{"id":34361,"date":"2025-08-05T19:48:21","date_gmt":"2025-08-05T19:48:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/05\/letra-e-rralle-qe-vellai-i-faik-konices-ia-dergoi-kryeministrit-te-vendit-me-1922\/"},"modified":"2025-08-05T19:48:21","modified_gmt":"2025-08-05T19:48:21","slug":"letra-e-rralle-qe-vellai-i-faik-konices-ia-dergoi-kryeministrit-te-vendit-me-1922","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/05\/letra-e-rralle-qe-vellai-i-faik-konices-ia-dergoi-kryeministrit-te-vendit-me-1922\/","title":{"rendered":"Letra e rrall\u00eb q\u00eb v\u00ebllai i Faik Konic\u00ebs ia d\u00ebrgoi kryeministrit t\u00eb vendit m\u00eb 1922"},"content":{"rendered":"<p>Ai lindi n\u00eb Konic\u00eb n\u00eb vitin 1881, n\u00eb familjen e Shahin bej Konic\u00ebs dhe ishte i v\u00ebllai i madh i publicistit, shkrimtarit dhe diplomatit t\u00eb njohur Faik Konica.<\/p>\n<p>Arsimin fillor dhe t\u00eb mes\u00ebm e mori fillimisht n\u00eb Janin\u00eb, n\u00eb gjimnazin e njohur \u201cZosimea\u201d, p\u00ebr ta vijuar n\u00eb Liceun perandorak t\u00eb \u201cGallatasarajit\u201d n\u00eb Stamboll.<\/p>\n<p>Ky gjimnaz me profil dhe program per\u00ebndimor ishte hapur nga shteti osman p\u00ebr edukimin e nj\u00eb elite me parimet m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb koh\u00ebs. Studimet e larta, Mehmed Konica i vazhdoi po n\u00eb Stamboll, n\u00eb shkoll\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb Shkencave Politike dhe Administrative \u201cMylkije\u201d.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb tyre, ai u rekrutua n\u00eb strukturat e Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme, si sekretar diplomatik p\u00ebr shtypin e huaj. Ky ishte nj\u00eb lloj stazhi p\u00ebr n\u00ebpun\u00ebsit e rinj, p\u00ebr t\u2019i formuar ata me njohurit\u00eb baz\u00eb t\u00eb praktik\u00ebs administrative. Duke nisur nga viti 1908 deri n\u00eb vitin 1913, M. Konica sh\u00ebrbeu si diplomat (n\u00ebnkonsull e m\u00eb pas konsull) osman n\u00eb Trieste, Fiume (Itali), Sulina (Rumani), Art\u00eb, Korfuz, Varna (Bullgari).<\/p>\n<p>Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, ai grumbulloi nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb pasur dhe informacionin e nevojsh\u00ebm p\u00ebr koniunkturat dhe intrigat e diplomacis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, e sidomos ato ballkanike. Kjo b\u00ebri q\u00eb pas kthimit n\u00eb atdhe, ai t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr ose m\u00eb sakt\u00eb t\u2019i ngarkoheshin detyra t\u00eb v\u00ebshtira, q\u00eb k\u00ebrkonin nivel t\u00eb lart\u00eb profesional n\u00eb fush\u00ebn e diplomacis\u00eb dhe s\u00eb drejt\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, Ismail Qemali dhe elita politike e koh\u00ebs, t\u00eb gjendur p\u00ebrball\u00eb sfidave tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtira, krijuan nj\u00eb delegacion t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga M.Konica, Rasih Dino dhe Filip Noga p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e kombit shqiptar n\u00eb Konferenc\u00ebn e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr. Nuk ishte rast\u00ebsi q\u00eb kjo treshe diplomatike p\u00ebrb\u00ebhej nga njer\u00ebz t\u00eb p\u00ebrgatitur dhe me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e diplomacis\u00eb. Por k\u00ebtu duhet theksuar edhe nj\u00eb pik\u00eb tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme. Si M.Konica ashtu dhe R.Dino vinin nga familje bejler\u00ebsh t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb, t\u00eb njohura p\u00ebr kontributin e tyre patriotik.<\/p>\n<p>E kush m\u00eb mir\u00eb se dy diplomat\u00eb q\u00eb kishin humbur vendlindjet e tyre do ta mbronin \u00e7\u00ebshtjen shqiptare? Megjith\u00ebse mund\u00ebsit\u00eb, p\u00ebr rrethanat q\u00eb dihen, ishin tep\u00ebr t\u00eb kufizuara\u2026 P\u00ebr kontributin dhe meritat q\u00eb kishte, M.Konica u vler\u00ebsua maksimalisht edhe nga Kryeministri i principat\u00ebs shqiptare, Turhan Pash\u00eb P\u00ebrmeti, i cili pas dor\u00ebheqjes s\u00eb Prenk Pash\u00ebs do ta em\u00ebroj\u00eb si minist\u00ebr t\u00eb Jasht\u00ebm (korrik-shtator 1914).<\/p>\n<p>Gjat\u00eb viteve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, ai s\u00eb bashku me atdhetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00ebndroi n\u00eb Zvic\u00ebr dhe Franc\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb vitit 1918, M.Konica u kthye n\u00eb atdhe. Qeveria e Durr\u00ebsit e caktoi si delegat t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes n\u00eb Paris, ku s\u00eb bashku me Mihal Turtullin, Luigj Gurakuqin, Luigj Bum\u00e7in, Mid\u2019had Frash\u00ebrin dhe Mustafa Kruj\u00ebn do t\u00eb mbrojn\u00eb interesat shqiptare.<\/p>\n<p>Por mes tij, Kryeministrit Turhan Pash\u00eb P\u00ebrmeti dhe koleg\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb kontradikt\u00eb. Kjo, sepse pjesa d\u00ebrrmuese e tyre k\u00ebrkonin protektoratin italian. Prandaj, M.Konica dhe Mihal Turtulli do t\u00eb ndahen nga delegacioni i qeveris\u00eb shqiptare p\u00ebr t\u2019u bashkuar me delegacionin e Kolonis\u00ebs Shqiptare t\u00eb Stambollit, e cila k\u00ebrkonte sovranitet t\u00eb plot\u00eb t\u00eb shtetit t\u00eb pavarur shqiptar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim, M.Konica do t\u00eb vler\u00ebsohet nga t\u00eb gjitha personalitetet.<\/p>\n<p>Qeveria e Sulejman Delvin\u00ebs e dal\u00eb nga Kongresi i Lushnj\u00ebs, e ngarkoi at\u00eb me detyr\u00ebn e ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, ai vijoi veprimtarin\u00eb diplomatike p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e shtetit shqiptar n\u00eb Konferenc\u00ebn e Paqes. Nga n\u00ebntori 1920-janar 1922, M.Konica ishte deputet i Parlamentit Shqiptar, ku dha nj\u00eb kontribut t\u00eb madh p\u00ebr hartimin e legjislacionit t\u00eb ri dhe konsolidimin e institucioneve.<\/p>\n<p>Ende pa u njohur zyrtarisht nga Britania e Madhe, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 1920 M.Konica do t\u00eb niset drejt Londr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb lobuar pran\u00eb Forin Ofisit q\u00eb t\u00eb njihte shtetin shqiptar.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ai do t\u00eb informonte qeverin\u00eb edhe p\u00ebr raportet politike e diplomatike me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Kjo e b\u00ebnte at\u00eb automatikisht jo vet\u00ebm minist\u00ebr dhe diplomat q\u00eb luftonte p\u00ebr afirmimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb shtetit shqiptar, por dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb disa qeverive.<\/p>\n<p>Me njohjen e qeveris\u00eb shqiptare nga britanik\u00ebt, K\u00ebshilli i Nalt\u00eb do ta em\u00ebroj\u00eb at\u00eb n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1921 si t\u00eb Ngarkuar me Pun\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr dhe nj\u00eb viti m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 1922, si minist\u00ebr Fuqiplot\u00eb t\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>P\u00ebr disa arsye, deri n\u00eb vitin 1925 ai do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe si p\u00ebrfaq\u00ebsues i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Franc\u00eb. N\u00eb periudh\u00ebn e Republik\u00ebs, M.Konica do t\u00eb rikthehet n\u00eb atdhe p\u00ebr t\u00eb vijuar detyr\u00ebn e deputetit. P\u00ebr cil\u00ebsit\u00eb e tij t\u00eb ve\u00e7anta n\u00eb fush\u00ebn e diplomacis\u00eb, A.Zogu do ta ngarkoj\u00eb me detyra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Pas pushtimit italian, ashtu si shum\u00eb personalitete t\u00eb njohura, M.Konica do t\u00eb internohet n\u00eb Itali. Me kapitullimin e saj dhe ardhjen e gjerman\u00ebve, qeveria e Rexhep Mitrovic\u00ebs do ta em\u00ebroj\u00eb minist\u00ebr t\u00eb Jasht\u00ebm. Por M.Konica, i vendosur p\u00ebr t\u00eb ruajtur integritetin e tij politik dhe profesional si diplomat i kalibrit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, nuk pranoi.<\/p>\n<p>Vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs do t\u2019i kaloj\u00eb n\u00eb Itali, n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb komisioni p\u00ebr emigrant\u00ebt shqiptar\u00eb. K\u00ebt\u00eb detyr\u00eb do ta ushtroj\u00eb deri n\u00eb vitin 1948, kur i prekur nga zhvillimet politike n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrroi jet\u00eb. N\u00eb arkivat e shtetit shqiptar ekziston nj\u00eb sasi e konsiderueshme dokumentacioni, e cila d\u00ebshmon p\u00ebr veprimtarin\u00eb e kontributin politiko-diplomatik t\u00eb M.Konic\u00ebs. K\u00ebto analiza dhe raporte q\u00eb jan\u00eb hartuar gjat\u00eb detyrave t\u00eb tij si diplomat, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb informacion t\u00eb pasur historik mbi pozit\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb shtetit shqiptar dhe zhvillime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme diplomatike.<\/p>\n<p>Ato shquhen p\u00ebr nivel t\u00eb lart\u00eb analitik, p\u00ebr prognoza dhe deduksione, t\u00eb cilat u kan\u00eb ardhur n\u00eb ndihm\u00eb qeverive apo kryeministrave t\u00eb ndrysh\u00ebm shqiptar\u00eb. P\u00ebr ta ilustruar k\u00ebt\u00eb, bashk\u00ebngjitur po t\u00eb botojm\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb M.Konic\u00ebs drejtuar Kryeministrit e ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm Xhafer Ypi nga Londra, lidhur me nj\u00eb bised\u00eb q\u00eb ai kishte zhvilluar me ambasadorin francez dhe at\u00eb hungarez.<\/p>\n<p>Ai mban dat\u00ebn 27 korrik 1922 dhe tregon p\u00ebr pozit\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb shtetit t\u00eb brisht\u00eb shqiptar dhe p\u00ebr nivelin e lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitjes profesionale nga ministri M.Konica.<\/p>\n<p>Korrespodenca e diplomatit pas takimit me ambasador\u00ebt e huaj:<\/p>\n<p>Zoti Kryeminist\u00ebr, Horizonti politik dhe ekonomik i Evrop\u00ebs \u00ebsht\u00eb plot me re t\u00eb zeza. Interesat e kund\u00ebrta t\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe dhe t\u00eb Franc\u00ebs, pretendimet e \u00e7mendura t\u00eb francez\u00ebve nuk jan\u00eb aspak shenja shprese p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e gjendjes s\u00eb sotme. Sjelljet e Franc\u00ebs n\u00eb Konferenc\u00ebn e Washingtonit dhe gjetk\u00eb, formimi i marr\u00ebveshjes s\u00eb Vog\u00eb (la Petite Entente) prej saj, nuk l\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb dyshim mbi planet e k\u00ebsaj fuqie.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i Franc\u00ebs \u00ebsht\u00eb t\u00eb d\u00ebrrmoj\u00eb Gjermanin\u00eb p\u00ebrgjithnj\u00eb, t\u00eb shuaj\u00eb bolshevizm\u00ebn dhe t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb Rusi nj\u00eb guvern\u00eb mike, me an\u00ebn e s\u00eb cil\u00ebs t\u00eb mund t\u00eb rr\u00ebmbej\u00eb pasurin\u00eb e k\u00ebtij vendi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb koncesjeve (koncesioneve) dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u2019i imponohet Anglis\u00eb.<\/p>\n<p>Plane prej njer\u00ebzve t\u00eb dehur q\u00eb nuk kan\u00eb vend n\u00eb shekullin ton\u00eb, por kjo nuk i ndalon t\u00eb jen\u00eb fort t\u00eb rrezikshme. Kazani po zien dhe n\u00eb mos plast\u00eb shpejt, jan\u00eb probabilitete t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb shohim nj\u00eb aleanc\u00eb anglo-italogjermane dhe ndoshta anglo-italo-gjermane-ruse. Duke pritur nj\u00eb eventualitet t\u00eb till\u00eb, rreziqet jan\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr shtetet e vegj\u00ebl q\u00eb nuk kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Vog\u00ebl, transmeton \u2018konica.al\u2019.<\/p>\n<p>Dhe sidomos p\u00ebr ne q\u00eb s\u2019jemi t\u00eb organizuar. P\u00ebr Franc\u00ebn, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dorovi p\u00ebr Serbin\u00eb dhe n\u00eb rastin e volitsh\u00ebm t\u00eb par\u00eb, nuk do t\u00eb hezitoj\u00eb aspak t\u00eb na hedh\u00eb serb\u00ebt mbi kurriz. Po do t\u2019i p\u00eblqente m\u00eb mir\u00eb q\u00eb g\u00eblltitja jon\u00eb prej serb\u00ebve t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb bukur.<\/p>\n<p>Duke na futur n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Vog\u00ebl ose duke p\u00ebrdorur arm\u00ebn ekonomike d.m.th., duke hyr\u00eb ajo vet\u00eb (Franca) n\u00eb Shqip\u00ebri ekonomikisht. N\u00eb vizit\u00ebn e par\u00eb zyrtare q\u00eb u b\u00ebra ambasador\u00ebve, sipas zakonit diplomatik, Ambasadori i Franc\u00ebs m\u00eb mbajti nj\u00eb fjalim mjaft t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb cilin s\u2019kam dyshim e kish p\u00ebrgatitur q\u00eb m\u00eb par\u00eb, sepse ma tha me nj\u00eb frym\u00eb.<\/p>\n<p>Fjala e tij shkurtazi \u00ebsht\u00eb kjo: \u201cA keni d\u00ebrguar p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb Beograd dhe n\u00eb Paris? Beogradi ka m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi se Parisi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. Duhet t\u00eb vini n\u00eb nj\u00eb afrim me Jugosllavin\u00eb se Italin\u00eb e keni armike dhe do t\u00eb lig\u00ebn tuaj. Italia \u00ebsht\u00eb e rrezikshme p\u00ebr ju. Princ Vidi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb imbecil.<\/p>\n<p>A u menduat p\u00ebr ndonj\u00eb mbret? Duhet t\u00eb zgjidhni nj\u00eb mbret q\u00eb t\u00eb k\u00ebnaq\u00eb t\u00eb gjitha Fuqit\u00eb ose q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i pranuar prej t\u00eb gjitha Fuqive\u201d. K\u00ebto t\u00eb gjitha m\u2019i tha n\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb hapur dhe me nj\u00eb form\u00eb brutale dhe aspak diplomatike. Si e pash\u00eb q\u00eb nuk mbaronte dhe q\u00eb p\u00ebrdridhej p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb ato pika, i preva fjal\u00ebn se kemi d\u00ebshiruar dhe jemi p\u00ebrpjekur q\u00eb t\u00eb kemi marr\u00ebdh\u00ebnie miq\u00ebsore me Serbin\u00eb, por ata nuk kan\u00eb dashur q\u00eb t\u00eb na qasen.<\/p>\n<p>Por tani q\u00eb na njoh\u00ebn zyrtarisht do t\u00eb p\u00ebrpiqemi dhe ca m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb ta kemi mir\u00eb me ta. I dim\u00eb mendimet e fqinj\u00ebve tan\u00eb. Por politika jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhemi veg\u00ebl e nj\u00eb fqinji kund\u00ebr tjetrit dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb jemi t\u00eb patundur. Princ Vidin nuk e zgjodh\u00ebm ne. Sa p\u00ebr mbretin e ardhsh\u00ebm, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb k\u00ebnaqim t\u00ebr\u00eb bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Fuqia m\u00eb e rrezikshme p\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb Franca dhe interesi i vendit ton\u00eb e do q\u00eb t\u00eb kemi me t\u00eb vet\u00ebm fjal\u00eb t\u00eb \u00ebmbla dhe fare gj\u00eb tjet\u00ebr. Marr\u00ebveshja e Vog\u00ebl na ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb mendim disa shtete, si Hungarin\u00eb dhe Bullgarin\u00eb. Ministri i Hungaris\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr, kont Szapary, erdhi apostafat disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb legat\u00eb q\u00eb t\u00eb marr\u00eb mendimin tim p\u00ebr formimin e nj\u00eb grupi t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej Shqip\u00ebris\u00eb, Hungaris\u00eb, Bullgaris\u00eb, Greqis\u00eb dhe n\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur Turqis\u00eb n\u00eb nj\u00eb form\u00eb aleance difensive p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb rrezikut q\u00eb mund t\u00eb na vij\u00eb prej Marr\u00ebveshjes s\u00eb Vog\u00ebl.<\/p>\n<p>I thash\u00eb kolegut tim hungarez se \u00e7\u00ebshtja meriton konsiderat\u00eb, por m\u00eb duket \u201cprematuree\u201d (i parakohsh\u00ebm-H.B.): Greqia me Turqin\u00eb jan\u00eb n\u00eb luft\u00eb dhe n\u00eb mos i dh\u00ebn\u00e7in Bullgaris\u00eb nj\u00eb liman n\u00eb detin Egje, nuk mund t\u00eb vihet n\u00eb nj\u00eb afrim mes Bullgaris\u00eb dhe Greqis\u00eb. Mbeten pra Shqip\u00ebria, Hungaria dhe Bullgaria, t\u00eb cilat mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb.<\/p>\n<p>Po Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb till\u00eb, n\u00eb mos past\u00eb krah\u00ebt e ngrohta nga ana e Greqis\u00eb. K\u00ebshtu i fola ministrit hungarez, por i lash\u00eb nj\u00eb dritare t\u00eb hapur p\u00ebr m\u00eb tutje. Nuk munda t\u2019jua raportoj k\u00ebto m\u00eb sip\u00ebr, sepse letrat hapen n\u00eb Rom\u00eb dhe Beograd dhe ndoshta n\u00eb Paris dhe shifr\u00ebn ton\u00eb e lexojn\u00eb ndoshta edhe boshnjak\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebrfitoj pra, nga ardhja e zotit Boshnjaku aty, p\u00ebr t\u2019ju d\u00ebrguar k\u00ebt\u00eb raport. Pranoni, zoti Kryeminist\u00ebr, nderimet e mia t\u00eb larta, (Mehmed Konica, Lond\u00ebr, m\u00eb 27 korrik 1922)\/Hasan Bello<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/letra-e-rralle-qe-vellai-i-faik-konices-ia-dergoi-kryeministrit-te-vendit-me-1922\/\">Letra e rrall\u00eb q\u00eb v\u00ebllai i Faik Konic\u00ebs ia d\u00ebrgoi kryeministrit t\u00eb vendit m\u00eb 1922<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ai lindi n\u00eb Konic\u00eb n\u00eb vitin 1881, n\u00eb familjen e Shahin bej Konic\u00ebs dhe ishte i v\u00ebllai i madh i publicistit, shkrimtarit dhe diplomatit t\u00eb njohur Faik Konica. Arsimin fillor dhe t\u00eb mes\u00ebm e mori fillimisht n\u00eb Janin\u00eb, n\u00eb gjimnazin e njohur \u201cZosimea\u201d, p\u00ebr ta vijuar n\u00eb Liceun perandorak t\u00eb \u201cGallatasarajit\u201d n\u00eb Stamboll. Ky gjimnaz [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34361","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34361","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34361"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34361\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34361"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34361"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34361"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}