{"id":34332,"date":"2025-08-05T16:49:10","date_gmt":"2025-08-05T16:49:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/05\/21-janari-krim-shteteror-4-vrasjet-me-dashje-jo-nga-plumbat-qorr\/"},"modified":"2025-08-05T16:49:10","modified_gmt":"2025-08-05T16:49:10","slug":"21-janari-krim-shteteror-4-vrasjet-me-dashje-jo-nga-plumbat-qorr","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/05\/21-janari-krim-shteteror-4-vrasjet-me-dashje-jo-nga-plumbat-qorr\/","title":{"rendered":"\u201821 janari\u2019 krim shtet\u00ebror, 4 vrasjet me dashje, jo nga plumbat \u2018qorr\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Nuk jemi tamam t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb e detyroi ish kryeministrin demokrat Sali Berisha q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund ta pranoj\u00eb publikisht se vrasja e 4 demonstruesve t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme m\u00eb 21 janar 2011 n\u00eb mes t\u00eb bulevardit p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb ishte nj\u00eb vrasje shtet\u00ebrore!<\/p>\n<p>Ishim m\u00ebsuar nd\u00ebr vite e vite me deklaratat e tij, sipas t\u00eb cilave ai kishte mbrojtur institucionin e kryeministris\u00eb, ndon\u00ebse n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb literatur\u00ebn bot\u00ebrore godina nuk \u00ebsht\u00eb institucion por tulla e lla\u00e7 dhe p\u00ebr k\u00ebto raste ka rregullore se si duhet t\u00eb veprohet kur titullari nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb seli apo kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb seli, ku dhe evakuohet menj\u00ebher\u00eb. P\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs Berisha ishte jasht\u00eb godin\u00ebs kur u mbodh\u00ebn protestuesit, por k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb t\u00eb hynte n\u00eb \u2018kull\u00eb\u2019, madje i provokonte dhe nga dritarja e kryeministris\u00eb ata, duke e nd\u00ebrlikuar situat\u00ebn. Ka dhe foto p\u00ebr k\u00ebt\u00eb! Megjithat\u00eb, n\u00ebnvizojm\u00eb se godina s\u2019\u00ebsht\u00eb \u2018kulla\u2019 e asnj\u00eb kryeministri! Jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsh\u00ebm aty, ven\u00eb e vijn\u00eb!<\/p>\n<p>Berisha n\u00ebp\u00ebr studiot televizive, jan\u00eb me z\u00eb e figur\u00eb dhe gjenden leht\u00eb videot, ka deklaruar se mund t\u00eb vriste jo 3 por dhe 3 mij\u00eb demonstrues, n\u00ebse kalohej gardhi i godin\u00ebs s\u00eb kryeministris\u00eb, gardh q\u00eb sot nuk ekziston m\u00eb. Madje kishte k\u00ebrc\u00ebnuar dhe ish kreun e opozit\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme Edi Rama, sot kryeminist\u00ebr i vendit, se n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb hap para m\u00eb 21 janar, se kishte urdh\u00ebruar 4 snajper\u00eb q\u00eb ishin pozicionuar n\u00eb tarrac\u00ebn e kryeministris\u00eb, q\u00eb ta q\u00ebllonin n\u00eb kok\u00eb! Kreun e opozit\u00ebs me nj\u00eb fjal\u00eb! Dhe urdh\u00ebrin e kishte dh\u00ebn\u00eb ai, vet\u00eb Sali Berisha!<\/p>\n<p>Pasi \u00ebsht\u00eb mburrur p\u00ebr vite me radh\u00eb e ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb material t\u00eb mjaft\u00eb dhe p\u00ebr prokurorin m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, q\u00eb do t\u00eb sh\u00ebrbente dhe si indicie q\u00eb t\u00eb niste nj\u00eb hetim penal ndaj ish kryeministrit t\u00eb k\u00ebtij vendi p\u00ebr urdh\u00ebrdh\u00ebnie p\u00ebr vrasje politike deri t\u00eb kreut t\u00eb opozit\u00ebs, dhe nj\u00ebher\u00ebsh pasi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me vendimin e tro\u00e7t\u00eb t\u00eb Strasburgut q\u00eb e ktheu \u00e7\u00ebshtjen e cila ka kaluar n\u00eb SPAK tashm\u00eb, duke k\u00ebrkuar hetimin e d\u00ebrgimin p\u00ebr gjykim t\u00eb atyre q\u00eb dhan\u00eb urdh\u00ebrin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb masak\u00ebr, si dhe pasi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me faktin se prokuror\u00ebt e SPAK sado xhan ta ken\u00eb Berish\u00ebn nuk kan\u00eb nga t\u00eb luajn\u00eb pa e kopsitur dhe zyrtarisht dosjen e \u201921 janarit\u2019, e ardhur e kopsitur thuajse nga Strasburgu, Berisha m\u00eb n\u00eb fund ka pranuar se \u00ebsht\u00eb vrasje shtet\u00ebrore \u201821 janari\u2019! M\u00eb mir\u00eb von\u00eb se kurr\u00eb! Por i ka nxjerr\u00eb nj\u00eb \u2018bisht\u2019!<\/p>\n<p>Madje \u00ebsht\u00eb munduar q\u00eb t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb shpjegim \u2018alla Berisha\u2019 se p\u00ebrse ai e quante krim shtet\u00ebror vrasjen e 4 demonstruesve t\u00eb opozit\u00ebs m\u00eb 21 janar! Teksa ka deklaruar se ata jan\u00eb vrar\u00eb nga punonj\u00ebsit e shtetit, pra Garda e Republik\u00ebs, Berisha u mundua t\u00eb b\u00ebj\u00eb specialistin e balistik\u00ebs, duke n\u00ebnvizuar faktin se mund t\u00eb ket\u00eb dhe plumb rikoshet, pra pa q\u00ebllim dhe jo me dashje!<\/p>\n<p>Ish kryeministri, sot kreu i PD, e b\u00ebn shpjegimin sipas realitetit t\u00eb tij paralel kur krimi shtet\u00ebror b\u00ebhet me dashje apo pa dashje. Sipas tij, vrasja n\u00eb bulevard e demonstruesve nga Garda nuk quhet krim shtet\u00ebror me dashje, pasi p\u00ebr t\u00eb, \u2018ka klasifikim krimi shtet\u00ebror. Krimi shtet\u00ebror me dashje ka rregullat e veta kur quhet, kur shteti e merr t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe i pushkaton. Kur shteti jep urdh\u00ebr k\u00ebt\u00eb-k\u00ebt\u00eb, kur s\u2019duhet ta b\u00ebj\u00eb kurr\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Krim shtet\u00ebror pa dashje \u00ebsht\u00eb kur ndodh nga rikosheta, ndodh nga detyra, sepse Garda ka patur nj\u00eb ligj. Un\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb 5-6 vjet para, q\u00eb \u00ebsht\u00eb krim shtet\u00ebror, krim shtet\u00ebror pa dashje\u201d. Jan\u00eb shpjegimet allasoj t\u00eb Berish\u00ebs k\u00ebto, p\u00ebr t\u00eb justifikuar krimin shtet\u00ebror me shum\u00eb dashje madje, m\u00eb 21 janar 2011, anipse at\u00eb dit\u00eb ai k\u00ebto vrasje i quajti si vrasje mes vedi t\u00eb demonstruesve, madje dhe duke dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebrmes videove q\u00eb publikonte para mediave, se si njeriu i thinjur atyre af\u00ebr, me \u00e7ad\u00ebr pistolet\u00eb q\u00eblloi shokun e gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij lloji! Derisa sa doli videoja q\u00eb tregonte gardist\u00ebt duke q\u00eblluar e vrar\u00eb demonstruesit e pafajsh\u00ebm, jo n\u00eb momentin e p\u00ebrplasjes, por teksa shp\u00ebrndaheshin!<br \/>\nPor n\u00eb fund Berisha doli aty ku donte, pik\u00ebrisht aty ku kishte nevoj\u00eb t\u00eb dilte, tek urdh\u00ebrdh\u00ebnia. I shqet\u00ebsuar nga fakti se Gjykata e Strasburgut k\u00ebrkon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb prer\u00eb pik\u00ebrisht hetimin dhe d\u00ebnimin e atyre q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebrin p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar n\u00eb \u2018mish\u2019 mbi turm\u00ebn, Berisha deklaron se \u201cnuk ka patur absolutisht asnj\u00eb urdh\u00ebr\u201d! Kund\u00ebrshton pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb asnj\u00eb prokuror i SPAK nuk mund ta shmang\u00eb. Pra, dh\u00ebnien e urdh\u00ebrit p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar, pasi Garda nuk q\u00ebllon pa urdh\u00ebr. Ka dhe p\u00ebrgjime p\u00ebr dh\u00ebnien e k\u00ebtij urdh\u00ebri, kush tha \u2018q\u00eblloni n\u00eb mish\u2019, urdh\u00ebr q\u00eb d\u00ebgjohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb lineare n\u00eb kaset\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb publike, dhe ku kjo kaset\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u hetuar nga SPAK!<\/p>\n<p>Dhe sipas ligjit apo t\u00eb gjitha rregulloreve, n\u00eb nj\u00eb institucion t\u00eb lart\u00eb, urdh\u00ebri jepet nga titullari m\u00eb i lart\u00eb n\u00eb institucionin ku ka p\u00ebrplasje, n\u00eb at\u00eb rast ishte ish kryeministri Berisha n\u00eb godin\u00ebn e kryeministris\u00eb. SPAK le t\u00eb zbardh\u00eb se si prevaloi urdh\u00ebri nga ish kreu i qeveris\u00eb te ish ministri i Brendsh\u00ebm Lulzim Basha, si e \u2018p\u00ebrthithi\u2019 urdh\u00ebrin me dhun\u00eb ish kreu i Gard\u00ebs Ndrea Prendi, kush e rrahu Prendin teksa u shfaq me hematoma n\u00eb sy dhe kush ia mori pisolet\u00ebn p\u00ebr t\u00eb q\u00eblluar n\u00eb turm\u00eb \u2018n\u00eb mish\u2019, duke i marr\u00eb jet\u00ebn nj\u00eb demonstruesi, kush ia nd\u00ebrroi \u2018veglat\u2019 pistolet\u00ebs m\u00eb pas, kush i hoqi dhe fshiu kamerat e siguris\u00eb, kush i zhduku provat, kush e paralizoi policin\u00eb e prokurorin\u00eb, kush e quajti grusht shteti e l\u00ebshoi akuzat me \u2018lavire bulevardi\u2019 p\u00ebr kryeprokuroren e asaj kohe dhe \u2018horr bulevardi\u2019 p\u00ebr presidentin e asaj kohe, kush ngriti komision hetimi, kush i detyroi mjek\u00ebt t\u00eb thonin se ishin q\u00eblluar nga af\u00ebr viktimat dhe gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb k\u00ebtij lloji!<\/p>\n<p>Teksa Berisha po tenton q\u00eb t\u00eb mbrohet pik\u00ebrisht n\u00eb linj\u00ebn e krimit shtet\u00ebror, pa q\u00ebllim apo pa dashje, ndryshe mendon Gjykata Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, apo Gjykata e Strasburgut si\u00e7 d\u00ebshirojm\u00eb ta quajm\u00eb shkurt ne shqiptar\u00ebt, edhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb forc\u00eb vendimeve t\u00eb k\u00ebsaj gjykate! N\u00eb n\u00ebntor 2023, \u2018Strasburgu\u2019 e detyroi Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb t\u00eb zbulonte p\u00ebrgjegj\u00ebsit e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb krimit shtet\u00ebror t\u00eb 21 janarit 2011, specifikisht ata t\u00eb cil\u00ebt urdh\u00ebruan Gard\u00ebn t\u00eb q\u00eblloj\u00eb me arm\u00eb zjarri \u2018n\u00eb mish\u2019 ndaj turm\u00ebs s\u00eb protestuesve t\u00eb opozit\u00ebs. N\u00eb vendimin prej 48 faqesh t\u00eb \u2018Strasburgut\u2019 sqarohet qart\u00eb se pretendimi i Berish\u00ebs se krimi shtet\u00ebror ka q\u00ebn\u00eb pa dashje \u00ebsht\u00eb absurd, teksa n\u00eb vendim thuhet se gjat\u00eb hetimeve u zbulua q\u00eb n\u00eb gardhin para Kryeministris\u00eb jan\u00eb konstatuar shenja plumbash. Gjykata ngrinte dyshime t\u00eb forta q\u00eb shenjat mund t\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb faktin se gardist\u00ebt kishin q\u00eblluar drejt turm\u00ebs dhe nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e plumbave jan\u00eb ndalur nga gardhi. Pra jo me rikoshet si\u00e7 pretendon ish-kryeministri, por \u2018drejt e n\u00eb mish\u2019 sipas urdh\u00ebrit dhe q\u00eb mund t\u00eb kishte shkaktuar m\u00eb shum\u00eb viktima, n\u00ebse nuk do t\u00eb ishte gardhi si \u2018mburoj\u00eb\u2019 natyrale p\u00ebr protestuesit. Gjykata e Strasburgut e b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb se \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb dhe drejt\u00ebsia n\u00eb Shqip\u00ebri duhet t\u00eb hetoj\u00eb e t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb p\u00ebr gjykim t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb, si dhe p\u00ebrcjell\u00eb k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm! S\u2019ka vend k\u00ebtu p\u00ebr \u2018plumba rikoshet\u2019 k\u00ebtu!<\/p>\n<p>E th\u00ebn\u00eb m\u00eb thjesht\u00eb, vrasjet m\u00eb 21 janar 2011 jan\u00eb krim shtet\u00ebror me dashje, me urdh\u00ebr, sepse Garda nuk q\u00ebllon me plumba t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pa urdh\u00ebr, jan\u00eb vrasje t\u00eb q\u00ebllimshme dhe jo nga \u2018plumba qorr\u2019, sikurse k\u00ebrkon t\u00eb justifikohet Berisha, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb drejtim tjet\u00ebr hetimit t\u00eb SPAK, p\u00ebrmes pranimit t\u00eb nj\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtete p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga akuza e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00ebr\u00eb krimin n\u00eb total. Ne kemi besim se SPAK do ta hetoj\u00eb me seriozitet k\u00ebt\u00eb krim, i cili po shihet dhe si \u2018test\u2019 p\u00ebr nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr nj\u00eb drejt\u00ebsi e cila ka mb\u00ebshtetjen e shqiptar\u00ebve, partner\u00ebve tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe mbi t\u00eb gjitha ka \u2018thithur\u201d e \u201cthith\u2019 miliona euro mb\u00ebshtetje n\u00eb t\u00eb gjitha planet. Jan\u00eb lek\u00eb t\u00eb hedhura nga arka e shtetit shqiptar, nga taksat tona, prandaj, duam q\u00eb hetimi dhe m\u00eb pas gjykimi t\u00eb jet\u00eb i drejt\u00eb dhe sipas ligjit, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb \u2018hakun\u2019 q\u00eb i takon secilit q\u00eb ka gisht n\u00eb vrasjet e 21 janarit 2011.<\/p>\n<p>Jan\u00eb 4 jet\u00eb njer\u00ebzish t\u00eb marra nga shteti, jo pa dashje por me q\u00ebllim!<br \/>\nP\u00ebrfundimisht, n\u00eb vitin e 15-t\u00eb t\u00eb masakr\u00ebs shtet\u00ebrore t\u00eb \u201821 janarit\u2019, ku plumbat e Gard\u00ebs mor\u00ebn jet\u00ebn 4 protestuesve n\u00eb Bulevard, dosja m\u00eb e bujshme q\u00eb nga viti 1990, ndodhet tashm\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti n\u00eb duart e SPAK. Pati \u2018pirueta\u2019 dhe kund\u00ebrshti nga SPAK, e shoq\u00ebruar me nj\u00eb loj\u00eb \u2018ping-pongu\u2019 p\u00ebr t\u00eb mos e marr\u00eb n\u00ebn hetim k\u00ebt\u00eb dosje t\u00eb \u2018nxeht\u00eb\u2019, por m\u00eb n\u00eb fund kalimi n\u00eb SPAK erdhi vet\u00ebm pasi u urdh\u00ebrua nga Gjykata e Strasburgut. Nga 15 korriku i vitit t\u00eb kaluar, dosja e nj\u00eb prej t\u00eb vrar\u00ebve t\u00eb 21 janarit, Aleks Nik\u00ebs mb\u00ebrriti nga Prokuroria e Tiran\u00ebs n\u00eb SPAK, institucioni i vet\u00ebm q\u00eb ka juridiksionin e fuqin\u00eb e q\u00eb mund dhe duhet t\u00eb zbardh\u00eb rolin e Berish\u00ebs, kryeministrit t\u00eb \u201821 janarit\u2019, Lul Bash\u00ebs, ministrit t\u00eb Brendsh\u00ebm t\u00eb \u201821 janarit\u2019, kreut t\u00eb Gard\u00ebs, Ndrea Prendi dhe t\u00eb \u00e7do zyrtari t\u00eb lart\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb krim shtet\u00ebror, vrasje me dashje me plot goj\u00ebn mund t\u00eb thuhet. Ka dhe t\u00eb \u2018penduar\u2019 nga Garda e politika q\u00eb kan\u00eb folur, ka dhe prova t\u00eb reja q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb nga SPAK i cili thuhet se po i heton. T\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebshtu besojm\u00eb!<\/p>\n<p>Prandaj SPAK e regjistroi zyrtarisht procedimin penal p\u00ebr 3 vepra penale, q\u00eb jan\u00eb: \u201cVrasja n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese\u201d e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim kund\u00ebr dy ose m\u00eb shum\u00eb personave dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rrezikshme p\u00ebr jet\u00ebn e shum\u00eb personave, \u201cShp\u00ebrdorim i detyr\u00ebs\u201d kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim, \u201cKryerja e veprimeve q\u00eb pengojn\u00eb zbulimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u201d kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim. SPAK tha koh\u00eb m\u00eb par\u00eb se \u201821 janari\u2019 \u00ebsht\u00eb n\u00eb kompetenc\u00ebn e tij pasi dyshohet se veprat penale mund t\u00eb jen\u00eb kryer nga ish-funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb, gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs. Akuzat jan\u00eb ngritur pik\u00ebrisht mbi at\u00eb q\u00eb \u2018Strasburgu\u2019 urdh\u00ebroi: T\u00eb zbulohen ata q\u00eb dhan\u00eb urdhrat p\u00ebr vrasjet, pse Berisha pengoi hetimet, pse mashtroi me kamerat e siguris\u00eb, pse nuk e dor\u00ebzoi zinxhirin drejtues t\u00eb Gard\u00ebs e policis\u00eb n\u00eb prokurori dhe kush vrau Aleks Nik\u00ebn e Hekuran Dedajn, q\u00eb kan\u00eb mbetur pa autor. Mund t\u00eb hetohet dhe p\u00ebrse Berisha d\u00ebrgoi nj\u00eb \u00e7ant\u00eb me para te v\u00ebllez\u00ebrit e nj\u00ebrit prej viktimave, t\u00eb cil\u00ebt e refuzuan me neveri! Meq\u00eb Berisha thot\u00eb se ishte nj\u00eb krim shtet\u00ebror, por pa dashje, pse duhej t\u00eb afronte para p\u00ebr t\u00eb mos folur!<\/p>\n<p>Tashm\u00eb \u2018topi\u2019 \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e SPAK p\u00ebr t\u00eb hetuar k\u00ebt\u00eb vrasje shtet\u00ebrore, t\u00eb pranuar dhe nga vet\u00eb Berisha m\u00eb n\u00eb fund. Thjesht\u00eb mund ta filloj\u00eb duke pyetur Berish\u00ebn n\u00eb fillim, ta th\u00ebrras\u00eb nj\u00ebher\u00eb se nuk b\u00ebhet kiameti! Pastaj le t\u00eb marr\u00eb Bash\u00ebn p\u00ebr ta pyetur, jemi t\u00eb sigurt\u00eb se ai do t\u00eb \u2018bilbiloj\u00eb\u2019 Pastaj t\u00ebr\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt pas tyre! S\u2019mund t\u00eb kaloj\u00eb vrasja e kat\u00ebr demonstruesve n\u00eb mes t\u00eb bulevardit p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb, thjesht\u00eb dhe vet\u00ebm me 4 vite burg p\u00ebr nj\u00eb gardist dhe kreun e Gard\u00ebs. Ka dhe m\u00eb. E k\u00ebrkon Strasburgu, e me sa duket dhe Berisha e ka parandier\u00eb se asnj\u00eb prokuror i posa\u00e7\u00ebm nuk mund ta shmang\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e ish kryeministrit n\u00eb k\u00ebto vrasje! Sado me q\u00ebllim t\u00eb mir\u00eb ka q\u00ebn\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb tij! Ndaj Berisha po nxiton ta \u2018orientoj\u00eb\u2019 n\u00ebp\u00ebr kanale t\u00eb tjera akuz\u00ebn p\u00ebr urdh\u00ebr-dh\u00ebnie t\u00eb Gard\u00ebs q\u00eb t\u00eb vras\u00eb m\u00eb \u201821 janar\u2019! Sipas teoris\u00eb \u2018prano nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, por modifikoje e rrethoje me disa t\u00eb pav\u00ebrteta\u2019. 4 demonstruesit e opozit\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme nuk u vran\u00eb me plumba \u2018qorr\u2019, ata u vran\u00eb me urdh\u00ebr nga lart, dhe me plumba t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, duke u q\u00eblluar \u2018n\u00eb mish\u2019 nga Garda! Sado q\u00eb t\u00eb zgjatet kjo \u00e7\u00ebshtje, ajo s\u2019mund t\u00eb mbyllet m\u00eb! Esht\u00eb Gjykata e Strasburgut n\u00eb mes! Nuk t\u00eb l\u00eb t\u00eb l\u00ebviz\u00ebsh asnj\u00eb nj\u00eb centimet\u00ebr!<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/21-janari-krim-shteteror-4-vrasjet-me-dashje-jo-nga-plumbat-qorr\/\">\u201821 janari\u2019 krim shtet\u00ebror, 4 vrasjet me dashje, jo nga plumbat \u2018qorr\u2019<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk jemi tamam t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb e detyroi ish kryeministrin demokrat Sali Berisha q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund ta pranoj\u00eb publikisht se vrasja e 4 demonstruesve t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme m\u00eb 21 janar 2011 n\u00eb mes t\u00eb bulevardit p\u00ebrball\u00eb kryeministris\u00eb ishte nj\u00eb vrasje shtet\u00ebrore! Ishim m\u00ebsuar nd\u00ebr vite e vite me deklaratat e tij, sipas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34332","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34332","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34332"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34332\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34332"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34332"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34332"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}