{"id":34778,"date":"2025-08-08T17:21:01","date_gmt":"2025-08-08T17:21:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/08\/vendimi-i-kushtetueses-perplas-partite-politike-ne-kosove\/"},"modified":"2025-08-08T17:21:01","modified_gmt":"2025-08-08T17:21:01","slug":"vendimi-i-kushtetueses-perplas-partite-politike-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/08\/vendimi-i-kushtetueses-perplas-partite-politike-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Vendimi i Kushtetueses p\u00ebrplas partit\u00eb politike n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e quajti vendimin arbitrar, Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, dhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, e cil\u00ebsuan fitore kushtetuese e demokratike, nd\u00ebrsa Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs foli p\u00ebr rr\u00ebzimin e diktatit.<\/p>\n<p>K\u00ebto ishin reagimet e para ndaj vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila t\u00eb premten vendosi q\u00eb deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs duhet ta zgjedhin kryetarin e ri p\u00ebrmes votimit t\u00eb hapur, nd\u00ebrsa i nj\u00ebjti kandidat mund t\u00eb votohet vet\u00ebm deri n\u00eb tri her\u00eb. Sipas Kushtetueses, konstituimi i Kuvendit duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb brenda 30 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>Partia fituese e zgjedhjeve, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (LVV), deri m\u00eb tani ka propozuar vet\u00ebm Albulena Haxhiun p\u00ebr postin e t\u00eb par\u00ebs s\u00eb Kuvendit, teksa edhe pas aktgjykimit paraprak t\u00eb Kushtetueses, kishte argumentuar se ajo mund t\u00eb zgjidhej p\u00ebrmes votimit t\u00eb fsheht\u00eb.<\/p>\n<p>Hekuran Murati, deputet i LVV-s\u00eb, nj\u00ebher\u00ebsh minist\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb i Financave, e cil\u00ebsoi si t\u00eb padrejt\u00eb vendimin e Kushtetueses.<\/p>\n<p>Ai tha se n\u00eb aktgjykimin e vitit 2014, Kushtetuesja \u201cp\u00ebr ta mbajtur PDK-n\u00eb me \u00e7do kusht n\u00eb pushtet\u201d, vendosi se Qeveria nuk mund t\u00eb formohej pa fituesin e zgjedhjeve dhe kryekuvendari i takonte vet\u00ebm partis\u00eb s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, k\u00ebsaj radhe Kushtetuesja \u201cthot\u00eb se vet\u00ebm votimi i hapur \u00ebsht\u00eb i vlefsh\u00ebm, dhe madje vendos edhe kufizim n\u00eb vet\u00ebm 3 tentime, sepse fituesja \u00ebsht\u00eb L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo e fakton padyshim se vendimet e k\u00ebsaj Gjykate nuk bazohen n\u00eb Kushtetut\u00eb, por bazohen n\u00eb at\u00eb se cila parti \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb drejt\u00ebsi. Ky \u00ebsht\u00eb arbitraritet klientelist, q\u00eb synim ka t\u2019ua siguroj\u00eb gard\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb tavolin\u00eb, at\u00eb \u00e7far\u00eb nuk ua dha populli me vot\u00eb\u201d, shkroi ai n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Saranda Bogujevci, deputete e LVV-s\u00eb, tha se \u201cdemokracia p\u00ebrfaq\u00ebsuese u anulua n\u00eb Kosov\u00eb dhe nuk vlen m\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kreu i PDK-s\u00eb, Memli Krasniqi, tha se me k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb Kushtetueses, u v\u00ebrtetuan q\u00ebndrimet e partis\u00eb s\u00eb tij, q\u00eb LVV-ja \u201ce ka mbajtur peng Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, duke e bllokuar q\u00ebllimisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb planifikuar funksionalizimin e tij p\u00ebr interesa t\u00eb ngushta pushteti, me veprime t\u00ebr\u00ebsisht jasht\u00eb Kushtetut\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, ky vendim \u00ebsht\u00eb fitore p\u00ebr rendin kushtetues.<br \/>\n\u201cKy \u00ebsht\u00eb konfirmim i plot\u00eb se bllokada, shkeljet dhe veprimet arbitrare t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje ishin jo vet\u00ebm antikushtetuese, por edhe thell\u00ebsisht t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr demokracin\u00eb dhe shtetin ton\u00eb\u201d, shkroi Krasniqi n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Kryetari i LDK-s\u00eb, Lumir Abdixhiku, e mir\u00ebpriti vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese duke e cil\u00ebsuar si \u201cfitore t\u00eb madhe p\u00ebr demokracin\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook, Abdixhiku tha se me k\u00ebt\u00eb vendim u v\u00ebrtetua se LVV-ja shkeli Kushtetut\u00ebn, p\u00ebr shkak se ndryshoi rendin e dit\u00ebs dhe insistoi n\u00eb votim t\u00eb fsheht\u00eb p\u00ebr kryeparlamentarin.<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht, Kosova humbi koh\u00eb. Sot b\u00ebhen plot 180 dit\u00eb q\u00eb nga mbajtja e zgjedhjeve. Gjysm\u00eb viti i humbur nga ata q\u00eb imponimin e kan\u00eb si vler\u00eb e p\u00ebr\u00e7mimin si metod\u00eb \u2013 gjithsesi paditurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb lexuar Kushtetut\u00ebn e vendimet e saja si mburrje\u201d, shkroi ai.<\/p>\n<p>Ardian Gjini nga AAK-ja tha se me vendimin e Kushtetueses, \u201cfitoi demokracia, u rr\u00ebzua diktati\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb Facebook, Gjini tha se nuk mund t\u00eb abuzohet n\u00eb pafund\u00ebsi me propozimin e vet\u00ebm nj\u00eb kandidati.<br \/>\n\u201cShteti nuk i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb individi\u201d, shkroi ai.<\/p>\n<p>Nga 15 prilli deri m\u00eb 26 korrik, deputet\u00ebt mbajt\u00ebn 54 vazhdime t\u00eb seanc\u00ebs, por d\u00ebshtuan q\u00eb ta konstituonin organin ligjv\u00ebn\u00ebs.<br \/>\nNga 1 maji, kryesuesi i seanc\u00ebs, Avni Dehari, e ndryshoi rendin e dit\u00ebs, duke shmangur votimin e hapur dhe duke k\u00ebrkuar formimin e nj\u00eb komisioni q\u00eb do t\u00eb mbik\u00ebqyrte votimin e fsheht\u00eb p\u00ebr kryeparlamentar.<\/p>\n<p>Kjo form\u00eb e votimit u kund\u00ebrshtua nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe, q\u00eb refuzuan t\u00eb propozonin an\u00ebtar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komision.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seancave para 1 majit \u2013 kur votimi ishte i hapur \u2013 e propozuara e LVV-s\u00eb p\u00ebr kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, n\u00eb disa votime nuk kishte arritur q\u00eb t\u00eb merrte 61 votat e nevojshme.<br \/>\nHaxhiu \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar nga PDK-ja dhe AAK-ja si \u201cfigur\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00ebse\u201d, nd\u00ebrkaq LDK-ja ka deklaruar se nuk voton p\u00ebr asnj\u00eb kandidat t\u00eb LVV-s\u00eb p\u00ebr postin e kryetarit t\u00eb Kuvendit.\/REL\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/08\/vendimi-i-kushtetueses-perplas-partite-politike-ne-kosove\/\">Vendimi i Kushtetueses p\u00ebrplas partit\u00eb politike n\u00eb Kosov\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e quajti vendimin arbitrar, Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, dhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, e cil\u00ebsuan fitore kushtetuese e demokratike, nd\u00ebrsa Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs foli p\u00ebr rr\u00ebzimin e diktatit. K\u00ebto ishin reagimet e para ndaj vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e cila t\u00eb premten vendosi q\u00eb deputet\u00ebt e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs duhet ta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34778","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34778","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34778"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34778\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34778"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34778"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34778"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}