{"id":34296,"date":"2025-08-05T12:20:27","date_gmt":"2025-08-05T12:20:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/05\/pas-shembjes-se-godinave-ne-theth-ende-kujtojne-premtimet-e-rames\/"},"modified":"2025-08-05T12:20:27","modified_gmt":"2025-08-05T12:20:27","slug":"pas-shembjes-se-godinave-ne-theth-ende-kujtojne-premtimet-e-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zennihost.com\/test\/2025\/08\/05\/pas-shembjes-se-godinave-ne-theth-ende-kujtojne-premtimet-e-rames\/","title":{"rendered":"Pas shembjes s\u00eb godinave, n\u00eb Theth ende kujtojn\u00eb premtimet e Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Autoritetet shqiptare kan\u00eb shembur dhjet\u00ebra kabina pushimi t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme n\u00eb fshatin piktoresk malor t\u00eb Thethit, por kritik\u00ebt thon\u00eb se shteti ndan p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimet e paligjshme n\u00eb zonat e mbrojtura.<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Nga Fjori Sinoruka, BIRN<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb lugin\u00ebn e Thethit n\u00eb veriun e Shqip\u00ebris\u00eb, e rrethuar nga maja t\u00eb larta, turist\u00ebt fotografojn\u00eb nj\u00eb kish\u00eb fshati t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb fund t\u00eb shekullit XIX, nj\u00eb struktur\u00eb e bukur prej guri q\u00eb shpesh shfaqet n\u00eb broshurat q\u00eb t\u00ebrheqin turist\u00ebt n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pak metra m\u00eb tej, grumbuj druri dhe bazamente prej betoni jan\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ka mbetur nga dhjet\u00ebra kabina druri t\u00eb nd\u00ebrtuara p\u00ebr t\u00eb akomoduar k\u00ebta turist\u00eb, t\u00eb cilat u shemb\u00ebn nga shteti n\u00eb korrik.<\/p>\n<p>\u201cAta na shkat\u00ebrruan jet\u00ebn, jo vet\u00ebm nd\u00ebrtesat,\u201d tha Kol Gjergj Legata, 63 vje\u00e7, i cili u largua nga Shqip\u00ebria komuniste n\u00eb vitin 1990 p\u00ebr n\u00eb Jugosllavi dhe m\u00eb pas n\u00eb Greqi, duke u kthyer vet\u00ebm pes\u00eb vite m\u00eb par\u00eb dhe duke investuar, sipas tij, nj\u00eb shum\u00eb prej 30 mij\u00eb eurosh n\u00eb nj\u00eb kabin\u00eb q\u00eb kishte filluar ta nd\u00ebrtonte n\u00eb janar.<\/p>\n<p>Ashtu si rreth 80 kabinat dhe nd\u00ebrtesat e tjera q\u00eb u shemb\u00ebn, sht\u00ebpiza malore p\u00ebr turist\u00eb e Legat\u00ebs ishte nd\u00ebrtuar pa leje \u2013 nj\u00eb dukuri e zakonshme n\u00eb Shqip\u00ebri, por q\u00eb k\u00ebt\u00eb her\u00eb kishte t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e aktivist\u00ebve mjedisor\u00eb t\u00eb alarmuar nga d\u00ebmtimi i bukuris\u00eb natyrore t\u00eb Thethit.<\/p>\n<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama, vizitoi Thethin vitin e kaluar dhe i inkurajoi shqiptar\u00ebt e diaspor\u00ebs n\u00eb rritje t\u00eb ktheheshin n\u00eb atdhe dhe t\u00eb investonin k\u00ebtu. Legata dhe t\u00eb tjer\u00eb thon\u00eb se e mor\u00ebn fjal\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebqen\u00eb, duke besuar se mungesa e lejeve t\u00eb nd\u00ebrtimit nuk do t\u00eb ishte penges\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb goditur nga kritikat n\u00eb rrjetet sociale, reagimi i qeveris\u00eb ishte i ashp\u00ebr: buldozer\u00ebt u d\u00ebrguan n\u00eb kulmin e sezonit turistik. M\u00eb 11 korrik, ata u p\u00ebrball\u00ebn me bomba molotov; alpinist\u00ebt e habitur k\u00ebrkuan streh\u00eb nd\u00ebrsa policia e armatosur p\u00ebrpiqej t\u00eb gjurmonte autor\u00ebt.<\/p>\n<p>Legata tani p\u00ebrballet me nj\u00eb gjob\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se kostoja e kabin\u00ebs s\u00eb tij, por kritik\u00ebt thon\u00eb se shteti mban gjithashtu p\u00ebrgjegj\u00ebsi; autoritetet vendore jan\u00eb implikuar n\u00eb lejimin e nd\u00ebrtimit t\u00eb paligjsh\u00ebm q\u00eb n\u00eb fillim.<\/p>\n<p>\u201cVeprimet n\u00eb Theth tregojn\u00eb se fuqia e shtetit nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb parandaluar, por shfaqet n\u00eb form\u00ebn m\u00eb brutale n\u00eb zhb\u00ebrjen e veprimeve t\u00eb paligjshme\u201d, tha Melitjan Nezaj nga organizata PPNEA (Qendra p\u00ebr Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror n\u00eb Shqip\u00ebri).<\/p>\n<p>\u201cZhvillimi i pakontrolluar i turizmit, pa asnj\u00eb strategji, u p\u00ebrkeq\u00ebsua nga neglizhenca dhe madje inkurajimi i zhvillimit t\u00eb paq\u00ebndruesh\u00ebm nga vet\u00eb shteti\u201d, tha ai p\u00ebr BIRN. \u201cVeprimet n\u00eb Theth nuk e zgjidh\u00ebn problemin, por e transformuan at\u00eb nga nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje mjedisore n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje sociale.\u201d<\/p>\n<p><strong>Rama: Kthehuni n\u00eb atdhe dhe investoni<\/strong><\/p>\n<p>Kol Gjergj Legata. Foto: BIRN<\/p>\n<p>Kur Rama vizitoi Thethin vitin e kaluar, ai shp\u00ebrndau certifikatat e pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr 200 parcela toke, duke adresuar nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb mbetet ende sot n\u00eb lidhje me pron\u00ebsin\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit m\u00eb shum\u00eb se tre dekada m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Pas komunizmit, shumica e tok\u00ebs bujq\u00ebsore u shp\u00ebrnda falas n\u00eb parcela t\u00eb vogla, por shpesh ajo nuk u regjistrua, pjes\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb kostos q\u00eb kjo p\u00ebrfshinte. Vonesat n\u00eb regjistrimin e titujve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mbeten nj\u00eb problem madhor n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse certifikatat nuk i japin mbajt\u00ebsit t\u00eb drejt\u00ebn automatike p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar, Rama u b\u00ebri thirrje t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb emigruar n\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh vitet e fundit, q\u00eb t\u00eb kthehen dhe t\u00eb investojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAta q\u00eb kan\u00eb emigruar duhet t\u00eb kthehen p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb tok\u00ebn e tyre\u201d, tha Rama, duke premtuar mb\u00ebshtetje nga qeveria p\u00ebr t\u00eb siguruar kredi bankare p\u00ebr nd\u00ebrtim turistik.<\/p>\n<p>Legata tregoi me krenari certifikat\u00ebn e tij t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e kishte marr\u00eb nga Rama.<br \/>\n\u201cAi erdhi k\u00ebtu vitin e kaluar dhe tha se do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gj\u00ebra t\u00eb mrekullueshme, se Thethi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i mrekulluesh\u00ebm\u201d, tha Legata p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>Ai tha se kishte vite q\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb merrte nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi, por pa sukses. K\u00ebshtu q\u00eb, pas deklaratave t\u00eb Ram\u00ebs, e nd\u00ebrtoi gjithsesi kabin\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Kur aktivist\u00ebt u shpreh\u00ebn n\u00eb rrjetet sociale kund\u00ebr nd\u00ebrtimit t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb livadh p\u00ebrball\u00eb kish\u00ebs s\u00eb bukur prej guri t\u00eb Thethit, Rama urdh\u00ebroi prishjen e tyre, duke th\u00ebn\u00eb se pronar\u00ebt kishin \u201cl\u00ebnduar zemr\u00ebn e Thethit\u201d dhe duhej t\u00eb ndiqeshin penalisht.<\/p>\n<p>Besjana Guri, nj\u00eb ambientaliste nga organizata Eco Albania me qend\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb, tha se nd\u00ebrtimi i paligjsh\u00ebm n\u00eb parqet komb\u00ebtare t\u00eb mbrojtura p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr mjedisin.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrtimi n\u00eb parqet komb\u00ebtare rrezikon natyr\u00ebn dhe trash\u00ebgimin\u00eb komb\u00ebtare dhe nxit zhvillimin e turizmit masiv, duke shtuar ndikimin n\u00eb k\u00ebto zona t\u00eb ndjeshme natyrore\u201d, tha Guri.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do nd\u00ebrtim duhet t\u00eb planifikohet me kujdes, duke ruajtur biodiversitetin dhe vlerat q\u00eb i japin k\u00ebtyre zonave statusin e zonave t\u00eb mbrojtura.\u201d<br \/>\n\u201cPrishjet n\u00eb Theth jan\u00eb nj\u00eb thirrje p\u00ebr planifikim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe dialog me banor\u00ebt\u201d, tha Guri p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p><strong>Operacion i keqmenaxhuar<\/strong><\/p>\n<p>Fshati turistik i Thethit. Foto: BIRN.<\/p>\n<p>Legata u gjobit me 63,000 euro p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb gjobit\u00ebn p\u00ebr dy dhoma q\u00eb nuk kushtojn\u00eb aq para\u201d, tha ai. \u201cMund t\u00eb m\u00eb gjobitnin 6,000 euro, por jo 63,000, sepse nuk do t\u00eb jem kurr\u00eb n\u00eb gjendje ta paguaj at\u00eb gjob\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Bekim Koceku, 60 vje\u00e7, kishte pes\u00eb kabina pushimi n\u00eb Theth dhe nj\u00eb tjet\u00ebr ku jetonte me v\u00ebllain e tij.<\/p>\n<p>T\u00eb gjashta u prish\u00ebn, duke e detyruar Kocekun t\u00eb kthehej n\u00eb fshatin Hot i Ri pran\u00eb Shkodr\u00ebs. Ai tha se kabinat e tij ishin t\u00eb prenotuara deri n\u00eb shtator. \u201cDhe at\u00eb nat\u00eb, kur erdh\u00ebn p\u00ebr t\u2019i prishur, na u desh t\u2019i nxirrnim t\u00eb gjith\u00eb jasht\u00eb\u2026 n\u00eb or\u00ebn pes\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit.\u201d<\/p>\n<p>Ashtu si Legata, edhe ai ndihet i tradhtuar.<\/p>\n<p>\u201cRama tha se t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb kthehen dhe t\u00eb investojn\u00eb k\u00ebtu\u201d, tha Koceku, i cili e vler\u00ebson investimin e tij rreth 170,000 euro. K\u00ebto para tani jan\u00eb humbur, dhe ai thot\u00eb se p\u00ebrballet gjithashtu me nj\u00eb gjob\u00eb prej 85,000 eurosh.<\/p>\n<p>\u201cSi mund ta rind\u00ebrtojm\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb?\u201d pyeti ai. \u201cNuk kam mund\u00ebsi ta paguaj gjob\u00ebn. Kam kontaktuar nj\u00eb avokat q\u00eb po e shqyrton \u00e7\u00ebshtjen.\u201d<\/p>\n<p>Rama hodhi posht\u00eb akuzat se kishte mashtruar banor\u00ebt e Thethit.<\/p>\n<p>\u201cNuk ia kemi shkelur fjal\u00ebn askujt\u201d, tha ai. \u201cShkuam n\u00eb Theth bashk\u00eb me kryetarin e bashkis\u00eb dhe premtuam t\u00eb legalizojm\u00eb t\u00eb gjitha sht\u00ebpit\u00eb e vjetra\u2026 Pra, premtimi yn\u00eb ishte: \u2018Do t\u00eb legalizojm\u00eb pron\u00ebn e gjysh\u00ebrve tuaj.\u2019 Premtimi yn\u00eb nuk ishte: \u2018Na jepni vot\u00ebn dhe nd\u00ebrtoni pa leje.\u2019<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nuk e justifikon nd\u00ebrtimin e paligjsh\u00ebm, gazetari shkodran Bepin Kolvata, i cili e ndoqi aksionin, tha se shteti mund ta kishte menaxhuar m\u00eb mir\u00eb situat\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cAksioni ndodhi n\u00eb koh\u00ebn e gabuar\u201d, tha ai. \u201cMund ta kishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb vjesht\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb ata kan\u00eb tokat e tyre atje; problemi \u00ebsht\u00eb se shteti nuk i ka legalizuar p\u00ebr 30 vjet.\u201d<\/p>\n<p>Autoritetet kan\u00eb pranuar nj\u00ebfar\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie p\u00ebr nd\u00ebrtimet e paligjshme n\u00eb Theth. Policia e Shtetit Shqiptar uli n\u00eb detyr\u00eb shefin e policis\u00eb s\u00eb qarkut Shkod\u00ebr, nd\u00ebrsa efektivi i caktuar p\u00ebr fshatin Theth u pezullua deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e procedurave disiplinore.\/Reporter.al<\/p>\n<p>The post <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/2025\/08\/05\/pas-shembjes-se-godinave-ne-theth-ende-kujtojne-premtimet-e-rames\/\">Pas shembjes s\u00eb godinave, n\u00eb Theth ende kujtojn\u00eb premtimet e Ram\u00ebs<\/a> appeared first on <a href=\"https:\/\/lapsi.al\/\">Lapsi.al<\/a>.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autoritetet shqiptare kan\u00eb shembur dhjet\u00ebra kabina pushimi t\u00eb nd\u00ebrtuara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme n\u00eb fshatin piktoresk malor t\u00eb Thethit, por kritik\u00ebt thon\u00eb se shteti ndan p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimet e paligjshme n\u00eb zonat e mbrojtura. Nga Fjori Sinoruka, BIRN N\u00eb lugin\u00ebn e Thethit n\u00eb veriun e Shqip\u00ebris\u00eb, e rrethuar nga maja t\u00eb larta, turist\u00ebt fotografojn\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":0,"featured_media":34297,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-34296","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34296","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=34296"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/34296\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media\/34297"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=34296"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=34296"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zennihost.com\/test\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=34296"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}