{"id":34638,"date":"2025-08-07T19:48:41","date_gmt":"2025-08-07T19:48:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/07\/pse-e-goditi-me-shuplake-prenk-jakova-rikard-ljarjen\/"},"modified":"2025-08-07T19:48:41","modified_gmt":"2025-08-07T19:48:41","slug":"pse-e-goditi-me-shuplake-prenk-jakova-rikard-ljarjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/07\/pse-e-goditi-me-shuplake-prenk-jakova-rikard-ljarjen\/","title":{"rendered":"Pse e goditi me shuplak\u00eb Prenk Jakova Rikard Ljarjen?"},"content":{"rendered":"<p>Duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb viti 1971 kur n\u00eb nj\u00eb pallat tek zona pas \u201cEkspozit\u00ebs Shqip\u00ebria Sot\u201d, n\u00eb faqen e an\u00ebsore t\u00eb pallatit num\u00ebr tre, shfaqeshin n\u00eb bezen e tendosur e t\u00eb bardh\u00eb filma t\u00eb ndrysh\u00ebm. Makina e kinamas\u00eb ishte kudo n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr\u00e7onte ideologjin\u00eb e shtetit n\u00eb skajet m\u00eb periferike t\u00eb atdheut. Filmi q\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb shikoja n\u00eb ambjent t\u00eb hapur ishte \u201cKomisari i Drit\u00ebs\u201d prodhim i vitit 1966 i \u201cKinostudios Shqip\u00ebria e Re\u201d, ku luanin aktor\u00ebt e mir\u00ebnjohur Rikard Ljarja, Roza Anagnosti, Ndrek Luca, Liza Vorfi, Mario Ashiku, Viktor Zhusti, Ndrek Prela e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebs\u00ebpari nuk do ta shtrij argumentin psikoanalitik t\u00eb spektatorit dhe lexuesit t\u00eb librit, sepse nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu rasti, por mbaj mend se efekti i filmit n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme nuk ka ndryshuar asgj\u00eb deri para viteve 1992. A ishte skenari i mir\u00eb, si dhe regjia e holl\u00eb e Viktor Gjik\u00ebs dhe Dhimit\u00ebr Anagnostit, apo dhe loja e aktor\u00ebve po ashtu k\u00ebt\u00eb nuk mund ta them? <\/p>\n<p>Si\u00e7 dihet q\u00eb kinemaja \u00ebsht\u00eb art kolektiv duket se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb shum\u00eb z\u00ebra. K\u00ebtu figura e heroit kryesor Dritanit t\u00eb Shkabajve e luajtur me mjeshtri nga Rikard Ljarja del n\u00eb pah qysh n\u00eb minutat e para t\u00eb filmit.<\/p>\n<p>Artist i merituar ishte konceptuar si nj\u00eb yll drite n\u00eb mes t\u00eb err\u00ebsir\u00ebs, ku me po aq mjesht\u00ebri luanin personazhet negative aktor\u00ebt e tjer\u00eb. Tek un\u00eb mb\u00ebrriti mesazhi i vet\u00ebp\u00ebrmbushjes si spektator e krijoj at\u00eb mumifikim t\u00eb pavdeksh\u00ebm q\u00eb p\u00ebr fat k\u00ebt\u00eb privilegj e ka vet\u00ebm arti. S\u00eb fundja e gjith\u00eb qenia njer\u00ebzore e zot\u00ebron pasurin\u00eb, pushtetin dhe pasurin e talentit t\u00eb vet\u00eb n\u00eb fuksion t\u00eb pavdeksis\u00eb, ose memorizimit sa m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb mendjen njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Rikard Ljarja kishte fituar kinoprov\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb film n\u00eb mosh\u00ebn 23-vje\u00e7are, nj\u00eb vit pasi kishte p\u00ebrfunduar studimet e larta. Ai kishte ardhur nga Teatri \u201cMigjeni\u201d i qytetit t\u00eb artit dhe t\u00eb sportit, si ai i Shkodr\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb teat\u00ebr, q\u00eb ishte nga teatrot m\u00eb me em\u00ebr t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ai ishte gjendur mes artist\u00ebve me t\u00eb talentuar dhe me p\u00ebrvoj\u00eb si\u00e7 ishin Bep Siroka, Lec Bushati, Tano Banushi, Tinka Kurti,\u2026<\/p>\n<p>Por djalit simpatik dhe tejet t\u00eb talentuar si instrumentist (fizarmonik), ishte i ftuar n\u00eb t\u00eb gjitha grupet muzikore t\u00eb Shkodr\u00ebs (ai ishte m\u00eb i k\u00ebrkuari). Dhe si\u00e7 e shpjegon ai koh\u00ebn e art\u00eb kur lul\u00ebzonte l\u00ebvizja artistike dhe sportive n\u00eb rrethin e Shkodr\u00ebs, thot\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera -nuk kishte f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mosh\u00ebs shkollore q\u00eb nuk merrej me m\u00ebsimin e nj\u00eb vegle muzikore n\u00eb rrethet artistike t\u00eb \u201cSht\u00ebpis\u00eb s\u00eb pionierit\u201d.<\/p>\n<p>Ky ambient ishte si t\u00eb thuash humusi i talenteve t\u00eb tjera q\u00eb ka nxjerr\u00eb Shkodra n\u00eb rang komb\u00ebtar. Teatri \u201cMigjeni\u201d i asaj kohe ka qen\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr Rikardin n\u00eb t\u00eb gjitha kuptimet. Rikardit i buz\u00ebqesh fati dhe merr s\u00ebrish nj\u00eb rol protogonisti si tek Sk\u00ebnderi n\u00eb filmin \u201cDuel i heshtur\u201d. Roli i nj\u00eb marinari me profil tejet pozitiv psikologjik rrallher\u00eb i \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebngjitur figur\u00ebs s\u00eb personazhit nj\u00eb qenie kaq e p\u00ebrmbushur n\u00eb kinomatografin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>N\u00eb filmin \u201cRrug\u00eb t\u00eb bardha\u201d t\u00eb realizuar n\u00eb vitin 1974 me regjisor Viktor Gjik\u00ebn dhe skenar t\u00eb Vath Koreshit ai me rolin e Ded\u00ebs si fill\u00ebrojt\u00ebs ka shpalosur talentin e p\u00ebrkushtuar dhe kontradikt\u00ebn e njeriut t\u00eb zakonsh\u00ebm, i cili p\u00ebr hir t\u00eb pun\u00ebs i duhet t\u00eb gjendet n\u00eb vorbull\u00ebn e qytetit q\u00eb varet nga nj\u00eb fije teli.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb hero e gjejm\u00eb n\u00eb kinomatografin\u00eb bot\u00ebrore e vet\u00eb aktori nuk e pranoi absurdin paragjykues t\u00eb steriotipit t\u00eb \u201cLejfenit\u201dn\u00eb mediat e pas viteve 1991. Hollivudi ka filma t\u00eb t\u00ebr\u00eb me zjarrfik\u00ebsit e me rojtar\u00ebt e pyjeve dhe pa harruar me aviator\u00ebt dhe kapiten\u00ebt e anijeve. Mevlan Shanaj aktor\u00eb dhe regjisor shprehet: Rikardi \u00ebsht\u00eb pionieri i kinemas\u00eb moderne shqiptare. Ai u b\u00eb figura m\u00eb komunikuese me shikuesit e shumt\u00eb shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Rikardi e ndihmoj\u00eb fatin e tij n\u00eb kinomatografin\u00eb shqiptare duke punuar me shum\u00eb pasion duke i shnd\u00ebruar personazhet e tij n\u00eb modele q\u00eb kishin forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb ndryshuar t\u00eb tashmen, d.m.th se besonte tek forca e kinemas\u00eb edhe n\u00ebn pesh\u00ebn e censur\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb filmin \u201cNd\u00ebrgjegja\u201d dhe n\u00eb filmin \u201cPlag\u00eb t\u00eb vjetra\u201d ndihet fryma e aktorit modern me tension psikologjik prej intelektuali i cili gjendet n\u00eb kahun e kund\u00ebr t\u00eb personazheve q\u00eb kishte krijuar m\u00eb par\u00eb. Ndihet fryma e kinemas\u00eb evropiane e ngjizur mir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aspektet.<\/p>\n<p>Tek filmat me aksion si tek \u201cKur zbardhi nj\u00eb dit\u00eb\u201d, \u201cNgadhnjim mbi vdekjen\u201d filmi m\u00eb i shikuar n\u00eb Kin\u00eb e Koren\u00eb e Veriut dhe Vietnam, \u201cRadiostacioni\u201d, \u201cRrugicat q\u00eb k\u00ebrkonin diell\u201d dhe n\u00eb filmin \u201cSk\u00ebterr\u00eb 43\u201d dhe \u201cIlegal\u00ebt\u201d ose \u201cYjet e net\u00ebve t\u00eb gjata\u201d, koloriti aktoresk i personazheve e p\u00ebrsos ndjeshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb psikologjin\u00eb e shikueisit. Rikardi edhe n\u00eb role t\u00eb dyta ndri\u00e7on.<\/p>\n<p>Ai ishte nd\u00ebr aktor\u00ebt e vet\u00ebm deri n\u00eb vitet 1990 q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb role n\u00eb kinematografin\u00eb shqiptare dhe ishte nga aktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb vendit, sa p\u00ebr humor thuhej: \u2013 Do t\u00eb ham\u00eb buk\u00eb ose me \u201cDed\u00ebn\u201d e \u201cRrug\u00ebve t\u00eb bardha, apo Sk\u00ebnderin e \u201cDuelit t\u00eb heshtur\u201ddhe padyshim me Dritanin e Shkabajve t\u00eb filmit \u201cKomisari i drit\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Me z\u00ebrin e tij bas tejet t\u00eb past\u00ebr e ting\u00ebllues e me nj\u00eb pamje tejet simpatike u b\u00eb ikona e filmit shqiptar. Ndokush e th\u00ebrriste me emrin e personazheve, sepse e till\u00eb ishte koha dhe respekti p\u00ebr artistin. Batutat e filmave u b\u00ebn nj\u00eb zhargon i humorit t\u00eb koh\u00ebs,  e n\u00eb \u00e7do mjedis p\u00ebrmendej shpesh emri i Rikardit me rolet e tij emblematik\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte koha e ikonave ku vende si Franca, Italia dhe Britania p\u00ebrkundrejt industris\u00eb amerikane t\u00eb filmit \u201cHollivudit\u201d, krijuan mite t\u00eb pavdekshme me aktor\u00eb t\u00eb till\u00eb si Alen Delon, Brixhid Bardo, Zhan Gabe, Sofia Loren, Mar\u00e7elo Mastrojani, Xhina Lolobrixhi, Klaudia Kardinale e Alberto Sordi, Vudi Alen e plot\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb fati e deshi q\u00eb edhe shikuesi shqiptar t\u2019i adhuroj\u00eb, por dhe e rriti grint\u00ebn, e ndaj aktor\u00ebt shqiptar duhet t\u00eb ishin t\u00eb atyre p\u00ebrmasave q\u00eb t\u00eb mund t\u2019i ndiqje n\u00eb filmat e tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr talent shfaqi Rikardi edhe n\u00eb fush\u00ebn regjisoriale t\u00eb filmit dhe t\u00eb teatrit. Lista e gjat\u00eb fillon si bashk\u00ebregjisor me regjisorin Sajmir Kumbaro n\u00eb filmin \u201cRrugicat q\u00eb k\u00ebrkonin diell\u201d dhe \u201cIlegal\u00ebt\u201d m\u00eb pas vijojn\u00eb filmat e tij si \u201cKur hapen dyert e jet\u00ebs\u201d, \u201cN\u00eb pyjet me bo\u00eb ka jet\u00eb\u201d, \u201cRadiostacioni\u201d, \u201cPesha e koh\u00ebs\u201d, \u201cUra dhe k\u00ebshtjella\u201d, \u201cSk\u00ebterr\u00eb 43\u201d, \u201cFundi i nj\u00eb gjakmarrjeje\u201d, \u201cFolk\u201d etj.<\/p>\n<p>Tek Rikardi f\u00ebmija i Karlit dhe Angje Logorecit, mbes\u00ebs s\u00eb mir\u00ebnjohurit Mati Logoreci, talenti i fshehur i violinistit dhe i shkrimtarit u shfaq\u00ebn diku m\u00eb her\u00ebt e diku m\u00eb von\u00eb. Si\u00e7 kujtonte vet\u00eb Rikardi maman\u00eb e tij e cila ia lexonte librat me z\u00eb ende pa vajtur n\u00eb shkoll\u00eb, s\u00eb bashku me motr\u00ebn Ernesta- dhe hyra n\u00eb bot\u00ebn e k\u00ebrkimit dhe t\u00eb heshtjes thoshte ai.<\/p>\n<p>Tet\u00eb viteve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebris\u00eb nuk iu nda veglave muzikore dhe shpesh prind\u00ebrit e tij e shikonin t\u00eb ardhmen e Rikardit n\u00eb bot\u00ebn e muzik\u00ebs, si kompozitor nga m\u00eb t\u00eb njohurit, ose muzikant. K\u00ebshtu kujtonte ai shuplak\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb nga Prenk Jakova. Dhe a e dini pse? Rregullat n\u00eb at\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e studimit ishin me planifikim t\u00eb bursave t\u00eb studimit.<\/p>\n<p>Rikardit i del e drejta p\u00ebr t\u00eb vazhduar institutin dyvje\u00e7ar p\u00ebr matematik\u00eb \u2013fizik\u00eb. Babai i tij Karlo me nj\u00eb formim shkollor austriak i propozon q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb m\u00eb mir\u00eb n\u00eb deg\u00ebn kimi-industriale, si duket duhet t\u2019i ngjante xhaxhait t\u00eb tij Gasp\u00ebr Larja ixhinierit t\u00eb mirnjohur t\u00eb birr\u00ebs \u201cKor\u00e7a\u201di cili i kish kryer studimet n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Por Rikardi kunkurron p\u00ebr aktor n\u00eb shkoll\u00ebn e lart\u00eb \u201cAleksand\u00ebr Moisiu\u201d ku edhe fitoi. N\u00eb k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Tiran\u00eb takon Prenk\u00ebn i cili u nervozua me Rikardin pse nuk kishte pritur sa t\u00eb hapej Instituti i Lart\u00eb e t\u00eb vazhdonte p\u00ebr muzik\u00eb e t\u2019i jep nj\u00eb shuplak\u00eb.<\/p>\n<p>Skenaristi Rikard Larja ka nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb re n\u00eb filmat \u201cKur hapen dyert e jet\u00ebs\u201ddhe \u201cPesha e koh\u00ebs\u201d, aty ai del hapur n\u00eb p\u00ebrballjen me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ku konservatorizmi si fenomen i shoq\u00ebris\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson murin q\u00eb nuk kalohet pa p\u00ebrplasje idesh dhe k\u00ebrkim reformash, ai p\u00ebrgatiste k\u00ebshtu shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare p\u00ebr nevoj\u00ebn e ndryshimit me guxim intelektual.<\/p>\n<p>K\u00ebtyre viteve t\u00eb tranzicionit t\u00eb tejzgjatur shqiptar aktori m\u00eb i preferuar i para viteve 1990, nuk do t\u00eb ftohej n\u00eb asnj\u00eb rol n\u00eb ato pak filma q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr gati 30 vjet. Vet\u00ebm Mevlan Shanaj i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb rol n\u00eb filmin \u201cFlet\u00eb t\u00eb Bardha\u201d.<\/p>\n<p>Kineasti Agim Sopi i ka dh\u00ebn\u00eb rol n\u00eb filmin \u201cAnatema\u201d. Po ashtu merr nj\u00eb rol nga regjisori Ekrem Kryeziu n\u00eb filmin \u201cViktimat e Tivarit\u201d n\u00eb vitin 1996. Mori disa role n\u00eb teat\u00ebr si n\u00eb at\u00eb \u201cMigjeni\u201d n\u00eb pjes\u00ebn \u201cSh\u00ebn Gjon Kryepremi\u201d dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb teatrit t\u00eb Vlor\u00ebs \u201cPetro Marko\u201d nj\u00eb dram\u00eb t\u00eb Fadil Hys\u00ebs me titull \u201cTestamenti\u201d dhe vazhdon me nj\u00eb v\u00ebnie n\u00eb sken\u00eb si regjisor n\u00eb \u201cTeatrin Komb\u00ebtar\u201d i vepr\u00ebs s\u00eb Stefan \u00c7apaliku titulluar \u201cUtopos\u201d.<\/p>\n<p>Pranon nj\u00eb ftes\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb teatrin e Prishtin\u00ebs dhe i p\u00ebrvishet pun\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb dram\u00eb t\u00eb re me autor Ariel Dorfmunit e cila titullohej \u201cVdekja dhe vajza\u201d dhe kishte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb saj shkeljen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Rikardi i cili ish betuar n\u00eb adoleshenc\u00ebn e tij vetes se do t\u00eb b\u00ebhej shkrimtar, por rrjedha e jet\u00ebs kish ndryshuar e n\u00ebn sirtar kishte romanin e tij t\u00eb par\u00eb \u201cN\u00eb nj\u00eb humb\u00ebtir\u00eb k\u00ebtej rrotull\u201d, por si\u00e7 thoshte ai \u2013 i vinte ndroje nga vetja, dhe nj\u00eb dit\u00eb miq e shok\u00eb t\u00eb tij e kishin nxitur q\u00eb ta botonte.<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb kam hedhur n\u00eb let\u00ebr sh\u00ebnime. Shkruaja \u00e7far\u00ebdo q\u00eb m\u00eb vinte nd\u00ebr mend, kam shum\u00eb prej tyre sepse i ruaj dhe kur t\u00eb kem koh\u00eb do t\u00eb mendohem thoshte Rikardi. Kur e takoja spontanisht shkrimtarin Rikard Larja, e kur fillonim bisedat p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb, kam pasur p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb kulturore t\u00eb admirueshme e mbi t\u00eb gjitha surprizuese, sepse un\u00eb n\u00eb lagjen time nuk flisja me asnj\u00eb aktor q\u00eb banonte aty n\u00eb rrug\u00ebn \u201cMyslym Shyri\u201d dhe nuk ishin pak mbi 20 para viteve 1990, kisha bindjen time, se ata duhet t\u2019i duash sipas vepr\u00ebs s\u00eb tyre ku luajn\u00eb n\u00eb teat\u00ebr apo n\u00eb film, por k\u00ebtu p\u00ebr \u00e7udin\u00eb tone, as zona rezidenciale p\u00ebr aktor e njer\u00ebz t\u00eb shquar nuk kishte e s\u2019ka p\u00ebr t\u00eb pasur ndonj\u00ebher\u00eb e ndeshesh me mitin t\u00ebnd, tre her\u00eb n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Rikardi i mirorganizuar n\u00eb dijet e tij albanologjike me adhurimin p\u00ebr Eqrem \u00c7abej t\u00eb mahniste, miq e shok\u00eb e bashk\u00ebkoh\u00ebs t\u00eb tij tregojn\u00eb p\u00ebr humorin e holl e hokatar, q\u00eb do t\u00eb mbahet mend gjat\u00eb. Boton shkrime n\u00eb shtypin e koh\u00ebs p\u00ebr shqet\u00ebsimet e shoq\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb artit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2009 boton romanin e tij t\u00eb dyt\u00eb \u201cKoh\u00eb qensh\u201d. M\u00eb tej vazhdon me botimin e librave \u201cTymi kronik\u00eb bardhezi\u201d proza dhe romanin \u201cJosifopedia\u201d. Ndon\u00ebse t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn i \u00ebsht\u00eb shmangur \u201cmorbus actorum\u201d, profilit t\u00eb identifikimit t\u00eb aktorit me fam\u00eb me rolet e tij, p\u00ebrs\u00ebri ka qen\u00eb e pamundur, sepse si\u00e7 tregonte ai p\u00ebr ftes\u00ebn q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb i biri i heroit t\u00eb pun\u00ebs fill\u00ebrojt\u00ebsi Pjet\u00ebr Llesh Deda, nuk mund ta shmangia.<\/p>\n<p>Ata do t\u00eb ndiheshin keq n\u00ebse nuk u shkoja n\u00eb dasm\u00ebn e tij. Atje e kishin pritur me nderime n\u00eb krye t\u00eb vendit dhe pata ndjesin\u00eb sikur njerzit m\u00eb shikonin si t\u00eb ishte vet\u00eb Pjetri. Ai e kish mbajtur frym\u00ebn drejt Gjirokastr\u00ebs me plot\u00eb mall p\u00ebr dekorimin e babait t\u00eb tij si profesor i l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb fizik\u00ebs n\u00eb gjimnazin e qytetit t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm. Gjirokastra kish n\u00eb gjirin e saj rreth 40 familje nga veriu i Shqip\u00ebris\u00eb dhe kjo koloni kish caktuar nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb vit q\u00eb mblidheshin e darkonin bashk\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb paharuara do t\u00eb mbeten sentencat e tij lapidare p\u00ebr shqiptar\u00ebt si\u00e7 shkruan ai \u201cKur jemi t\u00eb bes\u00ebs, jemi deri n\u00eb fund-sepse na kan\u00eb besuar\u201d. \u201cKur jemi t\u00eb pabes\u00eb, jemi deri n\u00eb fund-sepse na kan\u00eb pabesuar\u201d. Rac\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Rikardi ishte i lidhur shum\u00eb me qytetin e tij t\u00eb lindjes Shkodr\u00ebn, ndaj kalonte nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij t\u00eb vjet\u00ebr e punonte kopshtin e mbillte lule, por edhe mbushte bot\u00ebn e tij shpirt\u00ebrore e kthehej n\u00eb Tiran\u00eb duke shkruar si p\u00ebr historin\u00eb e saj, por edhe skiconte veprat e ardhshme letrare me personazhe ekzotik dhe surealist.<\/p>\n<p>Jeta e tij pran\u00eb shesheve t\u00eb xhirimit i dha njohjen me bashk\u00ebshorten e tij aktoren Marjeta Ilo me t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb g\u00ebzonte jet\u00ebn me lindjen e f\u00ebmij\u00ebve, vajz\u00ebn Lorena dhe djalin Leand\u00ebr. 80-vjetori i lindjes s\u00eb Rikard Larjes ishte nj\u00eb rast q\u00eb t\u00eb tregohesha nj\u00eb nga mij\u00ebra shikuesit e tij, mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr at\u00eb \u00e7far\u00eb na ka dhuruar me rolet e tij n\u00eb kinematografi dhe n\u00eb let\u00ebrsi, tingujt e muzik\u00ebs dhe llojin e piktur\u00ebs s\u00eb tij ishte privilegj i nj\u00eb brezi tjet\u00ebr dhe rrethi m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thoshte vet\u00eb Rikardi megjith\u00ebse kishte lindur m\u00eb 1 prill t\u00eb vitit 1943, dit\u00eblindjen e festonte m\u00eb dat\u00eb 3 prill. Pallati q\u00eb dikur un\u00eb e pash\u00eb n\u00eb bezen e tendosur ishte koin\u00e7idenca q\u00eb m\u00eb kish lidhur me Rikardin, sepse ai aty doli p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer m\u00eb drejt Shkodr\u00ebs n\u00eb 20 prill t\u00eb vitit 2020.\/javanews.al<\/p>\n<p>*Titulli i origjinalit: \u201cPak fjal\u00eb p\u00ebr Rikard Ljarjen\u201d<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/pse-e-goditi-me-shuplake-prenk-jakova-rikard-ljarjen\/\">Pse e goditi me shuplak\u00eb Prenk Jakova Rikard Ljarjen?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb viti 1971 kur n\u00eb nj\u00eb pallat tek zona pas \u201cEkspozit\u00ebs Shqip\u00ebria Sot\u201d, n\u00eb faqen e an\u00ebsore t\u00eb pallatit num\u00ebr tre, shfaqeshin n\u00eb bezen e tendosur e t\u00eb bardh\u00eb filma t\u00eb ndrysh\u00ebm. Makina e kinamas\u00eb ishte kudo n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebr\u00e7onte ideologjin\u00eb e shtetit n\u00eb skajet m\u00eb periferike t\u00eb atdheut. Filmi q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34638","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34638","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34638"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34638\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34638"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34638"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34638"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}