{"id":34476,"date":"2025-08-06T16:50:21","date_gmt":"2025-08-06T16:50:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/06\/deshmia-e-rralle-e-ramiz-alise-duke-kerkuar-tani-lidhur-me-te-verteten-e-vetevrasjes-se-nakos-spiros-pershtypja-ime\/"},"modified":"2025-08-06T16:50:21","modified_gmt":"2025-08-06T16:50:21","slug":"deshmia-e-rralle-e-ramiz-alise-duke-kerkuar-tani-lidhur-me-te-verteten-e-vetevrasjes-se-nakos-spiros-pershtypja-ime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/06\/deshmia-e-rralle-e-ramiz-alise-duke-kerkuar-tani-lidhur-me-te-verteten-e-vetevrasjes-se-nakos-spiros-pershtypja-ime\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmia e rrall\u00eb e Ramiz Alis\u00eb: Duke k\u00ebrkuar tani lidhur me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e vet\u00ebvrasjes s\u00eb Nakos Spiros, p\u00ebrshtypja ime\u2026"},"content":{"rendered":"<p>\u201cPo t\u00eb kishte qen\u00eb Mehmeti i till\u00eb q\u00eb nga viti 1942 \u2013 \u201943, koh\u00eb kur ishte n\u00eb kampin e p\u00ebrqendrimit, deri n\u00eb vitin 1981, kur vrau veten, i thon\u00eb 40 vjet. \u00c7far\u00eb ka pritur? Ishte n\u00eb krye t\u00eb vendit. Po t\u00eb ishte agjent i amerikan\u00ebve apo, i anglez\u00ebve, \u00e7far\u00eb donin m\u00eb tep\u00ebr ata p\u00ebr ta shtruar Shqip\u00ebrin\u00eb?! Mehmeti do t\u00eb kishte vepruar\u201d! N\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb gjat\u00eb dh\u00ebn\u00eb vite m\u00eb par\u00eb revist\u00ebs \u201cABC\u201d, ish-presidenti Ramiz Alia, ka treguar jet\u00ebn e tij dhe raportet konfidenciale n\u00eb kupol\u00ebn e shtetit komunist. Ai ka folur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr p\u00ebrplasjet n\u00eb Komitetin Qendror dhe se \u00e7far\u00eb ndodhi pak minuta pas vdekjes s\u00eb ish-kryeministrit t\u00eb hekurt, Mehmet Shehu!.<\/p>\n<p>Alia aty rr\u00ebfen edhe marr\u00ebdh\u00ebniet e veta me ish-kryeministrin Shehu, t\u00eb cilat i cil\u00ebson korrekte, por jo t\u00eb ftohta. Megjithat\u00eb shprehet se Mehmeti, ka dashur ta implikoj\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Todi Lubonj\u00ebs. Por pohimi surpriz\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, \u00ebsht\u00eb se Mehmet Shehu, nuk ka qen\u00eb agjent. Sipas Alis\u00eb, n\u00ebse do t\u00eb ishte agjent,q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur ishte n\u00eb kampin e p\u00ebrqendrimit e, deri n\u00eb vitin 1981, kur vrau veten, do t\u00eb kishte mundur t\u00eb vepronte brenda nj\u00eb kohe kaq t\u00eb gjat\u00eb, 40 vje\u00e7are, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb amerikan\u00ebve dhe anglez\u00ebve, nj\u00eb agjent si Mehmet Shehu, do t\u2019u kishte mjaftuar p\u00ebr ta p\u00ebrmbysur regjimin komunist n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ju jeni akuzuar se, me mb\u00ebshtetjen e Enver Hoxh\u00ebs, keni p\u00ebrshpejtuar vdekjen apo eliminimin e figurave q\u00eb mund t\u00eb ishin rival\u00eb p\u00ebr ju, si Hysni Kapo, Kadri Hazbiu, Beqir Balluku, etj. A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb?<\/p>\n<p>R. Alia: Ju jeni gazetar dhe p\u00ebrcillni pyetjet e t\u00eb tjer\u00ebve. Un\u00eb them se pyetje t\u00eb tilla, jan\u00eb absurditete, pyetje q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb ata q\u00eb historin\u00eb e PPSH-s\u00eb, duan ta paraqesin si nj\u00eb histori klanesh q\u00eb vrisnin nj\u00ebri-tjetrin, si nj\u00eb shoqat\u00eb ku lufta p\u00ebr pushtet personal, ishte q\u00ebllimi i gjith\u00eb veprimtaris\u00eb, duke filluar nga Enver Hoxha e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Jo, k\u00ebto jan\u00eb p\u00ebrfytyrime t\u00eb stisura, q\u00eb synojn\u00eb diskreditimin e partis\u00eb dhe t\u00eb komunist\u00ebve shqiptar\u00eb. Nd\u00ebrsa p\u00ebr pyetjen direkte, as nuk do t\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb sjell\u00eb asnj\u00eb argument, pasi n\u00eb at\u00eb nuk ka asgj\u00eb reale, asgj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Shtypi ka p\u00ebrcjell\u00eb k\u00ebto dit\u00eb atmosfer\u00ebn e plenumeve t\u00eb spastrimit t\u00eb disa prej figurave. \u00c7\u2018p\u00ebrshtypje ju ngjallin ri-jetimi i atyre skenave?<\/p>\n<p>R. Alia: Edhe un\u00eb i kam par\u00eb k\u00ebto materiale t\u00eb ribotuara. Un\u00eb e kuptoj se tek shum\u00eb njer\u00ebz, sidomos tek t\u00eb rinjt\u00eb, mjaft gj\u00ebra nuk kuptohen dhe p\u00ebr shum\u00eb nga ato q\u00eb thuhen, nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit e atyre plenumeve, \u00e7uditen e mund t\u00eb krijojn\u00eb edhe keqkuptime t\u00eb ndryshme. Filli i atyre plenumeve jan\u00eb ato q\u00eb njihen me emrin \u201cTezat e Zeza\u201d, p\u00ebrpunimi nga Beqir Balluku dhe nj\u00eb grup gjeneral\u00ebsh, t\u00eb disa orientimeve p\u00ebr ushtrin\u00eb, q\u00eb ishin n\u00eb kund\u00ebrshtim me orientimet q\u00eb kishte p\u00ebrpunuar K\u00ebshilli i Mbrojtjes. Investigimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, e b\u00ebn\u00eb Mehmet Shehu e Hysni Kapo.<\/p>\n<p>Ata i paraqit\u00ebn konkluzionet n\u00eb Byron\u00eb Politike dhe propozimet p\u00ebr masat ndaj Beqir Ballukut. M\u00eb pas rezultoi se nuk ishin jasht\u00eb loje edhe Petrit Dume e Hito \u00c7ako. Nuk mendoj se k\u00ebto ngjarje jan\u00eb p\u00ebrjetuar pa dhimbje, nga t\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e koh\u00ebs, sepse praktikisht, u godit pjesa kryesore e Komand\u00ebs Ushtarake. Por situata ishte tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00eb. Jemi n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201870-t\u00eb. Kund\u00ebr vendit ton\u00eb vepronin jo vet\u00ebm jugosllav\u00ebt, por edhe sovjetik\u00ebt, pa p\u00ebrmendur grek\u00ebt, etj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet edhe me Kin\u00ebn, po keq\u00ebsoheshin. N\u00eb k\u00ebto kushte, mund\u00ebsia e infiltrimit t\u00eb agjentur\u00ebs s\u00eb huaj (po flas me gjuh\u00ebn e koh\u00ebs), nuk ishte teorike.<\/p>\n<p>Dhe kur u zbuluan \u201cTezat \u2026\u201d zilet e alarmit ran\u00eb natyrsh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, goditja ra jo vet\u00ebm tek ata q\u00eb ishin drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr \u201cTezat \u2026\u201d, por edhe n\u00eb njer\u00ebz t\u00eb tjer\u00eb, gjeneral\u00eb e oficer\u00eb madhor\u00eb, ndoshta edhe jo fajtor\u00eb. Kan\u00eb ndikuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb edhe \u201cmiq\u00ebsit\u00eb\u201d klanore, edhe \u201cdenoncimet\u201d p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin, kur kuadro ushtarak\u00eb implikonin sho-shoqin, p\u00ebr faje e gabime etj. Kjo gj\u00eb duket qart\u00eb, edhe n\u00eb diskutimet e p\u00ebrgjigjet q\u00eb japin disa nga kuadrot e akuzuar n\u00eb plenum.<\/p>\n<p>\u00c7\u2018p\u00ebrshtypje t\u00eb l\u00ebn\u00eb diskutimet e tyre?<\/p>\n<p>R. Alia: Padyshim jan\u00eb shum\u00eb fragmentare dhe kan\u00eb karakter investigues. E theksoj, ato pasqyrojn\u00eb frym\u00ebn e nj\u00eb kohe tjet\u00ebr, t\u00eb karakterizuar nga v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>Shtypi shqiptar prej nj\u00eb periudhe relativisht t\u00eb gjat\u00eb, i ka dh\u00ebn\u00eb vend n\u00eb faqet e veta historive q\u00eb kan\u00eb subjekte ngjarje, personazhe t\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb diktatur\u00ebs. Diku n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nostalgjike, diku n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dokumentare, diku n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sforcuar apo, plot manira protagonizmi etj. Si e gjykoni ju k\u00ebt\u00eb rikthim t\u00eb tematik\u00ebs t\u00eb diktatur\u00ebs, n\u00eb faqet e shtypit shqiptar? \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb historike, mbush nj\u00eb boshll\u00ebk n\u00eb literatur\u00ebn dokumentare, apo \u00e7far\u00eb?<\/p>\n<p>R. Alia:Un\u00eb mendoj q\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me njohjen e historis\u00eb s\u00eb vendit ton\u00eb, sepse duhet th\u00ebn\u00eb q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb tranzicionit, p\u00ebr nj\u00eb arsye apo p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr, shum\u00eb gj\u00ebra jan\u00eb shtremb\u00ebruar dhe njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar. Prandaj ata duan t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb. Po marr \u00e7\u00ebshtjen e Luft\u00ebs Nacional\u00e7lirimtare. Thuhet: nuk ka qen\u00eb luft\u00eb \u00e7lirimtare, por ka qen\u00eb luft\u00eb p\u00ebr pushtet ose, m\u00eb keq, ka qen\u00eb luft\u00eb civile, v\u00ebllavras\u00ebse.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb ata partizan\u00eb apo luft\u00ebtar\u00eb, q\u00eb vet\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb ose njer\u00ebzit, populli i fshatit dhe i qytetit q\u00eb e kan\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb luft\u00eb, duan t\u00eb din\u00eb si \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta? Ose t\u00eb marr\u00ebsh problemin e socializmit, edhe n\u00eb at\u00eb drejtim thuhen lloj-lloj shtremb\u00ebrimesh.<\/p>\n<p>Mbetemi tek lufta. Ka disa figura t\u00eb asaj lufte, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb par\u00eb p\u00ebr 50 vjet, n\u00eb nj\u00eb priz\u00ebm t\u00eb caktuar. Por nd\u00ebrkoh\u00eb prej k\u00ebsaj literature, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po flasim, na vijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb drit\u00eb t\u00eb re figura, si Zef Malaj, apo figura t\u00eb tjera t\u00eb l\u00ebvizjes komuniste, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb eliminuar nga Enver Hoxha. Apo m\u00ebsojm\u00eb q\u00eb Abaz Kupi ka qen\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb themelimin e strukturave t\u00eb Ushtris\u00eb Nacional\u00e7lirimtare. A jeni dakord q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e gjykimeve historike rreth k\u00ebtyre figurave, t\u00eb revizionohen, apo jo?<\/p>\n<p>R. Alia: Un\u00eb i mbahem nj\u00eb mendimi. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, kur flasim p\u00ebr historin\u00eb, duhet p\u00ebrqendruar tek ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryesore. Njer\u00ebzit n\u00eb Shqip\u00ebri, duhet medoemos t\u00eb ken\u00eb bindjen absolute, q\u00eb lufta q\u00eb u b\u00eb, ishte nj\u00eb luft\u00eb \u00e7lirimtare, nj\u00eb luft\u00eb q\u00eb synoi n\u00eb radh\u00eb t\u00eb pare \u00e7lirimin e atdheut ton\u00eb nga pushtuesit italian\u00eb dhe gjerman\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb themelore.<\/p>\n<p>Pastaj un\u00eb jam dakord q\u00eb mund t\u00eb shikohen edhe fenomene t\u00eb ve\u00e7anta. Zef Malaj, q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebt ju, nuk \u00ebsht\u00eb Lufta Nacional\u00e7lirimtare e popullit shqiptar. Nj\u00eb person, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person. Ndaj tij mund t\u00eb jen\u00eb b\u00ebr\u00eb gabime, mund t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb keq, por ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person dhe tregimet rreth tij, nuk mund t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb karakterin dhe rolin e madh t\u00eb Luft\u00ebs Nacional\u00e7lirimtare\u2026!<\/p>\n<p>Enveri ka b\u00ebr\u00eb gabime\u2026?<\/p>\n<p>R. Alia: Enveri ka qen\u00eb Komandant i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Ushtris\u00eb Nacional\u00e7lirimtare. Dhe kjo ushtri realizoi \u00e7lirimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb kryesore. Po gabime a jan\u00eb b\u00ebr\u00eb, po Enveri a ka b\u00ebr\u00eb gabime, pyet ti? Enveri ishte njeri, p\u00ebr pasoj\u00eb edhe ai ka gabimet e veta, t\u00eb cilat duhen analizuar konkretisht. Por nuk do t\u00eb ndalem tek kjo \u00e7\u00ebshtje. E kisha fjal\u00ebn tek Lufta dhe vler\u00ebsimet q\u00eb b\u00ebhen p\u00ebr at\u00eb. Un\u00eb e theksoj se lufta jon\u00eb, ka qen\u00eb nj\u00eb luft\u00eb \u00e7lirimtare.<\/p>\n<p>Ajo nuk ishte nj\u00eb luft\u00eb civile (v\u00ebllavras\u00ebse). Luft\u00eb civile (v\u00ebllavras\u00ebse) \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb Greqi pas lufte, kur erdhi puna se kush do t\u00eb vendosej n\u00eb pushtet. N\u00eb Shqip\u00ebri, kjo nuk ka ndodhur. Ndokush thot\u00eb; po lufta me \u2018Ballin Komb\u00ebtar\u2019, a nuk \u00ebsht\u00eb luft\u00eb v\u00ebllavras\u00ebse? Jo, ajo ishte luft\u00eb me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e fashizmit, sepse \u2018Balli Komb\u00ebtar\u2019 u radhit me fashist\u00ebt italian\u00eb, kund\u00ebr luft\u00ebs p\u00ebr \u00e7lirim. Nuk \u00ebsht\u00eb luft\u00eb v\u00ebllavras\u00ebse. Prandaj jam i mendimit, q\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb duhet t\u00eb v\u00ebm\u00eb pikat mbi i, mbi kryesoren, pastaj mund t\u00eb flitet p\u00ebr raste t\u00eb ve\u00e7anta.<\/p>\n<p>Un\u00eb e kam deklaruar dhe e kam shkruar m\u00eb par\u00eb dhe e them k\u00ebtu me ty edhe tani, q\u00eb ka patur medoemos gabime, ka patur edhe veprime t\u00eb gabuara, n\u00eb kuptimin q\u00eb i kan\u00eb kushtuar jet\u00ebn nj\u00ebrit e tjetrit, madje ndoshta edhe m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebrit e tjetrit. Nuk ka dyshim, se k\u00ebto duhen par\u00eb, por k\u00ebto nuk e hedhin posht\u00eb luft\u00ebn Nacional\u00e7lirimtare, si\u00e7 b\u00ebhen p\u00ebrpjekje sot, duke p\u00ebrmendur nj\u00eb, dy, pes\u00eb apo dhjet\u00eb shembuj negativ\u00eb.<\/p>\n<p>Tani sigurisht mund t\u00eb ket\u00eb segmente politike, studimore q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb ndonj\u00eb synim t\u00eb till\u00eb, por ka edhe nj\u00eb synim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkrimi i drejt\u00eb i historis\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb ideologjizuar, i cili \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ideologjin\u00eb e asaj klase, atij grupimi politik q\u00eb ishte n\u00eb pushtet, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb q\u00eb ende sot nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e historian\u00ebve, q\u00eb dominojn\u00eb sken\u00ebn shkencore shqiptare, jan\u00eb shkruesit t\u00eb asaj historie dhe q\u00eb e kan\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mohojn\u00eb at\u00eb q\u00eb kan\u00eb shkruar. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb po ju pyes, a duhet ndryshuar, \u2013 e mor\u00ebm vesh k\u00ebt\u00eb q\u00eb nuk duhet l\u00ebvizur nga objektivi kryesor -, a duhet ndryshuar q\u00ebndrimi q\u00eb duhet t\u00eb mbaj\u00eb historia, ndaj figurave t\u00eb tilla, si; Nako Spiru, Zef Malaj apo edhe figura t\u00eb tjera t\u00eb cilat, jan\u00eb eliminuar nga diktatura?<\/p>\n<p>R. Alia: Nuk jan\u00eb vet\u00ebm disa segmente t\u00eb politik\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt ngren\u00eb probleme t\u00eb tilla, lidhur me luft\u00ebn. Po krijohet nj\u00eb opinion. Vet\u00eb fakti q\u00eb dilet e propozohet edhe n\u00eb parlamentin shqiptar, q\u00eb t\u00eb hiqet data 5 Maj dhe t\u00eb vendoset 7 Prilli si dit\u00eb d\u00ebshmor\u00ebsh, tregon se goditet vet\u00eb Lufta Nacional\u00e7lirimtare e popullit, t\u00eb damkoset ajo si luft\u00eb v\u00ebllavras\u00ebse. Juve jeni nga Kolonja.<\/p>\n<p>Safet Butka, t\u00eb cilin un\u00eb e kam pasur drejtor t\u00eb gjimnazit t\u00eb shtetit, kur kam qen\u00eb nx\u00ebn\u00ebs, ka luftuar kund\u00ebr italian\u00ebve. Ai qysh at\u00ebhere ka botuar n\u00eb nj\u00eb trakt t\u00eb vetin, \u201cMarr\u00ebveshjen Dalmaco- K\u00eblcyra\u201d, duke e denoncuar \u2018Ballin Komb\u00ebtar\u2019, megjith\u00ebse ai vet ishte an\u00ebtar i \u2018Ballit Komb\u00ebtar\u2019, por i p\u00ebrkiste asaj pjese, q\u00eb donte luft\u00ebn kund\u00ebr pushtuesit dhe jo bashk\u00ebpunimin me pushtuesin. Por tani, edhe ndonj\u00eb historian \u2018ballist\u2019 po p\u00ebrpiqet t\u00eb bind\u00eb njer\u00ebzit, se nuk ka ekzistuar \u201cDalmaco-K\u00eblcyra\u201d.<\/p>\n<p>Mos po manipuloni historin\u00eb zyrtare\u2026?!<\/p>\n<p>R. Alia: Jo nuk e manipuloj.<\/p>\n<p>Se Safet Butka deri tani, nga historiografia komuniste, \u00ebsht\u00eb konsideruar si tradhtar. Ju e rishikoni\u2026?<\/p>\n<p>R. Alia: Jo, jo un\u00eb nuk e rishikoj absolutisht me k\u00ebto q\u00eb them. Un\u00eb fola p\u00ebr nj\u00eb fakt real dhe nuk b\u00ebra as biografin\u00eb, as vler\u00ebsimin e figur\u00ebs s\u00eb Safet Butk\u00ebs. Un\u00eb thash\u00eb vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb fakt, q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoja se bashk\u00ebpunimin e \u2018Ballit\u2019 me pushtuesin, e ka d\u00ebnuar edhe nj\u00eb ish ballist, si Safet Butka. N\u00eb qoft\u00eb se ti do konkretisht t\u00eb t\u00eb them m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr at\u00eb figur\u00eb, mund t\u00eb diskutojm\u00eb, megjith\u00ebse nuk jam\u00eb shum\u00eb n\u00eb korrent t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij konkrete gjat\u00eb Luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Tani po vij tek Nako Spiru. Un\u00eb po jua them se Nako Spiru, ka qen\u00eb nj\u00eb komunist i ndersh\u00ebm, ka qen\u00eb nj\u00eb luft\u00ebtar antifashist i vendosur, nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i shquar. Nako Spiru gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Luft\u00ebs Antifashiste dhe pas \u00e7lirimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, mbetet p\u00ebr mendimin tim, figura e nj\u00eb luft\u00ebtari t\u00eb vendosur, jo vet\u00ebm n\u00eb luft\u00eb, por edhe p\u00ebr zhvillimin e Shqip\u00ebris\u00eb. Nako Spiru vrau veten, sepse ra viktim\u00eb e jugosllav\u00ebve. Kjo duhet th\u00ebn\u00eb tro\u00e7\u2026!<\/p>\n<p>Nako Spiru ra viktim\u00eb edhe e mosmb\u00ebshtetjes s\u00eb Enver Hoxh\u00ebs, n\u00eb presionin jugosllav\u2026?<\/p>\n<p>R. Alia: Mundet. Enveri nuk e mb\u00ebshteti, por n\u00eb \u00e7\u2018pozita ishte ai n\u00eb at\u00eb koh\u00eb? Kishte ndodhur Plenumi i Beratit dhe vet\u00eb Enveri, ishte damkosur si anti-jugosllav. Sidoqoft\u00eb mund t\u00eb diskutohet\u2026!<\/p>\n<p>A ishte munges\u00eb e k\u00ebsaj mb\u00ebshtetjeje nga presioni i jugosllav\u00ebve q\u00eb e \u00e7oi n\u00eb vet\u00ebvrasje apo jo?<\/p>\n<p>R. Alia:Jo, nuk \u00ebsht\u00eb kjo munges\u00eb, q\u00eb e \u00e7oi n\u00eb vet\u00ebvrasje. Nako priste p\u00ebrgjigje nga sovjetik\u00ebt. Sidoqoft\u00eb, ata q\u00eb e \u00e7uan n\u00eb vet\u00ebvrasje Nakon, jan\u00eb jugosllav\u00ebt, \u00ebsht\u00eb akuza q\u00eb i b\u00ebn\u00eb jugosllav\u00ebt, q\u00eb; ti je agjent i imperializmit, q\u00eb ti po bashk\u00ebpunon me imperialist\u00ebt, kund\u00ebr miq\u00ebsis\u00eb shqiptaro-jugosllave. Kjo ishte kryesore, madje vendimtare.<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se kapemi te fakti n\u00ebse e priti apo nuk e priti iksi apo ypsiloni, do t\u00eb largohemi nga ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb themelore. Ndryshe, dashur pa dashur, po e nxjerrim Jugosllavin\u00eb, Titon dhe shok\u00ebt e tij, t\u00eb pafajsh\u00ebm. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb. Un\u00eb nuk e di pse njer\u00ebzit duan ta rehabilitojn\u00eb Titon dhe Jugosllavin\u00eb, n\u00eb raport me Shqip\u00ebrin\u00eb. Jo, v\u00ebllez\u00ebr. Shqip\u00ebria ka qen\u00eb gjithmon\u00eb dhe sot \u00ebsht\u00eb, mos e harro k\u00ebt\u00eb, n\u00eb tyt\u00eb t\u00eb pushk\u00ebs s\u00eb serb\u00ebve, p\u00ebr arsyet e tyre. Ashtu si\u00e7 ka qen\u00eb edhe p\u00ebr grek\u00ebt.<\/p>\n<p>Tani duke k\u00ebrkuar fajin e vet\u00ebvrasjes s\u00eb Nakos tek t\u00eb tjer\u00ebt, p\u00ebrshtypja ime dhe k\u00ebt\u00eb do t\u2018ia thoja edhe Liri Belishov\u00ebs n\u00eb sy, \u00ebsht\u00eb q\u00eb mbrohen Titoja dhe jugosllav\u00ebt. Jo, ata jan\u00eb q\u00eb e vran\u00eb Nako Spirun, ata e shtyn\u00eb n\u00eb vrasje Nako Spiron. Dhe sikur t\u2018i jepnin koh\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkonte Nako, p\u00ebr mbledhjen e Byros\u00eb, pra edhe n\u00ebse Enver Hoxha dhe Ko\u00e7i Xoxe (Ko\u00e7i Xoxe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka patur nj\u00eb pushtet t\u00eb madh, madje m\u00eb t\u00eb madh se Enveri), do ta linin Nakon t\u00eb fliste, fati i Nakos ishte p\u00ebrcaktuar prej jugosllav\u00ebve, pik\u00eb. Un\u00eb nuk e mbroj Enver Hoxh\u00ebn.<\/p>\n<p>Jam dakord q\u00eb Enver Hoxha ka gabuar, sepse duke e d\u00ebgjuar Nakon, mundet t\u00eb m\u00ebsonte edhe disa gj\u00ebra, q\u00eb mund t\u00eb mos i dinte. Por prap\u00eb, edhe avokat i Enverit do t\u00eb b\u00ebhem, sepse ka edhe rrethana leht\u00ebsuese. Mos harro situat\u00ebn, jemi n\u00eb vitin 1947. Enver Hoxha ishte viktim\u00eb i Beratit, i sulmit jugosllav n\u00eb Berat. Pra edhe Enver Hoxha, ishte n\u00eb tyt\u00ebn e jugosllav\u00ebve, k\u00ebshtu q\u00eb nuk ishte i lir\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb veprimet e veta. Thash\u00eb, Ko\u00e7i Xoxe kishte pushtet t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk ishte i lir\u00eb, meqen\u00ebse ai k\u00ebrkoi t\u00eb em\u00ebrohet Tito edhe sekretar i Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, apo jo? A ka k\u00ebrkuar Enver Hoxha nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, q\u00eb rezulton nga dokumentet?<\/p>\n<p>R. Alia: Un\u00eb nuk e di, nuk e di q\u00eb t\u00eb ket\u00eb k\u00ebrkuar. Kam p\u00ebrshtypjen q\u00eb k\u00ebto t\u00eb jen\u00eb abuzime me historin\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk jan\u00eb retushime t\u00eb historis\u00eb\u2026?<\/p>\n<p>R. Alia: Jo, jo, jan\u00eb abuzime.<\/p>\n<p>E kan\u00eb hequr ata q\u00eb e kan\u00eb shkruar historin\u00eb n\u00eb koh\u00ebn tuaj dhe tani rezulton nga nj\u00eb p\u00ebrmbledhje p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me Jugosllavin\u00eb, se ka k\u00ebrkuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb\u2026?<\/p>\n<p>R. Alia: Nuk e di un\u00eb e kan\u00eb hequr apo e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb. S\u2018e kam d\u00ebgjuar, \u00ebsht\u00eb e para her\u00eb q\u00eb e d\u00ebgjoj k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Ata q\u00eb kan\u00eb shqyrtuar dokumentet p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-jugosllave, e thon\u00eb k\u00ebt\u00eb\u2026?<\/p>\n<p>R. Alia: Mundet, por nuk kam lexuar vet\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb historia duhet par\u00eb duke patur edhe k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb tok\u00eb, pra duke gjykuar sipas koh\u00ebs s\u00eb caktuar. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar, mundet ta ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Enveri at\u00eb q\u00eb thua ti, sepse dihet q\u00eb n\u00eb vitin 1947 edhe Enveri edhe Ko\u00e7i Xoxe, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, ecnin drejt forcimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Jugosllavin\u00eb, drejt bashk\u00ebpunimit t\u00eb ngusht\u00eb me jugosllav\u00ebt, duke unifikuar doganat, deri edhe paran\u00eb (monedh\u00ebn). Pra, ne do t\u00eb b\u00ebheshim gjoja nj\u00eb dhe t\u00eb bashkuar.<\/p>\n<p>Konfederat\u00eb?<\/p>\n<p>R. Alia: Gati te konfederata.<\/p>\n<p>Ka qen\u00eb dakord me iden\u00eb e konfederat\u00ebs\u2026?<\/p>\n<p>R. Alia: N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ai mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb dakord dhe mund t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb thua ti. Por problemi \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu, q\u00eb u duk sheshit q\u00eb me vet\u00ebvrasjen e Nakos, u zbuluan t\u00eb gjitha kartat.<\/p>\n<p>Meq\u00eb ju thoni q\u00eb duhet t\u00eb mbajm\u00eb q\u00ebndrim kritik ndaj Titos, \u2013 un\u00eb jam nga ata q\u00eb mbajn\u00eb,- un\u00eb po ju pyes; si shpjegohet mosmbajtja e q\u00ebndrimit tuaj n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, ndaj nj\u00eb krimi t\u00eb tmerrsh\u00ebm q\u00eb u konsumua ndaj nj\u00eb pjese t\u00eb nacionalist\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u mor\u00ebn nga Kosova dhe u vran\u00eb n\u00eb Mal t\u00eb Zi, n\u00eb nj\u00eb marshim q\u00eb pati vdekje, vrasje gjat\u00eb rrug\u00ebs dhe pastaj ekzekutim masiv, n\u00eb nj\u00eb vend rreth Ulqinit. Un\u00eb dua t\u2018ju pyes, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb: edhe ju jeni akuzuar jo pak\u2026?<\/p>\n<p>R. Alia: Un\u00eb s\u2018kam patur lidhje me k\u00ebt\u00eb fenomen, as nuk kam patur dijeni n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, sepse kur ka ndodhur kjo gj\u00eb, un\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb Sanxhak me Divizionin e V-t\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb s\u2018e di fare se \u00e7\u2018\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb posht\u00eb. Por pavar\u00ebsisht nga kjo\u2026!<\/p>\n<p>Kur e keni marr\u00eb vesh?<\/p>\n<p>R. Alia: Un\u00eb e kam marr\u00eb vesh pas \u00e7lirimit, pasi kishte kaluar shum\u00eb koh\u00eb. \/Memomrie.al <\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/deshmia-e-rralle-e-ramiz-alise-duke-kerkuar-tani-lidhur-me-te-verteten-e-vetevrasjes-se-nakos-spiros-pershtypja-ime\/\">D\u00ebshmia e rrall\u00eb e Ramiz Alis\u00eb: Duke k\u00ebrkuar tani lidhur me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e vet\u00ebvrasjes s\u00eb Nakos Spiros, p\u00ebrshtypja ime\u2026<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cPo t\u00eb kishte qen\u00eb Mehmeti i till\u00eb q\u00eb nga viti 1942 \u2013 \u201943, koh\u00eb kur ishte n\u00eb kampin e p\u00ebrqendrimit, deri n\u00eb vitin 1981, kur vrau veten, i thon\u00eb 40 vjet. \u00c7far\u00eb ka pritur? Ishte n\u00eb krye t\u00eb vendit. Po t\u00eb ishte agjent i amerikan\u00ebve apo, i anglez\u00ebve, \u00e7far\u00eb donin m\u00eb tep\u00ebr ata p\u00ebr ta [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34476","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34476","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34476"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34476\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34476"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34476"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34476"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}