{"id":34352,"date":"2025-08-05T18:49:28","date_gmt":"2025-08-05T18:49:28","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/05\/presidentja-qe-i-shpalli-lufte-shtetit-te-vet\/"},"modified":"2025-08-05T18:49:28","modified_gmt":"2025-08-05T18:49:28","slug":"presidentja-qe-i-shpalli-lufte-shtetit-te-vet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/05\/presidentja-qe-i-shpalli-lufte-shtetit-te-vet\/","title":{"rendered":"Presidentja q\u00eb i shpalli luft\u00eb shtetit t\u00eb vet"},"content":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu<\/p>\n<p>N\u00ebse Presidentja e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs do ta kishte lexuar Nenin 23 t\u00eb Rregullores s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, ndoshta nuk do t\u00eb kishte hyr\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej shfaqjeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb padijes institucionale q\u00eb nj\u00eb kryetare shteti mund t\u2019ia b\u00ebj\u00eb vendit t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Sepse Neni 23 e thot\u00eb qart\u00eb: Gjykata Kushtetuese do t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb i jan\u00eb referuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme nga pal\u00ebt e autorizuara, pavar\u00ebsisht t\u00ebrheqjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Pra, edhe sikur t\u00eb t\u00ebrhiqej, Gjykata ka t\u00eb drejt\u00eb si dhe detyrim q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb shqyrtimin. T\u00ebrheqja nuk ndalon procesin. Nuk e pezullon t\u00eb drejt\u00ebn e Gjykat\u00ebs. Nuk e shfuqizon k\u00ebrkes\u00ebn. Nuk e p\u00ebrjashton gjyqtarin. Nuk i jep Presidentes kompetenc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjykuar legjitimitetin e gjykat\u00ebsit q\u00eb i bie rasti.<\/p>\n<p>Por Presidentja zgjodhi t\u00eb mos i p\u00ebrmbahet Kushtetut\u00ebs. Zgjodhi t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb teat\u00ebr n\u00eb publik. Zgjodhi t\u00eb viktimizohet n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb vendimi q\u00eb as nuk i takon t\u00eb komentoj\u00eb dhe as t\u00eb ndaloj\u00eb. Dhe n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb heshtte p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb brendsh\u00ebm kushtetues, zgjodhi t\u00eb shpall\u00eb publikisht se nuk ka besim n\u00eb Gjykat\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>Sepse gjyqtari ishte serb.<\/p>\n<p>Ka ngjarje q\u00eb ndodhin vet\u00ebm n\u00eb shtete t\u00eb brishta dhe vet\u00ebm kur n\u00eb krye t\u00eb shtetit ndodhen njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb luajn\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr vete.<\/p>\n<p>Sot, Presidentja e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa Osmani, b\u00ebri nj\u00eb nga aktet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb mund t\u00eb imagjinohet n\u00eb nj\u00eb republik\u00eb parlamentare. Ajo t\u00ebrhoqi k\u00ebrkes\u00ebn e saj nga Gjykata Kushtetuese, me arsyetimin se gjyqtari raportues \u00ebsht\u00eb Radomir Laban, nj\u00eb serb q\u00eb, sipas saj dhe sipas sh\u00ebrbimeve t\u00eb siguris\u00eb, paraqet rrezik p\u00ebr rendin kushtetues.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm tallje me drejt\u00ebsin\u00eb kushtetuese. \u00cbsht\u00eb shpallje lufte ndaj shtetit t\u00eb vet. Ndaj vetvetes. \u00c7far\u00eb marrie institucionale \u00ebsht\u00eb kjo.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb shkarkimin e tij p\u00ebrmes procedur\u00ebs q\u00eb ia njeh vet\u00eb Kushtetuta, Presidentja vendos t\u00eb sulmoj\u00eb autoritetin e Gjykat\u00ebs duke sugjeruar q\u00eb nj\u00eb gjyqtar i saj \u00ebsht\u00eb i rreziksh\u00ebm. Por jo n\u00eb \u00e7do rast. Vet\u00ebm kur shqyrton k\u00ebrkes\u00ebn e saj. Ky \u00ebsht\u00eb standardi i nj\u00eb pushteti autoritar q\u00eb nuk beson n\u00eb institucione, por n\u00eb rolin e vet t\u00eb pakontestuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00ebse Radomir Laban ka qen\u00eb i rreziksh\u00ebm p\u00ebr rendin kushtetues, at\u00ebher\u00eb pse nuk \u00ebsht\u00eb larguar m\u00eb her\u00ebt? Pse nuk \u00ebsht\u00eb ngritur procedur\u00eb p\u00ebr shkarkim? Pse Presidentja nuk e ka ushtruar detyr\u00ebn e saj kushtetuese? Pse vepron vet\u00ebm kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr k\u00ebrkesat e saj?<\/p>\n<p>Kjo sjellje nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm arbitrare. \u00cbsht\u00eb shkat\u00ebrruese p\u00ebr rendin juridik t\u00eb vendit. Ajo e paraqet p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb etnike si kriter t\u00eb legjitimitetit juridik. Dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme, Presidentja u thot\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve si brenda dhe jasht\u00eb Kosov\u00ebs se nj\u00eb serb nuk mund t\u00eb jet\u00eb i besuesh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb institucion kushtetues.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb nes\u00ebr n\u00ebse nj\u00eb shqiptar raportues gjyq\u00ebsor vendos p\u00ebr nj\u00eb serb q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese? A do t\u00eb pranohet pretendimi i tij q\u00eb shqiptari \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm? A do t\u00eb ket\u00eb simetri reagimi nga t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt q\u00eb sot heshtin?<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb \u00e7\u00ebshtje e nj\u00eb vendimi formal. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb prek thelbin e bashk\u00ebjetes\u00ebs institucionale n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi besimin n\u00eb funksionimin e drejt\u00eb t\u00eb institucioneve. Dhe Presidentja, n\u00eb vend q\u00eb ta mbroj\u00eb k\u00ebt\u00eb themele, i shkel me k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr ta mbrojtur veten nga nj\u00eb interpretim i mundsh\u00ebm juridik q\u00eb nuk i p\u00eblqen.<\/p>\n<p>D\u00ebmi \u00ebsht\u00eb kolosal. Institucionet serbe tashm\u00eb kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb e b\u00ebn Kosov\u00ebn t\u00eb duket si nj\u00eb vend q\u00eb diskriminon nj\u00eb an\u00ebtar t\u00eb gjykat\u00ebs vet\u00ebm pse \u00ebsht\u00eb serb, pa procedur\u00eb, pa proces, pa asnj\u00eb vendim ligjor. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb fajtor Radomir Laban. Fajtor \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb b\u00ebri deklarat\u00ebn. Fajtor \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb e vendosi p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb etnike mbi parimin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb qeveri serioze nuk e p\u00ebrballon nj\u00eb president q\u00eb i bie murit t\u00eb shtetit me kok\u00eb, vet\u00ebm sepse gjyqtari i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb saj nuk i p\u00eblqen.<\/p>\n<p>Sot, vendi ka mbetur pa p\u00ebrgjigje: A \u00ebsht\u00eb Radomir Laban rrezik komb\u00ebtar? N\u00ebse po, pse ka qen\u00eb pjes\u00eb dhe pse \u00ebsht\u00eb ende gjyqtar kushtetues? N\u00ebse jo, pse e sulmon Presidentja n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb?<\/p>\n<p>Shteti ose funksionon mbi prova, ose mbi emocione. Dhe emocioni i sot\u00ebm i Presidentes \u00ebsht\u00eb rreziku m\u00eb i madh p\u00ebr rendin kushtetues q\u00eb ka deklaruar se e mbron.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb ta forcoj\u00eb shtetin p\u00ebrball\u00eb \u00e7dokujt q\u00eb e cenon, ajo e dob\u00ebson shtetin p\u00ebr t\u00eb mbrojtur veten nga nj\u00eb interpretim juridik q\u00eb nuk e kontrollon dot.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb ta p\u00ebrdor\u00eb postin p\u00ebr t\u00eb garantuar seriozitet institucional, ajo e p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb diskredituar seriozisht nj\u00eb nga institucionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ka mbetur funksionale.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnimi m\u00eb i qart\u00eb i parimit t\u00eb barazis\u00eb para ligjit. Ky \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorimi m\u00eb vulgar i nacionalizmit p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar nj\u00eb p\u00ebrballjeje juridike. Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, nuk mjafton asnj\u00eb shpjegim politik dhe asnj\u00eb ngush\u00ebllim publik. Sepse d\u00ebmi \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb institucional dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/presidentja-qe-i-shpalli-lufte-shtetit-te-vet\/\">Presidentja q\u00eb i shpalli luft\u00eb shtetit t\u00eb vet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu N\u00ebse Presidentja e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs do ta kishte lexuar Nenin 23 t\u00eb Rregullores s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, ndoshta nuk do t\u00eb kishte hyr\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn prej shfaqjeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb padijes institucionale q\u00eb nj\u00eb kryetare shteti mund t\u2019ia b\u00ebj\u00eb vendit t\u00eb vet. Sepse Neni 23 e thot\u00eb qart\u00eb: Gjykata Kushtetuese do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34352","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34352","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34352"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34352\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34352"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34352"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34352"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}