{"id":34312,"date":"2025-08-05T14:49:29","date_gmt":"2025-08-05T14:49:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/05\/stavri-shkurti-inxhinieri-qe-u-ngjit-ne-panteonin-e-artit-skenik-shqiptar-monologu-i-nje-ylli-qe-nuk-shuhet\/"},"modified":"2025-08-05T14:49:29","modified_gmt":"2025-08-05T14:49:29","slug":"stavri-shkurti-inxhinieri-qe-u-ngjit-ne-panteonin-e-artit-skenik-shqiptar-monologu-i-nje-ylli-qe-nuk-shuhet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/05\/stavri-shkurti-inxhinieri-qe-u-ngjit-ne-panteonin-e-artit-skenik-shqiptar-monologu-i-nje-ylli-qe-nuk-shuhet\/","title":{"rendered":"Stavri Shkurti, inxhinieri q\u00eb u ngjit n\u00eb panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i nj\u00eb ylli q\u00eb nuk shuhet"},"content":{"rendered":"<p>Atje ku skena hesht e dritat fiken, z\u00ebri yt ende ting\u00ebllon si nj\u00eb lutje e thell\u00eb. Mbi d\u00ebrrasat q\u00eb pan\u00eb rr\u00ebfimin t\u00ebnd, n\u00eb syt\u00eb q\u00eb p\u00ebrjetuan shp\u00ebrthimin t\u00ebnd interpretues, mbetet gjurma jote, e p\u00ebrjetshme, e pathyeshme, e denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb aktor q\u00eb nuk interpretoi, por jetoi \u00e7do rol.<br \/>\nN\u00eb Selanik, larg Kor\u00e7\u00ebs q\u00eb t\u00eb lindi, u mbyll nj\u00eb akt, por nisi nj\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi. Nuk ishe vet\u00ebm nj\u00eb aktor i sken\u00ebs apo i kinemas\u00eb, ti ishe nj\u00eb vet\u00ebq\u00ebndrim i artit, nj\u00eb fije z\u00ebri q\u00eb nuk shuhej, nj\u00eb frym\u00eb q\u00eb ngjizej \u00e7do her\u00eb q\u00eb p\u00ebrkulemi para portreteve t\u00eb tua. N\u00eb ty akti interpretues nuk luhej, por rridhte nga thell\u00ebsia e shpirtit, si uj\u00eb q\u00eb buron natyrsh\u00ebm nga nj\u00eb zem\u00ebr q\u00eb e donte artin m\u00eb shum\u00eb se vetveten.<\/p>\n<p>Syt\u00eb e publikut nuk pan\u00eb thjesht rolet, por t\u00eb pan\u00eb ty, t\u00eb derdhur n\u00eb sken\u00eb, t\u00eb ftoht\u00eb e t\u00eb ngroht\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh, t\u00eb but\u00eb e t\u00eb zjarrt\u00eb, t\u00eb heshtur dhe t\u00eb klithsh\u00ebm. Monolog mes fantastikes dhe reales, k\u00ebshtu t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsuan ata q\u00eb t\u00eb njoh\u00ebn nga af\u00ebr dhe ata q\u00eb t\u00eb desh\u00ebn nga larg. Gruaja jote, Florika, ruan kujtimet si gur\u00eb t\u00eb \u00e7muar. Ne, q\u00eb s\u2019t\u00eb kemi takuar ndoshta kurr\u00eb, t\u00eb ndjejm\u00eb thell\u00eb, p\u00ebrmes rolit t\u00eb Sal\u00ebs, Besimit, Kapllanit, e aq e aq figurave t\u00eb tjera q\u00eb ti i veshe me shpirtin t\u00ebnd t\u00eb pashtersh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb Teatrin \u201cAndon Zako \u00c7ajupi\u201d, ti nuk ishe nj\u00eb em\u00ebr mes shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, ishe themel, shtyll\u00eb, ndri\u00e7im. Nj\u00eb nd\u00ebr themeluesit e tij, ti u shfaqe n\u00eb sken\u00eb si z\u00eb i gurt\u00eb i nj\u00eb brezi q\u00eb nuk pranoi t\u00eb luante rolet, por i jetoi ato. Regjisor\u00eb si Sokrat Mio, Piro Mani dhe Dhimit\u00ebr Orgocka pan\u00eb tek ty jo vet\u00ebm aktorin q\u00eb kishte lindur me dhunti, por njeriun q\u00eb pa shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb aktrimi, arrinte majat e sken\u00ebs thjesht me fuqin\u00eb e shpirtit dhe t\u00eb pasionit.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebtimi yt, Stavri, nuk ndaloi n\u00eb sken\u00ebn e Kor\u00e7\u00ebs. E gjurmoi veten edhe n\u00eb kineman\u00eb shqiptare, duke u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e filmave t\u00eb shquar si Tana (1958), Vitet e para (1965), Prita (1968), M\u00ebngjese lufte (1971), Rrugicat q\u00eb k\u00ebrkonin diell (1975), Zonja nga qyteti (1976), Ilegal\u00ebt (1976). \u00c7do shfaqje e jotja ishte nj\u00eb p\u00ebrjetim, ishe vet\u00eb epoka q\u00eb merrte frym\u00eb p\u00ebrmes teje.<\/p>\n<p>N\u00eb teat\u00ebr ti jetove tek \u201cHijet e nat\u00ebs\u201d, \u201cK\u00ebneta\u201d, \u201cNata e 12-t\u00eb\u201d, \u201cMartesa e avokatit\u201d, \u201cZonja nga qyteti\u201d, \u201cFytyra e dyt\u00eb\u201d, \u201cEngj\u00ebjt e sk\u00ebterr\u00ebs\u201d, \u201cPlumbat e shkronjave\u201d, \u201cKarnavalet e Kor\u00e7\u00ebs\u201d, \u201cQyteti i akuzuar\u201d. Skenat e k\u00ebtyre veprave nuk jan\u00eb m\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat q\u00eb prej kur mungon ti, sepse mungon z\u00ebri yt i gurgulluar, q\u00eb vinte jo si fjal\u00eb, por si rrufe ndjenjash.<\/p>\n<p>Stavri Shkurti nuk ishte vet\u00ebm aktor. Ishte edhe mjesht\u00ebr pas kameras, punonj\u00ebs i pasionuar i Kinostudios \u201cShqip\u00ebria e Re\u201d, piktor, operator, teknik trukesh, i specializuar n\u00eb Bashkimin Sovjetik dhe Gjermanin\u00eb Lindore, ku mori dhe nj\u00eb diplom\u00eb si inxhinier. Ky dimension i dyfisht\u00eb, i artistit n\u00eb sken\u00eb dhe mjeshtrit n\u00eb teknik\u00eb, e b\u00ebri figur\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb pakrahasueshme. Ishte fryma jote ajo q\u00eb ravij\u00ebzonte \u00e7do kuad\u00ebr t\u00eb filmit dokumentar, \u00e7do imazh q\u00eb rr\u00ebfente jet\u00ebn e fshatarit, t\u00eb partizanit, t\u00eb pun\u00ebtorit.<\/p>\n<p>Si operator i par\u00eb i filmit Dueli i heshtur, ti theve kufijt\u00eb e pamund\u00ebsis\u00eb. N\u00eb det t\u00eb hapur, n\u00eb stuhit\u00eb e realitetit shqiptar, kamera jote gjente drit\u00ebn. Mbi 20 filma artistik\u00eb dhe dokumentar\u00eb mbajn\u00eb firm\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb heshtur, por t\u00eb skalitur n\u00eb kujtes\u00ebn e ekranit shqiptar: Kur zbardhi nj\u00eb dit\u00eb, Yjet e net\u00ebve t\u00eb gjata, Nga mesi i err\u00ebsir\u00ebs, Liri, a vdekje, Qyteti m\u00eb i ri n\u00eb bot\u00eb, Tinguj lufte e deri tek ai q\u00eb nuk arrite ta shoh\u00ebsh t\u00eb p\u00ebrfunduar: Kur xhirohej nj\u00eb film.<\/p>\n<p>N\u00eb ver\u00ebn e vitit 1998, n\u00eb Selanik, u mbyll heshturazi nj\u00eb jet\u00eb, por u hap nj\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi. Nj\u00eb mik e p\u00ebrshkroi at\u00eb moment si \u201cn\u00ebnshkrim i fundit stavror n\u00eb librin e jet\u00ebs\u201d. Edhe n\u00eb spital, z\u00ebri yt nuk heshti \u2013 ishte monologu i fundit, q\u00eb kap\u00ebrceu dhimbjen dhe heshtjen, q\u00eb sh\u00ebnoi jo nj\u00eb fund, por nj\u00eb kthes\u00eb drejt amshimit.<\/p>\n<p>Familja jote, Florika, Dionisi dhe Gjergji, t\u00eb ndoq\u00ebn n\u00eb emigracion pas viteve \u201990, por kujtimi yt nuk njohu kufi. Kor\u00e7a t\u00eb p\u00ebrcolli me nderimet q\u00eb t\u00eb takonin, t\u00eb shpalli \u201cQytetar Nderi\u201d, por m\u00eb pas ra nj\u00eb heshtje. Nj\u00eb heshtje e \u00e7uditshme q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti flet p\u00ebr harres\u00ebn ton\u00eb sesa p\u00ebr munges\u00ebn t\u00ebnde. Florika rr\u00ebfen me dhimbje se askush nuk erdhi t\u00eb pinte nj\u00eb kafe n\u00eb kujtim t\u00ebndin. Dhe m\u00eb dhimbshme akoma, se varri yt u p\u00ebrdhos, se emri yt prej bronxi u grabit si t\u00eb ishte thesar,e n\u00eb fakt ishte.<\/p>\n<p>Ti nuk k\u00ebrkove asgj\u00eb, por i dhe gjith\u00e7ka teatrit dhe filmit. Ndaj nuk mund t\u00eb harrohesh. Je pjes\u00eb e asaj panteoni artist\u00ebsh q\u00eb nuk i ndau arti nga njeriu. Aktor shpreh\u00ebs, me z\u00eb q\u00eb gufonte nga thell\u00ebsia, me nj\u00eb portret q\u00eb mbante barr\u00ebn e epokave, me nj\u00eb p\u00ebrkushtim q\u00eb nuk kishte t\u00eb ndalur. Me ty nuk mbeti vet\u00ebm nj\u00eb kujtim. Mbeti nj\u00eb frym\u00eb, nj\u00eb akt i hapur, q\u00eb shfaqet sa her\u00eb hapet nj\u00eb perde, ndizet nj\u00eb drit\u00eb, fillon nj\u00eb film.<\/p>\n<p>N\u00eb udh\u00ebn ku nuk ka m\u00eb skena, le t\u00eb mbetemi spektator\u00eb t\u00eb kujtimit t\u00ebnd, me duart q\u00eb duartrokasin zemr\u00ebn, dhe heshtjen q\u00eb b\u00ebhet poezi. Sepse, p\u00ebr ty jeta ishte ve\u00e7 film. Dhe p\u00ebr ne, film ishte vet\u00eb jeta jote.<\/p>\n<p>Albert Vataj<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/stavri-shkurti-inxhinieri-qe-u-ngjit-ne-panteonin-e-artit-skenik-shqiptar-monologu-i-nje-ylli-qe-nuk-shuhet\/\">Stavri Shkurti, inxhinieri q\u00eb u ngjit n\u00eb panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i nj\u00eb ylli q\u00eb nuk shuhet<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Atje ku skena hesht e dritat fiken, z\u00ebri yt ende ting\u00ebllon si nj\u00eb lutje e thell\u00eb. Mbi d\u00ebrrasat q\u00eb pan\u00eb rr\u00ebfimin t\u00ebnd, n\u00eb syt\u00eb q\u00eb p\u00ebrjetuan shp\u00ebrthimin t\u00ebnd interpretues, mbetet gjurma jote, e p\u00ebrjetshme, e pathyeshme, e denj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb aktor q\u00eb nuk interpretoi, por jetoi \u00e7do rol. N\u00eb Selanik, larg Kor\u00e7\u00ebs q\u00eb t\u00eb lindi, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34312","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34312","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34312"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34312\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34312"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34312"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34312"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}