{"id":34302,"date":"2025-08-05T13:49:47","date_gmt":"2025-08-05T13:49:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/05\/hidhu-perpjete-vulen-e-pd-do-ta-marr-kokalari-berishes-sdo-lejoj-qe-kryetarin-ta-caktoje-shkelzeni\/"},"modified":"2025-08-05T13:49:47","modified_gmt":"2025-08-05T13:49:47","slug":"hidhu-perpjete-vulen-e-pd-do-ta-marr-kokalari-berishes-sdo-lejoj-qe-kryetarin-ta-caktoje-shkelzeni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/05\/hidhu-perpjete-vulen-e-pd-do-ta-marr-kokalari-berishes-sdo-lejoj-qe-kryetarin-ta-caktoje-shkelzeni\/","title":{"rendered":"\u2018Hidhu p\u00ebrpjet\u00eb, vul\u00ebn e PD do ta marr\u2019, Kokalari-Berish\u00ebs: S\u2019do lejoj q\u00eb kryetarin ta caktoj\u00eb Shk\u00eblzeni"},"content":{"rendered":"<p>Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila n\u00eb 2021 iu bashkua Sali Berish\u00ebs n\u00eb turin e \u2018Foltores\u2019 dhe m\u00eb pas n\u00eb at\u00eb q\u00eb u konsiderua si Rithemelimi i PD-s\u00eb, ka reaguar s\u00ebrish me nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale ku i b\u00ebn thirrje kreut demokrat t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb vul\u00ebn dhe k\u00ebt\u00eb parti. Kokalari shprehet se nuk do t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb kreu i ardhsh\u00ebm i PD-s\u00eb t\u00eb caktohet nga Shk\u00eblzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit, apo t\u00eb kontrollohet prej tij.<\/p>\n<p>\u201cBerisha t\u00eb hidhet p\u00ebrpjet\u00eb, me hir apo me pahir ajo vul\u00eb do ti merret, dhe ajo opozit\u00eb do Rithemelohet, me parimet baz\u00eb t\u00eb konservatorizmit q\u00eb vet\u00eb i solla n\u00ebp\u00ebr foltore, dhe q\u00eb ju klani, me patos i p\u00ebrdor\u00ebt p\u00ebr t\u00eb na hedhur hi syve t\u00eb gjith\u00ebve. N\u00eb fakt, fjala \u2018konservatiz\u00ebm\u2019 \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb gj\u00ebr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri vet\u00ebm mbasi filluan foltoret, dhe n\u00eb fillim talleshin duke j\u2019u referuar si \u2018konserv\u00eb\u2019. Ky ishte niveli i edukimit politik\u00eb mbas komunizmit\u201d, shkruan Kokalari.<\/p>\n<p>Madje aktivistja paralajm\u00ebron se me Berish\u00ebn do t\u00eb merren Departamentet e tjera n\u00eb SHBA.<\/p>\n<p>\u201cDosja nuk i shkoi Trumpit q\u00eb t\u00eb merret me Berish\u00ebn, se Berisha nuk i intereson askujt k\u00ebtu tek ne, sigurisht p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb mbush\u00ebn xhepat me milliona dollar\u00eb. Dosja shkoi q\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb Trump kush jan\u00eb morrat e Marco Rubios dhe si po e shfryt\u00ebzojn\u00eb administrat\u00ebn e Trumpit, pra ishte detyr\u00eb morale e imja t\u2019ju thoja realitetin shefave t\u00eb kabinetit q\u00eb i kan\u00eb sh\u00ebrbyer Trumpit shum\u00eb m\u00eb gjat\u00eb se Susie \u00cbiles, q\u00eb k\u00ebta budallenjt\u00eb mendojn\u00eb se e kan\u00eb kapur.<\/p>\n<p>Me Berish\u00ebn do merren departamentet e tjera, me t\u00eb cil\u00ebt po punoj dhe nuk ndaloj derisa t\u00eb ket\u00eb dor\u00ebzim pa kushte t\u00eb partis\u00eb q\u00eb morr\u00ebt peng q\u00eb kur ra regjimi komunist dhe keni pafytyr\u00ebsin\u00eb t\u00eb vazhdoni dhe sot\u201d, shprehet ajo.<\/p>\n<p>Postimi nga Evi Kokalari<\/p>\n<p>E vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb un\u00eb do t\u2019ju ndahem Sali Berish\u00ebs dhe familjes s\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb kur t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb vul\u00ebn tek un\u00eb, jo ta dor\u00ebzojn\u00eb tek ata q\u00eb i jan\u00eb l\u00ebpir\u00eb k\u00ebtyre dhe i servilosen e do ti kontrolloj\u00eb Shk\u00eblzeni si t\u2019ja doj\u00eb qejfi, apo dhe t\u2019ja kalojn\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tyre!! Kjo parti nuk \u00ebsht\u00eb pron\u00eb q\u00eb e trash\u00ebguat nga babai dhe m\u00eb peng nuk keni p\u00ebr ta mbajtur!!<\/p>\n<p>Realisht flas p\u00ebr \u2018dor\u00ebzim\u2019 pa kushte, sepse asnj\u00eb gar\u00eb e ndershme nuk fitohet n\u00eb at\u00eb parti. Kur t\u00eb dorezohet vula, at\u00eb parti do e riformoj un\u00eb, dhe kam nj\u00eb list\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb do p\u00ebrjashtohen nga ajo parti q\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb dhe s\u2019do fusin m\u00eb kurr\u00eb k\u00ebmb\u00ebt. Nd\u00ebrkoh\u00eb dera do t\u2019ju hapet t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb k\u00ebta p\u00ebrjashtuan dhe p\u00ebrzun\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb 34 vje\u00e7arit, dhe \u00e7do intelektuali apo mb\u00ebshtet\u00ebsi q\u00eb kan\u00eb sinqeritetin t\u00eb forcojn\u00eb opozit\u00ebn dhe t\u00eb fitojn\u00eb maxhoranc\u00eb n\u00eb parlament.<\/p>\n<p>Berisha t\u00eb hidhet p\u00ebrpjet\u00eb, me hir apo me pahir ajo vul\u00eb do ti merret, dhe ajo opozit\u00eb do Rithemelohet, me parimet baz\u00eb t\u00eb konservatorizmit q\u00eb vet\u00eb i solla n\u00ebp\u00ebr foltore, dhe q\u00eb ju klani, me patos i p\u00ebrdor\u00ebt p\u00ebr t\u00eb na hedhur hi syve t\u00eb gjith\u00ebve. N\u00eb fakt, fjala \u2018konservatiz\u00ebm\u2019 \u00ebsht\u00eb futur n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb gj\u00ebr\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri vet\u00ebm mbasi filluan foltoret, dhe n\u00eb fillim talleshin duke j\u2019u referuar si \u2018konserv\u00eb\u2019. Ky ishte niveli i edukimit politik\u00eb mbas komunizmit.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr kujtes\u00eb, figuroj si nj\u00eb nga rithemelueset e PD-s\u00eb q\u00eb 2021, dhe emrin e keni t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb n\u00eb dokumentat e \u00e7uara n\u00eb gjykat\u00eb, dhe atij formacioni politik\u00eb j\u2019u kthye vula.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, asnj\u00eb n\u00eb at\u00eb parti t\u00eb \u2018rithemeluar\u2019 s\u2019ka b\u00ebr\u00eb luft\u00ebn time p\u00ebr t\u00eb futur primaret dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur meritokracin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ndaluar koalicionin me LSI dhe p\u00ebr t\u00eb ndaluar mbetjet q\u00eb erdh\u00ebn nga ana e Bash\u00ebs, por t\u00eb gjith\u00eb u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e fiaskos masive dhe t\u00eb turpshme, si e till\u00eb, asnj\u00eb nga ju nuk kan\u00eb kredibilitet apo resume t\u00eb past\u00ebr p\u00ebr t\u2019ju besuar te riformoni apo t\u00eb rithemeloni opozit\u00ebn ashtu si\u00e7 duhet, totalisht dhe pa kompromise.<\/p>\n<p>Dhe sulmet tuaja mbasi ngrita z\u00ebrin, i kam akoma t\u00eb fresk\u00ebta, por as m\u00eb p\u00ebrul\u00ebt, dhe as nuk m\u00eb b\u00ebt\u00eb t\u00eb dorezohem ndaj balt\u00ebs q\u00eb hodh\u00ebt ndaj meje dhe familjes time.<\/p>\n<p>Sot un\u00eb e kam kok\u00ebn lart, ju vini v\u00ebrdall\u00eb me bisht\u00eb n\u00ebn shal\u00eb, se t\u00eb till\u00eb kafsh\u00eb jeni!<\/p>\n<p>Intelektual\u00ebt e v\u00ebrtet q\u00eb pan\u00eb realitetin gjat\u00eb 34 vjet\u00ebve, dhe q\u00eb nuk p\u00ebrballonin dot luft\u00ebn q\u00eb b\u00ebni ju t\u00eb PDs\u00eb kund\u00ebr tyre duke denigruar figurat dhe familjet, (e vuajta n\u00eb kurriz) u detyruan t\u00eb largohen n\u00eb heshtje.<\/p>\n<p>Por mua k\u00ebtu m\u00eb keni.<\/p>\n<p>Nuk largohem derisa ju t\u00eb dor\u00ebzoni PD dhe vil\u00ebn tek un\u00eb.<\/p>\n<p>Form\u00ebn se si do ta b\u00ebni, po ja u l\u00eb juve se jeni mjeshtra n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Kur t\u00eb shoh q\u00eb s\u2019do e b\u00ebni, do marr\u00eb boll hapa p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb realitet.<\/p>\n<p>I sygjeroj Berish\u00ebs apo Shk\u00eblzenit t\u00eb lidhen privatisht dhe t\u00eb flasim n\u00eb detaje. Teatro nuk b\u00ebj p\u00ebr ask\u00ebnd. Jam shum\u00eb e qart\u00eb dhe jam shum\u00eb e hapur publikisht  \u2013 ajo vul\u00eb do merret me hir ose me pahir, dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet q\u00eb s\u2019ka nj\u00ebri n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb e mohon, sidomos ata q\u00eb vegjetojn\u00eb n\u00eb PD-n\u00eb aktuale.<\/p>\n<p>E me q\u00eb ra fjala, dosja nuk i shkoi Trumpit q\u00eb t\u00eb merret me Berish\u00ebn, se Berisha nuk i intereson askujt k\u00ebtu tek ne, sigurisht p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb mbush\u00ebn xhepat me milliona dollar\u00eb. Dosja shkoi q\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb Trump kush jan\u00eb morrat e Marco Rubios dhe si po e shfryt\u00ebzojn\u00eb administrat\u00ebn e Trumpit, pra ishte detyr\u00eb morale e imja t\u2019ju thoja realitetin shefave t\u00eb kabinetit q\u00eb i kan\u00eb sh\u00ebrbyer Trumpit shum\u00eb m\u00eb gjat\u00eb se Susie \u00cbiles, q\u00eb k\u00ebta budallenjt\u00eb mendojn\u00eb se e kan\u00eb kapur.<\/p>\n<p>Me Berish\u00ebn do merren departamentet e tjera, me t\u00eb cil\u00ebt po punoj dhe nuk ndaloj derisa t\u00eb ket\u00eb dor\u00ebzim pa kushte t\u00eb partis\u00eb q\u00eb morr\u00ebt peng q\u00eb kur ra regjimi komunist dhe keni pafytyr\u00ebsin\u00eb t\u00eb vazhdoni dhe sot.<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lexo.al\/2025\/08\/hidhu-perpjete-vulen-e-pd-do-ta-marr-kokalari-berishes-sdo-lejoj-qe-kryetarin-ta-caktoje-shkelzeni\/\">\u2018Hidhu p\u00ebrpjet\u00eb, vul\u00ebn e PD do ta marr\u2019, Kokalari-Berish\u00ebs: S\u2019do lejoj q\u00eb kryetarin ta caktoj\u00eb Shk\u00eblzeni<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lexo.al\/\">www.lexo.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila n\u00eb 2021 iu bashkua Sali Berish\u00ebs n\u00eb turin e \u2018Foltores\u2019 dhe m\u00eb pas n\u00eb at\u00eb q\u00eb u konsiderua si Rithemelimi i PD-s\u00eb, ka reaguar s\u00ebrish me nj\u00eb postim n\u00eb rrjetet sociale ku i b\u00ebn thirrje kreut demokrat t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb vul\u00ebn dhe k\u00ebt\u00eb parti. Kokalari shprehet se nuk do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34302","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34302","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34302"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34302\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34302"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34302"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34302"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}