{"id":34646,"date":"2025-08-07T20:48:24","date_gmt":"2025-08-07T20:48:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/07\/klani-veliaj-kerkon-koken-e-rames-si-mero-baze-e-kercenoi-me-foton-e-sanaderit-a-do-te-jete-i-njejte-fati\/"},"modified":"2025-08-07T20:48:24","modified_gmt":"2025-08-07T20:48:24","slug":"klani-veliaj-kerkon-koken-e-rames-si-mero-baze-e-kercenoi-me-foton-e-sanaderit-a-do-te-jete-i-njejte-fati","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/07\/klani-veliaj-kerkon-koken-e-rames-si-mero-baze-e-kercenoi-me-foton-e-sanaderit-a-do-te-jete-i-njejte-fati\/","title":{"rendered":"Klani \u201cVeliaj\u201d k\u00ebrkon \u201ckok\u00ebn\u201d e Ram\u00ebs, si Mero Baze e k\u00ebrc\u00ebnoi me foton e Sanaderit, a do t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb fati\u2026"},"content":{"rendered":"<p>Publikimi nga gazetari Mero Baze i historis\u00eb s\u00eb ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader, nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb nga maja e pushtetit p\u00ebrfundoi me qese n\u00eb dor\u00eb pas d\u00ebnimeve t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr korrupsion, ngre dyshime se nuk ishte nj\u00eb zgjedhje e rast\u00ebsishme editoriale n\u00eb median e tij. Ishte nj\u00eb sinjal. Nj\u00eb mesazh i koduar q\u00eb dyshohet se i drejtohej personalisht Edi Ram\u00ebs: \u201cKy mund t\u00eb jet\u00eb fati yt.\u201d Sanaderi nuk ishte nj\u00eb politikan provincial. Ai ishte i p\u00ebrk\u00ebdheluri i Brukselit, i mbrojtur nga kryeqytetet per\u00ebndimore, dhe me imazh modernizues p\u00ebr vendin e tij. Po aq sa Rama sot. Por nj\u00eb dit\u00eb, kur drejt\u00ebsia vendosi t\u00eb veproj\u00eb dhe rrjetet q\u00eb e kishin mbrojtur e braktis\u00ebn, gjith\u00e7ka mori fund brenda pak muajsh. Dhe Baze mesa duket po i thot\u00eb Ram\u00ebs se ky skenar nuk \u00ebsht\u00eb thjesht histori ballkanike, por nj\u00eb paraleliz\u00ebm i friksh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tij. Kryeministri i ka disa dosje t\u00eb hapura n\u00eb SPAK dhe arrestimi i bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb rrezikojn\u00eb pozitat e tij.<\/p>\n<p><strong>Ja kulisat e nj\u00eb lufte brenda llojit<\/strong><\/p>\n<p>Sinjali i koduar i Bazes p\u00ebr Ram\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb i izoluar. Ai vjen n\u00eb nj\u00eb moment kur prapaskenat e brendshme t\u00eb pushtetit po ziejn\u00eb dhe linjat tradicionale t\u00eb aleancave po thyhen nj\u00ebra pas tjetr\u00ebs. Pas publikimit t\u00eb k\u00ebtij paralelizmi me Sanaderin, n\u00ebse analizohet m\u00eb thell\u00eb shfaqet nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje n\u00eb boshtin e pushtetit politiko-mediatik. P\u00ebrplasja dhe sherret nxjerrin n\u00eb pah se Erion Veliaj, Endri Fuga dhe Mero Baze kan\u00eb funksionuar si nj\u00eb trup i vet\u00ebm gjith\u00eb k\u00ebto koh\u00eb. Fuga ishte arkitekti i makineris\u00eb mediatike, Veliaj ishte fytyra e saj politike, nd\u00ebrsa Mero Baze i af\u00ebrt si me Fug\u00ebn ashtu edhe me Veliajn, ishte nj\u00eb nga z\u00ebrat m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm q\u00eb artikulonte narrativ\u00ebn e pushtetit.<\/p>\n<p>Kjo lidhje nuk ishte thjesht produkt i marr\u00ebdh\u00ebnieve personale. Ajo ushqehej edhe nga nj\u00eb rrjet m\u00eb i gjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ku ndikimi i Sorosit luante nj\u00eb rol ky\u00e7. Veliaj ishte produkt i past\u00ebr i k\u00ebtij rrjeti, i rritur politikisht me mb\u00ebshtetjen e fondacioneve t\u00eb tij dhe i lidhur me linja diplomatike q\u00eb i garantonin imazh e mbrojtje. Kjo aleanc\u00eb u thye pas p\u00ebrplasjes mes Ram\u00ebs dhe Veliajt q\u00eb nisi disa koh\u00eb m\u00eb par\u00eb. Pas arrestimit t\u00eb Veliajt n\u00eb shkurt, shp\u00ebrtheu gjith\u00e7ka. Nis\u00ebn t\u00eb qarkullojn\u00eb me shpejt\u00ebsi z\u00ebra se ai ishte \u201cflijuar\u201d nga vet\u00eb Rama. Dhe \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht Mero Baze ai q\u00eb i ka artikuluar e ushqyer k\u00ebto dyshime. N\u00eb analizat e tij t\u00eb fundit, ai sugjeron se goditja ndaj Veliajt nuk ishte vet\u00ebm nj\u00eb veprim i SPAK-ut, por nj\u00eb proces i stisur ku kryeministri mbylli syt\u00eb, ndoshta edhe hapi rrug\u00ebn, q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb vepronte.<\/p>\n<p>Por Baze nuk e sulmon Ram\u00ebn drejtp\u00ebrdrejt. Ai ka zgjedhur nj\u00eb strategji tjet\u00ebr: sulmon publikisht ministrin e Drejt\u00ebsis\u00eb, Ulsi Manj\u00ebn dhe ka hedhur akuza p\u00ebr nj\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb funksionon me regji. N\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb fundit, Baze p\u00ebrmendi forcat speciale q\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebruar Veliajn drejt nj\u00eb klinike disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se ishte vet\u00eb Manja q\u00eb raportoi te Rama dhe disa ministra se \u201ckishte rrezik\u201d q\u00eb ai t\u00eb takohej me t\u00eb. Edhe pse nuk p\u00ebrmend drejtp\u00ebrdrejt emrin e kryeministrit si urdh\u00ebrues, gazetari n\u00ebnkupton se Rama ka qen\u00eb n\u00eb dijeni dhe nuk ka vepruar p\u00ebr t\u00eb ndaluar k\u00ebt\u00eb \u201c\u00e7menduri\u201d. N\u00eb thelb t\u00eb denoncimit t\u00eb tij, Baze l\u00eb t\u00eb kuptohet qart\u00eb se pas Manj\u00ebs dhe makin\u00ebs s\u00eb p\u00ebrndjekjes politike, q\u00ebndron vet\u00eb Edi Rama. Ai e nxjerr kryeministrin si nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb padukshme q\u00eb jo vet\u00ebm dinte \u00e7do hap, por e dirigjonte prapasken\u00ebn kund\u00ebr Veliajt dhe atyre q\u00eb e mbrojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Veliaj n\u00eb burg<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pika ku paralajm\u00ebrimi i Bazes merr kuptim. Sepse n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Rama e la Veliajn n\u00eb balt\u00eb, at\u00ebher\u00eb Veliaj nuk ka m\u00eb asnj\u00eb arsye t\u00eb hesht\u00eb. P\u00ebrkundrazi, ai ka \u00e7do arsye p\u00ebr t\u00eb folur. Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga politikan\u00ebt m\u00eb t\u00eb informuar mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dhe funksionuar pushteti i Ram\u00ebs. Ai ka qen\u00eb pjes\u00eb e vendimeve ky\u00e7e p\u00ebr projektet koncesionare, marr\u00ebveshjet me oligark\u00ebt dhe marr\u00ebdh\u00ebniet me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. N\u00ebse ai vendos t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me SPAK-un, rr\u00ebfimi i tij mund t\u00eb jet\u00eb shkat\u00ebrrimtar p\u00ebr kryeministrin. Kujtojm\u00eb se Veliaj n\u00eb momentet kur hetonte SPAK vitin e kaluar intensivisht p\u00ebr dosjen q\u00eb e \u00e7oi pas hekurave, k\u00ebrc\u00ebnoi publikisht Ram\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cSi ka mund\u00ebsi t\u00eb mos i dinte k\u00ebto Edi Rama dhe si mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb, deri edhe z\u00ebvend\u00ebsi i tij, nj\u00eb person q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim nga drejt\u00ebsia, t\u2019i b\u00ebj\u00eb k\u00ebto pisll\u00ebqet e m\u00ebdha p\u00ebr t\u00eb cilat akuzohet, pa bekimin e kryeministrit? M\u00eb falni! Po pse, n\u00eb cil\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb funksionit t\u00eb tij t\u00eb p\u00ebrcaktuar me Kushtetut\u00eb dhe dispozita ligjore, kryeministri duhet t\u00eb p\u00ebrgjoj\u00eb z\u00ebvend\u00ebsin e tij apo cilindo zyrtar tjet\u00ebr, me t\u00eb cilin e lidh puna, kur k\u00ebta t\u00eb fundit e ushtrojn\u00eb influenc\u00ebn e postit dhe i p\u00ebrdorin lidhjet e tyre me X-in ose Y-in, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme?! Si mund t\u00eb jet\u00eb kaq e padiskutueshme, q\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr, apo n\u00eb rastin tim, nj\u00eb kryetar bashkie, t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb \u00e7do gj\u00ebje q\u00eb s\u2019ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare me funksionin e tij t\u00eb p\u00ebrcaktuar me ligj apo me objektivat e me nj\u00eb mij\u00eb e nj\u00eb problemet e p\u00ebrditshme t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij?\u201d, u shpreh Veliaj vitin e kaluar.<\/p>\n<p><strong>Arratisja e Fug\u00ebs dhe ndarja e mediave<\/strong><\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr arratisja e Endri Fug\u00ebs n\u00eb Xhakarta t\u00eb Indonezis\u00eb tregon se nuk ishte nj\u00eb largim i thjesht\u00eb personal. Ajo simbolizoi shembjen e nj\u00eb prej shtyllave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb makineris\u00eb s\u00eb propagand\u00ebs s\u00eb Edi Ram\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, Fuga kishte qen\u00eb jo vet\u00ebm strategu i komunikimit, por edhe nyja lidh\u00ebse mes Ram\u00ebs, Erion Veliajt dhe aleat\u00ebve t\u00eb tyre n\u00eb media. Me ikjen e tij, ajo struktur\u00eb q\u00eb kontrollonte narrativ\u00ebn e pushtetit dhe mbante t\u00eb bashkuar kampin e Rilindjes u p\u00ebr\u00e7a n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakthyeshme.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb vakum, rrjeti i Veliajt,\u00a0 i lidhur prej koh\u00ebsh me linjat nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Sorosit hyri n\u00eb loj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndikuar mbi drejt\u00ebsin\u00eb dhe opinionin publik menj\u00ebher\u00eb pas arrestimit t\u00eb Veliajt. P\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb presion SPAK-ut q\u00eb Veliaj t\u00eb lirohet, u aktivizuan figura dhe z\u00ebra t\u00eb lidhur ngusht\u00eb me k\u00ebt\u00eb rrjet. Z\u00ebrat e tyre u pasqyruan dhe u amplifikuan publikisht nga Mero Baze. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb hyri edhe ish-k\u00ebshilltari i Tony Blair, Alastair Campbell, nj\u00eb figur\u00eb e njohur n\u00eb qarqet e majta nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe e lidhur me strukturat e Sorosit, i cili e cil\u00ebsoi \u201cskandaloze\u201d mbajtjen n\u00eb burg t\u00eb Veliajt p\u00ebr muaj t\u00eb t\u00ebr\u00eb pa nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb formuluar zyrtarisht. K\u00ebto mesazhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare u publikuan nga mediat e Veliajt, ve\u00e7an\u00ebrisht nga Mero Baze.<\/p>\n<p><strong>Mesazhi i koduar i Bazes<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, shkrimi i Mero Bazes p\u00ebr Sanaderin nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb histori ballkanike korrupsioni. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mesazh i koduar p\u00ebr Ram\u00ebn. Nj\u00eb nga ato mesazhe \u00ebsht\u00eb se \u201cn\u00ebse ai q\u00eb tradhtove vendos t\u00eb flas\u00eb, fundi yt \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm.\u201d Nga ana tjet\u00ebr ai thot\u00eb se mund t\u00eb kesh gjith\u00eb pushtetin n\u00eb duar si Sanaderi, por mund t\u00eb rr\u00ebzohet gjith\u00e7ka para syve, ashtu si\u00e7 ndodhi edhe me Veliajn. Duke goditur Manj\u00ebn dhe jo vet\u00eb Ram\u00ebn, Baze po e thot\u00eb k\u00ebt\u00eb mesazh me gjuh\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb, por mjaft t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb e njohin politik\u00ebn e brendshme t\u00eb PS-s\u00eb. Dhe kjo e b\u00ebn sinjalin edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, sepse vjen nga nj\u00eb njeri q\u00eb p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra ka qen\u00eb pjes\u00eb e mekanizmit q\u00eb e mbronte kryeministrin nga \u00e7do goditje.<\/p>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/klani-veliaj-kerkon-koken-e-rames-si-mero-baze-e-kercenoi-me-foton-e-sanaderit-a-do-te-jete-i-njejte-fati\/\">Klani \u201cVeliaj\u201d k\u00ebrkon \u201ckok\u00ebn\u201d e Ram\u00ebs, si Mero Baze e k\u00ebrc\u00ebnoi me foton e Sanaderit, a do t\u00eb jet\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb fati\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/gijotina.com\/\">GIJOTINA<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Publikimi nga gazetari Mero Baze i historis\u00eb s\u00eb ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader, nj\u00eb figur\u00eb q\u00eb nga maja e pushtetit p\u00ebrfundoi me qese n\u00eb dor\u00eb pas d\u00ebnimeve t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr korrupsion, ngre dyshime se nuk ishte nj\u00eb zgjedhje e rast\u00ebsishme editoriale n\u00eb median e tij. Ishte nj\u00eb sinjal. Nj\u00eb mesazh i koduar q\u00eb dyshohet se i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34646","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34646","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34646"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34646\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34646"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34646"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34646"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}