{"id":34430,"date":"2025-08-06T11:34:05","date_gmt":"2025-08-06T11:34:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/06\/kujtim-nga-ferri-i-mbijetova-nje-bombe-atomike-ti-japim-fund-kercenimit-berthamor\/"},"modified":"2025-08-06T11:34:05","modified_gmt":"2025-08-06T11:34:05","slug":"kujtim-nga-ferri-i-mbijetova-nje-bombe-atomike-ti-japim-fund-kercenimit-berthamor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/06\/kujtim-nga-ferri-i-mbijetova-nje-bombe-atomike-ti-japim-fund-kercenimit-berthamor\/","title":{"rendered":"Kujtim nga ferri: I mbijetova nj\u00eb bombe atomike. T\u2019i japim fund k\u00ebrc\u00ebnimit b\u00ebrthamor"},"content":{"rendered":"<p class=\"p1\">N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku k\u00ebrc\u00ebnimi b\u00ebrthamor po rikthehet me nj\u00eb normalitet shqet\u00ebsues, ku n\u00ebndet\u00ebset e armatosura me koka b\u00ebrthamore lundrojn\u00eb mes tensioneve t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuara n\u00eb Europ\u00eb dhe Lindjen e Mesme, dhe ku fuqit\u00eb e m\u00ebdha i p\u00ebrmendin arm\u00ebt b\u00ebrthamore si mjete presioni n\u00eb diskursin diplomatik, kujtimet e atyre q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrjetuar tmerrin b\u00ebrthamor b\u00ebhen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se kurr\u00eb. Sot, nd\u00ebrsa tabuja e p\u00ebrdorimit t\u00eb arm\u00ebve b\u00ebrthamore po zbehet dhe traktatet nd\u00ebrkomb\u00ebtare po shp\u00ebrfillen, d\u00ebshmit\u00eb si ajo e Terumi Tanaka, nj\u00eb ish-profesor japonez dhe i mbijetuar i bomb\u00ebs s\u00eb Nagasakit, jan\u00eb nj\u00eb thirrje e fuqishme p\u00ebr nd\u00ebrgjegj\u00ebsim dhe veprim. Ai nuk flet thjesht p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn, por p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme q\u00eb ende mund t\u00eb parandalohet.<\/p>\n<h4><em>Nga Terumi Tanaka, p\u00ebr New York Times:\u00a0<\/em><\/h4>\n<p class=\"p3\">Un\u00eb isha 13 vje\u00e7 m\u00eb 9 gusht 1945, kur Shtetet e Bashkuara hodh\u00ebn nj\u00eb bomb\u00eb atomike mbi Nagasaki, Japoni.<span class=\"s2\"> Ne banonim rreth tre kilometra nga pika zero, por fal\u00eb ndonj\u00eb mrekullie un\u00eb mbijetova. <\/span>Dera prej xhami q\u00eb m\u00eb ra sip\u00ebr nuk u thye.<\/p>\n<p class=\"p1\">An\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb familjes sime nuk pat\u00ebn aq fat. Kur n\u00ebna ime dhe un\u00eb shkuam t\u2019i k\u00ebrkonim, zbuluam se bomba kishte marr\u00eb jet\u00ebn e pes\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve tan\u00eb: dy hallat e mia, gjyshi dhe kush\u00ebriri im vdiq\u00ebn nga djegie t\u00eb r\u00ebnda. Xhaxhai im, e zbuluam pak m\u00eb von\u00eb, vdiq nga rrezatimi pasi kishte shkuar t\u00eb k\u00ebrkonte ndihm\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p3\">Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 1945, numri i njer\u00ebzve q\u00eb kishin vdekur n\u00eb Nagasaki vler\u00ebsohej rreth 70,000.<span class=\"s2\"> Bomba e hedhur mbi Hiroshima disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb vrau 140,000 njer\u00ebz. <\/span>N\u00eb total, rreth 400,000 njer\u00ebz u ekspozuan ndaj t\u00eb dy bombave.<span class=\"s2\"> Shumica e madhe e tyre ishin civil\u00eb, kryesisht gra, f\u00ebmij\u00eb dhe t\u00eb moshuar.\u00a0<\/span><\/p>\n<p class=\"p1\">Un\u00eb e tregova k\u00ebt\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb fjalimin tim n\u00eb ceremonin\u00eb e \u00e7mimit Nobel p\u00ebr Paqen n\u00eb dhjetorin e kaluar, kur e pranova \u00e7mimin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cNihon Hidankyo\u201d, Konfederat\u00ebs Japoneze t\u00eb Organizatave t\u00eb t\u00eb Mbijetuarve nga Bombat A dhe H. Komiteti na dha k\u00ebt\u00eb \u00e7mim n\u00eb njohje t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb 70 viteve t\u00eb fundit p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar dhe forcuar tabun\u00eb globale kund\u00ebr p\u00ebrdorimit t\u00eb arm\u00ebve b\u00ebrthamore. Ne e kemi b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb d\u00ebshmive t\u00eb \u201chibakusha-ve\u201d, si\u00e7 quhemi ne t\u00eb mbijetuarit e bomb\u00ebs atomike dhe an\u00ebtar\u00ebt e \u201cNihon Hidankyo\u201d, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur njohurin\u00eb n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn se \u00e7far\u00eb b\u00ebjn\u00eb arm\u00ebt b\u00ebrthamore ndaj qenieve njer\u00ebzore.<\/p>\n<p class=\"p3\">Shp\u00ebrthimi \u00ebsht\u00eb i ngulitur n\u00eb kujtes\u00ebn e atyre q\u00eb mbijetuan.<\/p>\n<p class=\"p1\">Yoshie Oka, 14 vje\u00e7, ishte n\u00eb detyr\u00eb vrojtimi n\u00eb nj\u00eb bunker n\u00eb Hiroshima.<\/p>\n<p class=\"p1\"><em><span class=\"s3\">\u201cTeksa po shikoja n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb dhom\u00ebs p\u00ebr t\u00eb folur me personin pran\u00eb meje, ndodhi nj\u00eb flak\u00eb e bardh\u00eb,\u201d<\/span><\/em>kujton ajo. Zonja Oka u hodh n\u00ebn disa pajisje, por arriti t\u00eb dilte jasht\u00eb me nj\u00eb shoqe klase q\u00eb gjithashtu mbijetoi.<\/p>\n<p class=\"p3\"><em>\u201cGazi radioaktiv ishte si mjegull, dhe nuk mund t\u00eb shihnim as 10 metra p\u00ebrpara nesh,\u201d<\/em><span class=\"s2\"> tha ajo.\u00a0<\/span><\/p>\n<p class=\"p1\">Nj\u00eb tjet\u00ebr e mbijetuar nga Hiroshima, Setsuko Thurlow, ka p\u00ebrshkruar \u00e7far\u00eb ndodhi pran\u00eb pik\u00ebs zero, ku mij\u00ebra student\u00eb po ndihmonin p\u00ebr t\u00eb pastruar rrug\u00ebt nga zjarret.<\/p>\n<p class=\"p3\"><em>\u201cPothuajse t\u00eb gjith\u00eb u dogj\u00ebn dhe u avulluan pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb, dhe m\u00eb shum\u00eb vdiq\u00ebn brenda disa dit\u00ebsh,\u201d<\/em><span class=\"s2\"> tha ajo. <\/span><em>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, grupmosha ime n\u00eb qytet u shua pothuajse e gjitha.\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n<p class=\"p1\">Pas nj\u00eb shp\u00ebrthimi b\u00ebrthamor, nj\u00eb val\u00eb godit\u00ebse e madhe udh\u00ebton me qindra kilometra n\u00eb or\u00eb. P\u00ebrtej zon\u00ebs s\u00eb menj\u00ebhershme, shp\u00ebrthimi shkakton d\u00ebmtime n\u00eb mushk\u00ebri, d\u00ebmtime n\u00eb vesh\u00eb dhe gjakderdhje t\u00eb brendshme. <span class=\"s3\">Val\u00ebt e nxeht\u00ebsis\u00eb shkaktojn\u00eb djegie t\u00eb r\u00ebnda dhe zjarre n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, shpesh duke \u00e7uar n\u00eb stuhi t\u00eb m\u00ebdha zjarri.\u00a0<\/span><\/p>\n<p class=\"p1\">Sumiteru Taniguchi, q\u00eb ishte 16 vje\u00e7 n\u00eb Nagasaki, ishte duke hipur n\u00eb bi\u00e7iklet\u00eb.<\/p>\n<p class=\"p1\"><em><span class=\"s3\">\u201cN\u00eb flak\u00ebn e shp\u00ebrthimit u flaka nga bi\u00e7ikleta dhe u p\u00ebrplasa me tok\u00ebn,\u201d<\/span> <\/em>tha ai. Zoti Taniguchi pa se f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb kishin qen\u00eb duke luajtur p\u00ebrreth ishin t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb vdekur. Ai ishte m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb kilomet\u00ebr e gjys\u00ebm larg nga shp\u00ebrthimi, por p\u00ebsoi djegie t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb shpin\u00eb, krahun e majt\u00eb dhe k\u00ebmb\u00ebn e majt\u00eb q\u00eb u infektuan shpejt. Ai kaloi gati kat\u00ebr vjet n\u00eb spital p\u00ebr t\u2019u rikuperuar.<\/p>\n<p class=\"p1\"><span class=\"s2\">Pastaj vjen ndikimi shkat\u00ebrrues i helmimit nga rrezatimi.<\/span> N\u00eb Hiroshima, nj\u00eb djal\u00eb, 7-vje\u00e7ari Toru Ikemoto, dhe motra e tij 9-vje\u00e7are, Aiko, ishin brenda n\u00eb momentin e shp\u00ebrthimit, por brenda pak dit\u00ebsh filluan t\u00eb humbnin flok\u00ebt, i zuri temperatura dhe nuk mund t\u00eb hanin, dhe mishrat e dh\u00ebmb\u00ebve u filluan t\u2019iu gjakoseshin. Edhe pse t\u00eb dy e kaluan faz\u00ebn akute t\u00eb gjendjes, ata vdiq\u00ebn nga pasojat e m\u00ebvonshme. <span class=\"s2\">Toru vdiq kur ishte 11 vje\u00e7 dhe Aiko kur ishte 29.\u00a0<\/span><\/p>\n<p class=\"p1\"><span class=\"s2\">Shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb ishin ende n\u00eb barkun e n\u00ebn\u00ebs n\u00eb at\u00eb koh\u00eb lind\u00ebn t\u00eb vdekur ose me defekte n\u00eb lindje.<\/span> Frika p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb t\u00eb palindur, e kombinuar me stigm\u00ebn q\u00eb lidhej me ekspozimin ndaj bomb\u00ebs, na ka penguar shum\u00eb prej nesh t\u00eb krijojm\u00eb familje.<\/p>\n<p class=\"p1\"><span class=\"s2\">Sot, tabuja b\u00ebrthamore \u00ebsht\u00eb n\u00eb prag t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjes.<\/span> Luft\u00ebrat aktuale n\u00eb Europ\u00eb dhe Lindjen e Mesme q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb shtete me arm\u00eb b\u00ebrthamore, n\u00eb t\u00eb cilat ka arsye t\u00eb forta p\u00ebr t\u00eb besuar se ligji nd\u00ebrkomb\u00ebtar po shkelet rregullisht, dhe k\u00ebrc\u00ebnimet nga pal\u00ebt nd\u00ebrluftuese p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur arm\u00eb b\u00ebrthamore, po e dob\u00ebsojn\u00eb tabun\u00eb ndaj p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre. <span class=\"s2\">India dhe Pakistani, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, nuk p\u00ebrdor\u00ebn arsenalin e tyre b\u00ebrthamor n\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb fundit, por p\u00ebrplasja na kujtoi se luft\u00ebrat mes fuqive b\u00ebrthamore mund t\u00eb ndodhin.\u00a0<\/span><\/p>\n<h4><em><strong>Lexo m\u00eb tej:\u00a0<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/04\/trump-urdheroi-levizjen-e-nendeteseve-berthamore-a-eshte-ky-nje-mesazh-per-putin\/\">Trump urdh\u00ebroi l\u00ebvizjen e n\u00ebndet\u00ebseve b\u00ebrthamore\/ A \u00ebsht\u00eb ky nj\u00eb mesazh p\u00ebr Putin<\/a>\u00a0<\/strong><\/em><\/h4>\n<p class=\"p4\">\u00c7mimi Nobel p\u00ebr Paqen q\u00eb mor\u00ebm d\u00ebrgon nj\u00eb mesazh p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, se ata duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se po p\u00ebrballemi me nj\u00eb emergjenc\u00eb, dhe p\u00ebr nevoj\u00ebn q\u00eb t\u00eb shohim nj\u00eb l\u00ebvizje m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb aktivist\u00ebve t\u00eb rinj q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb trajtuar k\u00ebrc\u00ebnimin b\u00ebrthamor.<span class=\"s3\"> Edhe k\u00ebtu n\u00eb Japoni, jo mjaft njer\u00ebz e shohin k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje urgjente.\u00a0<\/span><\/p>\n<p class=\"p1\"><span class=\"s2\">Ne e kemi zgjidhjen n\u00eb duart tona: Traktati i Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Ndalimin e Arm\u00ebve B\u00ebrthamore. <\/span>Traktati jo vet\u00ebm q\u00eb ndalon arm\u00ebt b\u00ebrthamore dhe t\u00eb gjitha aktivitetet q\u00eb lidhen me prodhimin, vendosjen dhe p\u00ebrdorimin e tyre, por gjithashtu k\u00ebrkon q\u00eb vendet q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e traktatit t\u00eb ofrojn\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb d\u00ebmtuar nga arm\u00ebt b\u00ebrthamore n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe p\u00ebr pastrimin e zonave q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr testime b\u00ebrthamore.<\/p>\n<p class=\"p1\"><span class=\"s2\">M\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr vjet pasi traktati hyri n\u00eb fuqi, gjysma e t\u00eb gjitha vendeve n\u00eb bot\u00eb e kan\u00eb n\u00ebnshkruar, ratifikuar ose i jan\u00eb bashkuar drejtp\u00ebrdrejt.<\/span> Por m\u00eb shum\u00eb vende duhet t\u00eb bashkohen. P\u00ebr fat t\u00eb keq, ne po shohim disa vende, ve\u00e7an\u00ebrisht ato q\u00eb kan\u00eb arm\u00eb b\u00ebrthamore dhe aleat\u00ebt e tyre q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive miratojn\u00eb p\u00ebrdorimin e tyre, q\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, p\u00ebrfshijn\u00eb edhe Japonin\u00eb, po kthehen drejt nj\u00eb mb\u00ebshtetjeje t\u00eb shtuar te parandalimi b\u00ebrthamor si nj\u00eb strategji ushtarake.<\/p>\n<h4><em><strong>Lexo m\u00eb tej:\u00a0<a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2024\/11\/20\/ny-times-armet-berthamore-nuk-jane-kthyer-ato-nuk-jane-zhdukur-kurre\/\">NY Times: Arm\u00ebt b\u00ebrthamore nuk jan\u00eb kthyer, ato nuk jan\u00eb zhdukur kurr\u00eb<\/a>\u00a0<\/strong><\/em><\/h4>\n<p class=\"p1\"><span class=\"s2\">Nuk ekziston di\u00e7ka e till\u00eb si mbrojtje nga arm\u00ebt b\u00ebrthamore.<\/span> N\u00ebse njer\u00ebzit q\u00eb avokojn\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtetje ndaj arm\u00ebve b\u00ebrthamore do t\u00eb kuptonin me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodhi 80 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb qytetin tim dhe n\u00eb Hiroshima, ata do t\u00eb shihnin sa jo reale \u00ebsht\u00eb t\u00eb mendosh se k\u00ebto arm\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb. <span class=\"s2\">Parandalimi b\u00ebrthamor nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se fuqi p\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar.\u00a0<\/span><\/p>\n<p class=\"p4\">N\u00ebse njer\u00ebzimi nuk ndjek paqen p\u00ebrmes ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb bazuar te Kombet e Bashkuara dhe traktatet e tyre, brezi tjet\u00ebr shum\u00eb mir\u00eb mund t\u00eb jetoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb Luft\u00ebn e Tret\u00eb Bot\u00ebrore, dhe kjo do t\u00eb ishte v\u00ebrtet katastrofike p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne.<span class=\"s3\"> Si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb nj\u00ebher\u00eb Presidenti John F. Kennedy p\u00ebr natyr\u00ebn ekzistenciale t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit b\u00ebrthamor:\u00a0<\/span><\/p>\n<p class=\"p4\"><em>\u201cArm\u00ebt e luft\u00ebs duhet t\u00eb shfuqizohen p\u00ebrpara se t\u00eb na shfuqizojn\u00eb ne.\u201d\u00a0<\/em><\/p>\n<p>P\u00ebrgatiti <strong>\u00a9LAPSI.AL\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/06\/kujtim-nga-ferri-i-mbijetova-nje-bombe-atomike-ti-japim-fund-kercenimit-berthamor\/\">Kujtim nga ferri: I mbijetova nj\u00eb bombe atomike. T\u2019i japim fund k\u00ebrc\u00ebnimit b\u00ebrthamor<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku k\u00ebrc\u00ebnimi b\u00ebrthamor po rikthehet me nj\u00eb normalitet shqet\u00ebsues, ku n\u00ebndet\u00ebset e armatosura me koka b\u00ebrthamore lundrojn\u00eb mes tensioneve t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuara n\u00eb Europ\u00eb dhe Lindjen e Mesme, dhe ku fuqit\u00eb e m\u00ebdha i p\u00ebrmendin arm\u00ebt b\u00ebrthamore si mjete presioni n\u00eb diskursin diplomatik, kujtimet e atyre q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrjetuar tmerrin b\u00ebrthamor b\u00ebhen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34430","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34430","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34430"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34430\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34430"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34430"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34430"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}