{"id":34748,"date":"2025-08-08T15:48:24","date_gmt":"2025-08-08T15:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/08\/mashtruesi-florian-gjergji-jeton-ne-luks-ne-gjermani-drejtori-i-interpolit-dhe-oficeret-e-kontaktit-nuk-e-shqetesojne\/"},"modified":"2025-08-08T15:48:24","modified_gmt":"2025-08-08T15:48:24","slug":"mashtruesi-florian-gjergji-jeton-ne-luks-ne-gjermani-drejtori-i-interpolit-dhe-oficeret-e-kontaktit-nuk-e-shqetesojne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/08\/mashtruesi-florian-gjergji-jeton-ne-luks-ne-gjermani-drejtori-i-interpolit-dhe-oficeret-e-kontaktit-nuk-e-shqetesojne\/","title":{"rendered":"Mashtruesi Florian Gjergji jeton n\u00eb luks n\u00eb Gjermani, drejtori i Interpolit dhe oficer\u00ebt e kontaktit nuk e shqet\u00ebsojn\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Personi q\u00eb shihni n\u00eb foto, quhet Florian Gjergji, i cili konsiderohet nga policia e Tiran\u00ebs si njeriu q\u00eb ka organizuar n\u00eb shum\u00eb raste skem\u00ebn e mashtrimit duke u prezantuar p\u00ebrmes emrave t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, si Edi Rama, Erjon Veliaj, Ermal Dredha, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb janar 2023 Gjykata e Tiran\u00ebs ka caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb burg\u201d n\u00eb munges\u00eb dhe prej 5 muaj ai nuk \u00ebsht\u00eb mundur t\u00eb kapet nga policia e kryeqytetit.<\/p>\n<p>Por n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb arrestohej, Florian Gjergji vazhdon t\u00eb jetoj\u00eb, sipas informacioneve jo zyrtare, n\u00eb Gjermani, ku ka nd\u00ebrtuar jet\u00eb luksoze fal\u00eb parave t\u00eb fituara nga mashtrimet.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtyre burimeve, Florian Gjergji dyshohet se ka korruptuar drejtor\u00eb dhe punonj\u00ebs t\u00eb Interpolit, si dhe oficer\u00ebt e kontaktit n\u00eb Gjermani, ata q\u00eb n\u00eb teori duhet t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin nj\u00eb linj\u00eb t\u00eb fort\u00eb kontrolli dhe bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Florian Gjergji nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb mashtrues me rekorde; ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb e hidhur e nj\u00eb sistemi q\u00eb nuk funksionon dhe e nj\u00eb shteti q\u00eb, n\u00eb disa raste, duket se i hap dyert korrupsionit dhe pand\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Familjar\u00ebt e Florian Gjergjit luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb mb\u00ebshtetjen dhe mbulimin e aktivitetit t\u00eb tij kriminal, duke krijuar nj\u00eb rrjet mbrojt\u00ebs q\u00eb i lejon atij t\u00eb vazhdoj\u00eb veprimtarin\u00eb pa u nd\u00ebshkuar. P\u00ebrtej lidhjeve t\u00eb ngushta familjare, kjo mb\u00ebshtetje shfaqet shpesh n\u00eb forma t\u00eb ndryshme nga heshtja dhe mosbashk\u00ebpunimi me autoritetet, deri te ndihma aktive n\u00eb fshehjen e provave apo organizimin e rrjetit t\u00eb kontaktit jasht\u00eb vendit. Kjo mb\u00ebshtetje familjare, e nd\u00ebrtuar mbi interesat dhe besnik\u00ebrin\u00eb e nd\u00ebrsjell\u00eb, p\u00ebrforcon nj\u00eb sistem t\u00eb err\u00ebt ku ligji dhe drejt\u00ebsia hasin v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb vepruar me efektivitet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, familjar\u00ebt nuk jan\u00eb thjesht d\u00ebshmitar\u00eb pasiv\u00eb, por pjes\u00eb aktive n\u00eb mekanizmin q\u00eb mbron dhe rip\u00ebrt\u00ebri veprimtarin\u00eb kriminale t\u00eb Florian Gjergjit.<\/p>\n<p>I k\u00ebrkuari nd\u00ebrkomb\u00ebtar, gjat\u00eb 2 viteve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb protagonist dhe i dy rasteve t\u00eb tjera t\u00eb mashtrimit me shuma t\u00eb m\u00ebdha, raste k\u00ebto q\u00eb jan\u00eb zbuluar nga policia, duke \u00e7uar n\u00eb pranga njer\u00ebzit e af\u00ebrt me t\u00eb cil\u00ebt Gjergji ka bashk\u00ebpunuar n\u00eb momentin e t\u00ebrheqjes s\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Rasti i fundit ishte i pak dit\u00ebve m\u00eb par\u00eb, ku p\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi telefonik i mb\u00ebritur n\u00eb aplikacionin \u201cSignal\u201d, Florian Gjergji, p\u00ebr pak sa nuk ka futur n\u00eb kurth biznesmenin e nd\u00ebrtimit Alban Eftimi, person ky i lidhur ngusht\u00ebsisht me kryetarin e Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erjon Veliaj dhe kryeministrin e vendit Edi Rama.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se 5 muaj, policia dhe prokuroria e Tiran\u00ebs, jan\u00eb n\u00eb ndjekje t\u00eb t\u00eb Florian Gjergjit, por s\u2019kan\u00eb mundur ta arestojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb 4 operacione t\u00eb ndryshme t\u00eb Nj\u00ebsis\u00eb \u201cE\u201d n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit p\u00ebr k\u00ebto krime u arrestuan 11 persona, pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb cil\u00ebve kishin role dyt\u00ebsore n\u00eb mashtrim.<\/p>\n<p>N\u00eb operacionin e par\u00eb t\u00eb koduar me emrin \u201cSignal\u201d ran\u00eb n\u00eb pranga Jasmin Pepaj, Rezart Pepaj dhe Sherif Kadrovi\u00e7. Tre t\u00eb rinjt\u00eb shkodran\u00eb tentuan q\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi ku prezantoheshin me emrin \u201cEdi\u201d t\u00eb mashtrojn\u00eb biznesmenin e nd\u00ebrtimit P\u00ebllumb Salillari duke i k\u00ebrkuar 130 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Tre dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, policia prangosi 3 t\u00eb dyshuar t\u00eb tjer\u00eb, Erjon Lik\u00ebn, Edmir Ja\u00e7en dhe Gazmir Ismailajn, n\u00eb operacionin \u201cSubjekti\u201d. Ata tentuan q\u00eb t\u2019i merrnin 13 mij\u00eb euro administratorit t\u00eb nj\u00eb biznesi n\u00eb Kamz\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, m\u00eb 13 shkurt n\u00eb operacionin \u201cTentativa\u201d u arrestuan Ergys Ahmetaj, Andi Basha dhe G\u00ebzim Kusi, t\u00eb cil\u00ebt i k\u00ebrkuan para pronarit t\u00eb nj\u00eb kazinoje n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e fundit, autor\u00ebt i k\u00ebrkuan 100 mij\u00eb euro biznesmenit R.G, t\u00eb cilit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mashtruese iu prezantuan n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs. Policia gjurmoi personat q\u00eb shkuan t\u00eb marrin parat\u00eb dhe arrestoi bab\u00eb e bir, Bedri e Albert Vodha, gjat\u00eb operacionit t\u00eb koduar \u201cTelegram\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb hetimet e kryera nga Nj\u00ebsia \u201cE\u201d ka rezultuar se koka kryesore kriminale e mashtrimit n\u00eb operacionet \u201cSubjekti\u201d, \u201cTentativa\u201d dhe \u201cTelegram\u201d, \u00ebsht\u00eb 41-vje\u00e7ari Florian Gjergji, i cili i ka shp\u00ebtuar arrestimit.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/mashtruesi-florian-gjergji-jeton-ne-luks-ne-gjermani-drejtori-i-interpolit-dhe-oficeret-e-kontaktit-nuk-e-shqetesojne\/\">Mashtruesi Florian Gjergji jeton n\u00eb luks n\u00eb Gjermani, drejtori i Interpolit dhe oficer\u00ebt e kontaktit nuk e shqet\u00ebsojn\u00eb<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Personi q\u00eb shihni n\u00eb foto, quhet Florian Gjergji, i cili konsiderohet nga policia e Tiran\u00ebs si njeriu q\u00eb ka organizuar n\u00eb shum\u00eb raste skem\u00ebn e mashtrimit duke u prezantuar p\u00ebrmes emrave t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb, si Edi Rama, Erjon Veliaj, Ermal Dredha, etj. N\u00eb janar 2023 Gjykata e Tiran\u00ebs ka caktuar mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201carrest [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34748","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34748","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34748"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34748\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34748"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34748"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34748"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}