{"id":34457,"date":"2025-08-06T14:49:18","date_gmt":"2025-08-06T14:49:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/06\/dw-travel-reportazh-tirana-nga-reliket-komuniste-ne-nje-nga-destinacionet-kryesore-te-evropes-video\/"},"modified":"2025-08-06T14:49:18","modified_gmt":"2025-08-06T14:49:18","slug":"dw-travel-reportazh-tirana-nga-reliket-komuniste-ne-nje-nga-destinacionet-kryesore-te-evropes-video","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/06\/dw-travel-reportazh-tirana-nga-reliket-komuniste-ne-nje-nga-destinacionet-kryesore-te-evropes-video\/","title":{"rendered":"DW Travel reportazh: Tirana, nga reliket komuniste n\u00eb nj\u00eb nga destinacionet kryesore t\u00eb Evrop\u00ebs (VIDEO)"},"content":{"rendered":"<p>Tirana po t\u00ebrheq gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb vizitor\u00eb t\u00eb huaj. Gazetarja e Deutsche Welle Travel, G\u00f6nna Ketels, ka realizuar nj\u00eb reportazh n\u00eb kryeqytetin e Shqip\u00ebris\u00eb, ku prezanton t\u00eb gjitha vendet q\u00eb duhet t\u00eb vizitohen p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, s\u00eb bashku me k\u00ebshilla p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb udh\u00ebtimin m\u00eb t\u00eb paharruesh\u00ebm.<\/p>\n<p><em><strong>Reportazhi i plot\u00eb i DW Travel:<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Mir\u00eb se vini n\u00eb Tiran\u00eb, kryeqytetin e Shqip\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb qytet me kontraste midis t\u00eb kaluar\u00ebs komuniste dhe modernizmit, betonit dhe hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb gjelb\u00ebr, tradit\u00ebs dhe mod\u00ebs. Vet\u00ebm pak vite m\u00eb par\u00eb, konsiderohej nj\u00eb destinacion p\u00ebr vizitor\u00ebt vendas n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p>Tani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga destinacionet kryesore t\u00eb Evrop\u00ebs. Jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u2019u zhytur n\u00eb historin\u00eb e Tiran\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb disa nga vendet e saj m\u00eb t\u00eb err\u00ebta dhe t\u00eb fshehura. Dhe dua t\u00eb zbuloj pse udh\u00ebtar\u00ebt e duan qytetin. Dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebni patjet\u00ebr vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Ku ndodhet Tirana?<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ndodhet n\u00eb Evrop\u00ebn Juglindore, n\u00eb brigjet e Adriatikut dhe Jonit. Tirana n\u00eb qend\u00ebr ka rreth 400 000 banor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Sheshi Sk\u00ebnderbej<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb filloj nga sheshi Sk\u00ebnderbej. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb mir\u00eb her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes, pa turma. K\u00ebt\u00eb e quaj shesh un\u00eb! Princi Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hero komb\u00ebtar dhe nj\u00eb simbol i pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ai udh\u00ebhoqi nj\u00eb rezistenc\u00eb kund\u00ebr osman\u00ebve n\u00eb shekullin XV. Ka shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb par\u00eb pran\u00eb sheshit. Por, nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmet, Muzeu Historik Komb\u00ebtar, \u00ebsht\u00eb i mbyllur deri n\u00eb vitin 2028. Tirana \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb eksplorohet n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Shumica e gj\u00ebrave p\u00ebr t\u00eb par\u00eb jan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Tregu i Pazarit t\u00eb Ri<\/strong><\/p>\n<p>Destinacioni im i radh\u00ebs \u00ebsht\u00eb tregu i ri i Pazarit t\u00eb Ri. K\u00ebtu mund t\u00eb blini suvenire tipike, nga tradicionalet deri tek t\u00eb ve\u00e7antat: si magnete me ish-diktatorin e Shqip\u00ebris\u00eb, Enver Hoxha. Vendasit gjithashtu blejn\u00eb k\u00ebtu. Un\u00eb zgjedh nj\u00eb suvenir t\u00eb \u00ebmb\u00ebl: mjalt\u00eb shqiptar. Ky \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet i mir\u00eb. M\u00eb vjen keq. Ka shum\u00eb kafene dhe restorante p\u00ebrreth tregut. Provoj nj\u00eb specialitet shqiptar: byrek, brum\u00eb filo krokante me mbushje t\u00eb ndryshme. Po ha kombinimin klasik t\u00eb spinaqit dhe djathit. Ky \u00ebsht\u00eb ushqimi m\u00eb i mir\u00eb shqiptar q\u00eb sh\u00ebrbehet n\u00eb rrug\u00eb. Kushton 80 lek\u00eb, pak m\u00eb pak se nj\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>Muzeu Bunk\u2019art<\/strong><\/p>\n<p>Dua t\u00eb m\u00ebsoj m\u00eb shum\u00eb rreth historis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Vendi ishte n\u00ebn sundimin komunist nga viti 1947 deri n\u00eb vitin 1991, i udh\u00ebhequr nga diktatori Enver Hoxha deri n\u00eb vdekjen e tij n\u00eb vitin 1985. Vizitoj nj\u00eb muze n\u00eb nj\u00eb ish-bunker b\u00ebrthamor n\u00eb periferi t\u00eb qytetit. Enver Hoxha nd\u00ebrtoi shum\u00eb e shum\u00eb nga k\u00ebto bunker\u00eb n\u00eb komuniz\u00ebm. Dhe deri m\u00eb sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi me m\u00eb shum\u00eb bunker\u00eb n\u00eb bot\u00eb. Ky ka 106 dhoma, k\u00ebshtu q\u00eb kam kureshtje ta shoh. Dyert e hyrjes jan\u00eb b\u00ebr\u00eb prej kat\u00ebr ton\u00ebsh betoni t\u00eb p\u00ebrforcuar dhe jan\u00eb projektuar p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb sulmeve t\u00eb r\u00ebnda. Kompleksi ishte selia n\u00ebntok\u00ebsore e Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. Muzeu i \u0481on vizitor\u00ebt n\u00ebp\u00ebr dhomat origjinale, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb t\u00eb Hoxh\u00ebs, me ekspozita historike dhe instalime multimediale. Paranojak p\u00ebr sulmet nga Blloku Per\u00ebndimor dhe Lindor, diktatori shpesh e izolonte Shqip\u00ebrin\u00eb. Muzeu sjell atmosfer\u00ebn shtyp\u00ebse t\u00eb epok\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Teleferiku Dajti Ekspres<\/strong><\/p>\n<p>Pas bunkerit t\u00eb err\u00ebt, kam nevoj\u00eb p\u00ebr pak aj\u00ebr t\u00eb past\u00ebr dhe nj\u00eb ndryshim peizazhi. Stacioni i teleferikut ishte vet\u00ebm pes\u00eb minuta larg n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Tani le t\u00eb shohim se \u00e7far\u00eb lloj pamjesh mund t\u00eb kemi. Dajti Ekspres ju \u00e7on n\u00eb mbi 1 000 metra n\u00eb 15 minuta. Nj\u00eb udh\u00ebtim vajtje-ardhje kushton 1 500 lek\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb rreth 15 euro.<\/p>\n<p><strong>Mali Dajti<\/strong><\/p>\n<p>Mali Dajti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb park komb\u00ebtar. Mund t\u00eb ngjiteni n\u00eb k\u00ebmb\u00eb deri n\u00eb maj\u00eb ose thjesht t\u00eb shijoni pamjen. Pak e mjegullt, por a nuk \u00ebsht\u00eb romantike?<br \/>\nSht\u00ebpia e Gjetheve<\/p>\n<p>Pas pushimit tim, kthehem n\u00eb qend\u00ebr, n\u00eb \u201cSht\u00ebpin\u00eb e Gjetheve\u201d, ish-selin\u00eb e Sh\u00ebrbimit Sekret komunist.<\/p>\n<p>Drejtoresha Etleva Demollari ndihmoi n\u00eb ngritjen e muzeut. Tregohet se si regjimi i shtypte dhe monitoronte njer\u00ebzit. Ata hynin n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e njer\u00ebzve. P\u00ebr shembull, ata shihnin q\u00eb kishe nj\u00eb lloj sendi n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde. Ata vinin kur nuk ishe n\u00eb sht\u00ebpi. Dhe e shk\u00ebmbenin me nj\u00eb tjet\u00ebr me \u201c\u0481imk\u00eb\u201d (p\u00ebrgjues). Dhe ktheheshin pas tre dit\u00ebsh, sepse bateria zgjaste tre dit\u00eb. K\u00ebshtu, q\u00eb ata vinin pas tre dit\u00ebsh dhe e merrnin p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p>\u201c\u0480imkat\u201d jan\u00eb pajisje t\u00eb vogla d\u00ebgjimi t\u00eb fshehura mir\u00eb. Ato ishin futur n\u00eb mure, telefona ose mobilie p\u00ebr t\u00eb regjistruar biseda fshehurazi.<\/p>\n<p>Jan\u00eb disa dhoma n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb instaluar \u201c\u00e7imka\u201d p\u00ebrgjimi. \u00cbsht\u00eb po ashtu nj\u00eb dhom\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, ajo me num\u00ebr 27. N\u00ebse kishte vizitor\u00eb, p\u00ebrmes \u00e7imkave p\u00ebrgjoheshin se \u00e7far\u00eb ata flisnin. Dhe, n\u00ebse shkojm\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn me num\u00ebr 27, mund t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb se \u00e7far\u00eb po thon\u00eb vizitor\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Ekspozita p\u00ebrmban informacion lidhur me persekutimin dhe burgosjen e mij\u00ebra njer\u00ebzve gjat\u00eb diktatur\u00ebs komuniste. Koleksioni i pajisjeve dhe dokumenteve t\u00eb saj pasqyrojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se policia sekrete \u201cSigurimi\u201d punonte dhe funksiononte n\u00eb zyrat e saj.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb m\u00eb b\u00ebn v\u00ebrtet p\u00ebrshtypje \u00ebsht\u00eb se k\u00ebtu mund t\u00eb shikoni t\u00eb gjitha aspektet e p\u00ebrgjimit dhe si kan\u00eb funksionuar. P\u00ebr shembull, kjo dhom\u00eb \u00ebsht\u00eb vendi ku mblidhej dhe kontrollohej posta. Ata p\u00ebrdornin pajisje me avull p\u00ebr hapjen fshehtas t\u00eb zarfave dhe pastaj p\u00ebrdornin ndri\u00e7im me rreze ultraviolet p\u00ebr t\u00eb kontrolluar n\u00ebse njer\u00ebzit kishin p\u00ebrdorur boj\u00eb sekrete p\u00ebr mesazhe t\u00eb fshehta.<\/p>\n<p>Kjo ekspozit\u00eb e b\u00ebn represionin e epok\u00ebs komuniste v\u00ebrtet t\u00eb preksh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb e frikshme t\u00eb shikosh se sa pak privat\u00ebsi g\u00ebzonin njer\u00ebzit dhe sa i p\u00ebrhapur ishte p\u00ebrgjimi ndaj tyre.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb par\u00eb Tiran\u00ebn moderne. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb b\u00ebhem pjes\u00eb e nj\u00eb turi t\u00eb shoq\u00ebruar me udh\u00ebrr\u00ebfyes.<\/p>\n<p>\u201cMir\u00eb se vini n\u00eb Tiran\u00eb. Un\u00eb jam Erindi. Jam rritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet dhe, t\u00eb themi, un\u00eb do t\u00eb jem udh\u00ebrr\u00ebfyesi juaj p\u00ebr sot. Bashk\u00eb do t\u00eb zbulojm\u00eb disa prej atraksioneve kryesore t\u00eb Tiran\u00ebs, sken\u00ebn e artit t\u00eb rrug\u00ebs dhe arkitektur\u00ebn moderne t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrtesa t\u00eb reja futuriste jan\u00eb ngritur gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit. Kjo godin\u00eb mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse n\u00eb sheshin \u201cSk\u00ebnderbej\u201d \u00ebsht\u00eb frym\u00ebzuar nga heroi komb\u00ebtar, Sk\u00ebnderbeu.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb projekt abstrakt me disa detaje q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ket\u00eb pamjen e nj\u00eb busti, apo koke. Mund t\u00eb shikoni me syt\u00eb tuaj form\u00ebn e hund\u00ebs s\u00eb dal\u00eb nga fasada e nd\u00ebrtes\u00ebs. Jan\u00eb plot kat\u00ebr kate t\u00eb saj q\u00eb formojn\u00eb hund\u00ebn, vesh\u00ebt n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt dhe pjes\u00ebn e fytyr\u00ebs. Gjysma e fytyr\u00ebs \u00ebsht\u00eb e harkuar n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb, nd\u00ebrsa gjysma tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb e shesht\u00eb. Por do t\u00eb thosha q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse q\u00eb njer\u00ebzit mund t\u00eb mos dallojn\u00eb nj\u00eb fytyr\u00eb, mund t\u00eb mos shohin nj\u00eb njeri aty, por mund t\u00eb thuhet se gjith\u00ebsesi dallohet forma e nj\u00eb koke\u201d.<br \/>\nQ\u00eb prej viteve 2000, arti i rrug\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb zhvillim t\u00eb vazhduesh\u00ebm. Erindi na prezanton disa pikturave murale, q\u00eb shpesh jan\u00eb pasqyrim i ndryshimeve shoq\u00ebrore dhe i banor\u00ebve t\u00eb qytetit. Gjendet po ashtu sinjalistik\u00eb rrugore e riprojektuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb krijuese, q\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka e pamendueshme n\u00eb disa vende t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>A s\u2019\u00ebsht\u00eb problem kjo gj\u00eb me sinjalistik\u00ebn? Pyes sepse n\u00ebse kjo do t\u00eb ndodhte n\u00eb Gjermani, bashkia s\u2019do t\u00eb pranonte kishte imazhe t\u00eb tilla n\u00eb tabelat e sinjalistik\u00ebs rrugore?<\/p>\n<p>-Nuk do t\u00eb pranonte? Sigurisht, k\u00ebto imazhe jan\u00eb krijuar me nj\u00eb lej\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse. Do t\u00eb thosha se kjo \u00ebsht\u00eb po ashtu gjith\u00e7ka q\u00eb ata mund t\u00eb ken\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb q\u00eb ne t\u00eb b\u00ebhemi an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian. Nuk e di. Do ta shohim k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend kandidat p\u00ebr t\u2019u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb BE q\u00eb prej vitit 2014. Tani do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb lagjen trendi t\u00eb Tiran\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cTani gjendem te Blloku. Dikur ishte lagjja vet\u00ebm p\u00ebr elit\u00ebn e regjimit diktatorial, por ku sot mund t\u00eb shkoj\u00eb kushdo dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb gjalla t\u00eb Tiran\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Stomaku ka filluar t\u00eb m\u00eb g\u00ebrryej\u00eb. N\u00eb \u201cBllok\u201d gjen nj\u00eb koleksion t\u00eb gjer\u00eb restorantesh. Por m\u2019u desh pak koh\u00eb t\u00eb gjeja nj\u00eb restorant me kuzhin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>\u201cPo provoj nj\u00eb nga gatimet m\u00eb t\u00eb famshme shqiptare; f\u00ebrgesa. \u00cbsht\u00eb gatim tradicional i Tiran\u00ebs, i p\u00ebrgatitur me domate, speca t\u00eb kuq, salc\u00eb kosi dhe, nganj\u00ebher\u00eb, me mish, por mund t\u00eb jet\u00eb edhe gatim t\u00ebr\u00ebsisht vegjetarian\u201d.<br \/>\nKremoze dhe paksa djeg\u00ebse. M\u00eb p\u00eblqen.<\/p>\n<p>Pik\u00ebn kulmore t\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb e kisha l\u00ebn\u00eb p\u00ebr per\u00ebndimin e diellit: Piramida e Tiran\u00ebs. E nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1988 si muze p\u00ebr diktatorin Enver Hoxha, sot Piramida \u00ebsht\u00eb qend\u00ebr e inovacionit dhe kreativitetit. Pamja nga k\u00ebtu pasqyron harmonin\u00eb mes t\u00eb kaluar\u00ebs dhe s\u00eb tashmes s\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Mendoj se Tirana \u00ebsht\u00eb mjaftuesh\u00ebm e madhe p\u00ebr t\u2019u vizituar brenda nj\u00eb dite. N\u00eb k\u00ebt\u00eb program ju kam treguar disa prej aspekteve t\u00eb saj kryesore, nga historia e pasur te pjesa e saj moderne. Si gjithmon\u00eb, ka edhe shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera p\u00ebr t\u2019u par\u00eb. Po ju? A do t\u00eb d\u00ebshironit ta eksploronit vet\u00eb Tiran\u00ebn?\/DW<\/p>\n<div class=\"youtube-embed\"><\/div>\n<p>\u00a0<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/dw-travel-reportazh-tirana-nga-reliket-komuniste-ne-nje-nga-destinacionet-kryesore-te-evropes-video\/\">DW Travel reportazh: Tirana, nga reliket komuniste n\u00eb nj\u00eb nga destinacionet kryesore t\u00eb Evrop\u00ebs (VIDEO)<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tirana po t\u00ebrheq gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb vizitor\u00eb t\u00eb huaj. Gazetarja e Deutsche Welle Travel, G\u00f6nna Ketels, ka realizuar nj\u00eb reportazh n\u00eb kryeqytetin e Shqip\u00ebris\u00eb, ku prezanton t\u00eb gjitha vendet q\u00eb duhet t\u00eb vizitohen p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, s\u00eb bashku me k\u00ebshilla p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb udh\u00ebtimin m\u00eb t\u00eb paharruesh\u00ebm. Reportazhi i plot\u00eb i DW [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34457","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34457","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34457"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34457\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34457"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34457"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34457"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}