{"id":34725,"date":"2025-08-08T11:21:37","date_gmt":"2025-08-08T11:21:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/08\/kushtetuesja-pritet-te-dale-sot-me-vendim-per-konstituimin-e-kuvendit\/"},"modified":"2025-08-08T11:21:37","modified_gmt":"2025-08-08T11:21:37","slug":"kushtetuesja-pritet-te-dale-sot-me-vendim-per-konstituimin-e-kuvendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/08\/kushtetuesja-pritet-te-dale-sot-me-vendim-per-konstituimin-e-kuvendit\/","title":{"rendered":"Kushtetuesja pritet t\u00eb dal\u00eb sot me vendim p\u00ebr konstituimin e Kuvendit"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs pritet t\u00eb sqaroj\u00eb sot se si duhet vepruar p\u00ebr konstituimin e Kuvendit, pasi deputet\u00ebt e zgjedhur t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb n\u00ebnt\u00eb d\u00ebshtuan 54 her\u00eb ta konstituojn\u00eb at\u00eb. Deputet\u00ebt nuk arrit\u00ebn ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb as brenda afatit 30-ditor t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Kushtetuesja, i cili skadoi m\u00eb 26 korrik. Muajin e kaluar, Kushtetuesja urdh\u00ebroi deputet\u00ebt t\u00eb mos nd\u00ebrmerrnin asnj\u00eb vendim apo veprim deri m\u00eb 8 gusht n\u00eb lidhje me themelimin e organit ligjv\u00ebn\u00ebs, derisa po shqyrton dy l\u00ebnd\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Kushtetuesja tha se po i shqyrton si l\u00ebnd\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta k\u00ebrkesat e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat kishin k\u00ebrkuar sqarime p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit. Gjat\u00eb 8 gushtit, udh\u00ebheq\u00ebsi i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, nj\u00ebher\u00ebsh kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, u pyet n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb arrij\u00eb kompromis p\u00ebr konstituimin e Kuvendit, pasi Gjykata Kushtetuese t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Por, ai p\u00ebrs\u00ebriti q\u00ebndrimin se partia e tij, q\u00eb doli e para n\u00eb zgjedhje, ka ofruar dy kompromise: n\u00ebse n\u00eb tentimin e par\u00eb p\u00ebrmes votimit t\u00eb fsheht\u00eb kandidatja e tyre p\u00ebr kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, nuk zgjidhet, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb ndryshohet emri dhe kompromisi i dyt\u00eb t\u00eb arrihet nj\u00eb pajtim q\u00eb kryetari i Kuvendit dhe n\u00ebnkryetar\u00ebt t\u00eb votohen n\u00eb pako dhe m\u00eb pas t\u00eb kthehen n\u00eb votim t\u00eb hapur.<\/p>\n<p>Kurti tha se n\u00eb aktgjykimin e Kushtetueses ishte th\u00ebn\u00eb se partit\u00eb politike duhet t\u00eb arrijn\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr zgjidhje sepse \u201cmosmarr\u00ebveshjet politike nuk i zgjidh Gjykata\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMenj\u00ebher\u00eb, dy partit\u00eb politike kryesore opozitare, s\u00ebrish d\u00ebrguan l\u00ebnd\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. N\u00ebse Gjykata Kushtetuese thot\u00eb uluni dhe merruni vesh, ju nuk shkoni s\u00ebrish n\u00eb Gjykat\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar raste t\u00eb reja. Ne nuk e kemi b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb si LVV. Nd\u00ebrkaq, PDK dhe LDK menj\u00ebher\u00eb kan\u00eb shkuar n\u00eb Gjykat\u00eb thua se nuk ekziston nj\u00eb aktgjykim paraprak. Ne e kemi respektuar aktgjykimin dhe jam un\u00eb q\u00eb kam shkruar letra p\u00ebr t\u2019u takuar, bashk\u00ebbiseduar n\u00eb frym\u00eb bashk\u00ebpunimi dhe me konsulta konstruktive, mir\u00ebpo deri m\u00eb tani nuk kemi pasur sukses. \u00cbsht\u00eb d\u00ebm q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konstituuar Kuvendi, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb themelohet qeveria e re.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse ajo do ta shqyrtoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e presidentes Vjosa Osmani, n\u00eb lidhje me at\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte n\u00ebse Kuvendi i Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb konstituohej deri m\u00eb 26 korrik \u2013 afati i p\u00ebrcaktuar nga gjykata m\u00eb her\u00ebt p\u00ebrmes nj\u00eb aktgjykimi \u2013 pasi presidentja e t\u00ebrhoqi k\u00ebrkes\u00ebn m\u00eb 5 gusht, p\u00ebr shkak t\u00eb gjyqtarit Radomir Llaban.<\/p>\n<p>N\u00eb aktgjykimin e saj t\u00eb par\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e konstituimit t\u00eb Kuvendit, t\u00eb cilin deputet\u00ebt e shp\u00ebrfill\u00ebn, Kushtetuesja nuk kishte treguar pasojat juridike t\u00eb mosrespektimit t\u00eb vendimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese tha se ajo \u201ctrajton t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet e dor\u00ebzuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ligjore nga pal\u00ebt e autorizuara\u201d dhe se \u00ebsht\u00eb e \u201cdrejt\u00eb e pal\u00ebve para Gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00ebrheqjen e k\u00ebrkesave t\u00eb parashtruara\u201d.<\/p>\n<p>Adrian Shtuni, ekspert p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb jashtme dhe siguri nga Qendra Nd\u00ebrkomb\u00ebtare kund\u00ebr Terrorizmit me seli n\u00eb Uashington, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se paraliza institucionale \u00ebsht\u00eb duke e cenuar edhe shtet\u00ebsin\u00eb, edhe rendin kushtetues t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cE th\u00ebn\u00eb tro\u00e7, vullneti popullor dhe interesat madhore shtet\u00ebrore po rrezikojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen kurban i egove t\u00eb papjekura dhe ambicieve drit\u00ebshkurtra politike. Populli i Kosov\u00ebs, as nuk e meriton, as duhet ta pranoj\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebshkim\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs politike, sipas G\u00ebzim Visok\u00ebs, profesor i Studimeve p\u00ebr Paqe dhe Konflikt n\u00eb Universitetin e Dublinit n\u00eb Irland\u00eb, Kosov\u00ebs i kanosen dy rreziqe t\u00eb m\u00ebdha. E para, sipas tij, \u00ebsht\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb kusht\u00ebzime dhe imponime t\u00eb reja ndaj Kosov\u00ebs, t\u00eb cilat m\u00eb par\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb reale. Sipas Visok\u00ebs, ndon\u00ebse Kosova nuk e njeh rendin e rezolut\u00ebs 1244, sipas pik\u00ebpamjes s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, ajo rezolut\u00eb \u00ebsht\u00eb funksionale, prandaj mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrpjekje edhe t\u00eb mekanizmave tjer\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrzihen m\u00eb shum\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNuk po aludoj q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb humbje t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, ose rivendosje t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00ebn administrim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, por nuk e p\u00ebrjashtoj mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb presion diplomatik ose veprime q\u00eb mund ta thellojn\u00eb tutje kriz\u00ebn, jo vet\u00ebm mes partive, por mes Kosov\u00ebs si shtet dhe bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d, tha ai p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>E ngarkuara me pun\u00eb n\u00eb Ambasad\u00ebn amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb, Anu Prattipati, ka th\u00ebn\u00eb pas takimeve me lider\u00eb politik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs se ata kan\u00eb fituar vota p\u00ebr t\u2019i zgjidhur sfidat me t\u00eb cilat p\u00ebrballet shteti, andaj duhet t\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur mandatin e dh\u00ebn\u00eb nga populli. Ambasada Britanike n\u00eb Kosov\u00eb tha t\u00eb enjten se \u201cpavar\u00ebsia e funksionimit t\u00eb Gjykat\u00ebs \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr demokracin\u00eb e Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo duhet t\u00eb respektohet dhe promovohet nga t\u00eb gjitha pal\u00ebt, nd\u00ebrsa vendimet e Gjykat\u00ebs duhet t\u00eb respektohen dhe t\u00eb zbatohen\u201d.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb zhytur n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb politike si pasoj\u00eb e mosthemelimit t\u00eb institucioneve t\u00eb reja pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 9 shkurtit. Nga 15 prilli deri m\u00eb 26 korrik, deputet\u00ebt d\u00ebshtuan q\u00eb ta konstituonin Kuvendin e ri \u2013 hap i domosdosh\u00ebm p\u00ebr formimin e Qeveris\u00eb s\u00eb re \u2013 pasi asnj\u00ebra parti nuk e fitoi shumic\u00ebn p\u00ebr t\u00eb qeverisur e vetme. L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e kryeministrit n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, i fitoi 48 ul\u00ebse dhe partit\u00eb e tjera parlamentare nuk kan\u00eb pranuar ta votojn\u00eb kandidaten e saj p\u00ebr kryetare t\u00eb Kuvendit, p\u00ebr em\u00ebrimin e s\u00eb cil\u00ebs nevojiten t\u00eb pakt\u00ebn 61 vota.<\/p>\n<p>Derisa Vet\u00ebvendosje ka ngulur k\u00ebmb\u00eb se Albulena Haxhiu \u00ebsht\u00eb kandidate meritore, disa prej partive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha parlamentare, si PDK, LDK dhe AAK, e kan\u00eb cil\u00ebsuar at\u00eb si figur\u00eb \u201cp\u00ebr\u00e7ar\u00ebse\u201d. Deputet\u00ebt kan\u00eb mosmarr\u00ebveshje gjithashtu edhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e votimit, me LVV-n\u00eb q\u00eb nuk ka hequr dor\u00eb nga votimi i fsheht\u00eb me gjith\u00eb kund\u00ebrshtimet nga partit\u00eb e tjera.\/ REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/08\/kushtetuesja-pritet-te-dale-sot-me-vendim-per-konstituimin-e-kuvendit\/\">Kushtetuesja pritet t\u00eb dal\u00eb sot me vendim p\u00ebr konstituimin e Kuvendit<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs pritet t\u00eb sqaroj\u00eb sot se si duhet vepruar p\u00ebr konstituimin e Kuvendit, pasi deputet\u00ebt e zgjedhur t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb n\u00ebnt\u00eb d\u00ebshtuan 54 her\u00eb ta konstituojn\u00eb at\u00eb. Deputet\u00ebt nuk arrit\u00ebn ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb as brenda afatit 30-ditor t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Kushtetuesja, i cili skadoi m\u00eb 26 korrik. Muajin e kaluar, Kushtetuesja urdh\u00ebroi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34725","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34725","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34725"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34725\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34725"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34725"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34725"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}