{"id":34505,"date":"2025-08-06T19:48:58","date_gmt":"2025-08-06T19:48:58","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/06\/perplasja-mes-presidentit-millatoviq-dhe-zv-kryeministrit-gjeloshaj-prokuroria-i-merr-te-dy-ne-pyetje\/"},"modified":"2025-08-06T19:48:58","modified_gmt":"2025-08-06T19:48:58","slug":"perplasja-mes-presidentit-millatoviq-dhe-zv-kryeministrit-gjeloshaj-prokuroria-i-merr-te-dy-ne-pyetje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/06\/perplasja-mes-presidentit-millatoviq-dhe-zv-kryeministrit-gjeloshaj-prokuroria-i-merr-te-dy-ne-pyetje\/","title":{"rendered":"P\u00ebrplasja mes presidentit Millatoviq dhe zv\/kryeministrit Gjeloshaj, Prokuroria i merr t\u00eb dy n\u00eb pyetje!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Prokurorin\u00eb Themelore n\u00eb Podgoric\u00eb, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, si dhe presidenti i Malit t\u00eb Zi, Jakov Millatoviq.<\/p>\n<p>Sipas autoriteteve, d\u00ebshmit\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb pas ankes\u00ebs s\u00eb Millatoviqit n\u00eb polici se m\u00eb 1 gusht Gjeloshaj i kishte d\u00ebrguar mesazhe k\u00ebrc\u00ebnuese.<\/p>\n<p>Gjeloshaj tha se para prokurorit ka mohuar t\u00eb ket\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar presidentin e shtetit dhe sqaroi se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e qytetarit.<\/p>\n<p>M\u00eb vjen keq q\u00eb (Millatoviq) na futi n\u00eb k\u00ebt\u00eb cirk \u2013 p\u00ebr qytetar\u00ebt, p\u00ebr mua personalisht dhe p\u00ebr struktur\u00ebn politike q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u201d, deklaroi ai.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Millatoviq tha se, p\u00ebrve\u00e7 mesazheve tashm\u00eb t\u00eb raportuara, \u201ck\u00ebrc\u00ebnimet kan\u00eb vazhduar edhe nga persona t\u00eb af\u00ebrt me Gjeloshajn\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e papranueshme q\u00eb presidenti t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnohet gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs. \u00c7far\u00eb duhet t\u00eb presin gjyqtar\u00ebt kur japin vendime, apo prokuror\u00ebt kur ngritin aktakuza?\u201d, u shpreh Millatoviq.<\/p>\n<p>Mesazhet e p\u00ebrmendura Gjeloshaj i kishte d\u00ebrguar n\u00eb dit\u00ebn kur Millatoviq ia kishte kthyer Kuvendit p\u00ebr rishqyrtim Ligjin p\u00ebr Tatimin mbi Pasurit\u00eb e Paluajtshme \u2013 nj\u00eb nism\u00eb e partive shqiptare, p\u00ebrfshir\u00eb Alternativ\u00ebn Shqiptare q\u00eb drejton Gjeloshaj.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, nga kjo parti i d\u00ebrguan mesazh presidentit se \u201cnuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mir\u00ebpritur n\u00eb Mal\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Gjeloshaj ishte kryetar i komun\u00ebs s\u00eb Tuzit \u2013 qend\u00ebr e rajonit t\u00eb Mal\u00ebsis\u00eb, ku shumic\u00ebn e popullsis\u00eb e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb shqiptar\u00ebt \u2013 deri n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>Presidenti Millatoviq i ka b\u00ebr\u00eb thirrje kryeministrit, Millojko Spajiq, q\u00eb t\u00eb shkarkoj\u00eb Gjeloshajn p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve. Qeveria ende nuk ka reaguar, ashtu si edhe partit\u00eb e shumic\u00ebs parlamentare.<\/p>\n<p>Ku plasi problemi?<\/p>\n<p>Presidenti i Malit t\u00eb Zi, Jakov Millatoviq, e ktheu n\u00eb Kuvend p\u00ebr rishqyrtim Ligjin p\u00ebr Tatimin mbi Pasurit\u00eb e Paluajtshme, duke argumentuar se ai \u201ccenon barazin\u00eb kushtetuese t\u00eb qytetar\u00ebve\u201d dhe vendos fermer\u00ebt n\u00eb pozita t\u00eb pabarabarta, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb komun\u00ebs ku veprojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ai po ashtu theksoi se ligji p\u00ebrfshin dispozita me fuqi prapavepruese, gj\u00eb q\u00eb ndalohet nga Kushtetuta e Malit t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Nga kabineti i tij theksuan se reagimi i z\u00ebvend\u00ebskryeministrit Nik Gjeloshaj mund t\u00eb jet\u00eb i lidhur me mosmarr\u00ebveshjet shum\u00ebvje\u00e7are gjyq\u00ebsore mes Komun\u00ebs s\u00eb Tuzit \u2013 t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb par\u00eb e drejtonte Gjeloshaj \u2013 dhe kompanis\u00eb shtet\u00ebrore \u201c13 Korriku \u2013 Pllantazhe\u201d, lidhur me p\u00ebrllogaritjen e taksave p\u00ebr tok\u00ebn bujq\u00ebsore.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se 70 p\u00ebr qind e tok\u00ebs s\u00eb kompanis\u00eb \u201cPllantazhe\u201d ndodhet n\u00eb territorin e komun\u00ebs s\u00eb Tuzit, e cila mbledh tatimin mbi pasurit\u00eb e paluajtshme n\u00eb at\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>Ligji n\u00eb fjal\u00eb u jep komunave t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb caktojn\u00eb vet\u00eb norm\u00ebn e tatimit p\u00ebr pasurit\u00eb q\u00eb ndodhen n\u00eb territorin e tyre dhe q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr bujq\u00ebsi. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ligji parashikon q\u00eb k\u00ebto rregulla t\u00eb reja t\u00eb zbatohen edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb prapavepruese, p\u00ebrfshir\u00eb rastet q\u00eb jan\u00eb aktualisht n\u00eb proces gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Komuna e Tuzit dhe \u201cPllantazhe\u201d jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje gjyq\u00ebsore q\u00eb nga viti 2019, kur Gjeloshaj ishte kryetar komune. Kontesti u ngrit pas faturimit nga Komuna e Tuzit p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy milion\u00eb euro tatim p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb trevje\u00e7are.<\/p>\n<p>Gjykata vendosi n\u00eb favor t\u00eb kompanis\u00eb \u201cPllantazhe\u201d dhe i urdh\u00ebroi komun\u00ebs t\u00eb kthej\u00eb shum\u00ebn e mbledhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Nga \u201cPllantazhe\u201d paralajm\u00ebruan se me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit t\u00eb ri, do t\u00eb legalizohej praktika e m\u00ebparshme e Komun\u00ebs s\u00eb Tuzit p\u00ebr mbledhjen e taksave t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, partit\u00eb shqiptare q\u00eb e kan\u00eb propozuar ligjin theksojn\u00eb se q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb mund\u00ebsohet \u201cnj\u00eb shp\u00ebrndarje m\u00eb e drejt\u00eb e t\u00eb ardhurave nga shfryt\u00ebzimi i territorit komunal\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb mesazhet e Gjeloshajt q\u00eb po hetohen nga prokuroria?<\/p>\n<p>Pas vendimit t\u00eb presidentit Jakov Millatoviq p\u00ebr t\u00eb mos n\u00ebnshkruar ligjin p\u00ebr tatimin mbi pasurit\u00eb e paluajtshme, z\u00ebvend\u00ebskryeministri Nik Gjeloshaj i d\u00ebrgoi disa mesazhe, t\u00eb cilat Millatoviq i cil\u00ebsoi si k\u00ebrc\u00ebnuese dhe i publikoi n\u00eb platform\u00ebn X (ish-Twitter).<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb futesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Tani prite reagimin e shqiptar\u00ebve nga t\u00eb gjitha nivelet dhe kudo q\u00eb kemi ndikim\u201d, shkroi Gjeloshaj n\u00eb nj\u00eb nga mesazhet.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, Gjeloshaj mohoi publikisht se i kishte b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim presidentit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ai e akuzoi Millatoviqin se kishte refuzuar ta n\u00ebnshkruaj\u00eb ligjin me q\u00ebllim \u201cp\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar personalisht, bashk\u00eb me kumbarr\u00ebn e tij\u201d, por pa ofruar detaje konkrete p\u00ebr p\u00ebrfitimet e pretenduara.<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 kishte paralajm\u00ebruar n\u00eb mesazhe, pas refuzimit t\u00eb ligjit erdhi nj\u00eb reagim i gjer\u00eb nga partit\u00eb dhe organizatat shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi.<\/p>\n<p>Millatoviq akuzohet p\u00ebr veprime anti-shqiptare<\/p>\n<p>Agron Dushaj, p\u00ebrfaq\u00ebsues i partis\u00eb s\u00eb Nik Gjeloshajt \u2013 Alternativa Shqiptare \u2013 e cil\u00ebsoi refuzimin e presidentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Jakov Millatoviq, p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar ligjin p\u00ebr tatimin mbi pasurit\u00eb e paluajtshme si \u201cdiskriminim n\u00eb baz\u00eb etnike, raciz\u00ebm e t\u00eb tjera\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb t\u00eb kishte shar\u00eb kumbar\u00ebn n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb t\u00eb shante e gjith\u00eb Mal\u00ebsia\u2026 dhe n\u00eb Mal\u00ebsi m\u00eb mir\u00eb mos u kthe, nuk do t\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb askush gj\u00eb, por nuk je i mir\u00ebpritur\u201d, shkroi Dushaj n\u00eb profilin e Millatoviqit n\u00eb Facebook.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb nga propozuesit e ligjit, Artan \u00c7obi, theksoi se ndryshimet ligjore kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u2019u japin komunave \u201cnj\u00eb shp\u00ebrndarje m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave q\u00eb rrjedhin nga shfryt\u00ebzimi i territorit t\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDuket se p\u00ebr disa \u00ebsht\u00eb problem zhvillimi i m\u00ebtejm\u00eb i zonave ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt\u201d, shkroi \u00c7obi.<\/p>\n<p>Vizita e Gjeloshajt n\u00eb SHBA pa miratim nga Qeveria<\/p>\n<p>M\u00eb 18 korrik, z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik i Malit t\u00eb Zi, Nik Gjeloshaj, zhvilloi takime n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs me drejtorin e FBI-s\u00eb, Kash Patel, dhe t\u00eb d\u00ebrguarin e posa\u00e7\u00ebm t\u00eb presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, me q\u00ebllim \u2013 si\u00e7 tha ai \u2013 \u201cforcimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Malit t\u00eb Zi dhe SHBA-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Por nga kabineti i kryeministrit Milojko Spajiq u tha p\u00ebr gazet\u00ebn Vijesti se Qeveria nuk kishte miratuar asnj\u00eb platform\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vizit\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha takimet eventuale q\u00eb z. Gjeloshaj ka zhvilluar nuk jan\u00eb realizuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ndonj\u00eb mandati t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Qeveria dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, konsiderohen si aktivitete private\u201d, thuhet n\u00eb reagim.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Gjeloshaj e cil\u00ebsoi t\u00eb pavend k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb Qeveris\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cprocedurat formale jan\u00eb t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme krahasuar me r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vizit\u00ebs\u201d, dhe k\u00ebmb\u00ebnguli se ai ishte atje n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e z\u00ebvend\u00ebskryeministrit dhe ministrit t\u00eb Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb organizat\u00eb shqiptare q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson diaspor\u00ebn e Mal\u00ebsis\u00eb n\u00eb Nju-Jork ka akuzuar presidentin e Malit t\u00eb Zi, Jakov Millatoviq, p\u00ebr \u201cveprimtari anti-shqiptare\u201d, n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr publike.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb bashku me vendimin p\u00ebr t\u00eb mos n\u00ebnshkruar ligjin, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i qart\u00eb anti-shqiptar, i drejtuar drejtp\u00ebrdrejt kund\u00ebr Komun\u00ebs s\u00eb Tuzit dhe m\u00eb gjer\u00eb \u2013 kund\u00ebr komunave me shumic\u00eb shqiptare n\u00eb Mal t\u00eb Zi\u201d, thuhet n\u00eb letr\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Ata njoftuan se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb informojn\u00eb Kongresin e Shteteve t\u00eb Bashkuara, Departamentin e Shtetit si dhe institucione t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Edhe Ministria e Financave kund\u00ebr ligjit<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrplasjes mes z\u00ebvend\u00ebskryeministrit Nik Gjeloshaj dhe presidentit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, Jakov Millatoviq, Qeveria nuk ka reaguar zyrtarisht. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj, Millatoviq publikoi nj\u00eb dokument t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave, n\u00eb t\u00eb cilin thuhet qart\u00eb se ligji p\u00ebr tatimin mbi pasurit\u00eb e paluajtshme nuk duhet t\u00eb miratohet, pasi d\u00ebmton fermer\u00ebt dhe i vendos tatimpaguesit n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb pafavorshme.<\/p>\n<p>Presidenti u shpreh se dokumenti \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se Qeveria e ka ditur se ligji \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn, por ka vendosur ta mb\u00ebshtes\u00eb at\u00eb gjithsesi.<\/p>\n<p>\u201cPyetja \u00ebsht\u00eb: \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb Qeveria, kur e di q\u00eb ligji \u00ebsht\u00eb antikushtetues? Dhe a do ta miratoj\u00eb Kuvendi i Malit t\u00eb Zi s\u00ebrish t\u00eb nj\u00ebjtin ligj?\u201d, u shpreh Millatoviq, duke shtuar:<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrfundimi: ata e dinin q\u00eb ligji \u00ebsht\u00eb antikushtetues dhe i d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt. E megjithat\u00eb, e miratuan.\u201d<\/p>\n<p>Pse po hesht Qeveria?<\/p>\n<p>Qeveria nuk ka reaguar as ndaj thirrjes s\u00eb Millatoviqit drejtuar kryeministrit Milojko Spajiq p\u00ebr shkarkimin e Gjeloshajt.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet mes Spajiqit dhe Millatoviqit jan\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar prej pothuajse dy vitesh. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre p\u00ebr\u00e7arjeve, Millatoviq u largua n\u00eb vitin 2024 nga partia L\u00ebvizja Evropa Tani, t\u00eb cil\u00ebn e kishin themeluar bashk\u00ebrisht.<\/p>\n<p>T\u00eb dy e filluan karrier\u00ebn politike si ministra n\u00eb qeverin\u00eb e par\u00eb pas rr\u00ebzimit t\u00eb pushtetit 30-vje\u00e7ar t\u00eb Milo Gjukanoviqit n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2020. Pas r\u00ebnies s\u00eb asaj qeverie, ata formuan L\u00ebvizjen Evropa Tani n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2022. Fal\u00eb popullaritetit t\u00eb programit ekonomik t\u00eb k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje, me t\u00eb cilin u rrit\u00ebn pagat, ata fituan zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare t\u00eb vitit 2023. \/REL\/<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/perplasja-mes-presidentit-millatoviq-dhe-zv-kryeministrit-gjeloshaj-prokuroria-i-merr-te-dy-ne-pyetje\/\">P\u00ebrplasja mes presidentit Millatoviq dhe zv\/kryeministrit Gjeloshaj, Prokuroria i merr t\u00eb dy n\u00eb pyetje!<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Prokurorin\u00eb Themelore n\u00eb Podgoric\u00eb, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje z\u00ebvend\u00ebskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, si dhe presidenti i Malit t\u00eb Zi, Jakov Millatoviq. Sipas autoriteteve, d\u00ebshmit\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb pas ankes\u00ebs s\u00eb Millatoviqit n\u00eb polici se m\u00eb 1 gusht Gjeloshaj i kishte d\u00ebrguar mesazhe k\u00ebrc\u00ebnuese. Gjeloshaj tha se para prokurorit ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34505","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34505","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34505"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34505\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34505"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34505"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34505"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}