ebr shtatz\u00ebnis\u00eb s\u00eb pad\u00ebshiruar, vaksin\u00eb gripi sezonal (kat\u00ebrvalent), vaksin\u00eb hepatiti B, vaksin\u00eb kund\u00ebr t\u00ebrbimit, aniviral Covid 19, vaksin\u00eb rotavirus (ethe, kolle, diarre), vaksin\u00eb e indikuar p\u00ebr parandalimin e gastroenteritit, vaksin\u00eb p\u00ebr ethet e verdha, ila\u00e7 antiretrovirale HIV p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, vaksinat p\u00ebr fruthin, etj<\/em>\u201d.<\/p>\n\n<p>Nd\u00ebrsa problem tjet\u00ebr i theksuar q\u00eb kurr\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb zgjidhje lidhet me faktin se n\u00eb vendin ton\u00eb hyjn\u00eb vende pa kod gjurmimi. N\u00eb fakt n\u00eb vendin ton\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb krijuar dot nj\u00eb sistem p\u00ebr gjurmimin e barnave q\u00eb qarkullojn\u00eb, sidomos p\u00ebr barnat e paautorizuara.<\/p>\n<p>\u201c<em>Nga krahasimi i objektivave t\u00eb strategjis\u00eb nd\u00ebr sektoriale p\u00ebr mbrojtjen e konsumator\u00ebve dhe mbik\u00ebqyrjen e tregut 2020, rezulton q\u00eb krijimi i sistemit t\u00eb gjurmimit t\u00eb barnave (track and trace) duhej t\u00eb ishte realizuar n\u00eb fund t\u00eb vitit 2020, por ky sistem jo vet\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb realizuar, por referuar Strategjis\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb 2021-2030 parashikohet t\u00eb realizohet n\u00eb fund t\u00eb vitit 2030, pra duke u shtyr\u00eb afati i implementimit t\u00eb sistemit edhe me 10 vite<\/em>\u201d, thuhet n\u00eb raport<\/p>\n<h4><strong>Abuzimi me \u00e7mimet<\/strong><\/h4>\n<p>Edhe\u00a0 na kan\u00eb sjella n\u00eb farmaci ila\u00e7e t\u00eb pa kontrolluara, nj\u00eb rrezik shum\u00eb i madh\u00a0 ky p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, Manastirliu dhe Kaza kan\u00eb abuzuar edhe me \u00e7mimet. Raportohet se nuk jan\u00eb publikuar \u00e7mimet p\u00ebr barnat t\u00eb pakt\u00ebn tre vitet e fundit n\u00eb faqen e tyre zyrtare.<\/p>\n<p>Gjithashtu nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb as p\u00ebrdit\u00ebsim i llojit t\u00eb barnave dhe \u00e7mimeve t\u00eb tyre nga regjistri i barnave, \u00e7ka tregon se kemi transparenc\u00eb t\u00eb theksuar.\u00a0 K\u00ebshtu iu \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia p\u00ebr abuzim atyre q\u00eb tregtojn\u00eb barna, por edhe kompanive q\u00eb kan\u00eb fituar tendera p\u00ebr t\u00eb furnizuar me ila\u00e7e spitalet.<\/p>\n<p>\u201c<em>Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencia Komb\u00ebtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjek\u00ebsore nuk kan\u00eb t\u00eb publikuar n\u00eb faqet e tyre zyrtare \u00e7mimet CIF dhe EXW t\u00eb barnave q\u00eb tregtohen n\u00eb vendin ton\u00eb. Mos publikimi i \u00e7mimeve CIF dhe EXW, sjell mungese transparence n\u00eb lidhje me \u00e7mimet si dhe proces t\u00eb paqart\u00eb t\u00eb monitorimit dhe kontrollit t\u00eb tyre. -Agjencia Komb\u00ebtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjek\u00ebsore nuk ka p\u00ebrdit\u00ebsuar regjistrin e barnave t\u00eb autorizuara p\u00ebr tregtim n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb muajin Janar 2024. Mos p\u00ebrdit\u00ebsimi i regjistrit t\u00eb barnave sjell mungese transparence n\u00eb lidhje me barnat e autorizuara t\u00eb regjistrit t\u00eb barnave<\/em>\u201d, rezulton nga gjetjet.<\/p>\n<p>Sipas KLSH, e gjith\u00eb kle\u00e7ka e abuzimit \u00ebsht\u00eb kurdisur nga AKB dhe aprovuar nga MSH, pasi gjat\u00eb viti 2023 dhe gjat\u00eb viti 2024 nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshimi p\u00ebr \u00e7mimet e barnave n\u00eb baz\u00eb t\u00eb\u00a0 kursit t\u00eb k\u00ebmbimit. Kjo duhej b\u00ebr\u00eb patjet\u00ebr pasi CIF i ka \u00e7mimet n\u00eb euro dhe faktet flasin vet\u00eb se sa ka ndryshuar vlera e euros n\u00eb k\u00ebto dy vitet e fundit. Mund ta imagjinoni pak sa kan\u00eb fituar ata q\u00eb tregtojn\u00eb barna.<\/p>\n\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>\u201c<em>Agjencia Komb\u00ebtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjek\u00ebsore duke qen\u00eb se \u00e7mimet CIF jan\u00eb t\u00eb miratuara n\u00eb euro, gjat\u00eb vitit 2023, duhet t\u00eb kishte n\u00eb v\u00ebmendje luhatjen e kursit t\u00eb k\u00ebmbimit p\u00ebr p\u00ebrllogaritjen e sakt\u00eb t\u00eb \u00e7mimit me pakic\u00eb t\u00eb barnave n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb kursit t\u00eb k\u00ebmbimit t\u00eb gjasht\u00eb mujorit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb vitit 2022 dhe gjasht\u00eb mujorit t\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2023 e n\u00eb vijim\u00ebsi. Gjithashtu hedhja e t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb sistemin SIRKB si dhe l\u00ebshimi i autorizimeve t\u00eb p\u00ebrdorimit p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb vitin 2023 duhej t\u00eb b\u00ebhej bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb konvertim t\u00eb \u00e7mimeve CIF n\u00eb lek\u00eb<\/em>\u201d, raporton KLSH.<\/p>\n<h4>Krijimi i hap\u00ebsirave p\u00ebr abuzim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe me ila\u00e7et e rimbursueshme.<\/h4>\n<p>E dim\u00eb q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti k\u00ebto barna p\u00ebrdoren nga pensionist\u00ebt, apo personat q\u00eb vuajn\u00eb nga s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnda. Me pak fjal\u00eb grupet m\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb dhe pik\u00ebrisht tek kjo shtres\u00eb ka abuzuar Manastirliu me vart\u00ebsen Kaza.<\/p>\n<p>Sipas KLSH, 43 lloje barnash q\u00eb hyjn\u00eb tek kjo kategori nuk jan\u00eb t\u00eb regjistruara, pra mund t\u00eb shiten me \u00e7mime t\u00eb fryra tek ata q\u00eb kan\u00eb nevoja, sigurisht q\u00eb as t\u00eb kontrolluara nuk jan\u00eb.<\/p>\n<p><em>\u201c43 barna q\u00eb jan\u00eb alternative e par\u00eb e barnave t\u00eb rimbursueshme nuk jan\u00eb barna te regjistruara n\u00eb regjistrin e barnave, si\u00e7 p\u00ebrcakton ligji i barnave. MSHMS nuk ka p\u00ebrcaktim t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr rastet e ve\u00e7anta t\u00eb importimit t\u00eb barnave q\u00eb jan\u00eb alternative e par\u00eb n\u00eb list\u00ebn e barnave t\u00eb rimbursueshme dhe q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb regjistrin e barnave<\/em>\u201d, evidentohet nga auditimi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna na tregohet se ne jo vet\u00ebm q\u00eb nuk kemi sh\u00ebndet\u00ebsi falas, por grupet m\u00eb n\u00eb nevoja po vidhen dhe n\u00eb fund na jepen barna q\u00eb po na vrasin dhe jo t\u00eb na kurojn\u00eb!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Agjencia Komb\u00ebtare e Barnave po lejojn\u00eb me vet\u00ebdije qarkullimin e ila\u00e7eve t\u00eb pakontrolluara n\u00eb vendin ton\u00eb. Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit n\u00eb nj\u00eb raport\u00a0 t\u00eb\u00a0 publikuar s\u00eb fundmi tregon se deri n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti barnat n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb hyr\u00eb pa iu b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb analiz\u00eb laboratorike nga AKB, si dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-3478","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3478","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=3478"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/3478\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=3478"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=3478"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=3478"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}