{"id":34469,"date":"2025-08-06T15:53:41","date_gmt":"2025-08-06T15:53:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/06\/tri-dekada-pas-lufterave-si-trajtohen-veteranet-ne-kosove-e-si-ne-rajon\/"},"modified":"2025-08-06T15:53:41","modified_gmt":"2025-08-06T15:53:41","slug":"tri-dekada-pas-lufterave-si-trajtohen-veteranet-ne-kosove-e-si-ne-rajon","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/06\/tri-dekada-pas-lufterave-si-trajtohen-veteranet-ne-kosove-e-si-ne-rajon\/","title":{"rendered":"Tri dekada pas luft\u00ebrave: Si trajtohen veteran\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb e si n\u00eb rajon?"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e 47 mij\u00eb veteran\u00ebve t\u00eb regjistruar t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb ankohen p\u00ebr trajtim t\u00eb padinjitetsh\u00ebm nga institucionet shtet\u00ebrore. Nga shuma e pensionit mujor e deri te kujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor e psikologjik, ata ndihen t\u00eb l\u00ebn\u00eb pas dore nga shteti p\u00ebr t\u00eb cilin luftuan p\u00ebr ta \u00e7liruar. P\u00ebrtej kufirit, veteran\u00ebt n\u00eb rajon kan\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb shum\u00eb beneficione.<\/p>\n<p>N\u00eb mosh\u00ebn 23-vje\u00e7are, Xhevdet Tha\u00e7i kishte l\u00ebn\u00eb rehatin\u00eb e jet\u00ebs q\u00eb kishte nd\u00ebrtuar n\u00eb Zvic\u00ebr m\u00eb 1998 dhe ishte kthyer n\u00eb vendlindjen e tij n\u00eb rajonin e Hasit, n\u00eb verilindje t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr 14 muaj rresht, deri n\u00eb fund t\u00eb luft\u00ebs, ai ishte pjes\u00eb e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs (U\u00c7K), duke u angazhuar p\u00ebrgjat\u00eb kufirit me Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Tani, 26 vjet m\u00eb von\u00eb, ai i p\u00ebrfaq\u00ebson veteran\u00ebt e luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb nga rajoni i Hasit. K\u00ebta veteran\u00eb kan\u00eb disa pak\u00ebnaq\u00ebsi kryesore, duke nisur nga pensioni mujor q\u00eb u takon veteran\u00ebve luft\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Problemi nuk q\u00ebndron vet\u00ebm te shuma e pensionit, por edhe te pamund\u00ebsia e marrjes s\u00eb tij n\u00ebse je i pun\u00ebsuar. Kjo pasi q\u00eb Tha\u00e7i thot\u00eb se pensioni i veteranit nuk duhet t\u00eb shihet si ndihm\u00eb sociale.<\/p>\n<p>\u201cLuft\u00ebtar\u00ebt e marrin at\u00eb pag\u00eb sepse sh\u00ebrbyen p\u00ebr ta liruar atdheun dikur dhe ajo pag\u00eb duhet t\u00eb shihet si shp\u00ebrblim p\u00ebr kontributin e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr lirin\u00eb e vendit t\u00eb tyre\u201d, thot\u00eb Tha\u00e7i p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Tha\u00e7i thot\u00eb se ky pension \u00ebsht\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr veteran\u00ebt e papun\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Nga viti 2015, kur veteran\u00ebt e luft\u00ebs s\u00eb viteve 1998-1999 n\u00eb Kosov\u00eb filluan t\u00eb marrin pension mujor, shuma e pensionit ishte p\u00ebrcaktuar me ligj se \u201cnuk mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se paga minimale e p\u00ebrcaktuar n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Me kalimin e viteve, ligji p\u00ebr veteran\u00ebt e luft\u00ebs s\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs ndryshoi. Por, jo ashtu si\u00e7 k\u00ebrkonin veteran\u00ebt dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tyre.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar, kur paga minimale u rrit n\u00eb 350 euro, pensioni i veteran\u00ebve u vendos t\u00eb mos b\u00ebhej sa paga minimale, \u201cderi n\u00eb kategorizimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb list\u00ebs s\u00eb Veteranit Luft\u00ebtar t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti, Qeveria rriti pensionet p\u00ebr t\u00eb gjitha kategorit\u00eb e dala nga lufta e fundit n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr 20 p\u00ebr qind. Nga 170 euro sa merrnin m\u00eb par\u00eb, tani veteran\u00ebt e luft\u00ebs ata q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar, marrin pension mujor prej 204 eurosh.<\/p>\n<p>Rreth 37 mij\u00eb veteran\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, nga gjithsej 47 mij\u00eb t\u00eb regjistruar, e marrin k\u00ebt\u00eb pension mujor tani \u2013 q\u00eb edhe pse \u00ebsht\u00eb rritur p\u00ebr 34 euro, \u00ebsht\u00eb ende duksh\u00ebm m\u00eb i ul\u00ebt sesa paga minimale.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt e vendimit p\u00ebr t\u00eb mos harmonizuar pensionin e veteran\u00ebve me pag\u00ebn minimale \u00ebsht\u00eb edhe Enver Hajdari, kryetar i Organizat\u00ebs s\u00eb Veteran\u00ebve t\u00eb Luft\u00ebs t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Drenas.<\/p>\n<p>\u201cNuk e meritojm\u00eb. Edhe ne kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ham\u00eb, t\u00eb ekzistojm\u00eb, t\u00eb rrisim familje, t\u2019i shkollojm\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb. Veteran\u00ebt jan\u00eb trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe t\u00eb mundshme\u201d, thot\u00eb Hajdari p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb<\/p>\n<p>K\u00ebrkesat e tyre? Rishikimi i Ligjit p\u00ebr veteran\u00ebt, rritje e mb\u00ebshtetjes ekonomike, qasje n\u00eb trajtime psikologjike.<\/p>\n<p>\u201cKurr\u00eb nuk kemi k\u00ebrkuar l\u00ebmosh\u00eb, por edhe ne i p\u00ebrkasim k\u00ebtij shteti, kemi b\u00ebr\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shtet, kemi dh\u00ebn\u00eb gjak e mund dhe k\u00ebrkojm\u00eb nga ky shtet q\u00eb t\u00eb na mb\u00ebshtet\u00eb\u201d, thot\u00eb Hajdari.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr veteran\u00ebt, ligj \u201csa p\u00ebr sy e faqe\u201d Hajdari e p\u00ebrshkruan ligjin n\u00eb fuqi p\u00ebr veteran\u00ebt si jo t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb dhe \u201csa p\u00ebr sy e faqe\u201d.<\/p>\n<p>Sipas ligjit, ekzistojn\u00eb gjasht\u00eb kategori veteran\u00ebsh: invalidi i luft\u00ebs, veterani luft\u00ebtar, i internuari, pjes\u00ebtari, pjes\u00ebmarr\u00ebsi i luft\u00ebs dhe ushtari i zhdukur i U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pas vdekjes s\u00eb tyre, pensionin mund ta marr\u00eb nj\u00eb familjar, n\u00eb vler\u00eb prej 70 p\u00ebr qind t\u00eb pensionit dhe pa p\u00ebrfituar pensione t\u00eb tjera nga sigurimet shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>Disa nga p\u00ebrfitimet e tjera q\u00eb parasheh ligji, p\u00ebr t\u00eb cilin edhe Tha\u00e7i edhe Hajdari k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrdit\u00ebsim, jan\u00eb:<\/p>\n<p>Veteran\u00ebt dhe an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb ngusht\u00eb g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e sh\u00ebrbimit sh\u00ebndet\u00ebsor falas n\u00eb spitalet e financuara nga shteti ku qytetar\u00ebt e zakonsh\u00ebm paguajn\u00eb vet\u00ebm ca euro p\u00ebr procedurat administrative \u2013 dhe p\u00ebrfitojn\u00eb falas barna p\u00ebr s\u00ebmundje kronike.<\/p>\n<p>P\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr pun\u00ebsim n\u00eb sektorin publik p\u00ebr veteran\u00ebt luft\u00ebtar\u00eb dhe pjes\u00ebtar\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb;<\/p>\n<p>*Udh\u00ebtim falas me mjetet e komunikacionit urban dhe udh\u00ebtim nd\u00ebrurban me gjysm\u00eb \u00e7mimi;<\/p>\n<p>*Vendosje pa kompensim n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e personave t\u00eb moshuar p\u00ebr veteran\u00ebt;<\/p>\n<p>*Heqje e shpenzimeve p\u00ebr varrim t\u00eb veteran\u00ebve.<\/p>\n<p>*Megjithat\u00eb, zbatimi i k\u00ebtij ligji \u00ebsht\u00eb gjysmak, sipas Hajdarit.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, themelimi i Qendr\u00ebs s\u00eb Stresit Posttraumatik, q\u00eb ishte parapar\u00eb n\u00eb ligj me q\u00ebllim t\u00eb \u201crehabilitimit emocional, shpirt\u00ebror dhe t\u00eb traumave si pasoj\u00eb e luft\u00ebs\u201d p\u00ebr veteran\u00ebt ka mbetur vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>Rreth nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, Radio Evropa e Lir\u00eb kishte raportuar se si, rreth 100 veteran\u00eb besohet se kan\u00eb vdekur nga vet\u00ebvrasjet q\u00eb nga paslufta.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i tregon se n\u00eb mesin e k\u00ebtyre jan\u00eb edhe dy veteran\u00eb nga rajoni i Hasit.<\/p>\n<p>\u201cKemi qen\u00eb n\u00eb zona t\u00eb luft\u00ebs dhe kemi p\u00ebrjetuar gj\u00ebra shum\u00eb t\u00eb ndjeshme, sidomos me bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt q\u00eb na kan\u00eb vdekur n\u00eb duar. Traumat kan\u00eb ardhur edhe n\u00eb pamund\u00ebsi t\u2019i dalim n\u00eb ndihm\u00eb popullit ton\u00eb, kur na jan\u00eb vrar\u00eb civil\u00eb\u201d, thot\u00eb Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb beneficione parashihen me ligj p\u00ebr invalid\u00ebt dhe familjar\u00ebt e d\u00ebshmor\u00ebve dhe t\u00eb t\u00eb zhdukurve, si:<\/p>\n<p>Lirim nga tatimi dhe dogana p\u00ebr vetura dhe pajisje ortopedike p\u00ebr invalid\u00ebt;<\/p>\n<p>Tarif\u00eb m\u00eb e lir\u00eb p\u00ebr energji elektrike p\u00ebr familjet e ngushta t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve dhe invalid\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, kur ata plot\u00ebsojn\u00eb kriteret p\u00ebr kushte t\u00eb k\u00ebqija ekonomike;<\/p>\n<p>Lirimi nga tatimi n\u00eb pron\u00eb p\u00ebr familjet e d\u00ebshmor\u00ebve, t\u00eb t\u00eb zhdukurve dhe invalid\u00ebve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomike;<\/p>\n<p>P\u00ebrkujdesja p\u00ebr banim p\u00ebrmes objekteve kolektive t\u00eb banimit social p\u00ebr familjet e d\u00ebshmor\u00ebve, t\u00eb t\u00eb zhdukurve dhe invalid\u00ebve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb keqe financiare; dhe<\/p>\n<p>P\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb regjistrim n\u00eb institucione arsimore publike p\u00ebr familjar\u00ebve e d\u00ebshmor\u00ebve, t\u00eb t\u00eb zhdukurve dhe invalid\u00ebve. Nga k\u00ebto beneficione dhe t\u00eb tjera jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrjashtuar veteran\u00ebt luft\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykimet me fokus te veteran\u00ebt e U\u00c7K-s\u00eb<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr Tha\u00e7in, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb flitet p\u00ebr problemet e veteran\u00ebve pa p\u00ebrmendur listat e fryra t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Tha\u00e7i thot\u00eb se edhe vet\u00eb lista e veteran\u00ebve p\u00ebr rajonin q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson ai ishte ndryshuar dhe se tani, n\u00eb bashk\u00ebpunim me Prokurorin\u00eb, nga kjo list\u00eb jan\u00eb larguar mbi 1.600 persona q\u00eb kishin p\u00ebrfituar statusin e veteranit, pa qen\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cLuft\u00ebtar\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb ndihen tep\u00ebr t\u00eb zhg\u00ebnjyer q\u00eb u barazuan me secilin q\u00eb nuk ishte luft\u00ebtar i v\u00ebrtet\u00eb apo nuk ia donin t\u00eb mir\u00ebn U\u00c7K-s\u00eb, por q\u00eb posedojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin status\u201d, thot\u00eb Tha\u00e7i.<\/p>\n<p>Shumica e veteran\u00ebve t\u00eb regjistruar n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb burra shqiptar\u00eb, nga rajoni i Dukagjinit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, q\u00eb nga fillimi, ajo se kush \u00ebsht\u00eb regjistruar si veteran ka nxitur shum\u00eb debat. Nga p\u00ebrfitues t\u00eb jasht\u00ebligjsh\u00ebm t\u00eb pensionit p\u00ebr veteran\u00eb besohet q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar n\u00eb vler\u00eb prej afro 90 milion\u00eb eurosh, pasi Prokuroria pretendon se jan\u00eb rreth 19.500 veteran\u00eb t\u00eb rrejsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb, lidhur me k\u00ebt\u00eb, Gjykata Themelore e Prishtin\u00ebs i ka d\u00ebnuar me nga nj\u00eb vit burgim ish-kryeministrin e Kosov\u00ebs, Agim \u00c7eku, dhe 9 t\u00eb akuzuar t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb rigjykimin e rastit \u201cVeteran\u00ebt\u201d pasi besohet se ata, p\u00ebrmes komisionit qeveritar p\u00ebrkat\u00ebs, ua kishin mund\u00ebsuar shum\u00eb personave t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb kund\u00ebrligjshme pensionin e veteranit.<\/p>\n<p>E, nj\u00eb shqet\u00ebsim tjet\u00ebr q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb fokus t\u00eb organizatave t\u00eb veteran\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor, q\u00eb po zhvillohet qindra kilometra larg Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr gjykimin e ish-krer\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Hag\u00eb \u2013 Hashim Tha\u00e7in, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, q\u00eb po p\u00ebrballen me nj\u00eb aktakuz\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Ata i kan\u00eb mohuar t\u00eb gjitha akuzat q\u00eb r\u00ebndojn\u00eb mbi ta dhe gjykimi i tyre \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar nga Organizatatat e Veteran\u00ebve t\u00eb Luft\u00ebs si i padrejt\u00eb dhe i nj\u00ebansh\u00ebm<\/p>\n<p>Shpenzimet p\u00ebr ekipet mbrojt\u00ebse t\u00eb t\u00eb pandehurve i kryen kryesisht shteti i Kosov\u00ebs. Por, kjo ka nxitur akuza e kund\u00ebrakuza mes OVL-s\u00eb s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>OVL-ja e U\u00c7K-s\u00eb ka kritikuar Qeverin\u00eb n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs pasi u raportua se p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb pagesave mund t\u00eb largohen avokat\u00eb q\u00eb po mbrojn\u00eb t\u00eb akuzuarit n\u00eb Hag\u00eb. Por, Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb insistoi se, q\u00eb nga nisja e procesit gjyq\u00ebsor, jan\u00eb realizuar pagesa t\u00eb rregullta, n\u00eb p\u00ebrputhje me marr\u00ebveshjet dhe obligimet e p\u00ebrcaktuara paraprakisht.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, OVL-ja ka paralajm\u00ebruar edhe nj\u00eb protest\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb.<\/p>\n<p>Veteran\u00ebt n\u00eb Kroaci dhe p\u00ebrfitimet e tyre<\/p>\n<p>Qasje n\u00eb ndihm\u00eb juridike kan\u00eb edhe veteran\u00ebt n\u00eb Kroaci, por p\u00ebrfitimet e tyre, t\u00eb p\u00ebrcakuara me ligjin p\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebt kroat\u00eb t\u00eb vitit 2017, shkojn\u00eb p\u00ebrtej k\u00ebrkesave aktuale t\u00eb veteran\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga viti 2021 n\u00eb evidenc\u00ebn e Ministris\u00eb s\u00eb Luft\u00ebtar\u00ebve Kroat\u00eb ishin gjithsej 513.140 luft\u00ebtar\u00eb. M\u00eb von\u00eb, numri i luft\u00ebtar\u00ebve u rrit p\u00ebr 7.205 persona pasi u tha se, disa, p\u00ebr \u201carsye normative apo personale\u201d nuk e kishin rregulluar m\u00eb par\u00eb statusin e tyre.<\/p>\n<p>Luft\u00ebtar konsiderohet kushdo q\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar n\u00eb mbrojtjen e Kroacis\u00eb nga gushti i vitit 1990 deri n\u00eb fund t\u00eb qershorit 1996, p\u00ebrfshir\u00eb ata q\u00eb u burgos\u00ebn, vdiq\u00ebn ose u zhduk\u00ebn n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, ata q\u00eb kan\u00eb statusin e invalidit ushtarak t\u00eb luft\u00ebs, si dhe vullnetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Institutit Kroat p\u00ebr Sigurim Pensional, pensioni mesatar n\u00eb janar t\u00eb vitit 2025 ishte 1.213 euro dhe at\u00eb e p\u00ebrfitojn\u00eb rreth 72 mij\u00eb persona.<\/p>\n<p>Prej tyre, rreth 52 mij\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfitues t\u00eb pensionit invalidor, nd\u00ebrsa rreth 15 mij\u00eb persona marrin pension familjar, p\u00ebrkat\u00ebsisht pas vdekjes s\u00eb luft\u00ebtarit.<\/p>\n<p>\u00c7do vit, Qeveria e Kroacis\u00eb \u00ebsht\u00eb e detyruar ligj\u00ebrisht ta p\u00ebrshtat\u00eb pensionin e invalidit me gjendjen ekonomike t\u00eb vendit. K\u00ebshtu, n\u00eb fillim t\u00eb qershorit t\u00eb k\u00ebtij viti ajo u rrit nga 520 n\u00eb 540 euro.<\/p>\n<p>Shum\u00ebs baz\u00eb t\u00eb pensionit i bashkangjiten edhe disa shtesa t\u00eb ve\u00e7anta, shtesa p\u00ebr kujdesin dhe ndihm\u00ebn e nj\u00eb personi tjet\u00ebr, shtesa ortopedike si dhe kompensim p\u00ebr kujdestar\u00eb dhe pensione familjare, si dhe p\u00ebr t\u00eb papun\u00ebt q\u00eb jan\u00eb luft\u00ebtar\u00eb kroat\u00eb.<\/p>\n<p>E, \u00e7far\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb tjera kan\u00eb luft\u00ebtar\u00ebt?<\/p>\n<p>N\u00eb pes\u00eb qytete t\u00eb ndryshme gjenden edhe zyret e nj\u00eb qendre p\u00ebr veteran\u00eb, ku luft\u00ebtar\u00ebt mund t\u00eb marrin akomodim deri n\u00eb 20 dit\u00eb, ndihm\u00eb psikosociale dhe mb\u00ebshtetje, k\u00ebshillim, terapi, kurse t\u00eb ndryshme dhe pun\u00ebtori.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimet n\u00eb k\u00ebto qendra mund t\u2019i shfryt\u00ebzojn\u00eb edhe familjar\u00ebt e luft\u00ebtar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb, praktika t\u00eb ndryshme<\/p>\n<p>Edhe 30 vjet pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs, t\u00eb drejtat e atyre q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb konfliktet e armatosura n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb (BeH) rregullohen p\u00ebrmes dy sistemeve t\u00eb ndara t\u00eb entiteteve, pa nj\u00eb korniz\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb vitet \u201990, n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb vepruan tre ushtri: Ushtria e Republik\u00ebs s\u00eb BeH (Armija RBiH), K\u00ebshilli Kroat i Mbrojtjes (HVO), dhe Ushtria e Republik\u00ebs Serbe (VRS).<\/p>\n<p>Pyetjet e Radios Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr numrin e p\u00ebrfituesve dhe shum\u00ebn e kompensimeve n\u00eb entitetin Federata e Bosnje e Hercegovin\u00ebs nuk mor\u00ebn p\u00ebrgjigje nga ministria p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>N\u00eb Federat\u00ebn e BeH, \u00e7\u00ebshtja e p\u00ebrfitimeve dhe t\u00eb drejtave p\u00ebr ushtar\u00ebt e \u00e7mobilizuar t\u00eb dy ushtrive (Armata e BiH dhe HVO), invalid\u00ebt e luft\u00ebs dhe an\u00ebtar\u00ebt e familjeve t\u00eb tyre rregullohet p\u00ebrmes nj\u00eb ligji t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, nd\u00ebrsa rregullime shtes\u00eb ka edhe n\u00eb nivel kantoni.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt dhe an\u00ebtar\u00ebt e familjeve t\u00eb mbrojt\u00ebsve t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebrfitojn\u00eb n\u00eb arsimim p\u00ebrmes bursave, shkollimit falas dhe formave t\u00eb tjera t\u00eb mb\u00ebshtetjes.<\/p>\n<p>Shuma e kompensimeve p\u00ebrshtatet \u00e7do vit sipas treguesve ekonomik\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ruhet vlera reale e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb entitetin tjet\u00ebr t\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00ebs, Republik\u00ebn S\u00ebrpska, mbi 178 mij\u00eb persona marrin shtes\u00eb mujore p\u00ebr veteran\u00ebt, nd\u00ebrsa 28 mij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb pension invalidor personal.<\/p>\n<p>K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna i ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditura p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb Ministria e Pun\u00ebs dhe Mbrojtjes s\u00eb Invalid\u00ebve t\u00eb Luft\u00ebs e k\u00ebtij entiteti.<\/p>\n<p>Shumat e k\u00ebtyre p\u00ebrfitimeve ndryshojn\u00eb ndjesh\u00ebm.<\/p>\n<p>*Shtesa mujore p\u00ebr veteran\u00ebt mund t\u00eb jet\u00eb simbolike, nga vet\u00ebm disa marka, por, mund t\u00eb arrij\u00eb deri n\u00eb 189 marka (rreth 97 euro);<\/p>\n<p>*Pensionet invalidore varen nga shkalla e invaliditetit dhe variojn\u00eb nga rreth 40 marka (20 euro) deri n\u00eb mbi 3 mij\u00eb marka (mbi 1.500 euro).<\/p>\n<p>Ligji parasheh edhe kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor p\u00ebr luft\u00ebtar\u00ebt dhe an\u00ebtar\u00ebt e familjeve t\u00eb tyre, n\u00ebse nuk e realizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrmes ndonj\u00eb ligji tjet\u00ebr. N\u00eb k\u00ebto raste, ministria mbulon shpenzimet p\u00ebr sigurimin sh\u00ebndet\u00ebsor dhe p\u00ebr trajtimin mjek\u00ebsor.<\/p>\n<p>Sa persona ka Serbia q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luft\u00eb dhe tani marrin pension, nuk dihet, sepse numri i veteran\u00ebve ushtarak\u00eb n\u00eb Serbi nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publik zyrtarisht.<\/p>\n<p>T\u00eb drejtat e tyre jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Ligjit p\u00ebr t\u00eb drejtat e luft\u00ebtar\u00ebve, invalid\u00ebve ushtarak\u00eb, invalid\u00ebve civil\u00eb t\u00eb luft\u00ebs dhe an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Statusi i luft\u00ebtarit p\u00ebrcaktohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb territorit dhe koh\u00ebs s\u00eb kaluar n\u00eb ushtri dhe ligji p\u00ebrcakton se luft\u00ebtar \u00ebsht\u00eb edhe personi q\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb vullnetarisht n\u00eb luft\u00eb apo n\u00eb aksione t\u00eb armatosura n\u00eb koh\u00eb paqeje, n\u00ebse ka qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00ebsive t\u00eb p\u00ebrfshira sipas k\u00ebtij ligji.<\/p>\n<p>Disa nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit e forcave t\u00eb armatosura serbe jan\u00eb d\u00ebnuar ose k\u00ebrkohen n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr akuza se kishin kryer krime t\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Invalid\u00ebt e luft\u00ebs nuk jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00ebp\u00ebr kategori t\u00eb ndryshme, nd\u00ebrsa luft\u00ebtar\u00ebt ndahen n\u00eb tri kategori var\u00ebsisht se sa kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb luft\u00eb:<\/p>\n<p>*Luft\u00ebtar i kategoris\u00eb I: angazhim mbi 200 dit\u00eb dhe marrin 100 p\u00ebr qind t\u00eb pensionit;<\/p>\n<p>*Kategoria II: angazhim nga 46 deri n\u00eb 200 dit\u00eb dhe marrin 80 p\u00ebr qind t\u00eb pensionit;<\/p>\n<p>*Kategoria III: angazhim deri n\u00eb 45 dit\u00eb dhe marrin 60 p\u00ebr qind t\u00eb pensionit.<\/p>\n<p>N\u00eb Serbi, ish-luft\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitime shtes\u00eb financiare, var\u00ebsisht nga statusi i tyre \u2013 n\u00ebse jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar, t\u00eb papun\u00eb apo pensionist\u00eb \u2013 si dhe niveli i t\u00eb ardhurave q\u00eb marrin.<\/p>\n<p>Sipas rregullores n\u00eb fuqi, nj\u00eb invalid lufte mbi mosh\u00ebn 65-vje\u00e7are mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb shtes\u00eb mujore, e cila llogaritet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb pag\u00ebs mesatare neto n\u00eb vend, dy muaj para se t\u00eb b\u00ebhet pagesa. P\u00ebr muajin korrik, kjo baz\u00eb \u00ebsht\u00eb rreth 920 euro, q\u00eb i referohet pag\u00ebs mesatare n\u00eb muajin maj.<\/p>\n<p>Shuma p\u00ebrfundimtare e shtes\u00ebs varet nga lart\u00ebsia e pensionit. N\u00eb rastet kur invalidi i luft\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe pensionist, ai p\u00ebrfiton diferenc\u00ebn mes pensionit dhe pag\u00ebs mesatare, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ardhurat e tij mujore t\u00eb arrijn\u00eb nivelin e pag\u00ebs mesatare n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb banimit, ligji p\u00ebrcakton q\u00eb nj\u00ebsit\u00eb e vet\u00ebqeverisjes lokale t\u00eb ndajn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 10 p\u00ebr qind t\u00eb banesave t\u00eb nd\u00ebrtuara p\u00ebr strehim social p\u00ebr veteran\u00ebt, si dhe 10 p\u00ebr qind t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb investimeve p\u00ebr forma t\u00eb tjera t\u00eb strehimit \u2013 si kredi t\u00eb favorshme, subvencione p\u00ebr blerjen e pronave, rinovim ose nd\u00ebrtim sht\u00ebpish.<\/p>\n<p>E drejta p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb banes\u00eb me kushte t\u00eb favorshme mund t\u00eb realizohet nga luft\u00ebtari, an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb ushtarit t\u00eb r\u00ebn\u00eb, invalidi i luft\u00ebs dhe invalidi ushtarak n\u00eb koh\u00eb paqeje, sipas rregullave p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banesave p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e forcave t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb drejtat sipas k\u00ebtij ligji p\u00ebrfshijn\u00eb edhe pension invalidor personal, pension familjar invalidor, shtes\u00eb p\u00ebr kujdes, shtes\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, shtes\u00eb ortopedike, kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor, pajisje mjek\u00ebsore teknike, ndihm\u00eb financiare mujore, shtes\u00eb p\u00ebr familje, shtes\u00eb p\u00ebr luft\u00ebtar\u00eb, kompensim financiar p\u00ebr blerjen e automjetit, stazh pensional i ve\u00e7ant\u00eb, rimbursim p\u00ebr shpenzime udh\u00ebtimi, transport falas apo i subvencionuar, t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr kartel\u00eb identiteti, p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb pun\u00ebsim, ndihm\u00eb n\u00eb rast vdekjeje dhe t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr uniform\u00eb.<\/p>\n<p>Komunat, qytetet dhe provincat autonome mund t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb edhe t\u00eb drejta shtes\u00eb p\u00ebr veteran\u00ebt, si p\u00ebr shembull: zbritje p\u00ebr sh\u00ebrbimet komunale, transport falas n\u00eb qytetin e tyre, parkim falas, libra shkollor\u00eb falas p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, e tjera.<\/p>\n<p>Invalid\u00ebt ushtarak\u00eb dhe civil\u00eb t\u00eb luft\u00ebs kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb rehabilitim profesional dhe ndihm\u00eb financiare, si dhe p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb pun\u00ebsim n\u00eb organet shtet\u00ebrore, t\u00eb vet\u00ebqeverisjes lokale dhe t\u00eb provinc\u00ebs, sipas k\u00ebtij rendi:<\/p>\n<p>Lidhja e Shoqatave t\u00eb Luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb (SUBOS) thot\u00eb se synimi i saj kryesor \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi i statusit t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve dhe ndihma humanitare p\u00ebr personat n\u00eb nevoj\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebt e familjeve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket ndihm\u00ebs psikologjike dhe kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor falas p\u00ebr veteran\u00ebt ushtarak\u00eb, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2023, Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, me rekomandimin e Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, mori vendim q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb veteran\u00ebt q\u00eb kan\u00eb kartel\u00eb t\u00eb veteranit t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb kujdes sh\u00ebndet\u00ebsor falas\u201d, tha Aco Dra\u00e7a, n\u00ebnkryetar i SUBOS p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo organizat\u00eb p\u00ebrfshin mbi nj\u00ebzet shoqata t\u00eb veteran\u00ebve ushtarak\u00eb n\u00eb Serbi, nd\u00ebrsa Ministria e Mbrojtjes e Serbis\u00eb nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb REL-it lidhur me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb.<\/p>\n<p>Pasojat e luft\u00ebrave t\u00eb viteve t\u00eb 90-ta n\u00eb Ballkan<\/p>\n<p>Gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb 1998\/99 u vran\u00eb mbi 13.000 civil\u00eb, nd\u00ebrsa mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb u zhduk\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Fondit p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Humanitare n\u00eb Kosov\u00eb (HLC), mbi 10 mij\u00eb t\u00eb vdekur gjat\u00eb luft\u00ebs jan\u00eb viktima civile. Prej tyre, mbi 1.000 jan\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptar\u00eb, jan\u00eb ende t\u00eb zhdukur.<\/p>\n<p>Numri i sakt\u00eb i personave t\u00eb dhunuar gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb nuk dihet. Por, sipas nj\u00eb raporti t\u00eb Qendr\u00ebs Amerikane p\u00ebr Kontrollimin dhe Parandalimin e S\u00ebmundjeve, kjo shif\u00ebr arrin deri n\u00eb 20 mij\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr vite, autoritetet e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb akuzuar ose d\u00ebnuar disa persona p\u00ebr krime lufte.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, mbi 100.000 persona humb\u00ebn jet\u00ebn dhe 2.2 milion\u00eb u detyruan t\u2019i braktisin sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Tridhjet\u00eb vjet pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs, n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb ende po k\u00ebrkohen mbi 7.600 persona.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Qendr\u00ebs Kroate Memoriale-Dokumentuese t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Atdheut, n\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Kroaci kan\u00eb humbur jet\u00ebn 22.211 persona.<\/p>\n<p>Organizata joqeveritare kroate Documenta publikoi para 30-vjetorit se ka identifikuar 2.353 viktima gjat\u00eb dhe pas operacionit ushtarako-policor \u201cStuhia\u201d t\u00eb vitit 1995, shumica prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb persona t\u00eb nacionalitetit serb, ose ishin civil\u00eb.\/REL<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/tri-dekada-pas-lufterave-si-trajtohen-veteranet-ne-kosove-e-si-ne-rajon\/\">Tri dekada pas luft\u00ebrave: Si trajtohen veteran\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb e si n\u00eb rajon?<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e 47 mij\u00eb veteran\u00ebve t\u00eb regjistruar t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb ankohen p\u00ebr trajtim t\u00eb padinjitetsh\u00ebm nga institucionet shtet\u00ebrore. Nga shuma e pensionit mujor e deri te kujdesi sh\u00ebndet\u00ebsor e psikologjik, ata ndihen t\u00eb l\u00ebn\u00eb pas dore nga shteti p\u00ebr t\u00eb cilin luftuan p\u00ebr ta \u00e7liruar. P\u00ebrtej kufirit, veteran\u00ebt n\u00eb rajon kan\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34469","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34469","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34469"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34469\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34469"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34469"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34469"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}